Vepra e Hoxhė Ef. Jakup Hasipit dėshmi e gjallė
Edhe pse u nda nga jeta e kėsaj bote, hoxhė Jakup ef. Hasipi pėr shumė kohė do tė mbetet nė kujtimet e njerėzve.
Ai me veprimtarinė e tij tė palodhshme arriti tė bėhet njė personalitet i cili depėrtoi shumė shpejt nė shpirtrat e njerėzve. Vepra e tij do tė mbetet dėshmi pėr historinė. Historia gjithmonė ka rezervuar nėn ombrellėn e saj vend pėr njerėzit tė cilėt kanė lėnė vepėr prapa tyre. Sigurisht se edhe molla Jakupi me veprimtarinė e tij do ta ketė vendin e vete tė merituar nė historinė e kėtyre trojeve. Nuk ėshtė e nevojshme tė shkruhet pėr t'i ngritur lartė personalitetet si molla Jakupi, sepse nė fund tė fundit vet veprimtaria e tyre i bėnė tė mbeten tė paharruar. Figurat si hoxhė Jakupi duhet tė pėrkujtohen pėr mos t'i mbetur borxh gjeneratave qė po i lėmė mbrapa, duke i mundėsuar tė kuptojnė se ky popull nė mesin e vet ka pasur njerėz me tė cilėt ata do tė krenohen dhe do tė ndėrtojnė ardhmėrinė e tyre. Shumė personalitete shqiptare tė jetės kulturore qė i takojnė proniviencės islame kanė mbetur tė harruar nėn margjinat historisė. Qarqet elitiste intelektuale, nė tė kaluarėn i qėndronin besnik koncepteve tė realizmit socialist, tė njėjtit tani tė veshur me petkun e demokracisė na mbajnė leksione nė emėr tė shtresimeve tė reja kulturore drejt integrimeve evropiane, dhe kėshtu, gati pėr njė shekull kėto personalitete nga kjo elitė intelektuale e popullit tonė po vazhdojnė tė mbeten tė pa hulumtuara. Kontributi i kėtyre personaliteteve tė ndikuara ideologjikisht dhe tė formuara intelektualisht nga kultura dhe qytetėrimi islam, asnjėherė nuk mundė tė kontestohet pėr sa i pėrket ruajtjes dhe formimit tė identitetit tonė kombėtarė.
Jeta dhe shkollimi
Hoxhė Jakupi u lindė nė fshatin Sllupēan. Familja e tij shquhej pėr njė traditė fetare. Shkollimin fillor e kreu nė vendlindje. Shkollėn e mesme e mbaroi nė Medresetul e Mesme "El- Furkan", nė Damask tė Sirisė. Me sukses mbaroi fakultetin nė Universitetin e Al - Ez-herit tė famshėm ku diplomoi mė shkencėn e tefsirit, nė Kajro tė Egjiptit. Kolegėt gjithnjė e kujtojnė pėr aftėsitė e jashtėzakonshme tė memorizimit dhe hulumtimit tė shkencave islame. I vazhdoi studimet pasuniversitare nė Bejrut tė Libanit nė universitetin "Evzai".
Aktivitetin e tij e filloi si imam nė Leverkusen tė Gjermanisė. Nė vitet e nėntėdhjeta tė fundshekullit tė kaluar kur tė gjithė po vraponin pėr njė jetė mė tė mirė ekonomike nė Perėndim, pėr shkak kushteve tė vėshtira nė trojet tona, ai vendosi tė kthehet nė vendlindje.
Kėto ishin vitet kur po bėheshin kthesa tė mėdha jo vetėm nė vendin tonė. Era e tranzicionit nga sistemi monist nė atė pluralist i pėrfshiu edhe vendet tona. Trashėgimia e kaluar e sistemit monist do ta lėndoj thellė shpirtin e njeriut. Jemi dėshmitarė se edhe pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė mund tė lirohemi nga njėmendėsit, sjelljet, tė perceptuarit e gjėrave nga trashėgimia e tė kaluarės. Me njė trashėgimi tė kėtillė kulturore adoptimi me vlerat e sistemit demokratik ėshtė duke u bėrė shumė i vėshtirė. Mė sė shumti qė do tė pėsojnė nga tė gjitha shtresat e shoqėrisė nė periudhėn e tranzicionit do tė jenė hoxhallarėt. Kur tė gjithė pėrpiqeshin tė ballafaqoheshin me realitetet e reja tė krijuara nė periudhėn post komuniste, tė vetmit do tė jenė hoxhallarėt tė cilėt nuk do tė tentojnė tė mendojnė ndryshe, pa bėrė pėrpjekje pėr tė ndryshuar mentalitetin e vjetėr. Nė rrethana tė kėtilla shoqėroro historike shumė tė vėshtira e filloi aktivitetin e vet hoxhė Jakup ef. Hasipi. Ndoshta ky ėshtė momenti vendimtarė ku ne duhet tė vėrejmė rolin dhe rėndėsinė e paraqitjes sė figurės sė molla Jakupit. Ai ishte ndėr tė parėt qė solli njė metodologji tė re nė mėnyrėn e tė interpretuarit tė Islamit. Deri nė kėtė kohė interpretimi i tė vėrtetave tė islamit ishte shumė i kufizuar dhe atė, vetėm nė disa aspekte selektive siē ėshtė fusha ibadetit - adhurimeve. Ligjėrata e molla Jakupit nė xhaminė e tij ishin njė provokim pėr masat qė tė zgjohet nga letargjia mė se gjysmė shekullore e besimtarėve shqiptarė. Ato filluan ta provokojnė edhe masėn intelektuale duke argumentuar se islami prodhon vlera universale dhe se ai ėshtė njė alternativ pėr njeriun bashkėkohorė i ngarkuar nga njėmendėsit e filozofisė materialiste. Posedonte forcėn e argumentit dhe asnjėherė nuk frikohej ta thoshte tė vėrtetėn. Kishte aftėsi tė shprehurit, me njė bagazh tė madh tė literaturės sė lexuar qė i mundėsonte gjithnjė nė ligjėratat e tij tė jetė bindės dhe tėrheqės. Kjo ishte arsyeja pse njerėzit ditėve tė xhumasė kalonin me qindra kilometra pėr tė prezantuar nė ligjėratat qė i mbante nė xhaminė e tij.
Popullariteti dhe Rezistenca
Hoxhė Jakupi shumė shpejt do tė bėhet i njohur me ligjėratat e tij nė tė gjitha viset shqiptare. Gjithnjė ishte nė lėvizje, posedonte njė energji tė madhe pėr tė vepruar. Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės ishin bėrė itinerar i tij zakonshėm. Mbi pesė mijė ligjėrata tė mbajtura, Cd dhe kaseta tė panumėrta bėnė tė mundur qė shpjegimet e tij mbi islamin tė depėrtojnė nė shumė familje shqiptare.
Ky popullaritet kaq i madh pėr njė kohė kaq tė shkurtėr, filloi tė bėhet pengesė e shumė qarqeve tė ndryshme tė cilėt ngritjen e tij nuk shikonin me sy tė mirė. Ēdo praktik e re e tė menduarit sidomos nė periudhėn e transformimeve ballafaqohet me mospajtime dhe kundėrshtime.
Njė vėshtrim kritik dhe objektiv ndaj figurės sė hoxhė Jakupit na detyron tė flasim edhe pėr gjėrat pėr tė cilat ndoshta do tė ishte mė mirė tė heshtet. Ėshtė e natyrshme qė edhe idetė e molla Jakupit tė hasin nė rezistencė nga shtresa dhe qarqe tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare sidomos kur bėhet fjalė pėr mėnyrėn e interpretimit tė islamit me koncepte krejt tė reja tė cilat ai me mjeshtri tė rrallė ia ofronte auditoriumit shqiptarė. Bindjet e disa njerėzve tė formuara pėr islamin me prapavijė qėllimkeqe tė cilat vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite kurrė nuk do tė pajtohen me konceptet tė cilat i shtjellonte molla Jakupi mbi Islamin, dhe ndoshta deri nė njė masė tė caktuar kjo ishte e kuptueshme, kur tė merret pėr bazė rrethanat e formėsimit tė tyre ideor dhe intelektual. Mirėpo do tė mbetet shumė e pakuptueshme dhe jo e natyrshme, rezistenca dhe propaganda qėllimkeqe e disa qarqeve nga vetė hoxhallarėt qė ia shkaktuan veprimtarisė sė molla Jakupit. Kjo ėshtė ajo ana e errėt e medaljes kundėr kėsaj figure tė pazėvendėsueshme pėr sa i pėrket domenit tė ligjėrimit ndoshta edhe pėr shumė kohė nė mesin e shqiptarėve. Atakimet dhe nėnēmimet nga mė tė ndryshmet pėr ta denigruar personalitetin e hoxhė Jakup ef. Hasipit nuk ndikuan nė zbehjen dhe suksesin e aktivitetit tė tij. Qėndrimi pranė tė vėrtetės duke u mbėshtetur nė fuqinė e argumentit mundėson hapjen e shtigjeve tė reja pėr depėrtimin e tė vėrtetės sa do qė e urrenin tė tjerėt. Ende na janė tė freskėta akuzat e pabaza dhe tendencioze tė cilat me qėllim drejtoheshin drejt kėsaj figure e cila dal nga dal po ngjitej drejt zenitit. Pėrkundėr gjithė kėtyre ngjarjeve jo tė mira qė ndėrlidhen me njė periudhė tė jetės sė tij, ai thoshte se myslimanėt e kanė pėr detyrė tė falin por jo edhe tė harrojnė. Duke falur dhe mos harruar do tė jemi mė tė pėrgjegjshėm ndaj vetės dhe shoqėrisė. Kėshtu veprojnė vetėm ata qė kanė njė kulturė tė gjerė tė diturisė dhe imanit - besimit nė All-llahun e Lartėsuar, thellė tė ngulitur nė zemrėn e besimtarit. Ne hoxhallarėt, duhet tė mėsohemi me kritikėn dhe autokritikėn objektive sepse kjo na mundėson tė shėrojmė plagėt, t'i evidentojmė dhe evitojmė pengesat e paraqitura nė rrugė, nėse do tė donim tė jemi konkurrues tė denjė me tė tjerėt.
Pengesė tjetėr evidente nė veprimtarinė e tij ishin edhe strukturat e ndryshe tė sigurimit tė qarqeve sllavo maqedonase, tė cilat qė nga fillimi me kujdes kujdestaronin veprimtarinė e molla Jakupit. Shpesh herė ftohej nė biseda tė gjata informative. Ata e bėnin punėn e tyre ndėrsa hoxha asnjėherė nuk luhatej nga kėto presione dhe vazhdonte tė bėnte punėn e vet.
Pjesė e veēantė e veēantė e veprimtarisė sė figurės karizmatike tė molla Jakupit, ėshtė periudha kur shqiptarėt filluan rezistencėn e armatosur ndaj forcave milibare dhe paramilitare tė makinerisė ushtarake tė Maqedonisė. Rezistenca e ushtarėve tė UĒK-sė nė Sllupēan bėri jehonė tė madhe te tė gjithė shqiptarėt. Lufta e pėrgjakshme e ushtarėve shqiptarė nė Sllupēan u bė dėshmi e qėndresės heroike pėr dėshirėn dhe sakrificėn popullit shqiptarė pėr tė jetuar tė lirė dhe tė barabartė me tė tjerėt, duke mos dashur asnjėherė tė konsiderohen tė pėrbuzur dhe tė shtypur nga dikush tjetėr. Pjesė e kėsaj lufte dhe rezistence ishte edhe molla Jakup ef. Hasipi i cili jo rrallė herė nė ligjėratat e tij kishte thirrur pėr pėrgatitje shpirtėrore dhe fizike pėr kėto momente vendimtare pėr popullin shqiptarė. Molla Jakupi u gjend pran popullit tė tij edhe nė paqe edhe nė luftė atėherė kur mė sė shumti popullata kishte nevojė pėr tė.
Nexhmedin Ademi
Krijoni Kontakt