
Postuar më parë nga
Edvin83
Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Shekulli
Shtune, 20 Shtator 2008 09:52:00
Numri i popullsisë i regjistruar në zyrat e gjendjes civile, bashkë me emigrantët është mbi 4 milionë
TIRANË - “Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në fakt, kjo është shifra e parë ekzakte për numrin e shtetasve shqiptare të regjistruar në regjistrat e gjendjes civile, që bëhet publike pas një kohe të gjatë.
Madje, dje, gjatë mbledhjes është bërë publike edhe numri i deritanishëm i popullsisë, në 12 qarqet e vendit. Kështu, Tirana mban numrin më të madh të popullsisë, plot 987 mijë banorë. Më pas renditet Fieri, me 485 mijë e deri tek Kukësi, që renditet i fundit, me 115 mijë banorë. Ndërkohë gjatë raportimit në Komisionin për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari socialist në këtë komision, Fatmir Xhafaj ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm të opozitës nëse të gjithë shtetasit do të mund të pajisen deri në zgjedhje me karta identiteti.
Nga ana e tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, deklaroi se besonte në prodhimin e dokumenteve të identitetit para zgjedhjeve. “Aty (në kontratë) nuk thuhet 15 mijë karta në ditë, por thuhet jo më pak se 15 mijë karta në ditë. Kemi parasysh se kartat mund të prodhohen edhe 20 mijë në ditë, prandaj ne mund ta përmbushim këtë detyrë”,- tha Pone. Zv-ministri tha se Shqipëriaka të kompletuar në të gjitha zyrat e gjendjes civile (384 të tillë) kompleksin kompjuterik që i lejojnë punonjësit të punojnë në mënyrë elektronike. Metodologjia e përdorur deri më tani, sipas Pones, ka qenë tepër e specifikuar. “Së pari, bëhej hedhja e parë e të dhënave sipas softëer-it. Më pas bëhej një hedhje e dytë e të dhënave, pastaj bëhej një kontroll i të dhënave dhe korrigjim i gabimeve, dhe hapi i fundit ishte kontrolli i certifikimit të të dhënave nga nëpunësit e gjendjes civile”, - tha ai.
Numri i popullsisë për 12 qarqet
Tirana 987.000
Fieri 485.000
Shkodra 335.000
Lezha 212.000
Korça 355.000
Elbasani 419.000
Vlora 370.000
Gjirokastra 163.000
Dibra 186.000
Berati 234.000
Durrësi 397.000
Krijoni Kontakt