Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 73

Tema: Më tej…

  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sipërfaqja

    Mos! Po bëhesh sipërfaqe
    Masë pa masë po kthen trupin
    Po zhduk të përparme e të prapme
    Nuk ke më ekzistent, Unin!

    Tani je vetë sipërfaqja
    Asgjënë e asgjësë po shikon
    Zemrës së zemrës i iku rrahja
    Shpirti, vetë shpirtit i mungon!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    58
    Te pershendes Mondishall,gjithmone me kane pelqyer vjershat e tua,pamvaresisht se vete nuk krijoj,i kuptoj dhe i ndjej ato. Eshte e vertet se vetem kur te jesh larg vendit tend e kupton mallin qe ke per te. Kete e kam pare tek te afermit tane qe kemi jashte shtetit.
    Suksese te metejshme ne krijumtarine tende.

  3. #13
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    ...Me tej....thua do mbarojme?
    sic shpraz untia pjaten me pilaf .
    Kujtimet dhe vargjet "Me Tej" ,do te mbijetojne.
    Do te mbesin gjurme si nje epitaf.



    Te pershendes mondi vllazerisht, njekohesisht te lutem percilli ngushllimet e mija te sinqerta djalit tend per humbjen tragjike te shokut te tij...

    me nderime,
    bili
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 23-09-2008 më 13:44
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit nine gje per preferencen e poezive. Vazhdofsha pa te zhgenjyer ndonjehere.
    Mik bili, me emocionuan fjalet e tua shprehur me vargje. Te falenderoj qe dhe ne nje rast te tille dhimbjeje per nje shok te djalit, por qe e kishim si djale shtepie, ndodhesh kaq prane me fjalet ngushelluese.

    Po vazhdoj akoma ne nje linje me poezite me lart, pa mundur te hidhem, sic jam ne natyren time, ne larmishmerine e ngacmimeve te jetes, por patjeter qe kjo do ndodhe m e t e j...

    Përkulja

    Akoma aty e kërkoni përkuljen
    Në shtyllën kurrizore të harkuar
    Në sytë e lodhur që mbyllen
    Në të sotmen që si dje ka filluar?

    Tjetërkund rri drejtuar përkulja
    Për ligj graviteti s’do t’ja dijë
    Eh, ç’tallet me ty dhe me mua
    Dhe me ata që hilenë ja dinë!

    E kthyer në hile të hilesë
    Jeton mes botës së dyzuar
    Pa të s’do jetonte tjetra pjesë
    Pa ne, s’do jetonin të dyja!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Asaj bote

    Ç’grindemi kështu në të gjallë
    Të të pres, a do më presësh asaj bote?
    E di që kjo punë nuk ka rradhë
    Por lutem të më vish pas shumë motesh!

    Aty, thon’, bën ftoht’ e në pranver’
    E pra, ajd’ vazhdojmë si në gjallje
    Kur shtratit më çon mua të ta nxeh
    Dhe vjen e më mahnit si shtojzavalle!

    Ta dish, që i ndezur do të pres
    E ç’rëndësi do ketë forma e trupit?
    Do jetë koha e shpirtrave në qejf
    Që qejfit s’do t’ja gjejnë kurrë fundin!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mes krijimit…

    Ja fala natës mendimet
    Në ditë u shndërrua, çuditërisht
    Ç’më mbetën hutuar instinktet
    Që shkrehen veç në errësir'.

    Po ti, pse ke turp e dashur
    Që dita të shikon lakuriq?
    Unë natën zili e kam patur
    Sot le të na ket’ ajo zili.

    Ja fala ditës instinktet
    Dhe dielli në hënë u kthye
    Ç’më mbetën hutuar mendimet
    Që dritën e duan mbi krye.

    Ooh, e dashur, ç’po më shfaqesh
    E paturpshme në lakuriqësi
    Mendimet dhe instinktet përplasen
    Mes krijimit të një epshi të ri.

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mondishall i dashtun. U trondita nga fatkeqësia e djaloshit që u aksidentua dhe yt bir e kishte shok e dashamirë. Ju lutem edhe në emrin tim ngushellojeni atë familje të nderuar dhe veçanerisht birin tuaj në kete dhimbje te pa masë.
    Respekt për të gjithë ata që na mungojnë po ju hedh në këtë temë nje krijim timin.

    Më mungon sinqerisht.
    ndaj rri menduar me shpirtin bosh.
    Rrugës më tregojnë me gisht.
    ...eci...zvarritem...heq këmbët osh...

    Bën mirë që më mungon!
    Ty edhe Zotin nuk u kam pranë...?!
    Nëse qënia ime, Zotin Adhuron
    Zemra nga mungesa yte, qanë....
    vetëm qanë.

    Sa mirë që më mungon!
    Përndryshe një ditë do të ndaheshim
    Do të ndaheshim që të mbyteshim në...mallë
    dhe pastaj të këndonim refrenin
    SA ME MUNGON!
    E mban mend, sa pak u deshëm kur ishim gjallë.


    Shenim: "Sa mire qe me mungon" eshte nje varg qe presupozon te mos gjykojme vendimet e Zotit! Ai zgjedh! Nuk mbledh, Pranoni edhe njeherë ngushellimet e mija.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Mondishall i dashtun. U trondita nga fatkeqësia e djaloshit që u aksidentua dhe yt bir e kishte shok e dashamirë. Ju lutem edhe në emrin tim ngushellojeni atë familje të nderuar dhe veçanerisht birin tuaj në kete dhimbje te pa masë.
    Respekt për të gjithë ata që na mungojnë po ju hedh në këtë temë nje krijim timin.

    Më mungon sinqerisht.
    ndaj rri menduar me shpirtin bosh.
    Rrugës më tregojnë me gisht.
    ...eci...zvarritem...heq këmbët osh...

    Bën mirë që më mungon!
    Ty edhe Zotin nuk u kam pranë...?!
    Nëse qënia ime, Zotin Adhuron
    Zemra nga mungesa yte, qanë....
    vetëm qanë.

    Sa mirë që më mungon!
    Përndryshe një ditë do të ndaheshim
    Do të ndaheshim që të mbyteshim në...mallë
    dhe pastaj të këndonim refrenin
    SA ME MUNGON!
    E mban mend, sa pak u deshëm kur ishim gjallë.


    Shenim: "Sa mire qe me mungon" eshte nje varg qe presupozon te mos gjykojme vendimet e Zotit! Ai zgjedh! Nuk mbledh, Pranoni edhe njeherë ngushellimet e mija.
    Vizita dhe ligjerata tuaj prekese per te munguarit, miku im Agim, me emocionojne vertet, kurse vargjet, aah, vargjet, po i le me mire ne bukurine e tyre te flasin e na kenaqin vete.
    Falenderim e perqafim nga Mondi, qe nuk harron sa te jete jeta fjalet e tua inkurajuese e vleresuese, qysh ne temen e pare me poezi ne kete forum.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Grimca e Zotit

    Jam Grimca e Zotit
    E padukshmja e dukshme, kudo
    Ju duket se pranë më afroheni
    Por unë më tej afrimit, shkoj!

    Kështu ësht’ më mirë për mua
    Për ju, akoma më mir’
    Ndryshe do kisha mbaruar
    Së bashku me ju, në hiç!

    Jam vërtet, Grimca e Zotit
    Asgjëkundi e kudo, njëkohësisht
    Nëse vërtet një dit’ do më zbuloni
    Kjo botë do kthehet, në ISH!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  10. #20
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Me tej u mundova te shkoj
    Ndalova
    Diqka me doli perpara
    Ne vend numrova!

    Te kthehem mbrapa u mundova
    As kjo nuk me shkoj
    Mbeta atu ku isha
    Ne vend numroj!

    Me tej te shkoj pa ty
    Nuk me shkohet
    Prap me mire keshtu
    Ne vend te numrohet!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •