Arbėri
15.01.2003
Nė pėrvjetorin e katėrt tė masakrės, ambasadori amerikan William Walker u shkruan qytetėrve tė Reēakut
Mendja dhe lutjet e mia gjithmonė DO TĖ JENĖ me ju
Nė kėtė pėrvjetor tė katėrt tė 15 janarit 1999, ditėn kur e keqja qė ishte regjimi i Milosheviqit u pėrpoq tė shkatėrrojė fshatin tuaj, mėnyrėn tuaj tė jetesės, unė ndiej keqardhje qė nuk jam edhe njė herė nė mesin tuaj. Sigurisht se nuk do ti harroj kurrė ato qė i kam dėshmuar nė vizitėn time tė parė nė Reēak, nė mėngjesin e 16 janarit - agoninė, pikėllimin, pafuqinė derisa gratė, fėmijėt e vegjėl, tė moshuarit e kuptonin se meshkujt, djelmoshat mė tė rritur tė Reēakut - tė marrė nga forcat e sigurisė tė Milosheviqit njė ditė mė parė - nuk po ktheheshin mė. As nuk do ta fshij atė qė sytė e mi e panė nė dy vizitat mė pas nė Reēak, menjėherė pas ēlirimit tė Kosovės - rindėrtimin e shtėpive, buzėqeshjet nė fytyra, tė gjitha shenjat se njerėzit po kėnaqeshin me lirinė e tyre nga frika, tė fshatarėve qė kishin rastin tė bėjnė njė jetė tė re, shumė mė tė mirė, pėr veten dhe familjet e tyre. Ngjarjet e 15 janarit 1999 nė Reēak tashmė paraqesin njė fillim tė fundit tė gjithė asaj qė okupimi ushtarak i Beogradit i shkaktoi Kosovės - dhunės sė pandjeshme, shkatėrrimin e ēmendur, jotolerancėn etnike. Sepse tmerret e shkaktuara nė fshatin tuaj po ashtu e sollėn nė vėmendjen e botės edhe tė vėrtetėn rreth planit gjenocidal tė Milosheviqit, dhe u bė fillimi i fillimit - tė njė Kosove tė re, tė njė Kosove tė lirė. Sakrifica, dhembja, vuajtja, dhe ēmimi madhor qė paguan baballarėt tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, fqinjėt tuaj, ishin ēmim, tepėr i lartė, pėr familjet e prekura, pėr kėtė fillim tė ri. Nė kėtė ditė kur 15 janari 1999 kujtohet mė sė qarti dhe me dhembje, dėshiroj qė njerėzit e Reēakut ta dinė se mendja dhe lutjet e mia gjithmonė DO TĖ JENĖ me ju.
Krijoni Kontakt