Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 73

Tema: Më tej…

  1. #61
    Gjithcka e mire ka Fund!! Maska e Warning
    Anëtarësuar
    21-09-2008
    Vendndodhja
    Prishtine!!
    Postime
    504
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Tjetër jetë!

    E di që do kem dhimbje
    Gëzimet, pak i di
    Kjo botë me ardhje-ikje
    Më pranë dhimbjes rri.

    Ç’më duhet profecia
    Dhe fati, vetëm fat?
    Pak janë dhimbjet e mia?
    Gëzimi, po, ësht’ pak!

    Pa lermëni të qetë
    Nuk jam, jo, fatalist
    E di që tjetër jetë
    Do ketë më shumë gëzim!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
    Miremengjesi Mondi. Nje mengjes te mire e nje vikend te kendshem




    Nuk e di se kur u linda
    nuk ed i se sa vjet kam
    pleqeria me mundon ne rini
    e rinia ne pleqeri,asgje me nuk di

    Cfare jam apo cfare beje
    njeri,kafshe apo njo gja e pazakonte
    e cila ka shpirt
    Sa do doja te dija se cila jam
    cka beje ne kete bote te shthuru
    ku cdo gje me ze frymen
    as ajer nuk mund te marr
    me duket se dikush me ze driten
    e nuk mund te shoh as diellin
    henen po as naten
    Sa qef do te kisha te ndeja,te shihja
    te mendoja per gjera te bukura
    me as kengen e zogjeve nuk e degjoje
    as aromen e luleve nuk e nuhas
    me as trupin tim nuk e ndjej
    me nuk shoh as enderra te bukura
    e as te frikshme
    Me nuk jam ajo qe isha,
    Me nuk e di se cila jam
    Apo sa vjet kam
    Apo kur e lindur jam!!!
    !Gjeja me e mire dhe me e keqe e njeriut eshte gjuha!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E larmishmerove temen Warning dhe per kete te falenderoj. Te pershendes me vargjet e meposhtme...

    Shpirti i diellit

    Ja veshe moshës, e dashur, dhe një vit
    Eeh, mosha, ngrin dhe në pranver’!
    Por para meje zhveshe turpësin
    Dhe trupin tim, më shumë ma nxeh.

    S’di ç’ke marë nga dielli, as dua t’ja di
    Ai mbase kërkon, të dijë nga ty ç’ka marë
    Di që shpirti tënd, është dielli im
    Di që shpirti i diellit, qenkërke ti prapë!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe me Kaq

    Vazhdimisht kjo vetja ime
    Është e zënë me “punë” për ty
    Nuk ta them që të çuditesh
    Vetë çudia është aty.

    Dhe kur s’të mendoj, të ndjej
    Kur s’të ndjej, rri të mendoj
    Kur s’të kam, prapë të prek
    Kur s’të prek, prapë të shijoj!

    Nuk të njihja dhe të kisha
    Tash të njoh, më shumë të kam
    Dhe me Kaq, uroj që linda
    Pse, do lindja dot pa Kaq?
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  4. #64
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Dhe me Kaq

    Vazhdimisht kjo vetja ime
    Është e zënë me “punë” për ty
    Nuk ta them që të çuditesh
    Vetë çudia është aty.

    Dhe kur s’të mendoj, të ndjej
    Kur s’të ndjej, rri të mendoj
    Kur s’të kam, prapë të prek
    Kur s’të prek, prapë të shijoj!

    Nuk të njihja dhe të kisha
    Tash të njoh, më shumë të kam
    Dhe me Kaq, uroj që linda
    Pse, do lindja dot pa Kaq?
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
    Mondi s'mund te ikja pa i hedhur nje sy faqes tende dhe si gjithmone aktiv shume i zhdervjellte me poezi te mira.Vazhdo mondi Me tej siç e ke filluar.Te uroj nje fundjave te kendshme.Me respekt Rizai

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Mondi s'mund te ikja pa i hedhur nje sy faqes tende dhe si gjithmone aktiv shume i zhdervjellte me poezi te mira.Vazhdo mondi Me tej siç e ke filluar.Te uroj nje fundjave te kendshme.Me respekt Rizai
    Tashme miku im riza, hyjme e dalim tek njeri-tjetri si ne shtepine tone. Kjo tregon afinitetin tone te madh dhe deshiren per te vazhduar kete lidhje kaq te domosdoshme shpirterore. Faleminderit per c'ka shkruan!
    Te pershndes me pak vargje...

    Dhe i pirë

    Ooh, ç’po qesh më shumë se qeshja
    Dhe se qarja, më shumë qaj
    Më e bukur më duket vetja
    Dhe shëmtia, s’mbetet pas!

    Eeh, ç’po më roitën mendja
    Në çast ndjehem më i zgjuar
    Tekanjoze bëhet pena
    Ç’i them unë, tjetër shkruan!

    Aah, ç’po bëj çudi me veten
    Esëll tek lexoj, ç’kam shkruar
    Vargjet kursesi s’u dehën
    Dhe të pirë, s’më turpëruan!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jam NJERI!

    Jam krijesë absolute
    Hë për hë në gjithësi
    S’ka si mua,
    më të bukur, më të zgjuar
    Jam Njeri, Njeri, Njeri!

    Shkatërroj, krijoj, ndërtoj
    S’ndodh kështu në gjithësi?
    Nëse Zotin e pranoj
    S’duhej t’isha ky Njeri!

    E kush thotë, ka mbi mua?
    Poshtë meje, s’bëj çudi
    Nuk di kush më ka krijuar
    Pse, mos vall’ Zoti e di!?

    Do vazhdoj siç kam vazhduar
    Jam Njeri, Njeri, Njeri!
    Qenie tjetër,
    më e bukur, më e zgjuar
    Po ja mbajti, le të vij!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Puthja e Judës

    Një herë, o Krisht, të puthi Juda
    Thonë, Ti e dije ç’të priste pas saj
    Qysh atëhere, besoj që puthja
    Në besnike dhe tradhtare u nda!

    Qysh atëhere të gjithë jemi pak Judë
    Pak Krisht a jemi, s’e them me siguri
    Puthjen mijra herë, gati mbajm’ mbi buzë
    Më shumë se mijra herë, të puthim, o Krisht!

    Nëse atëhere e dije se ç’të priste
    Sot, vetëm më thuaj, e di se çfar’ na pret?
    Ti në fund të fundit, një Krisht i vetëm ishe
    Dhe Juda ishte një, në fatin e vet!

    Më beson që mua po më lodhin puthjet
    Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?
    Se sa herë nga shpirti im dalin lutjet
    E pësoj më keq se Ty në kryqëzim?

    Nuk kërkoj, o Krisht, si Ty, ringjallje
    Ehuu, unë vdes e ringjallem çdo dit
    Kërkoj të ndalosh puthjen tradhëtare
    Që tallet me mua, po dhe me Ty, o Krisht!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Miq forumiste, qe ndaleni rruges per ketu dhe me nderoni me viziten tuaj aq dashamirese, ju falenderoj, pershendes dhe perqafoj te gjitheve miqesisht!
    Te gjithe mendojme, fantazojme dhe sigurisht qe deshirojme per Më tej, per nje Më tej... me te mire, me njerezore, me lumturore. Mes nje gjendjeje te tille, s'di as vete se si hodha ne leter castet e tilla ndjesore, por ashtu sic me vjen ndoresh ne te tilla raste, pra me vargezim. Vetem se kete rradhe, kerkoj nga ju te anoni me shume ne ate c'ka shpreh dhe deshiroj e jo ne rregullsine dhe figurat poetike. Me shume se poezi, eshte nje e folura ime me vargje, qe perben kete rradhe epilogun e temes, Më tej... FALEMINDERIT! Mondi


    Mes natyrës…

    Kjo bukuri natyre
    Ç’më mori frymëzimin
    Më la vargun pa hyrje
    Pa fund ma la mendimin.

    Më futën brenda saj
    Nuk jam më vetja ime
    Më shumë se vetja jam
    Tek rroj kësaj çudie…

    …Pema…
    Nëndheut bëhem farë
    Dhe ndjej dhimbjet e lindjes
    Mbi tokë pastaj dal
    Dhe ndjej qejfin e rritjes.

    Çudia ndodh më pas
    Kur duar kam me dhjetra
    Me mijra gjethe mbaj
    Dhe ndjehem Mondi-Pema.

    Ndryshe provoj stinët
    Tek ndjej ripërtëritjen
    Qetësinë, fëshfërimën
    Dhe errërave, dridhjen.

    Ndryshe nga njerëzia
    I vishem pranverës
    Në dimër paturpësia
    Lakuriq më çveshën.

    Si veshur, e si çveshur
    Unë prapë pemë mbetem
    Kështu vazhdoj ndër shekuj
    Zilinë e kam me veten….

    .…Ujë…
    I lëngshëm në çast kthehem
    Burimesh gurgulloj
    Vazhdoj më pas rrjedhjen
    Dhe ndjehem Uji-Mond

    Oh, çfarë jetë e ujshme
    S’i ngopem kurrë vetes
    Në fund mes detit futem
    Dhe prapa kurrë s’kthehem!

    Si lumë e si det
    Unë prapë mbetem ujë
    Dëgjoj të thon’ s’ka jet’
    Atje ku mungoj unë….

    ….Ajër…
    Më duket se po zhdukem
    As njeri, as pemë, as ujë
    Mes grimcash, grimcë futem
    Pa formë, pa peshë, pa ngjyrë.

    Më mer Toka me vete
    Oh, sa më mban me hatër
    Kudo jap frymë jete
    Dhe ndjehem Mondi-Ajër.

    I pastër, i papastër
    Veç fajin s’ma ka vetja
    Unë mbetem prapë ajër
    Unë mbetem prapë jeta.

    ….Diell…
    Ku jam, as vetë s’e di
    Oh, sa e vogël Toka
    Më duket se po ndrit
    Nga dielli rreze dola.

    Largohet errësira
    S’më ndalën dot asgjë
    Në tokë lindën dita
    Dhe ngrohtësi mbi të.

    Miliona vite kështu
    Gjithë vetja më shkëlqen
    Me Tokën mik më shum’
    Dhe ndjehem Mondi-Diell.

    ………
    Moj Pemë, o Ujë
    O Ajër, o Diell
    Mos u zhdukshi kurrë
    Që i pazhdukshëm të jem!

    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Mirëmëngjes mik i nderuar - m'i hape sytë e ma freskove mëndjen, me këto vargjet kulmore...

    Ec më tej Mondi, ec, e ec, e ec... deri në pambarim...

  10. #70
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Më bëre të rikthehem dhe njëherë këtu i dashur mik, i shtytur nga ç'shkruan më lartë. Unë rastësisht kalova për vizitë, dhe ja, ku bëra log-in prapë. E kisha hedhur çelësin e ksaj porte diku tej, per të mos ta përdorur më, por, nuk munda t'i rezistoja tundimit se, duhej ti thoja nja dy fjalë mbas ç'ke shprehur më lartë, dhe ja ku jam.

    Do te bredhin stinët tej në park
    Do të çelin sythet, e do të bjenë
    Ti do të jesh një botë më larg
    Atje ku yjet shkojnë të flenë

    Dhe nëse malli do ti marrë
    E rreze drite do kërkojnë
    I ftoj të mbyllin sytë në paq
    Dhe lehtë të nisin ëndërrojnë

    E kur të zgjohen të kenë kuptuar
    Se pa yje, e zezë është nata
    Të vijnë të falen të përmalluar
    -Na lër o Yll të ndjekim mbrapa.

    Për më tej i dashur mik, FALEMINDERIT Ty për rrezet që na dhurove gjer sot, sepse jam unë, jemi ne dashamirësit e poezisë dhe artit ata që duhet të falenderojnë.

    I nderuar
    Përqafimet e mia të sinqerta
    Me respekt
    Leonard Seiti.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •