Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Vepra e Hoxhė Ef. Jakup Hasipit dėshmi e gjallė



    Edhe pse u nda nga jeta e kėsaj bote, hoxhė Jakup ef. Hasipi pėr shumė kohė do tė mbetet nė kujtimet e njerėzve.

    Ai me veprimtarinė e tij tė palodhshme arriti tė bėhet njė personalitet i cili depėrtoi shumė shpejt nė shpirtrat e njerėzve. Vepra e tij do tė mbetet dėshmi pėr historinė. Historia gjithmonė ka rezervuar nėn ombrellėn e saj vend pėr njerėzit tė cilėt kanė lėnė vepėr prapa tyre. Sigurisht se edhe molla Jakupi me veprimtarinė e tij do ta ketė vendin e vete tė merituar nė historinė e kėtyre trojeve. Nuk ėshtė e nevojshme tė shkruhet pėr t'i ngritur lartė personalitetet si molla Jakupi, sepse nė fund tė fundit vet veprimtaria e tyre i bėnė tė mbeten tė paharruar. Figurat si hoxhė Jakupi duhet tė pėrkujtohen pėr mos t'i mbetur borxh gjeneratave qė po i lėmė mbrapa, duke i mundėsuar tė kuptojnė se ky popull nė mesin e vet ka pasur njerėz me tė cilėt ata do tė krenohen dhe do tė ndėrtojnė ardhmėrinė e tyre. Shumė personalitete shqiptare tė jetės kulturore qė i takojnė proniviencės islame kanė mbetur tė harruar nėn margjinat historisė. Qarqet elitiste intelektuale, nė tė kaluarėn i qėndronin besnik koncepteve tė realizmit socialist, tė njėjtit tani tė veshur me petkun e demokracisė na mbajnė leksione nė emėr tė shtresimeve tė reja kulturore drejt integrimeve evropiane, dhe kėshtu, gati pėr njė shekull kėto personalitete nga kjo elitė intelektuale e popullit tonė po vazhdojnė tė mbeten tė pa hulumtuara. Kontributi i kėtyre personaliteteve tė ndikuara ideologjikisht dhe tė formuara intelektualisht nga kultura dhe qytetėrimi islam, asnjėherė nuk mundė tė kontestohet pėr sa i pėrket ruajtjes dhe formimit tė identitetit tonė kombėtarė.



    Jeta dhe shkollimi

    Hoxhė Jakupi u lindė nė fshatin Sllupēan. Familja e tij shquhej pėr njė traditė fetare. Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje. Shkollėn e mesme e mbaroi nė Medresetul e Mesme "El- Furkan", nė Damask tė Sirisė. Me sukses mbaroi fakultetin nė Universitetin e Al - Ez-herit tė famshėm ku diplomoi mė shkencėn e tefsirit, nė Kajro tė Egjiptit. Kolegėt gjithnjė e kujtojnė pėr aftėsitė e jashtėzakonshme tė memorizimit dhe hulumtimit tė shkencave islame. I vazhdoi studimet pasuniversitare nė Bejrut tė Libanit nė universitetin "Evzai".

    Aktivitetin e tij e filloi si imam nė Leverkusen tė Gjermanisė. Nė vitet e nėntėdhjeta tė fundshekullit tė kaluar kur tė gjithė po vraponin pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike nė Perėndim, pėr shkak kushteve tė vėshtira nė trojet tona, ai vendosi tė kthehet nė vendlindje.

    Kėto ishin vitet kur po bėheshin kthesa tė mėdha jo vetėm nė vendin tonė. Era e tranzicionit nga sistemi monist nė atė pluralist i pėrfshiu edhe vendet tona. Trashėgimia e kaluar e sistemit monist do ta lėndoj thellė shpirtin e njeriut. Jemi dėshmitarė se edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė mund tė lirohemi nga njėmendėsit, sjelljet, tė perceptuarit e gjėrave nga trashėgimia e tė kaluarės. Me njė trashėgimi tė kėtillė kulturore adoptimi me vlerat e sistemit demokratik ėshtė duke u bėrė shumė i vėshtirė. Mė sė shumti qė do tė pėsojnė nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė nė periudhėn e tranzicionit do tė jenė hoxhallarėt. Kur tė gjithė pėrpiqeshin tė ballafaqoheshin me realitetet e reja tė krijuara nė periudhėn post komuniste, tė vetmit do tė jenė hoxhallarėt tė cilėt nuk do tė tentojnė tė mendojnė ndryshe, pa bėrė pėrpjekje pėr tė ndryshuar mentalitetin e vjetėr. Nė rrethana tė kėtilla shoqėroro historike shumė tė vėshtira e filloi aktivitetin e vet hoxhė Jakup ef. Hasipi. Ndoshta ky ėshtė momenti vendimtarė ku ne duhet tė vėrejmė rolin dhe rėndėsinė e paraqitjes sė figurės sė molla Jakupit. Ai ishte ndėr tė parėt qė solli njė metodologji tė re nė mėnyrėn e tė interpretuarit tė Islamit. Deri nė kėtė kohė interpretimi i tė vėrtetave tė islamit ishte shumė i kufizuar dhe atė, vetėm nė disa aspekte selektive siē ėshtė fusha ibadetit - adhurimeve. Ligjėrata e molla Jakupit nė xhaminė e tij ishin njė provokim pėr masat qė tė zgjohet nga letargjia mė se gjysmė shekullore e besimtarėve shqiptarė. Ato filluan ta provokojnė edhe masėn intelektuale duke argumentuar se islami prodhon vlera universale dhe se ai ėshtė njė alternativ pėr njeriun bashkėkohorė i ngarkuar nga njėmendėsit e filozofisė materialiste. Posedonte forcėn e argumentit dhe asnjėherė nuk frikohej ta thoshte tė vėrtetėn. Kishte aftėsi tė shprehurit, me njė bagazh tė madh tė literaturės sė lexuar qė i mundėsonte gjithnjė nė ligjėratat e tij tė jetė bindės dhe tėrheqės. Kjo ishte arsyeja pse njerėzit ditėve tė xhumasė kalonin me qindra kilometra pėr tė prezantuar nė ligjėratat qė i mbante nė xhaminė e tij.



    Popullariteti dhe Rezistenca

    Hoxhė Jakupi shumė shpejt do tė bėhet i njohur me ligjėratat e tij nė tė gjitha viset shqiptare. Gjithnjė ishte nė lėvizje, posedonte njė energji tė madhe pėr tė vepruar. Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės ishin bėrė itinerar i tij zakonshėm. Mbi pesė mijė ligjėrata tė mbajtura, Cd dhe kaseta tė panumėrta bėnė tė mundur qė shpjegimet e tij mbi islamin tė depėrtojnė nė shumė familje shqiptare.

    Ky popullaritet kaq i madh pėr njė kohė kaq tė shkurtėr, filloi tė bėhet pengesė e shumė qarqeve tė ndryshme tė cilėt ngritjen e tij nuk shikonin me sy tė mirė. Ēdo praktik e re e tė menduarit sidomos nė periudhėn e transformimeve ballafaqohet me mospajtime dhe kundėrshtime.

    Njė vėshtrim kritik dhe objektiv ndaj figurės sė hoxhė Jakupit na detyron tė flasim edhe pėr gjėrat pėr tė cilat ndoshta do tė ishte mė mirė tė heshtet. Ėshtė e natyrshme qė edhe idetė e molla Jakupit tė hasin nė rezistencė nga shtresa dhe qarqe tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare sidomos kur bėhet fjalė pėr mėnyrėn e interpretimit tė islamit me koncepte krejt tė reja tė cilat ai me mjeshtri tė rrallė ia ofronte auditoriumit shqiptarė. Bindjet e disa njerėzve tė formuara pėr islamin me prapavijė qėllimkeqe tė cilat vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite kurrė nuk do tė pajtohen me konceptet tė cilat i shtjellonte molla Jakupi mbi Islamin, dhe ndoshta deri nė njė masė tė caktuar kjo ishte e kuptueshme, kur tė merret pėr bazė rrethanat e formėsimit tė tyre ideor dhe intelektual. Mirėpo do tė mbetet shumė e pakuptueshme dhe jo e natyrshme, rezistenca dhe propaganda qėllimkeqe e disa qarqeve nga vetė hoxhallarėt qė ia shkaktuan veprimtarisė sė molla Jakupit. Kjo ėshtė ajo ana e errėt e medaljes kundėr kėsaj figure tė pazėvendėsueshme pėr sa i pėrket domenit tė ligjėrimit ndoshta edhe pėr shumė kohė nė mesin e shqiptarėve. Atakimet dhe nėnēmimet nga mė tė ndryshmet pėr ta denigruar personalitetin e hoxhė Jakup ef. Hasipit nuk ndikuan nė zbehjen dhe suksesin e aktivitetit tė tij. Qėndrimi pranė tė vėrtetės duke u mbėshtetur nė fuqinė e argumentit mundėson hapjen e shtigjeve tė reja pėr depėrtimin e tė vėrtetės sa do qė e urrenin tė tjerėt. Ende na janė tė freskėta akuzat e pabaza dhe tendencioze tė cilat me qėllim drejtoheshin drejt kėsaj figure e cila dal nga dal po ngjitej drejt zenitit. Pėrkundėr gjithė kėtyre ngjarjeve jo tė mira qė ndėrlidhen me njė periudhė tė jetės sė tij, ai thoshte se myslimanėt e kanė pėr detyrė tė falin por jo edhe tė harrojnė. Duke falur dhe mos harruar do tė jemi mė tė pėrgjegjshėm ndaj vetės dhe shoqėrisė. Kėshtu veprojnė vetėm ata qė kanė njė kulturė tė gjerė tė diturisė dhe imanit - besimit nė All-llahun e Lartėsuar, thellė tė ngulitur nė zemrėn e besimtarit. Ne hoxhallarėt, duhet tė mėsohemi me kritikėn dhe autokritikėn objektive sepse kjo na mundėson tė shėrojmė plagėt, t'i evidentojmė dhe evitojmė pengesat e paraqitura nė rrugė, nėse do tė donim tė jemi konkurrues tė denjė me tė tjerėt.

    Pengesė tjetėr evidente nė veprimtarinė e tij ishin edhe strukturat e ndryshe tė sigurimit tė qarqeve sllavo maqedonase, tė cilat qė nga fillimi me kujdes kujdestaronin veprimtarinė e molla Jakupit. Shpesh herė ftohej nė biseda tė gjata informative. Ata e bėnin punėn e tyre ndėrsa hoxha asnjėherė nuk luhatej nga kėto presione dhe vazhdonte tė bėnte punėn e vet.

    Pjesė e veēantė e veēantė e veprimtarisė sė figurės karizmatike tė molla Jakupit, ėshtė periudha kur shqiptarėt filluan rezistencėn e armatosur ndaj forcave milibare dhe paramilitare tė makinerisė ushtarake tė Maqedonisė. Rezistenca e ushtarėve tė UĒK-sė nė Sllupēan bėri jehonė tė madhe te tė gjithė shqiptarėt. Lufta e pėrgjakshme e ushtarėve shqiptarė nė Sllupēan u bė dėshmi e qėndresės heroike pėr dėshirėn dhe sakrificėn popullit shqiptarė pėr tė jetuar tė lirė dhe tė barabartė me tė tjerėt, duke mos dashur asnjėherė tė konsiderohen tė pėrbuzur dhe tė shtypur nga dikush tjetėr. Pjesė e kėsaj lufte dhe rezistence ishte edhe molla Jakup ef. Hasipi i cili jo rrallė herė nė ligjėratat e tij kishte thirrur pėr pėrgatitje shpirtėrore dhe fizike pėr kėto momente vendimtare pėr popullin shqiptarė. Molla Jakupi u gjend pran popullit tė tij edhe nė paqe edhe nė luftė atėherė kur mė sė shumti popullata kishte nevojė pėr tė.





    Nexhmedin Ademi

  2. #12
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Ymer Haxhi Prizreni (1826-1886)

    Veprimtar i shquar i Lėvizjes Kombėtare, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe kryetar i qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj. Pasi kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe. Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman. Po atė vit hyri dhe nė Komitetin Qendror tė Stambollit qė u formua nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, me tė cilin u lidh deri nė fund. Nė pranverė tė vitit 1878 kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė gjirin e tė cilit u rreshtua krahas patriotėve tė rrymės radikale. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse nė janar tė vitit 1881, kryetar i qeverisė sė pėrkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881. Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani i premtoi falje e ofiqe tė larta. Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.

  3. #13
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    MYDERRIZI SELIM EFENDI ĒOBA ( ? - 1900)



    Fatkeqėsisht, pėr njė personalitet tė tillė ka pak tė dhėna biografike. Dihet qė rridhte nga njė familje e njohur qytetare, nga ajo e Ēobejve myslimanė qė, nė ato vite banonte nė lagjen Ajasėm. Fakti qė pėr njė periudhė ka qenė kryetar bashkie nė Shkodėr dhe anėtar i gjykatės sė apelit pėr ēėshtjet civile dhe penale (vitet 1894-97), duke qenė njėkohėsisht edhe myderriz, dėshmon se ai qe njė klerik aktiv dhe i kulturuar. 1

    Aftėsitė e tij tė rralla do tė shfaqeshin me tėrė forcėn e tyre nė vitet shpėrthyese tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, gjatė tėrė periudhės sė veprimtarisė sė saj (1878-80), sepse qė nė fillimet e saj, myderrizi S.Ēoba e pėrkrahu pa rezerva dhe qe njė veprimtar i pėrkushtuar deri nė fund, ashtu si shokėt e miqtė e tij D.Boriēi, Jusuf Sokoli, etj. 2


    Dimensionimi i figurės sė tij si njeri i veprimit mund tė bėhej vetėm pėrmes njė ekspozeje tė ngjeshur tė ngjarjeve tė atyre viteve dhe tė rolit qė luajti ai nė gjirin e Degės sė Lushnjės pėr Shkodrėn. Njihen tashmė peticionet, memorandumet e protestat dėrguar Kongresit tė Berlinit e diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha, ku shqiptarėt parashtruan tė drejtat e tyre tė ligjshme nė mbrojtje tė trevave tė tyre etnike, qė rrezikoheshin tė aneksoheshin nga fqinjėt shovinistė, duke bėrė tė qartė njėheri vendosmėrinė e tyre pėr tė ruajtur me gjak tėrėsinė tokėsore tė atdheut.
    Me tone tė tilla luftarake qe memorandumi, dėrguar diplomatie anglez, lordit Bikonsfild, nga qytetarėt shkodranė me 13 qershor 1878. 1 kėsaj natyre qe dhe ai i datės 15 qershor, nėnshkruar nga pėrfaqėsuesit e rretheve Shkodėr, Ulqin, Tivar, Lezhė, Krujė, Tiranė, Kavajė e Podgoricė, ku fill pas firmės sė D.Boriēit, ėshtė ajo e Selim Ef. Ēobės, myderriz. Kujtojmė qė nėnshkrimi i kėtij memorandumi qe shndėrruar nė njė festė popullor, ashtu si dhe pritja e delegatėve, qė me 5 korrik u kthyen nga Prizrem. Me kėtė rast u bė dhe leximi i vendimeve tė Kuvendit tė Prizrenit, sipas t'ė cilave Plava dhe Gucia do tė mbroheshin me armė. Gjithashtu do tė ngriheshin dy organizma nė shkallė vilajeti : Komiteti Politik Ndėrkrahinor dhe Komisioni Ushtarak. Autori K. Frashėri 3 jep kėtė shėnim : "Sipas tė dhėnave tė shkėputura qė ndeshen nė;dokumentet e kohės, del se anėtarėt mė aktivė (tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes - shėnimi ynė) ishin: Daut Boriēikryetar, Selim Ef.Ēoba ... Komiteti i sapoforinuar iu vu punės dhe nė bazė tė vendimeve tė Qendrės filloi tė veprojė si organizėm administrativ i pavarur, duke nxjerrė urdhėresa tė veta, si p.sh.: lėshimi i pasaportave, duke krijuar Milicinė Kombėtare tė pėrbėrė prej 100 xhandarėsh, e cila hyri menjėherė nė veprim dhe me anė tė njė sulmi, rrėmbeu 10 topa malorė Krupp, me bateri e municion).

    Veprimtarėt e mėsipėrm, tė nxitur nga provokimet dhe kėrcėnimet malazeze nė kufi dhe nga dėshira qė t'i hiqeshin nga dora Malit tė Zi treva tė tilla, si: Tivari, Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, qė i kishte aneksuar nė bazė tė Traktatit tė Shėn Stefanit, nė kundėrshtim me Qendrėn, bėnė regjistrimin e shpejtė tė 6 mijė vullnetarėve, tė gatshėm pėr kėtė qėllim, duke u solidarizuar dhe me demarshet politike tė deputetit tė Vilajetit tė Shkodrės, Jusuf Efendiut nga Podgorica.

    Shkodra u shqua dhe pėr tendenca autonomiste qė avancoheshin nga grupi i patriotėve radikalė, tė quajtur "Parti e aksionit" 4. Duke qenė se Komiteti Kombėtar i Lidhjes 'Iuk u tėrhoq nga vendimi i mėparshėm pėr fatin e Podgoricės etj. qė Mali i Zi e pushtoi, Shkodrės iu desh tė pėrballonte fluksin e madh tė "muhaxhirėve". Bėhej fjalė pėr 1000 familje, qė u arrit tė sistemoheshin gati krejtė§isht nė qytet, falė humanizmit tė shkodranėve si dhe tė aftėsive organizative tė Degės sė Lidhjes e tė veprimtarėve tė saj J. Sokoli, S. Ēoba etj. Vendimet dhe veprimet e Degės sė Shkodrės pėrherė e mė shumė po merrnin karakter antiqeveritar. Mbas ngjarjeve tė Gjakovės, vrasjes sė emisarit tė Stambollit, Maxhar Pashės, Porta e Lartė mori paralajmėrimin e qartė se shqiptarėt do t'ia sillnin pushkėn sikur tė bashkėpunonte me Fuqitė e Mėdha pėr copėtimin e tokave tė tyre. Lajmet nga Shkodra bėnin tė ditur se administrata turke rrezikohej nė atė qytet.

    Nė tetorin e vitit 1878 Shkodra caktoi si pėrfaqėsues tė vet pėr nė Kėshillin e Pėrgj ithshėm nė Prizren dy vetė : Selim ELĒoben dhe Ali Beqir beun, tė cilėt nuk arriten tė shkonin atje. 6 Pavarėsisht nga kjo, Kuvendi Ndėrkrahinor i Lidhjes pėr Shkodrėn, pas kėrkesės sė Ali Pashė Gucisė, vendosi tė dėrgonte njė forcė prej 700 vullnetarėsh pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė, forcė, e cila u reduktua nė 40 vetė nga ndėrhyrja e Valiut, nėn preteksin se rrezikohej siguria e vetė qytetit. Kjo forcė, mė shumė simbolike, iu besua komandės sė Jusuf Sokolit, por me vonė shkuan edhe pėrforcime tė reja. Ndėr burrat e zgjedhur shkodranė ishin Beqo Qoshja, Filip Ēeka, Seit Juka, Ymer Mani etj. Nė dhjetorin e vitit 1879 u zhvillua ndeshja e pėrgjakshme e Nikshiqit, qė pėrfundoi me disfatėn e rėndė tė malazezve. Sipas njė letre qė B.Qoshja i dėrgonte Halil Kėrpallės7 katėr ditė pas pėrleshjes, shkruante se shqiptarėt sollėn nė Guci mė tepėr se 100 krena armiqsh, ndėrsa shqiptarėt patėn pak dėme.

    Sipas,autorit H.Bushati 8, Ali Pashė Gucia i qe shumė mirėnjohės Shkodrės pėr ndihmat qė i dėrgoi, nė njė kohė qė pak tė tjerė iu gjenden pranė, madje kėtė e kujtoi dhe pas disa kohėsh: thuhet se kėtė vlerėsim ia pat bėrė tė ditur dhe Sulltanit, nė njė takim me tė.

    Fitorja e bujshme shqiptare mbi forcat e zgjedhura tė Mark Milanit e tė tė vėllait ēoi peshė entuziazmin popullor, kėshtu qė fitimtarėt u pritėn me ceremoni.

    Kjo atmosferė hareje do tė vlente shumė pėr mobilizimin e mėvonshėm mbarėqytetar pėr tė mbrojtur Hotin e Grudėn, nė tė vėrtetė kushtrimi nuk vonoi dhe u dha, kėshtu qė me mijėra vullnetarė u regjistruan. Ishte i ashtuquajturi "Projekti Korti", sipas emrit tė vetė ambasadorit italian qė e propozoi, i cili rekomandonte qė Plava e Gucia, pas humbjes sė dytė malaziase nė Valikė e Pepaj, tė kėmbehej me Hotin e Grudėn, nėn paragjykimin absurd se gjoja "popullata katolike e kėtyre viseve nuk do tė kundėrshtonte, sepse do tė bėnte pjesė nė njė shtet kristian" (?!). Njeri pas tjetrit u zhvilluan 2 kuvende krahinore nė Shkodėr pėr tė kundėrshtuar projektin e mėsipėrm: i pari u zhvillua me 3 prill dhe i dyti me 9 prill 1880, nė tė cilin qenė tė pranishėm dhe krerėt e Hotit, Grudės e Kelmendit dhe u vendos qė pjesėmarrja tė ishte mbarėpopullore, pa dallime fetare e krahinore, efektive dhe jo simbolike, siē qe njė propozim. Tė nesėrmen, me 10 prill, kuvendi miratoi njė shpallje, e cila u nėnshkrua nga tė gjithė pjesėmarrėsit. 9 Kjo proklamatė, nė tė cilėn ka qenė dhe firma e myderrizit S.Ēoba, pėrinbante 7 kėrkesa tė forta me karakter tė theksuar autonomist e qė ishte nė nderin e atyre qė e hartuan dhe tė atyre qė e nėnshkruan, duke venė nė pah se problemet e trojeve pėr shqiptarėt nuk spostonin ato tė autonomisė e se mbeteshin nė rendin e ditės.

    Nė mbrojtje tė Hotit e tė Grudės luftėtarėt shkodranė shkuan tė pėrcjellur me kėngė, brohoritje dhe nga banda muzikore qė i shoqėroi me tingujt e Hymnit tė Lidhies. 10 Te Ura e Rrzhanicės forcat malazeze morėn njė mėsim tė mirė, sapo deshėn tė kalonin kufirin: ato qenė ndarė nė dy kolona, por e para, sapo arriti te Ura, u ndesh me pararojėn shqiptare ku bėnin pjesė burra shkodranė, hotjanė, postribas etj. Sipas traditės pėrleshja pėrshkruhet kėshtu: 'Tė gjithė kėta burra ishin lidhė me dekė, sado qė e shihnin tė madhe fuqinė e shkjaut. shi n'atė kohė, kur ushtria malazeze niset drejt pėr nė Tuz, baca Kurti, nji prej krenve tė Grudės, burrė shum i njoftun pėr trimni e bujari, del para shokėve e thot kėto fjalė: -Vėllazėn! Anmiku po na mėsyen; kush tė duen me dekė sot pėr vend tė vet e nder tė armėve, le tė vijnė mbas meje - dhe shpraz koburen. Nji shumicė vullnetarėsh e ndjekin mbrapa; atėherė krisi pushka nė fushė, nė breg tė Cemit. Mbas nji lufte tė rreptė fitimi iu mbet shqiptarėvet dhe malazeztė zmbrapen pėr nė Podgoricė" 11. Lajmi i kėsaj fitoreje gėzoi tėrė popullin dhe kėnga popullore Shprehte ngazėllimin e tyre:

    Krisi pushka e disa topa
    Sa me shpejt u thye ordija,
    E muer vesht e gjith Europa
    Asqer trima paska Shqipnija" 12

    Jehona e kėsaj beteje i pat kaluar kufinjtė e vendit, por nė letėrsinė tonė asaj iu ngrit "njė lapidai" i pėrjetshėm nga i Madhi Fishtė me kėngėn e papėrsėritshme "Te Ura e Rrzhanicės":

    "Hiku Marku, hiku ushtrija
    Urra m'shpinė iu lshue Malcija,

    Por ra nata e lufta u da.
    Hiku Shkjau sa mujt me nga
    E n'Rrzhanicė Malcija ra,
    Zuni pritat pėr gjith va;
    Pse thonė Shkjau se besė nuk ka." 13

    Pėr muaj tė tėrė Shkodra i mbajti nė gatishmėri forcat, numri i tė cilave shkonte duke u rritur nga dita nė ditė dhe duke kapur shifrat 10-12 mijė luftėtarė. Fronti fumizohej rregullishtme ushqime e municione nė sajė tė patriotizmit popullor dhe tė angazhimit total tė anėtarėve tė Komitetit tė Lidhjes pėr Shkodrėn, tė cilėt pėrballuan situatat mė kritike e serioze tė krejt vendit, nė harkun e viteve 1878-80. Ky Komitet bashkėrendoi veprimtarinė e brendshme me atė tė jashtme, duke qenė nė dijeni tė presioneve qė Fuqitė e Mėsha ushtronin ndaj Portės sė Lartė pėr dorėzimin e tokave shqiptare. Hartoi Memorandumin e 18 majit, nėnshkruar nga Daut Boriēil Selim Ēoba etj., ku mes tė tjerash thuhej: "Shqipėria, atdheu ynė i dashur dhe i pafat, i cili ka shkruar faqe tė lavdishme nė historinė e kombeve, nuk do as tė shitet dhe, as tė shkėmbehet dhe, as nuk do tė durojė kurrė njė pushtim tė huaj, aq mė tepėr atė sllav ... Ne nuk dėshirojmė tjetėr, veēse tėjemi shqiptarė, nuk duam, veēse tėrėsinė e vendit tonė, tė atdheut tonė ... Ky ka qenė dhe ėshtė qėllimi i shenjtė ... tė gjitha krahinat e Shqipėrisė, me njė unanimitet si kurrė ndonjėherė, vendosėn tė pranojnė mė mirė vdekjen, pėr tė cilėn janė pėrgatitur, se sa t'i lėshojnė edhe njė pėllėmbė tokė qeverisė malazeze" 14

    Pavarėsisht diversionit tė konsujve tė huaj pėr tė thyer forcat shqiptare, vendosmėria e vullnetarėve mbeti e palėkundur nė atė masė sa, si Mali i Zi, ashtu edhe Fuqitė e Mėdha, e kishin tė qartė se duhej gjeturnjė zgjidhjetjetėr diplomatike, kėshtu qė u kombinua "Kompensimi i Ulqinit", njė padrejtėsi tjetėr e turpshme nė kurriz tė shqiptarėve.

    Ngjarjet e Ulqinit do ta bėnin mė shpėrthyese situatėn jo vetėm se ky qytet njihej prej shekujsh pjesė pėrbėrėse e ekonomisė dhe e traditave shpirtėrore e kulturore tė Shkodrės, por dhe pse ndeshja do tė bėhej tashmė nė tre fronte, ku mė i rrezikshmi dhe mė i vėshtiri qe ballafaqimi me Portėn e Lartė, e cila u detyrua, nėn presionin e shantazhet e Fuqive tė Mėdha, tė zbatonte "vijėn e ashpėr" me shqiptarėt, nė njė kohė tė favorshme pėr tė, sepse po jetonte kushtet e rėnies sė pėrgjithshme si perandori.
    Nė fillim turqit u pėrpoqėn tė dilnin nga situata me anė tė gjuhės diplomatike, duke kombinuar kėshillat me kėrcėnimet, me "heq e mos kėput". Ėshtė i njohur fakti i dėshtimit tė misionit tė Riza Pashės, i cili nuk "korri" ēka priste as me anė tė pėrforcimeve ushtarake, as me anė premtimesh e dhuratash.

    Ndėrkaq Degėt e Lidhjes, si nė Ulqin, si nė Shkodėr i bėnin thirrje popullit qė tė mos lėshohej Ulqini pa luftė, duke e shtrirė thirrjen nė krahina tė tjera pėr tė kėrkuar vullnetarė. Nė njė anė regj istroheshin vullnetarė nepėr kėto qytete dhe mblidheshin ndihma nė armė etj., nė anėn tjetėr ndiqej rruga politike pėrmes protestash dhe memorandumesh. Pėrbuzjen ndaj kompromiseve shkodranėt e shprehėn jo vetėm nė mėnyrė kolektive, siē qe pėrgj igj a qė iu pat dhėnė ministrit tė luftės, por dhe nė mėnyrė individuale, siē qenė tre rastet e mėposhtme, cituar mė parė, por jo me hollėsi. 15

    "...Janė shumė karakteristike fjalėt e njenit nga kėta hoxhallarė qi i thot Pashės (lexo: Riza Pashės - shėnimi ynė) Zotni, kėto pare qi po m'i j ep mue, ta dish mirė qi unė gj ysmen po ia dėrgoj djalit tem qi e kam n'Ulqin me vullnetarėt, e gjysmen po e ha vetė; prandaj mos prit ndonji dobi prej tyne!"..."Shumė zotni tė ndershėm kthyen shuma tė mėdha paresh qi Pasha ua propozoj Janė pėr t'u pėrmendur Oso Mani, Hysen Beg Shazi etj. pėr drejtėsinė qi diftuen, i pari ishte kontratēi e kishte pėr t'i dhanė qeverisė 17 mijė grosh dhe Riza Pasha i premtoi zbritjen e kėtij borxhi, vetėm tė hiqte dorė nga lėvizja, por ai nuk pranoi. I dyti kishte komandėn e Urės sė ShGjergjit; edhe kėtij R.Pasha i dėrgoi njė sasi tė madhe tė hollash pėr t'i liruar Urėn, por Hysen Begu iu pėrgjegj: Jo, kėto pare, por edhe tė gjithė thesarin me ma dhanė, shokėt nuk i tradhtoj". 16

    Edhe njė pėrpjekje tjetėr e turqve nuk pat rezultat : dėrgimi i disa personaliteteve tė larta me origjinė shqiptare pėr t'i bindur shqiptarėt tė hiqnin dorė nga Ulqini; dy prej tyre, me origjinė shkodrane, Pashko Vasa dhe Riza Beu, i biri i Mustafa Pashė Bushatlliut, gjetėn pretekste dhe iu shmangėn kėtij roli tė pahij shėm. 17

    Turqit ndėrruan taktikė, arma e fundit ishte konfrontimi ushtarak me shqiptarėt, prandaj zgjodhėn "dorėn e fortė" pėr kėtė qėllim. Pėr kėtė operacion u caktua "Dervish Kasapi", siē i pėlqente tė mburrej Dervish Pashės, i cili, pa vonuar mori njė sėrė masash me karakter ushtarak e administrative pastaj iu kushtua presioneve ndaj anėtarėve tė Degės, si dhe diversionit me premtime pėr tė asfiksuar veprimtarinė e Komitetit Ndėrkrahinor, por pjesa e shėndoshė mbeti e patundur. Tė tilla raste qėndrimi konsekuent dhe vendosmėrie janė dhe rastet e mėposhtme, qė na i pėrcjellin tradita e popullit e burime tė tjera:

    - Qė nė takimin e parė me anėtarėt e Degės sė Lidhjes, Dervish Pasha mendoi qė, krahas tonit prepotent tė bisedės, tė krijonte .dhe njė psikozė shantazhi, prandaj mbi tryezė kishte lėnė tė ekspozuara dy revole. Tė pranishmit e kuptuan provokimin dhe mbete'n tė fyer. I pari qė reagoi plot nervozizėm qe myderrizi Selim Ef. Ēoba dhe pa iu trembur syri iu drejtua prerazi: "-Pashė, nėse ke ardhė tė bisedojmė, po bisedojmė, nėse mendon se na frikėson me koburet, i kemi dhe ne nė brez e jemi gati!". Pasha hoqi koburet dhe ndėrroi tonin e bisedės, sepse e pa qė nėn ēallmėn e hoxhės ishte njė kokė shqiptari dhe se nė sytė e tė tjerėve lexohej po ajo krenari. 18
    Edhe dy herė tė tj era Pashės nuk i eci me shkodranėt : rasti i letėrkėinbimit me H.Sali Hylen dhe rasti kur thirri Jusuf Sokolin qė s'iu paraqit ose i tė birit tė Hamz Kazazit qė, nuk i shkoi nė mbledhj e, nė mėnyrė démonstrative e provokuese. 19

    Megjithatė, pėrpjekjet e Dervish Pashės, tė pėrkrahur dhe nga zelli i konsujve tė huaj, e bėnė efektin e vet tek tė lėkundurit dhe disa tė moderuar, qė u besuan premtimeve pėr tė drejta autonomiste nė kėmbim tė tėrheqjes nga Ulqini. Ky diversion e dobėsoi nė njė farė mase efektivitetin e Degės, ēka ngialli zemėrimīn e qytetarėve dhe ēoi nė pėrtėritj en e saj. Nė pėrputhje me dėshirat e masės, nė komitetin e ri bėnin pjesė pėrkrahėsit e zjarrtė tė mbrojtjes sė Ulqinit, kėshtu nė krah tė D. Boriēit do tė gjėndeshin tė dalluarit S. Ēoba, Jusuf Tabaku, J. Sokoli, F. Dragusha, F. Ēeka etj. 20
    Kundėrshtime tė fuqishme ndaj agresivitetit e arrogances sė D.Pashės nga ana e Komitetit tė ri qenė: mitingu i madh populloi, armatosja e 3000 vullnetarėve, mbyllja e Pazarit e masa tė tjera energjike. Koha qe shumė e shkurtėr pėr veprime tė tjera dhe D.Pasha, me spostime tė befasishme trupash, pengoi vajtjen e pėrforcimeve tė reja me vullnetarė, duke i krijuar vetes mundėsinė qe me forca tė shumta tė armatosura mė sė miri, e mposhti rezistencėn heroike tė forcave vullnetare. Pėr shqiptarėt, plagosja dhe vdekja e J.Sokolit qe njė humbje e madhe dhe njė dhimbje e thellė. Kjo qe njėheri dhe njė goditje qe mori Dega e Shkodrės dhe gjithė rrethi i miqve tė ngushtė, ndėr tė cilėt bėnte pjesė edhe S. Ēoba. Goditja pėrfundimtare u dha me kthimin e Pashės nė Shkodėr, kur shpėrndau Komitetin dhe burgosi anėtarėt e tij. Ka njė pohim nga tė dhėna goj ore 21 se ndėrmjet tė tė arrestuarve bėnte pjesė dhe Selim Ef. Ēoba, por nė ē'masė qe dėnimi nuk dihet. Ka mundėsi qė pasi kaloi pika kritike, Porta e Lartė, pėr shumė anėtarė ta ketė konsideruar tė mbyllur ēeshtjen, duke u kufizuar me internimin vetėm tė pak prijėsve kryesorė.

    Populli e pėrjetoi nė kėngė luftėn pėr mbrojtjen e Ulqinit. Po shkėputim vargjet e fundit:

    Shkruejnė gazetat anė pėr anė,
    Vojt xhevapi ndėr shahllarė,

    Krisi pushka n'istiqame,
    Duel mileti me faqe tė bardhė 22

    Shpirtėrisht populli nuk ndihej i mposhtur, sepse luftoi me dinjitet nė tre fronte dhe i goditur pas shpine. "Lufta e Miletit" qe njė ngangjarjet mė tė shėnuaratė popullittonė, njė lėvizje qė bashkoi shqiptarėt pa asnjė dallim dhe qė pėrgatiti kushtet pėr ngjarjet qė ēuan nė shpalljen e pavarėsisė. Nė kėtė vėshtrim, pėrkushtimi dhe sakrifica e atyre qė u vunė nė krye tė kėsaj veprimtarie disa-vjeēare me karakter politik, organizativ e ushtarak mbetėn tė pashlyera nė kujtesėn e Kombit. Emrat e tyre gdhenden ndėr larpidare e pėrmendore, historia i shkruan me shkronja tė mėdha. Njė ndėr ta ėshtė dhe emri i myderrizit shkodran SELIM EFENDI ĒOBA.

    Referenca


    1. Hamdi Bushati, "Shkodra dhe motet", doreshkrim.
    2. Xhevat Repishti, "Isuf Sokoli dhe lufta per mbrojtjen e Ulqinit", Tirane, 1979.
    3. Kristo Frasheri, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tirane, 1989, fq. 228.
    4. Po aty, fq. 236, sipas Lippich.
    5. Po aly, fq. 230, sipas F.Suma, rap. 53, Shkodėr, 26 gusht 1878.
    6. Po aty, fq. 313-314.
    7. Hamdi Bushati, vepėr e cituar.
    8. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", ne "Kaiendari Kombiar", viti 1928, fq. 64.
    9. Kristo Frashėri, vepėr e cituar, fq.356.
    10. Mikel Prendushi, gazeta "Drita", Tirane, 16.4.1978.
    11. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit", veper e cittiar, fq. 66-67.
    12. Koli Xoxe, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė 1978, fq. 101.
    13. At Gjergj Fishta, "Lahuta e Malcisė", Kanga XIV, "Te Ura e Rrzhanices".
    14. Koli Xoxe, veper e cituar.
    15. Hamdi Bushati, "Lufta e Miletit". veper e cituar, fq. 70-7 1.
    16. Xh.Belegu, "Lidhja Shqiptare e Prizrenit", Tiranė, 1979.
    17. Kristo Prifti, "Lidhja e Prizrenit ne dokumentet osmanc", Tirane, 1978, fq.76-77, dokumenti nr. 51, date 3.7.1980.
    18. Hamdi Bushati, "Lufta e Miltetit". vepėr e cituar, fq. 71.
    19. Xh.Belegu, veper e cittiar, fq. 132.
    20. Xhevat Repishti, veper e cituar, fq. 123-124.
    21. Hamdi Busliati, "Lufta e Miletit", veper e cituar, fq. 73.
    22. K.Taipi: "Zana popullore", Shkoder 1933, fq. 1 12
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #14
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Personalitete islame-kombetare


    HAXHI ALI ELBASANIT
    Pėrfaqėsuesi i Unitetit Kombėtar


    Jeta dhe veprimtaria e Haxhi Ali Elbasanit shtrihet mė se gjysmė shekulli nė shekullin e kaluar dhe mė se njė ēerek nė tė sotmin. Ai pėrjetoi ngjarje tė dhėmbshme tė vėllezėrve tė tij: betejat, copėtimin e vendit, mėrgimet e detyruara, varfėrinė e popullit, pėrēarjen qė mbillte propaganda e huaj greke e sllave etj.
    I pajisur me kulturėn e lartė fetare, tė cilėn e kishte fituar nė aulat e Universitetit tė Stambollit, dhe i frymėzuar nga idealet kombėtare, Haxhi Ali Elbasani fitoi besimin e popullit, i cili e zgjodhi deputet e mė pas dhe anėtar i Senatit. Vajtja nė Haxh e pasuroi botėkuptimin e tij me ndjenja fisnike tė moralit Islam.
    Nė mėnyrė tė vaēantė Haxhi Ali Elbasani u shqua si publicist, veprimtar shoqėror e patriot. Gjatė kohės qė qe nė Turqi, drejtoi gazetėn "Zemra" ("Yrek"), qė botohej nė dy gjuhė: shqip dhe turqisht, me alfabet arab. Nė dalje tė saj, kjo gazetė u bė tribunė e pikėpamjeve lidhur me nevojėn e organizimit tė arsimit nė Shqipėri. Haxhi Ali Elbasani ishte dhe kryetar i Klubit "Bashkimi", i cili kishte si organ tė vetin gazetėn "Fjala e drejtė".
    Pikėpamjet e Haxhi Ali Elbasanit lidhur me arsimin, mirėkuptimin nė mes besimtarėve tė feve tė ndryshme etj, janė pjesė e ideve tė rilindėsve. Ai propagandonte tolerancėn e mendimit, nė bazė tė sė cilės shtronte bashkėpunimin nė mes myslimanėve dhe kristianėve: "Myslimanėt duhet t’u shtrijnė dorėn kristianėve, sepse kjo e forcon kombin shqiptar".
    Mė 1913-1914 ai drejtoi "Komitetin e Zgjimit dhe tė Besės Shqiptare", me qendėr nė Elbasan. Me qėndrimet e tij, me kulturėn qė zotėronte si myderiz dhe pėrvojen qė kishte fituar sa kohė shėrbeu nė organet legjislative tė Turqisė, Haxhi Ali Elbasani fitoi njė popullaritet jo vetėm nė Elbasan, por dhe nė tė gjithė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme.
    Haxhi Ali Elbasani vdiq i nderuar nė vitin 1928.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  5. #15
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    ARIF SHALA
    Vėllezėr Mos e Braktisni Drenicen

    Arif Shala ėshtė biri i Drenicės sė Kosovės. Lindi mė 1909 dhe qė nė moshė tė re, kur ishte ende nxėnės nė mejtepin e Mulla Rifatit, shquhej nė mes tė shokėve tė tjerė pėr zgjuarsinė e tij, shkathtėsinė dhe karakterin e fortė. Duke qenė ende i ri, ai arriti tė mėsojė Kur’anin pėrmendėsh dhe tė dallohej pėr deklarimin e bukur qė bėnte. Mė 1927 mbaroi medresenė e Gjakovės dhe nė ato vite tė rėnda pėr Kosovėn vazhdoi gjimnazin nė Tiranė. Nė fshatin Koroticė e Epėrme, ku u caktua si imam, ai, sė bashku me mėsimet e fesė, u mėsoi nxėnėsve nė mėnyrė ilegale dhe lexim-shkrimin e gjuhės amtare shqipe. i tronditur nga krimet qė bėnte xhandermaria serbe mbi popullin shqiptar, i dėrgoi mė 1933 letėr proteste krajlit serb, Pjetrit. Mė 1935, me anė tė njė panfleti, ftoi popullin e Kosovės tė bojkotonte zgjedhjet. Por, ajo qė e bėri popullor imam Arifin ishte kushtrimi i tij pėr te mos u shpėrngulur kosovarėt ne Turqi, por tė qėndrojnė nė trojet e veta. Falė aktivitetit tė tij, asnjė familje shqiptare nga Drenica nuk emigroi nė Turqi.
    Imam Arif Shala iu kundėrvu fashizmit italian. Ai mori pjesė nė ēlirimin e Prishtinės dhe tė Ferizajt. Arifi ishte njeri me karakter tė fortė, me botėkuptimi tė qartė islamik, me devocion patriotik deri nė vetėmohim, me njė dashuri tė papėrshkruar pėr vendlindjen dhe pėr Kosovėn. Demokrat me ndjenjė dhe me zemėr.
    Arifi nuk mund tė pajtohej me politikėn diskriminuese sllave antishqiptare dhe antikosovare. Ai doli ilegal, komit pėr tė luftuar pėr lirinė e popullit dhe lirinė e besimit islam. U ndesh disa herė me patrullat e UDB-sė dhe mė 1 janar 1947 policia serbe, pasi e diktoi, e rrethoi dhe e vrau nė mėnyrė barbare, pikėrisht nė ditėn e parė tė vitit tė ri. Me gjithė kundėrshtimet e policisė serbe, populli i Miranit e varrosi me nderime imamin nga Drenica, Arif Shalėn.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  6. #16
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    VILDAN FAIK DIBRA
    Mrojtėsi i Alfabetit Shqip


    Reka e Dibrės ėshtė njė nga vendet ku kanė lindur shumė pėrsonalitete tė lėvizjes kombėtare. Ata nuk janė vetėm luftėtarė me armė, por edhe luftėtarė me penė. i tillė ishte edhe Vildan Faik Dibra, nga Rimnica e Rekės.
    Vildani arsimin fillor dhe atė tė mesėm e bėri nė Dibėr, ku kishte njė arsim tė zhvilluar nė gjuhė tė huaj turko-arabo-persiane, nga ku dolėn shumė patriotė tė shquar si Haxhi Vehbi Dibra, Said Najdeni (Hoxhė Voka i Dibrės), Hfz.Maliq Tanusha, nga Tanusha e Rekės, idhtar i zjarrtė i Klubit tė Stambollit, Hfz.Abdurrahim Dauti, propagandues dhe mėsues i gjuhės shqipe etj.
    Studimet e larta i vazhdoi nė Stamboll, kur, si shumė shqiptare tė tjerė, dhe ky pati rezultate tė shkėlqyera nė pėrfundimin e medresesė sė lartė. i vlerėsuar pėr pėrgatitjen e lartė qė kishte fituar, u emėrua profesor nė medresenė e lartė tė Yskydarit. Nė kėtė pjesė tė Stambollit, gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė kaluar dhe sidomos gjatė dhjetėvjeēarit tė parė tė shekullit tonė, ku ky shėrbente aty, pati shumė shqiptare nė kėtė qytet. Mė vonė aty u hap edhe njė shkollė shqipe, shkolla "Kosova" me nxėnės refugjatėsh shqiptarė.
    V.F.Dibra u aktivizua nė lėvizjen kombėtare tė fillimit tė shekullit XX, duke pėrqafuar programin e saj. Mori pjesė nė Klubin "Bashkimi" tė Stambollit dhe e pėrfaqėsoi atė nė Kongresin e Manastirit tė 1908-ės.
    Qėndrimi i tij nė kėtė Kongres, pro ose kundėr alfabetit tė Stambollit, kishte njė peshė tė madhe. Shumė nga pjesmarrėsit prisnin nga do tė anonte Hfz.Vildani. V. Dibra, duke shprehur pikėpamjen e tij nė bazė tė thėnieve Kur’anore, theksoi: "Feja dhe Kur’ani nuk kanė kurrfarė lidhje me alfabetin. Mėsimi i gjuhės shqipe me alfabetin latin nga pikėpamja fetare s’ka asnjė ndalim". Duke pasur parasysh anen praktike, ai tha se mėsimi i gjuhės shqipe me kėtė alfabet ėshtė mė i lehtė.
    Hfz.V.F.Dibra ėshtė autor i disa veprave letrare-fetare e filozofike nė gjuhėt e Lindjes. Gjithashtu ai ėshtė autor edhe i monografive nė lėmin e drejtėsisė, nė kuadrin e tė drejtės sė Sheriatit.
    Ai, me cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė Komitetit tė Stambollit mbajti njė varg ligjeratash gjatė vitit 1908 nė disa qytete tė Shqipėrisė. Kėto ligjėrata dėshmojnė pėr erudicionin e tij, pathosin patriotik dhe elokuencėn profesionale. Vdiq nė Stamboll mė 1925.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  7. #17
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    MULLA HASAN MASURICA
    Hoxha Inovator


    Mulla Hasan Masurica ėshtė bir i njė familjeje kosovare tė madhe nga Krileva e Kamenicės.
    Studimet e para i bėri nė shkollėn ruzhdije tė Gjilanit, kurse shkollėn normale tė fesė islame e mbaroi nė Shkup nė vitin 1907. Qė nxėnės nė normale, Hasan Masurica u dallua pėr njė imagjinatė dhe fantazi krijuese tė pasur, pėr njė kujtesė fenomenale, pėr aftėsi aplikative pėr t’u admiruar. Qė nė shkollė plotore ai kishte pėrvetėsuar gjuhėt turke, arabe dhe perse, gjuhė tė cilat i dhanė mundėsi tė shfrytėzonte literaturėn islame.
    Gjatė kohės qė ishte student, edhe mė vonė, atij i pėlqente letėrsia fetare dhe ajo shkencore. Me pasion tė madh lexonte ēdo libėr fizike, matematike apo tė shkencave teknike, qė i binte nė dorė. Nė mėnyrė tė veēantė ai ishte i dhėnė pas astronomisė. Astronomia dhe astrologjia ia ushqenin atij fantazinė, i nxitnin ėndrrat dhe dėshirat pėr tė shpikur diēka. Frymėzimet qė i vlonin nė mendje dhe qė nuk e linin tė qetė filloi t’i vizatonte nė fletė tė bardha. Ai kėrkonte bashkėpunėtorė nė ndėrmarrjet e tij.
    Pasi i drejtonte lutjet Allahut(xh.sh.) dhe pasi i kryente mė sė miri detyrat e tij si imam, Mulla Hasani jepte mėsim, mbante vaze, ku, veē tė tjerave, u tregonte nxėnėsve tė tij si dhe xhemmatit, qysh nė vitin 1900, se njeriu brenda pak dhjetėvjeēarėve do tė arrijė nė planete tė tjera, se do tė mund tė komunikojė me tė afėrmit e tij nga njė vend i largėt, se do tė zbulojė aparate qė do tė flasin dhe do tė shihen brenda dhomės etj.
    Ai vetė ishte i pajisur me njė intuitė prej shpikėsi tė mrekullueshėm. Me guxim tė madh filloi ndėrtimin e njė mjeti fluturues (ballone) dhe pėr kėtė punė kėrkoi ndihmėn e farkėtarit tė fshatit. Pėr kėtė ballonė pėrdori dėrrasa plepi, pelhurė tė lyer me dyllė dhe nė prani tė fshatarėve tė Zarbicės, nė vitin 1899, bėri provė me djalin e tij 12 -vjeēar, i cili u ngrit nė njė lartėsi 50-70 metra, duke pėrshkuar njė largėsi rreth katėr kilometra.
    Mulla Hasan Masurica ishte njė "Edison" i vėrtetė, por nė kushtet e vendit tė tij ai u kufizua vetėm me projektimin, ndėrtimin dhe aplikimin e disa aparateve qė mbetėn si relike, duke dėshmuar gjeninė shqiptare. Ai ngriti mullirin e fshatit me ndihmen e ujit e tė erės, ndėrtoi mullirin e kafesė etj. Mė vonė ai projektoi dhe ndėrtoi njė tip armė, e cila mbushej dhe zbrazej disa herė, shpikje pėr tė cilėn u vu nė dijeni edhe Sulltani.
    Aktiviteti i Hasan Masuricės qe i shumanshėm, ai shtrihej edhe nė veprimtarinė fetare, si imam dhe mėsues feje, edhe si aktivist i hapjes sė shkollave pėr mėsimin e gjuhės shqipe. Ai zotėronte njė bibliotekė shumė tė pasur.
    Nė vitin 1916 ai luftoi me armė nė dorė pėr tė mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesit bullgarė. Bullgarėt ia dogjėn shtėpinė dhe bibliotekėn, ku ishte edhe kalendari mbi poziten e planeteve nė gjithėsi, tė cilin e kishte filluar ta ndėrtonte qė me 1911 e qė e rikapi mė vonė pėr ta pėrfunduar nė vitin 1925. Vdekja e tij u shndėrrua nė njė manifestim popullor.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  8. #18
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    QAMIL BALA
    Drejtori i parė i medresesė (tiranė)


    Nė vitet ’20 ishte pjekur mendimi pėr tė krijuar njė shkollė tė mesme fetare islame me fizionomi bashkėkohore. Ithtarė tė kėsaj ideje dhe iniciatore tė kėsaj ndėrmarrjeje u bėnė pėrsonalitete tė shquara tė politikės shqiptare tė atyre viteve. Me shkatėrrimin e Halifatit, ngritja e njė shkolle tė tillė shtrohej si njė ēėshtje emergjente. Grupi i iniciatorėve kryesorė pėrfaqėsohej nga Hfz.Vehbi Dibra, senatori Sali Vuēiterni, intelektualėt e shquar Qamil Bala, Mehdi Frashėri, e Ferit Vokopola etj.
    Medreseja qė do tė ngrihej synonte tė pėrgatiste klerikė tė ditur, tė pajisur me njohuri tė larta fetare, filozofike e shkencore, nė pėrkatėsi me arritjet e arsimit bashkėkohor.
    Drejtimi i kėsaj medreseje iu caktua Q.Balės. Qamil Bala i lindur nė Gilan tė Kosovės, dhe qė kishte mbaruar studimet nė Stamboll, kishte njė pėrvojė tė gjatė pedagogjike si mėsues nė gjimnazet e Janinės, Selanikut dhe Manastirit, si dhe drejtor i gjimnazit nė Jeruzalem, drejtor arsimi nė Damask e Elbasan. Ai kishte marrė pjesė nė Kongresin arsimor tė vitit 1922 dhe qe anėtar i Komitetit "Mbrojtja Kombėtare e Kosovės".
    Kėtij pėrsonaliteti iu besua drejtimi i Medresesė tė Tiranės mė 1 mars 1924. Ai paraqiti planin mėsimor tė kėsaj shkolle fetare, ku do tė jepeshin lėndėt: Kur’ani, Fikhu,gjuha arabe, gjuha shqipe, gjuha frėnge, historia e Shqipėrisė, gjeografia, shkencat, aritmetika e gjeometria, higjena dhe lėndėt e djathtėsisė (vizatim, gjiimnastikė dhe muzikė).
    Pėr nga programi dhe plani mėsimor, kjo medrese ishte e barazvlershme me gjimnazet bashkėkohore. Nė kėtė traditė eci ajo, nga bankat e sė cilės dolėn klerikė tė aftė, studiues, shkrimtarė e deri akademikė
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  9. #19
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Kadri Gjata
    Dėshmori i ēėshtjes kombėtare

    Kadri Gjata ėshtė njė nga figurat e shquara tė Rilindjes sonė kombatare. Arsimin fillor dhe atė plotor (Ruzhdijen) i bėri nė Libohovė, vendlindja e tij. Arsimimin e mesėm fetar e bėri nė Janinė, ku mbaroi medresenė e atyshme. Aty dhe u vendos.
    Mė 1908, kur u shpall Hyrijeti, Kadri Gjata ishte burrė i pjekur, 43 vjeēar. Ai mbulonte postin e myftiut tė Janinės dhe gėzonte njė autoriet tė ndjeshėm nė tėrė popullatėn shqiptare tė Janinės. Nė klimėn e formuar pas ardhjes nė fuqi tė turqve tė rinj nė Janinė, u krijua klubi patriotik dhe filloi botimin gazeta "Zgjimi i Shqipėrisė".
    Pėr organizimin e klubit si dhe pėr nxjerrjen e gazetės nė kėtė nyjė tė rėndėsishme, shkoi atje patrioti Bajo Topulli, kryetar i Komitetit Revolucionar tė Manastirit dhe organizues i ēetave patriotike nė Jug. Nė mbledhjen qė u organizua pėr krijimin e klubit, nė praninė e 300 pėrfaqėsuesve, Kadri Gjata u zgjodh anėtar i kryesisė dhe, pas njėzet muajsh veprimtarie, ai u zgjodh kryetar i atij klubi. Nė kėtė periudhė u lidh ngushtė me Nuēi Naēin, i cili qe drejtor i gazetės "Zgjimi i Shqipėrisė", qė nxirrte ky klub. Klubi, nėn drejtimin e Kadri Gjatės, mori emrin "Bashkimi" dhe kishte njė program shumė ambicioz. Ai synonte nė sigurimin e tė drejtave kombėtare, shtrirjen e arsimit shqip, botimin e librave dhe tė materialeve tė tjera etj.
    Pranė klubit ngriti njė shkollė shqipe dhe organizoi qarkun letrar "Toskėria"(1910). E rėndėsishme ėshtė veprimtaria e kėtij klubi nė zonat e Ēamėrisė. Tė gjitha kėto veprimtari e bėnė shumė popullor emrin e Kadri Gjatės, por, nga ana tjetėr, shtuan edhe urrejtjen e xhonturqve dhe tė shovinistėve grekė. Kėta tė fundit, mė 12 korrik 1912, organizuan vrasjen e tij nga njė ēetė e pėrbėrė prej 22 vetash, qė kryesohej nga kapedanėt: Jani Puteci, Gogua dhe Farmaku. Shtypi shqiptar dhe tėrė trevat shqiptare e qanė "Dėshmorin e Kombit", "Patriotin e pavdekshėm", "Shpirtin dhe zemrėn e shqiptarizmės nė Janinė", "Djalin e Shqipėrisė", myftiun e nderuar tė Janinės.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  10. #20
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    HAZIZ LILA.
    Mėsuesi i gostivarit dhe i strugės


    Nė agim tė shekullit XX njė Hafiz i ri nga Strebleva e Gollobordės, i porsaardhur nga studimet qė kishte bėrė nė Stamboll, u emėrua mėsues i frėngjishtes nė Gostivar, nė Strugė e mė pas drejtor i shkollės "Idadije" nė qytetin e Dibrės.
    Ky ėshtė Haziz Lila, qė mė vonė do tė bėhej myfti, zhvilloi njė aktivitet tė gjerė fetar dhe patriotik nė periudhėn para shpalljes sė Pavarėsisė. Ai solli me vete mjaft libra nė gjuhėn shqipe dhe i shpėrndau ato fshehurazi, propagandoi te bashkėfshatarėt, nė mes tė tė cilėve banonte, frymėn patriotike dhe, mbi tė gjitha, pėrhapi alfabetin shqip, duke propaganduar njėkohėsisht mospajtimin me politikėn serbe dhe duke iu kundėrvėnė propagandės serbe dhe pėrpjekjeve pėr pushtimin e tokave shqiptare.

    Aktiviteti patriotik dhe antisllav i tij i ra nė sy naēalnikėve serbė, tė cilėt e arrestuan, e shoqėruan me njė njėsit ushtarėsh prej tetė vetash dhe e vranė me tė shtėna armėsh, nė vendin e quajtur "Gezden tė Stebleves", mė 7 qershor 19915. Haziz Lila i pėrket martirėve tė gjuhės dhe tė shkollės shqipe.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •