Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Popullsia, 4.2 milionë shqiptarë të regjistruar

    Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

    Shekulli
    Shtune, 20 Shtator 2008 09:52:00
    Numri i popullsisë i regjistruar në zyrat e gjendjes civile, bashkë me emigrantët është mbi 4 milionë

    TIRANË - “Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në fakt, kjo është shifra e parë ekzakte për numrin e shtetasve shqiptare të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, që bëhet publike pas një kohe të gjatë.

    Madje, dje, gjatë mbledhjes është bërë publike edhe numri i deritanishëm i popullsisë, në 12 qarqet e vendit. Kështu, Tirana mban numrin më të madh të popullsisë, plot 987 mijë banorë. Më pas renditet Fieri, me 485 mijë e deri tek Kukësi, që renditet i fundit, me 115 mijë banorë. Ndërkohë gjatë raportimit në Komisionin për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari socialist në këtë komision, Fatmir Xhafaj ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm të opozitës nëse të gjithë shtetasit do të mund të pajisen deri në zgjedhje me karta identiteti.

    Nga ana e tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, deklaroi se besonte në prodhimin e dokumenteve të identitetit para zgjedhjeve. “Aty (në kontratë) nuk thuhet 15 mijë karta në ditë, por thuhet jo më pak se 15 mijë karta në ditë. Kemi parasysh se kartat mund të prodhohen edhe 20 mijë në ditë, prandaj ne mund ta përmbushim këtë detyrë”,- tha Pone. Zv-ministri tha se Shqipëriaka të kompletuar në të gjitha zyrat e gjendjes civile (384 të tillë) kompleksin kompjuterik që i lejojnë punonjësit të punojnë në mënyrë elektronike. Metodologjia e përdorur deri më tani, sipas Pones, ka qenë tepër e specifikuar. “Së pari, bëhej hedhja e parë e të dhënave sipas softëer-it. Më pas bëhej një hedhje e dytë e të dhënave, pastaj bëhej një kontroll i të dhënave dhe korrigjim i gabimeve, dhe hapi i fundit ishte kontrolli i certifikimit të të dhënave nga nëpunësit e gjendjes civile”, - tha ai.

    Numri i popullsisë për 12 qarqet

    Tirana 987.000

    Fieri 485.000

    Shkodra 335.000

    Lezha 212.000

    Korça 355.000

    Elbasani 419.000

    Vlora 370.000

    Gjirokastra 163.000

    Dibra 186.000

    Berati 234.000

    Durrësi 397.000

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Mire qeka puna e pjelljeve.

  3. #3
    Qeka Fieri qyteti i dyt me i madh i Shqiperise, jo Durrsi.

  4. #4
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po s'do me thon gjo, - 1 milion jena prap. Ato qe ka ik s'vijn mo.
    Life's too short to remove USB safely.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Mendoja se jemi me shume ne shqiptaret........

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Ke te drejte Beni...

    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Mendoja se jemi me shume ne shqiptaret........
    ..sebashku me shqiptaret e Kosoves, te Maqedonise, te Malit te zi dhe te Camerise (Camerine e konsideroj krahine Shqiptare ne Greci) dhe emigrantet shqiptare qe jane larguar me shekuj ne jemi popullsi me e madhe se Danimarka qe eshte vend ne Europe.

    Por pyetja qe gjithmone me ka torturuar ne pergjigje eshte:

    Perse Danimarka eshte vendi me nivelin e jeteses me te larte ne bote dhe danezet jane nen nje shtet ne te njejtin territor nen nje besim fetar ?

    Perse ne shqiptaret jemi populli me nivelin me te ulet ne Europe, historia na ka percare neper 4-territore te shteteve te ndryshme, kemi , O Zot me fal, 4-besime fetare te ndryshme ?

    Kush na e ka fajin Turqia?.. Komunizmi?.. Diktatori Hoxha?.. Mallkimi Berisha..??

    Kam dale jashte teme e dij..por nuk e dij perse gjithe ky ndryshim i madh me danezet?..edhe ata gjithe..gjithe 6.5 milion jane ne te njejten toke siperfaqe sa trojet ku banojne shqiptare..edhe ne punetore dhe inteligjente jemi. Nuk e them per mburrje por ne jemi te sakrifices dhe pothuajse te gjithe shqiptaret (perfshire mua) ne komunitetin ku une banoj kemi arritje qe per nje numer te madh te amerikaneve jane objektiva te parealizuara.

    Perse atehere nuk kemi patur sukse ne vendin tone?

    Ja kesaj pyetje nuk i jap dot pergjigje....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin
    Kush na e ka fajin Turqia?.. Komunizmi?.. Diktatori Hoxha?.. Mallkimi Berisha..??
    pupupu jeni te forte me gjithe mend. rofl

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    He mo, ku jane ata qe me hengren shpirtin ketu ne forum se qenkemi 3,5 milione se ashu na paskec thene siajei-i.

    Shifra del e sakte fare me nje rritje prej 1990 prej 50 mije njerezish ne vit, pra mesatarisht nga rreth 60 mije ne 1990 ne rreth 40 mije ne 2007 me nje renie te vazhdueshme te rritjes se popullsise, si ne perqindje rritjeje ashtu edhe ne numer por brenda normalitetit demografik te nje popullsie te re ne moshe.

    Tani te presim Kosoven ku patjeter duhet te jemi te pakten 2,7-2,8 milione, perfshire emigrantet kuptohet.

    Te pakten e hoqem qafe ate shifren 3 milione se po na merrte frymen, se kemi qe kur vdiq xhaxhi para gati cerek shekulli qe jemi 3 milione.

    Se harrova:
    -Alnosa qenka bere Fieri metropolli i Jugut moj, cdo ne Ameriqi akoma ti....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 21-09-2008 më 05:25
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

    Shekulli
    Shtune, 20 Shtator 2008 09:52:00
    Numri i popullsisë i regjistruar në zyrat e gjendjes civile, bashkë me emigrantët është mbi 4 milionë

    TIRANË - “Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në fakt, kjo është shifra e parë ekzakte për numrin e shtetasve shqiptare të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, që bëhet publike pas një kohe të gjatë.

    Madje, dje, gjatë mbledhjes është bërë publike edhe numri i deritanishëm i popullsisë, në 12 qarqet e vendit. Kështu, Tirana mban numrin më të madh të popullsisë, plot 987 mijë banorë. Më pas renditet Fieri, me 485 mijë e deri tek Kukësi, që renditet i fundit, me 115 mijë banorë. Ndërkohë gjatë raportimit në Komisionin për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari socialist në këtë komision, Fatmir Xhafaj ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm të opozitës nëse të gjithë shtetasit do të mund të pajisen deri në zgjedhje me karta identiteti.

    Nga ana e tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, deklaroi se besonte në prodhimin e dokumenteve të identitetit para zgjedhjeve. “Aty (në kontratë) nuk thuhet 15 mijë karta në ditë, por thuhet jo më pak se 15 mijë karta në ditë. Kemi parasysh se kartat mund të prodhohen edhe 20 mijë në ditë, prandaj ne mund ta përmbushim këtë detyrë”,- tha Pone. Zv-ministri tha se Shqipëriaka të kompletuar në të gjitha zyrat e gjendjes civile (384 të tillë) kompleksin kompjuterik që i lejojnë punonjësit të punojnë në mënyrë elektronike. Metodologjia e përdorur deri më tani, sipas Pones, ka qenë tepër e specifikuar. “Së pari, bëhej hedhja e parë e të dhënave sipas softëer-it. Më pas bëhej një hedhje e dytë e të dhënave, pastaj bëhej një kontroll i të dhënave dhe korrigjim i gabimeve, dhe hapi i fundit ishte kontrolli i certifikimit të të dhënave nga nëpunësit e gjendjes civile”, - tha ai.

    Numri i popullsisë për 12 qarqet

    Tirana 987.000

    Fieri 485.000

    Shkodra 335.000

    Lezha 212.000

    Korça 355.000

    Elbasani 419.000

    Vlora 370.000

    Gjirokastra 163.000

    Dibra 186.000

    Berati 234.000

    Durrësi 397.000
    Edhe pak kohe edhe po ua kalojkan kosovaret. Mezi po pres. Atehere i marim ne punet ne dore.. ;o)

  10. #10
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Per cilat pune e ke llafin o chino djali ?
    Po e ke per ndonje pune me rendesi ste pengon kush nga ana e Shqiperise, shif se krimbin e ka fut europa ne kosove e se le te dale pa mbaruar pune.
    Jemi bere ne shqiptaret , ne fakt ashtu sic kemi qene, secili ruan byth'n e vet, si tha ai:
    Ka rene zjarr ne fshat, larg shtepise time.... kur i thane qe ka rene ne shtepi, tha: Ka rene ne shtepi,epo mire,larg bythes time.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •