Kur te vdes ,
do me marre malli per vjeshten
dhe...
per boreshkurtrat e shkurtit.
Prilli do me coje fjale te perfjala
per ca rrenje maje jashte shperthyer
lule.
Kur te plaket vdekja ime
si jeta mu vjetrua e harruar vjerre
ne oborr te botes'
e erdh'
vjeshtemadhja
me shkundi
prej telit ku varesha .
Te gjithe jetet tona ashtu jane
te varura
ne oborr te botes
si tesha te perdorura ,
te paperdorura
te lara,me njolla,
te medhaja te vogla.
...
Kur te vdese
edhe emri im,ne kujtesen
e miqeve te shumte
e ne urrjetjen e armiqeve te pakte.
Une atje ne vdekje
per asnjeren pale
nuk do kem malle.
Vec durimin per ti pritur.
madje,mjaft edhe te panjohur.
Njerezit takohen qofte edhe te vdekur.
Thane...se, "vdekja eshte jeta tjeter"
a ka vjeshte e stine atje...?
...thane gje...?
Krijoni Kontakt