Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Michele
    Anëtarësuar
    08-08-2008
    Postime
    5

    Në kohën e Sudes e quajten "Sali Bollëku",tani i thonë "Sali Fukarrallëku"

    17 September 2008

    Dy ditë më parë, ndërsa mijëra familje shqiptare vuajnë për punë dhe për bukën e gojës, duke qënë klientë të listave të varfërisë nëpër dyqane, kryeministri Sali Berisha doli në konferencë shtypi dhe deklaroi se shqiptarët i kanë thënë "Sali Bollëku". Megjithëse është për të vënë duart në kokë, shqiptarët kanë qeshur me kryeministrin Sali, mbasi ai siç e kemi konstatuar këto 17 vjet, gjithnjë thotë të kudnërtën e asaj që ka bërë. Psh, Saliu prangos, kërcënon e rreh gazetarët dhe del e thotë, se qeveria ka siguruar lirinë e medias. Bënë korrupsion maksimal dhe del thotë se ka zhdukur korrupsionin.Ka thelluar varfërinë duke e zhytur këtë popull në mjerim të plotë, ndërkohë që pa pikë trupi doli pardje përpara shqiptarëve që i ka bërë t'i luten Zotit për bukën e gojës dhe tha: Më quajnë "Sali Bollëku". Kështu i duket Saliut, se në fakt se bollkëun ai e mat me luksin ku jeton familja e tij, ministrat e tij dhe klani që ka rrotull, të cilët po pasuorhen me kontrabandë, me korrupsion dhe trafiqe. Berisha është quajtur "Sali Bollëku" në kohën e Sudes kur me piramidat e tij, u zhvati shqiptarëve kursimet dhe pasuritë, deri tek koteci i pulave. Ndërsa në këto tre vjet qeverisje të "duarve të pastra" dhe të "antikorrupsionit), Berisha i Gërdecit, quhet "Sali Fukarallëku". Kryeministri nuk u foli shqiptarëve me gjuhën e varfërsië dhe të papunësisë që i ka pllakosur, por u foli me shifrat e BB, të FMN dhe me GDP e ulje inflacioni, duke anashkaluar faktin që 123 mijë familje janë pa ndihmë ekonomike dhe afro 181 mijë familje të tjera, qeveria e tij që renditet e "dyta në botë" për mirqenie, i "ushqen" me pagesë ndihme ekonomike 2400 lekë në muaj. Sali Bollëku besojmë se di të bëjë llogari, megjithatë i kujtojmë, që "bollëku" i tij me 2400 lekë ndihmë ekonomike në muaj është i barabartë me 80 lekë të reja në ditë, ose më saktë me këtë bilanc ushqimor ditor: 30 lekë bukë, 10 lekë domate, 12 lekë djathë, 16 lekë vaj, 5 lekë kripë, 7 lekë sapun! Por, zoti kryeministër Sali Bollëku, të kujtojmë, se pasqyra e varfërisë shqiptare është tepër e zymtë, shkatërruese për afro 325 mijë familje shqiptare, të cilat nuk janë objekt rehabilitimi ekonomik minimal prej asnjë programi qeverisës, që prej vitit 1992, kur prej "politikës tënde ekonomike zero" dolën afro 1 milion e 100 mijë të papunë, të cilët u hodhën në rrugë nga shkatërrimi dhe mbyllja e ndërmarrjeve. Sali Bollëku na tha tre ditë më parë, se "viti 2008 ka qënë viti më i mirë i mirqenies ekonomike të shqiptarëve në historinë e Shqipërisë”. Por nuk na tha, nëse quhet "bollëk", realiteti që afro 300 mijë familje figurojnë në nivelin e minimumit jetik, të 50 mijë fëmijëve të rrugës që usheqehen në koshat e plehërave, të 780 mijë të papunëve, të 580 mijë pensionistëve që u jepet lëmoshë, të 49 mijë jetimëve pa trajtim financiar, të 75 mijë invalidëve me pension qesharak, të 140 vetëvrasjeve dhe afro 450 divorceve të bërë nga varfëria në qeverisjen e tij. Pensionet, rritje lëmoshë Pensionistët nuk pranojnë që je Sali Bollëku, por Sali Fukarrallëku. Sepse i ke lënë ata me 10 mijë lekë pension pleqërie në qytet dhe me 6 mijë lekë pension pleqrie në fshat. Berisha dklaron me mburrje, se ka rritur pensionet, se i ka dyfishuar ato. Mirëpo, nëse nga njëra anë, qeveria ka rritur pak “milimetra” nivelin e pensioneve, nga ana tjetër ka lejuar rritjen e çmimeve në treg. Masa e rritjes së pensioneve të fshatit, të qytetit e të invaliditetit, nuk e ka kaluar masën 8 deri në 15%. Kjo masë, nuk ka patur efekt të barabartë, por rritje të shkallëzuar, sipas nivelit të pensionit të secilës kategori pensionistësh. Vendimi i fundit për rritjen e pensioneve varion nga 830 deri në 1170 lekë. Edhe kjo rritje është lëmoshë, është tallëse, sepse këto nuk janë rritje por zgjidhje të detyruara sociale, me të cilat qeveria dhe shteti kërkojnë të përligjin politikat e tyre sociale për “kujdesin” ndaj pensionistëve. Një krahasim: Vetëm gjatë viteve2006-2007, shpenzimet e qeveritarëve për udhëtime, qejfe fëmijësh, telefona, vetura, karburante etj, rezultojnë 3.2 herë më të larta se masa e buxhetit që është akorduar në të pesë herët e rritjes së pensioneve. Ndërkohë që shpenzimet e pensionistëve për ushqim, shëndetësi, udhëtim janë rritur 5 herë. Kur u tha, se u rritën pensionet, menduam që përfituan të gjithë. Në fakt, në këtë rritje qeveria përfshiu në listën e saj vetëm një pjesë të pensionistëve.

    Sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-09-2008 më 21:53

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Jo Sali Fukaralleku..tamam..tamam..duhet Sali MASKARALLEKU

    Sesioni i 94-t i Bordit Drejtues të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD), agjenci e Kombeve të Bashkuara, ka caktuar për Shqipërinë një hua prej 9,2 milionë dollarësh amerikanë dhe njëkohësisht, një grant prej 400 mijë dollarësh. Mbledhja është zhvilluar në Romë në datat 10 dhe 11 shtator, por ndryshe nga herët e tjera, organet qeveritare të informacionit nuk kanë nxituar të njoftojnë për një masë të tillë, as në ato data dhe as deri dje. Vazhdimisht, akordimi i fondeve nga organizata ndërkombëtare është përcjellë me një jehonë jo të vogël, duke u paraqitur si një shenjë besueshmërie të tyre ndaj qeverisë shqiptare. Aq më tepër tani, kur hua me interesa të ulëta do të vijnë duke u pakësuar, pasi Ekzekutivi ka filluar të marrë direkt kredi nga banka tregtare, me interesa të larta për të realizuar investime shumë të kushtueshme për Buxhetin e Shtetit. Por objekti i dhënies së kësaj huaje e të këtij granti, këtë herë nuk duket të jetë një sukses qeveritar. Përkundrazi, nga e gjithë Evropa, vetëm Shqipëria dhe Moldavia "nderohen" me një ndihmë të tillë. Duke hyrë në listën e vendeve më të varfra të "kontinentit të vjetër". Kjo hua nga komuniteti ndërkombëtar jepet në ndihmë të zonave më të thella malore, për të ulur disnivelin e të ardhurave që ata realizojnë, në krahasim me zonat e tjera të vendit. Kjo pasi, ndryshe nga sa premtohet në programet qeveritare, në vendin tonë këto zona vazhdojnë të mbeten jashtë vëmendjes apo mundësive të qeverisë për t'u trajtuar me përparësinë që meritojnë, përballë nivelit të theksuar të varfërisë. Veç Shqipërisë e Moldavisë, ndihma të tilla janë dhënë gjatë sezonit të Romës, për Sudanin, Kamerunin, Kongon, Senegalin, Madagaskarin, Mozambikun, Ruandën, etj. Renditja mes "klubit të të varfërve" të botës, në këtë mënyrë, ndonëse nuk pranohet nga zyrtarët tanë, vuloset kështu nga të huajt. Qeveria shqiptare mund të kishte marrë masat e duhura, që ndihma të tilla të mos jepeshin më për vendin tonë. Por IFAD konstaton se "pavarësisht nga rritja ekonomike për vite me radhë, varfëria vazhdon të ekzistojë në Shqipëri, si rezultat i punësimit të paktë dhe të ardhurave të ulëta, veçanërisht në zonat rurale malore, duke pasqyruar zhvillimin e pabarabartë ekonomik në vend".

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Dajti Lexo Postimin

    Ku do te dalesh me kete lajm, qe gjithesesi eshte per t'u pershendetur.
    IFAD ka vite qe jep fonde te tilla per zonat malore dhe te prapambetura te vendit dhe ketu nuk ka asgje per t'u cuditur.
    Sikur e kishe njefare moshe dhe nese vertete ke nje moshe te tille, mos e paraqit veten si nje person me doze te theksuar naivitetit, sa kishe bere ne nje shkrim dhe himne per Danimarken dhe nga ajo pikenisje i beje krahasimet me Shqiperine!?
    Eshte fatkeqesi qe te kesh njefare moshe dhe ta njohesh kaq perciptazi vendin tend, sa te duket cudi se zonat malore jane shume te varfera!
    Ne krahasim me shtetet fqinje dhe me Europen perendimore, Shqiperia nuk ka asnje baze krahasimi, sepse besoj se e di se dikur kenaqeshim duke pare reklamat e televizoneve te huaja dhe ngopeshim me luge bosh.
    ndoshta nuk te ka rene ndonjehere rasti qe te kapercesh Kombinatin apo Kinostudion, sepse ke kaluar vitet me Shkenca dhe Jeta, por varferia shqiptare ka qene nje dhimbje e papershkruar.
    Sic duket nuk e ke ditur se fshataret ishin skllever primitive, sepse nuk kishin asgje, bile nuk kishin te drejte te hanin as buken e grurit qe mbillnin vete dhe nuk kishin te drejte te pinin as qumeshtin e lopeve dhe deleve qe ua grabiti shteti komunist.
    Ne vend qe te merreh me seriozisht me kete fakt, gjen kohen dhe e paraqet kete lajm si nje skice humori ndaj qeverise shqiptare qe ende (sipas teje) po u trajtoka si Moldavia apo shtete afrikane.

    Shqiperia ishte e tera nje Afrike e bardhe, nje Afrike e njerezve me te rrenuar,me te pervuajtur, me te varferuar qe ka njohur historia e Europes ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te.

    Eshte pikerisht kjo qeveri, qe ka nxitur dhe po investon fonde te paimagjinueshme ne keto zona, duke nisur nga Tropoja e Puka, Kukesi e Mirdita e deri te Librazhdi e Permeti, Tepelena e Skrapari.

    Nuk eshte turp qe te kesh shtetas te varfer, por eshte turp qe ti lesh ato perjetesisht te varfer, duke i trajtuar si njerez te tepert dhe te braktisur, duke mos ju afruar as nje shans per te mbijetuar.

    Kete rrenim e solli ajo politike qe e njohim tashme te gjithe dhe ajo politike e ndjekur ne vitet 1997-2005, qe e mbylli Shqiperine vetem ne aksin Tirane-Durres, duke kthyer mijera shqiptare ne skllever te kontrabandisteve te droges.

    Te pakten respektoje moshen qe ke dhe tregoju dhe te tjereve se si ishte Shqiperia dhe mos hyr ne krahasime foshnjore me Danimarken.

  4. #4
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    Mire ai, po ti ku do te dalesh me kete replike?

Tema të Ngjashme

  1. Përse Turqit na quajtën Arnaut?
    Nga ALBA në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2003, 16:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •