Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73

Tema: Më tej…

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Më tej…

    Më tej…

    Më tej do na gjejnë në qindra vargje
    Më të gjallë se vetë të gjallët
    Loti nga sytë do rrjedhë në faqe
    Si ironi për gjithë të marrët.

    Si ironi për gjithë ata
    Që në të gjallë na penguan
    Të rrojmë mes dheut shqipëtar
    Dhe na degdisën dheut të huaj.

    Eeh, të mjerët e mjeruar
    Fatkeqësi e fatkeqësisë
    Ç’i rëndojnë dheut të bekuar
    Shpirtit të shpirtit të Shqipërisë!

    O kalimtar i kësaj bote
    Me varret tona mos u çudit
    Aty do jemi nëpër mote
    Shqiptarë në kockë, në mish e shpirt!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Miremengjes Mondi!

    E dhimbshme por cfare te besh?!

    Kalofsh nje dite te bukur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kaloi shpejt dita Beso me larmishmerine e saj dhe erdhi mesnata. Te pershendes me vargjet e meposhtme, para te thenes, Naten e mire.

    E dija…

    E dija ç’ishte ikja
    Por jo ikjen e ikjes
    E dija ç’ishte dhimbja
    Por jo dhimbjen e dhimbjes.

    E dija ç’ishte malli
    Por jo mallin e mallit
    E dija ç’ishte halli
    Por jo hallin e hallit.

    E dija ç’ishte e qara
    Por jo qarjen e qarjes
    E dija ç’ishte plakja
    Por jo plakjen e plakjes.

    E di se ç’jam tani
    E ç’rëndësi ka më tej?
    Më keq? Do bëj çudi!
    Pse ka më keq se keq?

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Më tej, do të jemi i dashur mik
    Me mijra vjet drite larg që këtu
    Se dritën tonë s'do t'mund t'a fik
    As ndonjë apokalips që bredh kuturu.

    Përqafime

    Leonard Seiti

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283
    mondishall;2030286]

    E dija…

    E dija ç’ishte ikja
    Por jo ikjen e ikjes
    E dija ç’ishte dhimbja
    Por jo dhimbjen e dhimbjes.

    E dija ç’ishte malli
    Por jo mallin e mallit
    E dija ç’ishte halli
    Por jo hallin e hallit.

    E dija ç’ishte e qara
    Por jo qarjen e qarjes
    E dija ç’ishte plakja
    Por jo plakjen e plakjes.

    E di se ç’jam tani
    E ç’rëndësi ka më tej?
    Më keq? Do bëj çudi!
    Pse ka më keq se keq?


    ----------------------------
    Mondi, Mik i dashur !
    Ti gjithmone vjen me talentin qe une nuk dije te gjej epitetin te te jap ...pergezime per temen e re Miku im ,ndersa kjo qe citova shume e qelluar ,dhe teper e ndjeshme ....paq doren e mbare Mik.
    Dhuro shumë...e prit pak!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fjalet e mbara Caush, mbase ndikojne per dore te mbare. Te falenderoj per gjithshka shprehesh ne temen time.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mos ma vini re kete rradhe miq forumiste per vargjet e meposhtme, qe me shume se vargje jane qarje e shpirtit tim per nje ndodhi se fundi. Nje shok i ngushte i djalit tim 16 vjecar, dje tek shkonte tek klubi i djalit ku shpesh punon te shtunave e te djelave, nuk arriti kurre aty, por mori rrugen e pakthyeshme ne kete bote. Aksidentohet per vdekje ne perplasje me nje veture, duke na shokuar te gjitheve familjarisht, por ne vecanti djalin tim. Eeeh!!!


    Më qan shpirti
    Lot lëshoi syri
    Vargu lotit hyri.

    Kohën s’e kthej prapa
    Që vdekjen ta vdes
    Jetës t’i jap jet.

    Shok i bëhem djalit
    Për shokun e ikur
    Por, jam i paditur.

    Më fal, djal’ i babit
    Aj, ta qajmë bashk’
    Me lot edhe varg’.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Mos ma vini re kete rradhe miq forumiste per vargjet e meposhtme, qe me shume se vargje jane qarje e shpirtit tim per nje ndodhi se fundi. Nje shok i ngushte i djalit tim 16 vjecar, dje tek shkonte tek klubi i djalit ku shpesh punon te shtunave e te djelave, nuk arriti kurre aty, por mori rrugen e pakthyeshme ne kete bote. Aksidentohet per vdekje ne perplasje me nje veture, duke na shokuar te gjitheve familjarisht, por ne vecanti djalin tim. Eeeh!!!


    Më qan shpirti
    Lot lëshoi syri
    Vargu lotit hyri.

    Kohën s’e kthej prapa
    Që vdekjen ta vdes
    Jetës t’i jap jet.

    Shok i bëhem djalit
    Për shokun e ikur
    Por, jam i paditur.

    Më fal, djal’ i babit
    Aj, ta qajmë bashk’
    Me lot edhe varg’.
    qofte i paharruar dhe balta e lehte mbi te,i dashur mondishall.dhimbjet na bejne me te forte.humbjet,me te ndjeshem.

  9. #9
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Më tej…

    Më tej do na gjejnë në qindra vargje
    Më të gjallë se vetë të gjallët
    Loti nga sytë do rrjedhë në faqe
    Si ironi për gjithë të marrët.

    Si ironi për gjithë ata
    Që në të gjallë na penguan
    Të rrojmë mes dheut shqipëtar
    Dhe na degdisën dheut të huaj.

    Eeh, të mjerët e mjeruar
    Fatkeqësi e fatkeqësisë
    Ç’i rëndojnë dheut të bekuar
    Shpirtit të shpirtit të Shqipërisë!

    O kalimtar i kësaj bote
    Me varret tona mos u çudit
    Aty do jemi nëpër mote
    Shqiptarë në kockë, në mish e shpirt!

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)
    Mondi te uroj suksese per temen ere qe ke hapur me nje titull shume kuptimplot.Poezite qe ke paraqitur keto dite ne kete teme i kam lexuar me vemendje.Me sa po shikoj une po e ndjek jeten hap pas hapi.Te uroj suksese ,krijimtari te mbare .Me respekt Rizai.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Riza per urimin!
    Po te jap nje lloj pergjigje me vargje per cka shkruan ne lidhje me ndjekjen e jetes hap pas hapi.

    Iluzion kohe

    Kujtoja se ndiqja kohën
    Ajo më ndjekërka mua
    Ndaj prapa e kthej kokën
    I them, “Më mbetesh hua!”

    Ç’ti numuroj më parë
    E mbytur është në borxhe
    I jap një çek të bardhë
    I them, “Vetveten shtoje!”

    Ç’të shtojë koha e ikur
    Në ikjen e një jete?
    Ma kthen, “Ti s’e ke ditur,
    Pas meje gjithnjë mbete!”

    ----------------------------------------------
    Nëse kthimi prapa vërtet është një budallallëk, mos duhet që ecja përpara të jetë një çmenduri?!(E.SH)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •