Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Berisha: Dënim për ata që favorizojnë punën e zezë

    "]Ministrat Bode dhe Alibeaj do të përgatisin kuadrin ligjor për ata që s‘paguajnë sigurimet[/COLOR][/I][/I][/B][/B]

    Puna e zezë do të ndëshkojë të gjithë punëdhënësit. Kryeministri Berisha ka paralajmëruar një tjetër lëvizje ligjore, që synon të nxjerrë vendin nga informaliteti. Duke pasur si qëllim eliminimin e punës së zezë, Berisha në fjalën e tij kundër këtij fenomeni sqaroi se do të merren masa të rënda ndaj atyre që favorizojnë punën e zezë. Mesazhi i Berishës ishte i qartë, i cili është shprehur se çështja të mos trajtohet si problem civil, por si një problem penal dhe i rëndë. "Ai që do të pasurohet në punë të zezë, ai duhet të përballet me ligjin", u shpreh Berisha. Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri theksoi se "duhet të marrë fund shfrytëzimi skllavërues i punonjësve, të cilëve nuk u paguhen siguracionet për punën që bëjnë". Berisha kërkoi nga ministri i Financave dhe ai i Drejtësisë përcaktimin e prerogativave të nevojshme ligjore, të cilat do të mbrojnë punonjësit nga puna e pasiguruar dhe do të marrin masat më të rrepta kundrejt atyre që favorizojnë punën në të zezë.

    Duke garantuar se dialogu mes qeverisë dhe biznesit do të vazhdojë të zhvillohet konstant, nën frymën e mirëkuptimit dhe tolerancës, Kryeministri theksoi se nuk do të lejohet asnjë punëdhënës të përfitojë nga puna e njerëzve në nevojë.

    "Kërkoj nga ministri i Financave dhe ministri i Drejtësisë të përcaktojnë prerogativat ligjore më të rrepta dhe këto prerogativa do të quhen prerogativat antiskllavëri ekonomike. Ka raste të shumta të punëdhënësve, të cilët punësojnë një numër të madh punëtorësh dhe paguajnë sigurimet vetëm për disa prej tyre", tha Berisha. Kryeministri kërkoi nga institucionet përkatëse që çështja në fjalë të mos trajtohet thjesht si një problem civil, por të përfshihet në veprat penale, për t‘i dhënë në këtë mënyrë përgjigjen e merituar shfrytëzimit skllavërues të qytetarit. "Nëse do të përfshihet kjo çështje në kuadrin e korrupsionit apo në kuadrin e shfrytëzimit skllavërues të qytetarit, kjo do të diskutohet. E rëndësishme është se kjo do të shpallet vepër penale", tha ai. Kryeministri u shpreh se do të merren masa që të paguhen sigurimet, jo vetëm për punëtorët e punësuar me afat të gjatë, por edhe për punëtorët sezonale, të cilët janë të shumtë në numër, sidomos gjatë sezonit turistik. Kryeministri theksoi se ulja e sigurimeve shoqërore që duhet të paguajë punëdhënësi nga 1 janari i vitit 2009, të cilat nga 32 % zbresin në 15 %, duhet të ndihmojë së tepërmi që fenomeni i punës në të zezë të shkojë drejt eliminimit të plotë. "Në rast se në vitin 2005, për një punëtor paguaje 30%, duke nisur nga 1 janari i vitit 2009 për dy punëtorë do të paguhen gjithsej 30%", theksoi Berisha.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ku eshte kori i bretkocave per te share . He pra keni rast. Nejse,.......
    Nqs arrihet ky eshte nje hap tjeter drejt nje shteti ligjor

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    GERDECIIII...TREBICKA.........edhe GERDECI... !!! LMAO

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kor bretkosash po be Saliu o djale. Ne gerdec vetem 2 veta me siguracion as baxhanaku Saliut spaguante sigurime.
    Do na luftoka saliu punen e zeze !
    Ai eshte vete ne pune te zeze se sben punen e kryeminsitrit po te kryetrafikantit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ti je nje nga ato bretkoca o juan.......Ti kishin bere te tjeret te pakten ne leter keto gjera do ishte mire. E di qe cdo perparim juve ju dhemb dhe harroni qe cdo gje e mire qe behet nuk behet as per Berishen e as per Ramen. Ato do i gezojne shqiptaret. Prandaj beni mire mos te nxini cdo gje qe behet per hir te mllefeve tuaja personale.

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Prit prit ... prit njehere ta pertype une kete :

    Ne 18 (16-1) vjet Demokraci dhe ekonomi tregu parlamenti Shqiptar akoma nuk ka nje kuader ligjor per denimin e punes ne te zeze?

    Lol

    Cfare bejne gjithe diten ne parlament luajn letra?

    Tragjikja e kesaj eshte se nuk duhet te shpikin asgje; thjesht te kopjojne nga shtete me te zhvilluara.


    Nejse perfundimisht bravo te pakten kesaj qeverie qe ndermerr nje hap kaq te rendesishem. Me mire vone se kurre.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Problemi qendron te epidemia e mospagimit te taksave qe i eshte futur shqiptareve deri ne palce. Punonjesit e KESH-it i kane pritur me kallasha e jo me taksa te tilla prej te cilave nuk marrin asgje ne kembim.

  8. #8
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Ti je nje nga ato bretkoca o juan.......Ti kishin bere te tjeret te pakten ne leter keto gjera do ishte mire. E di qe cdo perparim juve ju dhemb dhe harroni qe cdo gje e mire qe behet nuk behet as per Berishen e as per Ramen. Ato do i gezojne shqiptaret. Prandaj beni mire mos te nxini cdo gje qe behet per hir te mllefeve tuaja personale.
    Ti qenke fresk fare mer

    Dil jashte te thithesh ajer se nuk duam shkrime azmatike ne Forum !!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Sa karagjoz eshte i shkreti... 8-9 muaj para zgjedhjeve gjen kohen per te bere projektligjin mbi punen e zeze dhe sigurimet shoqerore. Po 3 vjet e kusur me cu more o i zi ? Kjo eshte hedhje elektorale asgje me shume e sigurisht qe ne keto muaj qe kane ngelur nuk ka per tu bere asgje, se te tilla gjera behen ne fillim te legjislacionit e jo ne fund per shkak te kompleksitetit qe mbartin e kohes qe kerkojne.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    Ku eshte kori i bretkocave per te share . He pra keni rast. Nejse,.......
    Nqs arrihet ky eshte nje hap tjeter drejt nje shteti ligjor
    edhe ligji kundra duhanit ishte nje hap drejt nje shteti ligjor
    po kete radhe ky ligj eshte nje hap i madh per korupsion
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •