Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 73

Tema: Më tej…

  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Eh sa vende kane gabuar i dashur Mondi!
    Keshtu ka per te vazhduar deri ate dite kur mos te vendose partia.
    Qofsh mire dhe nje mbremje e nate te bukur!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qaj, o vendi im!

    T’i njoh malet
    T’i njoh fushat
    Ujrat që të njomin.
    T’i njoh hallet
    T’i njoh luftrat
    Tmerret që të zgjonin.

    T’i njoh plagët
    Raskapitjet
    Qarjet edhe klithmat.
    T’i njoh fjalët
    Perpelitjet
    Të dobtit dhe trimat.

    Shumë të njoh
    Më njeh pak
    Jo si nëna birin.
    Ndaj rënkoj
    Për ty qaj
    Bashkë me mërgimin!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Burgu i lirisë sime

    Thua bëra tradhëti
    Se më vajti syri shtrembër?
    Thua burgut do të rri
    Me akuzën, “Pe një femër!”

    Thua bëra tradhëti
    Se udhëtova fantazisë?
    S’do ket’ burg në gjithësi
    Për kët’ “faj” të njerëzisë!

    Veç unë kam një argument
    Sa shkencor, aq të vjetër
    Si ta them, si mos e them
    Ishte ç’ishte, s’ishte vepër!

    Ndaj e dashur, të kam ty
    Dhe gjykatëse, edhe burg
    I dënuar përjet’ hy
    Dhe s’kërkoj lirinë, kurr’!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Gojeembeli Agim ma ben me te embel krijimtarine, edhe kur s'e ka sheqerin ne masen e duhur. Nuk e them per shprehje modestie, sepse mua keshtu me duket gjithmone, qe ne gatim mbetem gjithmone borxhli ndaj hedhjes sakte te masave.
    Por edhe dua te besoj ama, dhe ne kete rast nuk e them per mungese modestie, qe ju Agim, duke patur sinqeritetin dhe realizmin ne natyren tuaj, shprehni nje gjykim qe e ndjeni, pra te vertete. Ne te dy rastet, une ju falenderoj dhe vleresoj mendimin tuaj.

    Bo, boo, paska kaluar mesnata dhe une zjgatem e zgjatem sikur te jem pushim neser. Nje naten e mire me pak vargje per percjellje krevatit te gjumit...

    Pas grevës

    Më i varfër Ai s’fjeti
    Më i pasur Unë s’u zgjova
    Siç u ngrys, u gdhi qyteti
    Pak më shumë, hallet tona.

    Dhe kështu vazhdon kjo lojë
    Ditë e re, kësmet i ri
    Shah e mat, kur do ndodhë
    Ta kap Unë, jo Ai?
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)



    Pershendetje Mondi !
    Me terhoqi kjo puna e pagjumesise si nje shqetesim i perbashket i races sone qe do ti bej te gjitha, dhe punen, dhe krijimin, dhe studimin.
    Optimizmi i vargut , me kapjen mat, me beri te buzeqesh se mendova se gjeta aleat metaforen tende per te zene dhe une mat hallet e oret e ma.

    E bukur kjo poezi Mondi.
    Urime dhe muze.

  5. #55
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Burgu i lirisë sime

    Thua bëra tradhëti
    Se më vajti syri shtrembër?
    Thua burgut do të rri
    Me akuzën, “Pe një femër!”

    Thua bëra tradhëti
    Se udhëtova fantazisë?
    S’do ket’ burg në gjithësi
    Për kët’ “faj” të njerëzisë!

    Veç unë kam një argument
    Sa shkencor, aq të vjetër
    Si ta them, si mos e them
    Ishte ç’ishte, s’ishte vepër!

    Ndaj e dashur, të kam ty
    Dhe gjykatëse, edhe burg
    I dënuar përjet’ hy
    Dhe s’kërkoj lirinë, kurr’!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

    ahahhaha.
    Mondi i dashur, shume frymezim i kendeshem i ciltert dhe aktual ky i yti.
    Xhelozia ne dashuri eshte nje psikoze mjaft e cuditeshme qe zor ta gjesh fillin...
    Thjesht e madhe kjo,pa harruar te permend edhe romancen e bukur qe mbart ne vetvete.
    Me respekt.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga GeoF Lexo Postimin
    Pershendetje Mondi !
    Me terhoqi kjo puna e pagjumesise si nje shqetesim i perbashket i races sone qe do ti bej te gjitha, dhe punen, dhe krijimin, dhe studimin.
    Optimizmi i vargut , me kapjen mat, me beri te buzeqesh se mendova se gjeta aleat metaforen tende per te zene dhe une mat hallet e oret e ma.

    E bukur kjo poezi Mondi.
    Urime dhe muze.
    Me urimin tend Gentian cela mbremjen e sotme ketu dhe me thene te drejten ngacmimin e muzes po e ndjej, aq sa me siguri ka per te me kapur mat. Faleminderit mik dhe vazhdofsh suksesin me te tjera krijime pas Ikonave te thyera.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga INDRITI Lexo Postimin
    ahahhaha.
    Mondi i dashur, shume frymezim i kendeshem i ciltert dhe aktual ky i yti.
    Xhelozia ne dashuri eshte nje psikoze mjaft e cuditeshme qe zor ta gjesh fillin...
    Thjesht e madhe kjo,pa harruar te permend edhe romancen e bukur qe mbart ne vetvete.
    Me respekt.
    Indriti
    Do genjeja veten, Indriti, por me keq akoma, lexuesin, nese ate qe ndjej e jetoj perditshem, do ta devijoja nga realizmi duke e endur moralizimeve hipokrite. Te falenderoj dhe mar fryme me lirshem, pas fjaleve te tua te sinqerta. Miqesisht dhe perzemersisht, Mondi

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Me urimin tend Gentian cela mbremjen e sotme ketu dhe me thene te drejten ngacmimin e muzes po e ndjej, aq sa me siguri ka per te me kapur mat. Faleminderit mik dhe vazhdofsh suksesin me te tjera krijime pas Ikonave te thyera.
    Mirëmbrëma mik, hiç më shumë e hiç më pak, sa të futem në mes Gantianit e teje, të bëjmë një saxhiak (nëse nuk e kuptoni këtë fjalë, do ta sqaroj apo do ta kërkoj në fjalor kuptimin tjetër)... ku do piqen e piqen vargjet e panumërta...

    Ju përsjëndes e Ju përqafoj me afsh!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jeta me ty

    Për herë të parë, thuhet, kam lindur
    Për herë të parë, thuhet, do vdes
    Për herë të parë, ty të kam pritur
    Për herë të fundit, prap’ ty do të pres!

    Nga gjitha këto, “Për herë të parë”
    Lindjen dhe vdekjen si kuptova kurrë
    Mbase kam qenë gjithmonë i gjallë
    Jeta me ty-diçka më shumë!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ngatërruar!?

    Ke idenë që të dua
    Thjesht me një shikim
    Ta them unë, ke ngatërruar
    Seks me dashurin!

    Nëse njera, tjetrën sjell
    Kjo ësht’ tjetër gjë
    Ku ka dashuri, ka seks
    Ndryshe? Jo gjithnjë!

    Ke idenë qe s’të dua
    Thjesht me një shikim
    Nuk jam, jo, i ngatërruar
    Ç’ma bëre magjin’!
    -----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •