Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Parlamenti në mesnatë miratoi kërkesën për paraburgim të dy deputetëve të BDI-së

    Parlamenti në orët e hershme të mëngjezit e miratoi kërkesën e gjykatës themelore Shkup I për paraburgim të dy deputetëve të BDI-së

    Kjo erdhi pasiqë parlamenti u mblodh në orën 23:30, për të diskutuar në lidhje me kërkesën e gjykatës themelore Shkup I për dhënien e masës paraburgim për deputetët e BDI-së, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini. Më herët, dy deputetët, para Komisionit parlamentar për çështjet e mandateve dhe imunitetit, deponuan imunitetet e tyre të deputetit, duke theksuar se do të paraqiten vetë në të gjitha proceset gjyqësore.

    Miratimi i paraburgimit për dy deputetët kaloi me shumicë absolute, ndërsa kundër votuan edhe 3 deputetët e Partisë Demokracia e Re.

    Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, para votimit theksoi se partia e tij dhe dy deputetët janë të gatshëm që të ballafaqohen me drejtësinë dhe të dëshmojnë pafajësinë, dhe se shpresojnë në pavarësinë e Gjykatës, e cila do të jetë e arsyeshme dhe të pranojë se për këto raste vlen Ligji për Amnesti, dhe se këto raste nuk duhet të procesuohen.

    Është shumë keq që ne sot miratojmë një kërkesë që daton që nga viti 2001. Dhe është shumë keq që po biem pre e gjykatës së politizuar. Por, deputetën tonë me guximin që kanë i deponuan imunitetet e tyre, dhe do të paraqiten në të gjitha seancat gjyqësore - theksoi Ademi.

    Ndërkaq Abedin Zymberi theksoi se me këtë do të hapet “kutia e pandorës”, dhe se hapja e këtyre proceseve do të ketë pasoja shumë negative për bashkëjetesën në Maqedoni.

    Nëse hapen këto raste, atëherë duhet të hapen edhe shumë raste tjera, në të cilat viktima janë shqiptarët - tha Zymberi, deputet i partisë Demokracia e Re.

    Ndërsa Lidhja Social Demokrate e ka quajtur mbledhjen e parlamentit në orët e vona si një “cirk i pregatitur nga Qeveria”.


    http://www.shqipmedia.com/2008/09/pa...teve-te-bdi-se
    Ndryshuar për herë të fundit nga RaPSouL : 26-09-2008 më 21:24
    Sui generis

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Turp, turp , turp.

  3. #3
    USAlbania
    Anëtarësuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Si duket skenari i 97' ai i Gostivarit po shfaqet perseri.

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Turp more te kene, me cfar fytyre do te shfaqen tash para popullit, me cfar premtimesh te kota do e mban popullin?
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BAC4
    Anëtarësuar
    20-04-2008
    Postime
    337
    Nese Gruevski i burgos keto 2 deputet apo edhe te tjere, atehre ai ne zgjedhjet tjera do i mer vet 95 deputet. Patuljaki vogel, kadal kadal nisi ti perdhunoje deputetet e DUI-t. Alia definitivno duhet te shkoje prej ku ka ardh dhe plotsisht e meriton ate rrogen qe ia ka dhan Zvicra. Shizofreni nisi te jep simptome....

  6. #6
    Dal ngadal do i vije radha edhe vete Aliut, vetem nese nuk jane mare vesht me Gjygjin "e pavarur" per te dale te pa fajshem.

    Kam besim se nuk deshirone askush me deshiren e tije te shkoje ne burg, aq me shume kur ky problem eshte akoma me i ndishem, kur kemi parasyshe edhe rastet me Shqiptaret e humbur 2001, ose me civilet e vrare.

    Eshte koha kur Maqedonia duhet te pastrohet me kete problem nje here e mire, qe gjerat neser mos marin kahjen e kundert.

  7. #7
    Demokracia e Re Maska e Progres
    Anëtarësuar
    27-01-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    216
    Ncncncnc turp i madh per pushtetaret,tradheti para ftyres.......por ta keni te qarte te gjithe se te vetmit 3 deputete qe kane votuar kunder kane qene ata te Demokracise se Re-DR.

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ende s'ka kërkesë nga Gjykata për arrestimin e Xhemailit dhe Misinit

    Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini mbeten në shtëpi, nuk kanë shkuar në paraburgim edhe pse parlamenti dha pëlqimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës hetuese për paraburgimin e tyre.
    Gjykatësit hetues Sedat Rexhepagic I cili meret me rastin "Penda e Likovës" dhe Goran Boshevski me "Punëtorët e Mavrovës" janë në pritje të njoftimit zyrtar nga parlamenti se është dhënë pëlqim për paranurgimin e deputetëve Xhemaili dhe Misini. Nderkohë, Ministria e brendshme thotë se nga policia nuk është kërkuar arrestimi I dy deputeteve por sigurimi I prezencës së tyre në seancat gjyqësore.

    "Nga mbrëmë e deri më sot Ministria e Brendshme nuk ka pranuar urdhër të ri nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Do të thotë veprojmë në bazë të urdhrit të vjetër të cilin e pranuam për sigurimin e të akuzuarve në seancën e radhës gjyqësore", thotw Ivo Kotevski, zëdhënës I policisw.

    Këto deklarat të MPB I ka përgënjestruar opozita. Nga LSDM-ja kanë prezantuar kërkesën zyrtare të gjykatës themelore të Shkupit!.

    "Këto janë dy kërkesat për dhënien e pëlqimit për paraburgim nga data 23 dhe 25 shtator të cilët I janë dorëzuar Parlamentit nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Në dy kërkesat qartë shkruan, citoj: "Deri tek MPB e Maqedonisë, Inspektorati i hetuesisë , nga ana e gjykatës është dhënë urdhër për lëshimin e fletarrestit kundër të akuzuarve, me qëllim të realizimit të masës paraburgim", thotw ANdrej Petrov, deputet I LSDM-së.

    Kërkesa për paraburgim daton që nga viti 2001, mirëpo deri më sot një gjë e tillë nuk është realizuar , edhe pse deputetet e akuzuar gjatë kësaj periudhe kanë ushtruar funksione publike. Ndërkohë vazhdimi I seancës gjyqësore, për rastin e punëtorëve të malltretuar të ndërmarrjes ndërtimore Mavrova është caktuar për me 17 tetor. Ndërsa procesi për Pencdën e likovës ende është nën hetuesi. Ndërsa dy rastet tjerëa rrëmbimi I maqedonasve dhe përgjegjësia e udhëheqëxisë së ish- UCK-së ende gjenden në Prokurorin publike.


    Alsat
    Sui generis

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2008
    Postime
    31

    Exclamation Deputeti Xhemaili do të arrestohet, Misini në pritje

    Deputeti Xhemaili do të arrestohet, Misini në pritje

    27/09/2008 22:53:01
    Gjykata Shkupi I në mbledhjen e sontme vendosi që deputeti Hisen Xhemaili të shkoj në paraburgim. Sipas informacioneve zyrtare pritet që MPB ta zbatoj urdhërin e gjykatës për arresitmin dhe paraburgimin e deputetit Xhemaili.


    Ndërkaqë, për deputetin Hajrulla Misini, gjykata vendosi që ta ftojë sonte në bisedë informative, në të cilën nga gjyqtari hetues do të pyetet lidhur me rastin "Penda e Likovës" për të cilin edhe akuzohet si i dyshuar.


    Nga Gjykata Shkupi I njoftuan se, në çdo moment e presin ardhjen e deputetit Hajrulla Misini, arrestimi ose jo i të cilin varet pasi të përgjigjet para gjyqtarit hetues, Suad Rexhepagiq.
    (INA)


    20:00- Sapo ka filluar mbledhja në Gjykatën Shkupi I, në të cilën gjyqtarët Dobrilla Kacarska, Boshevski dhe Rexhepagiq do të vendosin vërtetimin e vendimit parlamentar për paraburgimin e deputëtëve të BDI-së.


    Nëse gjykata konfirmon vendimin e Parlamentit, atëherë deputetët shqiptarë, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini me urdhër të gjykatës, të cilin do ta zbatoj Ministria e Punëve të Brendshme, do të shkojnë në paraburgim.

    Deputeti Hisen Xhemaili dyshohet për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, ndërsa Hajrulla Misioni dyshohet për rastin "Penda e Likovës", lëndë këto që janë kthyer nga Tribunali i Hagës. (INA)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Medi1
    Anëtarësuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ne tok kudo
    Postime
    185
    LAJM
    Deputeti Xhemaili do të arrestohet, Misini në pritje 27/09/2008 22:53:01


    Gjykata Shkupi I në mbledhjen e sontme vendosi që deputeti Hisen Xhemaili të shkoj në paraburgim. Sipas informacioneve zyrtare pritet që MPB ta zbatoj urdhërin e gjykatës për arresitmin dhe paraburgimin e deputetit Xhemaili.


    Ndërkaqë, për deputetin Hajrulla Misini, gjykata vendosi që ta ftojë sonte në bisedë informative, në të cilën nga gjyqtari hetues do të pyetet lidhur me rastin "Penda e Likovës" për të cilin edhe akuzohet si i dyshuar.


    Nga Gjykata Shkupi I njoftuan se, në çdo moment e presin ardhjen e deputetit Hajrulla Misini, arrestimi ose jo i të cilin varet pasi të përgjigjet para gjyqtarit hetues, Suad Rexhepagiq.
    (INA)


    20:00- Sapo ka filluar mbledhja në Gjykatën Shkupi I, në të cilën gjyqtarët Dobrilla Kacarska, Boshevski dhe Rexhepagiq do të vendosin vërtetimin e vendimit parlamentar për paraburgimin e deputëtëve të BDI-së.


    Nëse gjykata konfirmon vendimin e Parlamentit, atëherë deputetët shqiptarë, Hisen Xhemaili dhe Hajrulla Misini me urdhër të gjykatës, të cilin do ta zbatoj Ministria e Punëve të Brendshme, do të shkojnë në paraburgim.

    Deputeti Hisen Xhemaili dyshohet për rastin e keqtrajtimit të punëtorëve të Mavrovës, ndërsa Hajrulla Misioni dyshohet për rastin "Penda e Likovës", lëndë këto që janë kthyer nga Tribunali i Hagës. (INA)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Medi1 : 27-09-2008 më 18:16

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni
    Nga Kallmeti në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 10:32
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Ekzekutimi i deputetëve të opozitës së parë të '45-ës
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 07:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •