BASHKIM MUÇA
Emri i Fatos Nanos i bë i njohur pas ngjitjes së tij të fuqishme në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, në Shkurt të vitit 1991, ngjarje kjo që pasoi rënien e bustit të diktatorit Hoxha dhe vetë kryeministrit të fundit të diktaturës A. Çarçani. Qeveria e parë Nano nuk mbahet mend për asgjë tjetër përveçse për përgatitjen e zgjedhjeve të para pluraliste, të cilat u fituan ng Partia e Punës. Fitoja e thellë e kësaj partie i siguroi Nanos sërish postin e kryeministrit të vendit. Mbështetja e gjërë parlamentare nuk i mjaftoi kryeministrit të parë të epokës së pluralizmit në Shqipëri, për të qeverisur për një kohë të gjatë. Një grevë e përgjithshme e shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura mbështetur nga opozita, e detyroi kryeministrin Nano të jepte dorëheqjen vetëm pas 3 muaj qeverisjeje. Qeveria e dytë Nano, nuk mbahet mend për asgjë tjetër përveçse për kthimin me duar në xhepa të kryeministrit nga perëndimi, si pasojë e mosmbështetjes së qeverisë së tij.
Krijimi i Qeverisë së Stabilitetit me kryeministër Ylli Bufin, në Qershor të vitit 1991, me pjesmarrjen e të gjitha forcave relevante politike në Shqipëri, çtensionoi situatën. Vetëm pak ditë më pas ishkryeministri do të ngjitej në postin e kryetarit të Partisë së Punës e cila u transformuan në Parti Socialiste. Tensionet e brendshme dhe presioni i faktorit ndërkombëtar, kish krijuar një situatë të favorshme për opozitën e cila dukej se po shkonte drejt pushtetit. Prishja e Qeverisë së Stabilitetit nga kreu i opozitës Berisha, do të rikthente sërish në skenën politike shqiptare trazirat. Deklarimi i Kryeministrit socialist Bufi se “Shqipëria ka edhe për 6 ditë bukë”, kish ngjallur panik në popull. Vetëm në qytetin e Fush Arëzit do të digjeshin brenda një magazine gati 40 persona. Ndërkohë PS nëpërmjet Servet Pëllumbit do të deklaronte se nuk ishte në gjendje të ndërtonte më një qeveri të saj. Qeveria Teknike e Kryeministrit Vilson Ahmeti duket se kishte si detyrë vetëm të mbikqyrte shpërndarjen e ndihmave të “Operacionit Pelikan” dhe të çonte vendin në zgjedhjet e parakohshme.
Askush nuk mund ta vinte në dyshim faktin se socialistët ishin dorëzuar. Kryetari i PS Nano do të mbahet mend për faktin se do ta çonte partinë e tij në humbjen më të madhe të të gjitha viteve të tranzicionit. Në zgjedhjet e 22 Marsit 1992, PS kish fituar vetëm 27 % të votave përkundrejt një fitoreje të thellë të opozitës së Berishës. Socialistët kishin dorëzuar pushtetin politik. Por vetëm 4 muaj më pas në zgjedhjet vendore të 26 korrikut socialistët do të jepnin shenjën e parë se ata ishin në gjendje të rigjeneronin forcat e tyre, duke fituar shumicën e komunave dhe bashkive.
Megjithatë opozita e Nanos nuk do të kishte fatin të zgjaste shumë. Në korrik të vitit ‘93 ai kish përfunduar në burg, për shkak të një akuze që kishte të bënte me ndihmat italiane në kohën kur ai ishte kryeministër. “Çështja Nano” do tashoqëronte gjatë politikën shqiptare derisa ai përfundimish do mbetej në burg i dënuar nga të gjitha shkallët e gjykatave në Shqipëri. Nga ana tjetër për shkak të këtij dënimi të pamotivuar mirë, Nano ish bërë i njohur edhe në qarqet ndërkombëtare. Megjithëse në burg, bashkëpunëtorët e Nanos të udhëhequr nga Servet Pëllumbi do të hidhnin poshtë referendumin për kushtetutën të udhehequr nga presidenti Berisha, duke shënuar goditjen e parë serioze për këtë të fundit.
Nga burgu Nano do të iniconte një lëvizje brenda partisë së tij pas humbjes së rëndë në votimet e 26 Majit të cilat u konsideruan të manipuluara si nga vëzhguesit ndërkombëtarë ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare. Për pasojë do të jepnin dorëheqjen katër nënkryetarët e PS-së, ndërmjet të cilëve edhe rivali i tij i sotëm Meta. Kjo lëvizje kish ndikuar brenda radhëve të partisë më të madhe të opozitës, e cila do të humbiste thellë edhe zgjedhjet vendore të 20 Tetorit. Nano nga burgu do të rizgjidhej sërish në postin e kryetarit të partisë duke spostuar disa nga bashkepunëtorët e tij kryesorë, të cilët me dorën në zemër kishin arritur të toleronin kryetarin e tyre të burgosur.
Rënia e skemave piramidale, do të shoqërohej me trazirat më të mëdha që kish përjetuar ndonjëherë Shqipëria. Partia Demokratike në pushtet nuk kish arritur të menaxhonte situatën dhe vendi kish rrëshqitur në anaki. Në Shqipëri do të thyheshin të gjitha magazinat e armëve dhe e gjithë popullsia civile do të armatosej. Burgjet do të hapeshin dhe të gjithë do të shihnin vehten të lirë. Bshkë me ta do të ishte edhe kreu socialist Fatos Nano. Krijimi i qeverisë së Pajtimit Kombëtar me 9 mars 1997 me kryeministër Bashkim Finon ishte veçse një pajtim simbolik. Vendi vazhdonte të ishte në anarki. Qeveria Fino me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, do të duhet të stabilizonte situatën dhe të çonte vendin në zgjedhjet e parakohëshmë të caktuar për në qershor. E ndërsa nuk kish arritur ta bënte të parën qeveria Fino kish arritur ta çonte Shqipërinë në zgjedhje. Zgjedhjet e 29 qershorit do të rikthenin në përsëri në postin e kryeministrit Fatos Nanon për të cilin (dhe për mjaft të tjerë) kish hyrë në fuqi një amnisti. Politika kish dalë mbi organet e drejtësisë(ndonëse të politizuara).
Riardhja në fuqi e Nanos do të ishte qetësuese për njërën palë por irrituese për palën tjetër. Nga njëra ana Nano kërkonte të tregonte se ishte në gjendje të qeveriste pas dy dështimeve të mëparshme, ndërsa nga ana tjetër kundërshtari i tij Berisha kërkonte të rehabilitonte vetvehten nga përgjegjësia e tij për trazirat. Në kohën kur një pjesë e elektoratit socialist kërkonin hakmarrje ligjore ndaj Berishës, do të dukej shumë qartë që Nano nuk ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë. Madje Berisha nëpërmjet mitingjeve periodike vazhdonte të kërcënonte seriozisht pushtetin e Nanos. Gjatë kësaj kohe qeverisjeje Nano do të mbahet mend për idenë e tij të meritokracisë që na fakt nuk ishte gjë tjetër por veçse “shkërdhatokraci”, siç do ta cilësonte një figurë e rëndësishme brenda vetë PS-së.
Arrestimi i “të gjashtëve” në gusht të vitit 1998, do ta acaronte në mënyrë të panevojshme situatën politike në Shqipëri. Nuk ishte e sigurtë nëse këto arrestime ishin kryer me dijeninë e Fatos Nanos. Vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari më 12 shtator 1998, e pasuar me një kryengritje të armatosur, do ta detyronte Nanon të përsëriste dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit. Ardhja në fuqi e kryeministrit Majko u shoqërua më pas me dorëheqjen e Nanos edhe nga posti i kryetarit të PS-së.
Brenda harkut këtyre zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri, shqiptarët e Kosovës kishin zgjedhur rrugën e luftës së armatosur për të hequr qafe regjimin e Millosheviçit. Kosova do ti jepte kryeminstrit Majko një lavdi të papërsëritshme, për shkak të qëndrimeve të tij koherente. Nonao dukej se po fundosen në kazanin e thellëtë politiësshqiptare. Por pikërisht në këtë kohë ai po përgatitej për kongresin e partisë së tij. Rivaliteti Nano-Majko në fund të vitit 1999, ndonëse me një diferencë të vogël i kish kthyer lavdinë Nanos, i cili akoma nuk ishte i sigurtë për të drejtuar ekzekutivin. Pikërisht në këtë kohë posti i kreut të qeverisë do ti buzëqeshte njrit prej kundërshtarëve më konstantë dhe më të hershëm të Nanos, 30 vjeçarit Ilir Meta. Në të gjithë kontekstin e lëvizjeve politike të Nanos vlerësohet se këto dy pikërisht Kongresi dhe përzgjedhja e një kundërshtari si kryeministër, kanë qenë më spektakolaret e Nanos.
Por ndërsa Nano drejtonte partinë në pushtet, Kryeministri Meta vazhdonte të përforconte pozitat nëpërmjet përdorimit të pushtetit. Nanos i kishin mbetur në dorë vetëm çelësat e kashtës. Fitorja e zgjedhjeve vendore të vitit 2000 dhe atyre parlamentare të vitit 2001, do të përforconin akoma më tej pozitat e Metës i cili kish fituar në të gjitha forumet drejtuese të PS-së përballë propozimeve të Nanos. Pikërisht në kohën kur luhej e ardhmja politike e kryetarit socialist, ai do të ndërmerrte aksionin më ekstrem politik kundra qeverisë së partisë së tij, të cilësuar “lëvizja për katarsis”. Akuzat e tij të hapura por jo shumë të bazuara sollën rënien e Metës në shkurt të vitit 2002 dhe riardhjen në fuqi të kryeministrit “rezervë” Majko. Marveshja Nano-Berisha për presidentin konsensual, çuditërisht u mbështet edhe nga Meta, për të cilin nuk ekzistonte më asnjë dyshim se ishte kundërshtari më i rëndësishëm i Nanos. Kjo gjë solli rënien e Majkos dhe ringritjen e Nanos. Qeveria Nano 4 (ndonëse ai do ta cilësonte si e treta duke thënë “e treta e vërteta”) do të ndryshonte krejtësisht në mentalitet nga qeverisjet e tjera të tij. Lideri socialist kish mendar të qeveriste me dorë të fortë. Por kjo gjë natyrisht që nuk i përshtatej siç duhet atij. Për pasojë konflikti brenda PS–së do të rindizej me dorëheqjen e zëvëndësit të tij Meta nga posti i zv kryeministrit.
Gjatë më shumë se një viti të qeverisë Nano 4, Shqipëria nuk duket se ka fituar gjë të re. Duke qeverisur me disa ministra të cilët pak kohë më parë vetë kryeministri i pati akuzuar për korrupsion duket Nano ka humbur krejtësisht moralin për të qeverisur. Por kohët e fudnit ajo ka humbur edhe maxhorancën parlamentare pikërisht për shkak të kokëfortësisë së Nanos. Është e çuditshme se as butësia dhe as frtësia në sjelljet e Nanos nuk i kanë mjaftuar atij për të qeverisur në mënyrë të plotë gjatë një mandati politik. Qeverisja është sërish në krizë. Dhe kjo krizë po shtohet akoma më tepër nga këmbëngulja dhe kokëfortësia e kryeministrit për të bërë ndryshime të thjeshta mekanike. Zgjedhjet e fundit vendore të 12 Tetorit dëshmuan qartë së PS e ka humbur tashmë maxhorancën. Përpara partisë në pushtet është kongresi i saj i cili ka shansin të hyjë në historinë e Shqipërisë. Qeverisjet e Nanos kanë qenë të tilla saqë ai me plot gojën mund të konsiderohet si kryeministri i kohës së humbur në Shqipëri. Por Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur…
23/10/2003
Krijoni Kontakt