Policia e Kölnit i ka dhene fund nje manifestimi te ekstremisteve te djathte te cilet ishin mbledhur nga e gjithe Gjermania, per te protestuar kunder nje projekti per ngritjen e nje xhamie te madhe ne kete qytet, i cili eshte nder me te medhenjte ne Gjermani. Nder pankartat e protestes binte ne sy edhe ajo me moton "Kushtetuta ne vend te Islamizmit".
Nderkohe grupet e majta, kane organizuar nje kunderproteste kunder ekstremisteve te djathte. Ne te moren pjese edhe grupe emigrantesh ku binte ne sy prania e grupeve te emigranteve nga Azia, grupin me te madh te te cileve e zene turqit.