Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Rreziku për shqiptarët nga kriza e bankave në SHBA

    Flet eksperti i fushës, Elvin Meka: Zhvillimi ekonomik "shpëton" Shqipërinë

    Zhvillimi ekonomik dhe mungesa e bazës krahasuese mes dy vendeve e përjashton Shqipërinë nga "virusi" i falimentimit të bankave në SHBA. Edhe pse thelbi lidhet me kreditë e këqija, rritja e të cilave sjell pasoja të rënda për bankën, ekspertë të fushës nuk e shikojnë me shqetësim rastin e falimentimit të njërës prej bankave më të mëdha në Amerikë. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave në vend, Elvin Meka, ka paraqitur disa argumente, pro apo kundër rrezikut që mund të kanosë konsumatorin shqiptar falimentimi i bankave, sikundër ndodhi në SHBA. "Jemi krejt ndryshe, në çdo aspekt. Tregu financiar në SHBA është më i zhvilluar dhe ka specifikë tjetër, kundrejt tregut evropian, e mandej atij shqiptar", shprehet Meka. Megjithatë, eksperti i bankave në vend shton në fund një "por": Është herët për të parashikuar pasojat e radhës ndaj një banke apo shteti tjetër.

    A mund të na thoni se ç‘po ndodh realisht në SHBA?

    Falimentimi i njërës prej bankave më të mëdha në SHBA, "Lehman Brothers", si dhe problemi me bankën "Merrill Lynch", etj., tregojnë qartë se problemet për ekonominë amerikane nuk kanë mbaruar ende. Ajo që tronditi tregjet, duke krijuar pasiguri, nuk është thjesht falimentimi i kompanive të mëdha, se sa ankthi se kur do të përfundojë i gjithë problemi për sistemin financiar amerikan. Aktualisht nuk dihet ende se cila është shkalla e problemeve dhe deri ku do të arrijnë këto efekte negative që erdhën nga kreditë e këqija. Tregu ndërkombëtar po mban ende frymën për të mësuar se cili do të jetë problemi i radhës, pra se cili do të jetë institucioni i radhës që mund të pësojë fatin e keq si bankat e mësipërme. Duhet them se këto banka nuk janë institucione modeste, por veprimtari shumë miliardësh, të cilat në rastin më të keq kanë shtrije deri në 25 shtete të botës. Problemet e këtyre bankave nuk shfaqen vetëm në SHBA, por edhe në ato shtete ku shtrihen degët e tyre, përfshi dhe partnerët me të cilët kanë punuar për vite me radhë. Kjo është frika që shfaqin tregjet.

    Konkretisht, nga erdhi falimentimi i kësaj banke?

    Shkaku kryesor lidhet me rënien e cilësisë së portofolit të investimeve. Ndryshe nga vendet e tjera, në SHBA ka një specifikë sipas së cilës, kreditë kolateralizohen në letra me vlerë. Këto letra me vlerë shiten në bursa dhe blihen nga banka të tilla investimesh. Në këtë pikë, moskthimi i kredive në banka ka sjellë një reaksion zinxhir dhe efekt domino mosshlyerjen ose mospagimin e këtyre letrave me vlerë. Humbja nga shitja e letrave me vlerë dhe rënia e cilësisë së portofolit të investimeve në nivele minimale sollën efektet që tashmë dihen: falimentin e këtyre bankave.

    A e rrezikojnë këto banka ekonominë evropiane?

    Më e ekspozuar nga të gjitha vendet evropiane mbetet Mbretëria e Bashkuar, Anglia. Kjo pasi qendra e dytë financiare pas SHBA-së, vjen Anglia. Shumë nga këto banka që kanë pasur probleme financiare kanë shtrirë degë kryesisht në Londër. Në këtë pikë mund të them se tregu financiar i Londrës mbetet më i godituri. Natyrisht, mbetet për t‘u parë sesa janë të ekspozuara bankat evropiane ndaj këtij fenomeni. Një tjetër vend që rrezikon seriozisht është edhe Japonia, kjo për vet raportet e ngushta financiare që ky vend ka lidhur me SHBA-në. Konkretisht nuk mund të them asgjë për bankat evropiane, kur falimenti i bankave në SHBA ka ndodhur vetëm tri ditë më parë. Çdo gjë do të mësohet me kalimin e kohës. Nëse bankat e mëdha evropiane i kanë dhënë hua bankës amerikane "Lehman Brothers", në varësi edhe të vëllimit të shkëmbimeve mes tyre, natyrisht që ato do të jenë të parat që kërcënohen nga rreziku i falimentimit. Ajo që shqetëson në të vërtetë kontinentin evropian është mungesa e likuiditetit, kjo si rrjedhojë e mungesës së dollarit në treg. Kjo ka sjellë dhe rritje të normës së interesit në dollar.

    Po Shqipëria...?

    Shqipëria nuk është e integruar në sistemin bankar evropian, e për më tepër në atë amerikan. Në këtë pikë frika për një kolaps financiar në vendin tonë nuk duhet të ekzistojë. Natyrisht që Shqipëria është pjesë e ekonomisë globale, ku një tronditje e madhe do të sillte pasoja dhe te ne, më tepër në aspektin makroekonomik.

    Pa dashur të ekzagjerohet, bankat në Amerikë po falimentojnë për shkak të moskthimit të kredisë nga ana e klientëve, kur ndërkohë e njëjta gjë po ndodh edhe te ne, ndoshta jo në ato përmasa. Fenomeni është i njëjtë...

    Unë gjykoj se nuk ka bazë krahasimi midis problematikës që po shfaqet në SHBA dhe pjesërisht në Evropë me Shqipërinë. Në vendin tonë kemi një rritje, jo shumë të madhe të kredisë së keqe, pra të borxheve. Kjo vjen minimalisht nga dy faktorë. E para, ka ardhur si pasojë e rritjes së kreditimit për ekonominë në pesë vitet e fundit, me një mesatare prej 50 përqindësh, e si rrjedhojë edhe të kredive të këqija, pra të pakthyera. Sa më shumë kredi të jepet, aq më tepër do të rritet niveli i atyre klientëve që nuk shlyejnë detyrimet dhe kjo deri diku është normale, pra ndodh në çdo vend të botës. Faktori i dytë lidhet me "regjistrin e kredive", i cili ka nisur punë që në janar 2008, duke ndaluar në mënyrë kategorike qarkullimin e fshehtë të klientëve të këqij. Më parë, bankat qarkullonin klientin, ku ky i fundit një kredi, pra një borxh të marrë nga një bankë e shlyente me një kredi të marrë nga një bankë tjetër dhe kjo situatë vazhdonte deri në përkeqësim të situatës. Regjistri i kredive nuk e lejon një gjë të tillë. Fenomeni i kredisë së keqe në Shqipëri do të jetë një proces i përkohshëm, deri sa ata klientë do të mbesin në "rrjetën" e regjistrit të kredive, duke mos u sjellë problem bankave. Si përfundim mund të them se për të analizuar çështjen e kredive të këqija në Shqipëri na duhet të presim fillimin e vitit që vjen, i cili përkon me përvjetorin e krijimit të regjistrit të kredive. Pas mbylljes të këtij cikli mund të nisim analizën e plotë për të kuptuar nga se vjen realisht ky nivel i kredive me risk. Megjithatë mund të them se, niveli që paraqet aktualisht Shqipëria, është tepër i ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit ose përtej saj.


    Asnjë impakt nga luhatja e dollarit


    Ekspertët e kanë të vështirë të përcaktojmë nëse do të kemi një riforcim të dollarit në muajt që vijojnë. "Nëse SHBB do të tregojë shenjat e rritjes ekonomike dhe uljes së inflacionit, sikundër ka ndodhur në muajt e fundit, do të mund të flasim për një riforcim të mëtejshëm të dollarit. Nëse kriza financiare do të pasojë me falimentime të tjera, natyrisht që dollari nuk do ta përballojë dot këtë gjendje, duke reflektuar rënie të vlerës së tij. Pra, me këtë që ndodhi u stopua rritja e vlerës së dollarit", thotë Meka. Sipas tij, impakti për ekonominë tonë ndaj luhatjes së dollarit është tepër i vogël për aq kohë sa tregtia dhe shërbimet bankare kryhen në valutën euro.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    A mund të na thoni se ç‘po ndodh realisht në SHBA?

    po nese shqiptart me miq te rij vazhojn me gjet diamant ne Avganistan dhe irak.....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    djal i mirë Maska e YPSILONI
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku kam rehatin (USA)
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    A mund të na thoni se ç‘po ndodh realisht në SHBA?

    po nese shqiptart me miq te rij vazhojn me gjet diamant ne Avganistan dhe irak.....

    Ekonomia ka ren ne te gjithe boten,ne amerik ndjehet me shume per arsye se konkurenca eshte me e madhe,kur thon falimentimi i bankave me duket se nuk e kan iden fare ,bankat jan shendosh e mire,buja e fundit ishte AIG(American International Group,
    The U.S. government stepped in Tuesday to rescue American International Group Inc., one of the world’s largest insurers, with an $85 billion injection of taxpayer money. Under the deal, the government will get a 79.9 percent stake in AIG and the right to remove senior management.mos u trembni shum se cdo gje e ka nje tatepjet dhe te kunderten....ka pare amerika per te gjithe po thuaj po luhet nje loje e piste ne wall streat....
    LA LAKERS4EVER

  4. #4
    Bankat nuk jane shendoshe e mire, ky eshte problemi. Kane dhene kredi per blerje shtepish vend e pa vend keshtu qe tani shume nga keto kredi nuk po paguhen dhe po dalin bankat me humbje kolosale. Qeveria shpetoi AIG se falimentimi i saj do sillte shume deme.

    Sigurisht qe do rregullohen punet por tani per tani eshte problem. Ne New York si p.sh. priten te mbeten pa pune rreth 40,000 vete dhe qyteti te humbase rreth 3 miliard ne te ardhura nga taksat prej ketyre probleme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Problemi qendron te politika e mosnderhyrjes e republikaneve kur vjen puna tek bizneset e medha.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga YPSILONI Lexo Postimin
    po luhet nje loje e piste ne wall streat....
    e vertet ...po luhet nji loj e pist....
    te pasurit lujten me fitu.....por humben..
    tani populli i "pashkolluar pagun"....

    klima politike...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une ketu ne usa leket qe kam i kam tek banka amerikane me kane then qe kjo banke eshte shume e fuqishme .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    une ketu ne usa leket qe kam i kam tek banka amerikane me kane then qe kjo banke eshte shume e fuqishme .
    As qe behet fjale per humbjen e kursimeve te qytetareve plako. Fli i qete se bankat e "main street" nuk do te preken fare. Biles me e keqja kaloi me gjithe kete krize.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2008
    Postime
    12
    e gjithe eshte pjese e skenarit NEW WORLD ORDER ku cdo gje eshte e parshikuar sipas nje plani te paracaktuar ky eshte vetem fillimi gjera shume me te keqia jane per te ndjekur deri te ligjet marciale ne USA mos qendro indiferent eduko reth ketyre Goverment Consipracy cdo dje eshte a paracaktuar asgje nuk ndoth padashje te gjitha jane te lidhura dhe te dizenjuara ne forme brilante te padukeshme shpresoj shqiperia te mos goditet pasi qendrojme mbi paterica leco www.WantToKnow.info

  10. #10
    djal i mirë Maska e YPSILONI
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Atje ku kam rehatin (USA)
    Postime
    103
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    une ketu ne usa leket qe kam i kam tek banka amerikane me kane then qe kjo banke eshte shume e fuqishme .
    Dhe un aty i kam ca pare,po pate me pak se $100.000 jan te garantuara me ligj,po pate me shum se kaq ben mire ti ndash ne te tjera,un i kam te mijat ne 3 banka,US Bank-Bank of America dhe tek Key bank.....
    Bushi tha mbreme se kan nevoj per $ 800 B dhe ka gjetur nga do i mari,ishalla nuk kruhen me 401K ose Social Security
    LA LAKERS4EVER

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Si lindi harmonia fetare në Shqipëri?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 27-10-2010, 08:41
  4. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •