Bravo Sala.
_________________________________
Gjatë vizitës në bashkinë e Kamzës, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se qeveria ka angazhuar për Tiranën 160 milionë dollarë.
Qeveria, theksoi ai - ka përgatitur investime për kanalizimet me rreth 120 milionë dollarë, investime për unazën e re të Tiranës me rreth 50 milionë dollarë, ka akorduar për shkollat e Tiranës 2.5 miliardë lekë, i ka akorduar për ujësjellës-kanalizimet 1 miliardë lekë.
“Në tre vjet, Shqipërinë e poshtërimit, e shndërruam në Shqipërinë e shpresës, Shqipërinë e stërhequr, e shndërruam në Shqipërinë e respektuar, Shqipërinë e bllokuar në procesin e integrimit, e kemi shndërruar në Shqipërinë që integrohet. Në tre vjet, ne ia dolëm të nisim dhe të zhvillojmë me mijëra e mijëra projekte në rrugë, shkolla, ujësjellës dhe kanalizime”, ka thënë me këtë rast Berisha.
Në tre vjet, qeveria ime, vijoi Berisha - ndonëse bëri uljet më të mëdha të taksave në Evropë, ia doli të sjellë 3.2 milionë dollarë më shumë, sesa qeveria e mëparshme.
“Sot janë 3.2 milionë dollarë që nuk përfundojnë më në xhepat e pushtetarëve, kontrabandistëve dhe evazorëve, por shndërrohen në rrugë, shkolla, ujësjellës, në paga dhe pensione për qytetarët e Bathores dhe mbarë Shqipërisë”, tha ndër të tjera Berisha. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt