Close
Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 207
  1. #21
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Vetem ne nje vend si Shqiperia, Kryepeshkopi mund te jete i nje shteti te huaj.

    ASD

    P.S. E di kush c'do me thene Secesionizem? Dhe nese po, e di kush denimin e saj?

  2. #22
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se pari per Albon nese ai mendon se une kam shkruar me emer te rrejshem, kjo nuk eshte e vertete fare sepse une pike se pari emrin tim te vertete dhe gjithe informacionin tim te kerkuar ne rastin e anetaresimit ne forum e kam dhene por po e jap edhe njehere ketu. Une quhem Burim Gashi, jam nga Prishtina dhe jetoj ne Phoenix te SHBA-se. Kam jetuar edhe ne Tirane per disa vite.Nese ndokush kerkon me shume informacion nga une, mund te ma kerkoje dhe do ti jape te gjitha sepse nuk jam nje njeri i tille dhe larg asaj qe une te fsheh emrin tim nga vellezerit e mi te nje gjaku. Une kam shkruar me guxim dhe do te shkruaj me guxim gjithmone kur te vjen ne pyetje interesi yne kombetar dhe kur te neperkemben interesi, dinjiteti, kultura dhe gjithcka shqiptare nga kushdo person qofte Janullatosi apo ... Dhe keto mendime une i kam shprehur dhe mbrojtur qe nga dita e pare qe Janullatos ka marre fronin e Kishes Autoqefale Orthodokse Shqiptare.
    Mua me cudit fakti se si ne kohen e fundit At Arthur Liolini (per te cilin kam shume respekt) ka rene pre e propagandes shoviniste greke dhe nuk ka informacion te plote se kush eshte me te vertete Janullatosi. Janullatosi eshte po ai njeri qe AT FAN NOLIT tuaj At Arthur Liolin dhe te zotit Albo por edhe te timit dhe te cdo shqiptarit tjeter ja ka grisur portretin qe At Nikolla Marku e kishte vene ne mur te dhomes te tij. Pse e ka bere kete, edhe femiu ne djep e kupton dhe e di se kush eshte Janullatosi.
    Hapja e kishave do te ishte bere nga kushdo qe do te kishte ardhur ne krye te kishes dhe jo vetem nga Janullatosi sepse kjo ka qene ne baze te projektit per ristrukurimin e kishes shqiptare orthodokse, por jam i sigurte se cdo shqiptare orthodokse qe e di se kush eshte Janullatosi me pare do te kishte preferuar faljen ne shtepi, ara dhe fusha se ne kishe ku meshon nje njeri si Janullatosi.
    Vellezer te mi te nje gjaku, nuk eshte nacionalizem i verbuar dhe as nacionalizem te mbrosh interesat, dinjitetin, kulturen dhe vetveten tende, te mos leshe qe kushdo apo edhe thjeshte nje njeri i tille si Janullatosi te vije ne Shqiperi dhe te luaje me interesat, dinjitetin, vlerat dhe kulturen orthodokse shqiptare.
    Qe ne statutin e pare te kishes shqiptare orthodokse ka qene shume mire dhe shume thjeshte e qarte e pershkruar se kryepeshkopi i kishes shqiptare orthodokse mund te jete vetem shqiptare dhe i asnje kombi tjeter.
    Prandaj juve qe keni kerkuar largimin e tij ju uroj dhe pershendes nga zemra dhe ju lumte vellezer vetem perpara, kurse juve vellezer te mi te nje gjaku qe akoma se keni bere ta beni kete menjehere dhe urgjentisht nje sekonde e me pare jo per mua por per veten tuaj, per femijte tuaj se pari e pastaj edhe per gjakun e gjithe atyre qe mezi e paten cliruar ne fillim te ketij shekulli kishen tone dhe punen e mundin e mijera e mijera te tjereve dhe per brezat qe do te vijne.
    Me shume respekt per se pari at Arthur Liolinin qe edhe njehere e ftoj si vellaun qe te ndryshoj qendrimin dhe te kerkoj falje para vellezerve te tij te gjakut shqiptare orthodokse por edhe para te gjithe shqiptareve te tjere.
    Shume respekt edhe per ju zoti Albo, si nje vella i juaj qe jam nga gjaku, gjuha dhe kombi ju ftoi edhe njehere qe te ndryshoni qendrimet e tua te shprehura me larte.
    Pershendetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #23
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pajtohem pjeserisht me ju asd sepse nuk ka vend ne bote qe do te pranonte apo lejonte qe dikush nga ndonje vend tjeter te jau udheheq jeten fetare. Kjo eshte nje nencmim qe i behet se pari orthodoksise shqiptare por edhe gjithe kombit shqiptar sic e shpreha edhe me larte.
    Prandaj edhe njehere uroj, pershendes dhe jam me ju vellezer ne largimin e Janullatosit dhe te gjithe Janulllalalatosave tjere nga Shqiperia
    Pershendetje dhe gjithe te mirat
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #24
    Problemi eshte qe vete besimtaret shqiptare ortodokse nuk e kane kerkuar kurre largimin e Janullatosit nga Shqiperia, perkundrazi kane frekuentuar meshat e tija.

    Ne rast se ai lajm eshte i vertete, pra qe besimtaret ortodokse shqiptare kane kerkuar largimin e kryepeshkopit grek, mendoj qe eshte nje lajm per tu pershendetur.

    Tashme pas 12 vitesh lejimi dhe ushtrimit te lire te besimit fetar ne Shqiperi, llogjikisht duhet te kete shqiptar ne gjendje qe te marre ne dore drejtimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

    Dicka duhet te behet e qarte per te gjithe. Shteti nuk ka pune me fene dhe nuk ka pse te nderhyje atje.
    Keto pune i zgjidhin vete besimtaret e feve perkatese.

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nuk eshte fare e vertete qe besimtaret shqiptare orthodokse nuk e kane kerkuar largimin e Janullatosit. Nga kush sipas jush Redi eshte krijuar komiteti per mbrojtjen e pavaresise se kishes shqiptare orthodokse, mos At Nikolla Marku, At Dhimiter Kotorri e te tjeret me shoke nuk qenkan orthodokse dhe poashtu ata shqiptare orthodokse ne meshen e 12 dhjetorit cka qenkan per ju. Shteti ka te bej me kete si s'ka sepse vet shteti ka lejuar ne ate kohe qe Janullatosi te vihet ne krye te kishes. Me kujtohet Sali Berisha (sepse Sali Berisha ishte ne ate kohe ne pushtet) kur thoshte se me mashtroi Ylli Popa ish-keshilltari i tij per ceshtjet fetare dhe nuk eshte qe shqiptaret orthodokse kane kerkuar Janulatosin qe te vije dhe te ju marre frenat e kishes . Por nejse se tani kane kaluar shume vite dhe gabimet behen si nga Sali Berisha i asaj kohe e edhe nga Ylli Popa dhe nga te gjithe, por keto duhet te permiresohen dhe mos te perseriten per aq sa eshte e mundur.
    Shteti ka te bej me kete ceshtje sepse kjo po i prek interesat e shtetit ne rradhe te pare dhe nje nga detyrat kryesore e shtetit este mbrojtja e qytetareve te tij dhe interesave te tyre, per ate edhe vet pushtetaret zgjidhen nga qytetaret per te mbrojtur interesat dhe te drejtat e tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Faleminderit motres qe ma tregoi kete teme, pasi nuk e kam vene re.

    Une kam kohe qe jam shkeputur prej jetes kishtare ne Shqiperi, edhe nuk di ne detaj se c'ndodh ne te perditeshmen. Nga shqetesimi i pare, nuk munda as te lexoj te gjitha artikujt.

    Sidoqofte, me duket se perpara meje, ne kete forum, paska dal nje pune teper e madhe.

    1) Kam per detyre tu kujtoje se une kam me shume te drejte te flas per kete problem se cdokush tjeter ne kete forum, e ndoshta edhe me gjere. E pare nga ky kendveshtrim, une do tu kerkoja disa personave, me te cilet tashme une jam ndeshur nje here per kete pune, edhe kane heshtur me largim, te kene kujdes kur shprehen per kete problem.


    Iceberg , megjithese ti nuk je i vetmi, kushdo qofsh ti, per mendimin tim do te ish mire qe ketu te flitet prej njerezve qe nuk jane me shenja kompleksiteti kalamanesk, injorant edhe te pafytyre...dukuri qe po ben vaki me shumice ne "politiken" edhe "atdhedashurine" te shume "shqiptareve".

    Zoteri, kush je ti? Bashkim Gazidede?

    2) A ka mundesi ndonjeri, megjithese pas kesaj bisede une do telefonoj vete Metropoline, te na paraqese ndonjeri "kerkesen" origjinale qe i eshte paraqitur Kryepiskopit ne perjetesi te Tiranes edhe gjithe Shqiperise, Imzot Anastasit? Kush ia ka paraqitur kete kerkese, dmth kush jane keta? A jane ne komunion me Kishen, apo jane te "Iceberg-e" te jashtem...ps me mbiemra "protopapa...Sali"? Ne emer te kujt jane shprehur, dmth a kane mare firma edhe pohime besimtaresh te komunitetit zyrtar ortodoks?

    3) Pa me thoni pak ju, kush na qenka ai opozitari prift kundejt Janullatosit?

    Mos e keni fjalen per Nikolla Markun e Metalurgjikut...te perjashtuar nga Seminari ortodoks per vjedhje xhepash?

    Kush na qenka pra ai qe qenka ne gjendje te merrka nje detyre te tille?


    4) A ka ndonje ketu qe mund te me thote mua kanonet kishtare ortodokse, se kush, kur edhe sa vite i duhen dikujt, sa studim e vjetrsi murgjerore qe te behet Dhespot?

    5) E atehere, mos valle.....ju doni te na thoni...se edhe pse nuk dini gje, ju nu pyesni, edhe do beni ate qe juve u duket e arsyeshme?

    Une do te desha te shohe pak SHUSHUNJAT, se kam deshire ti shtyp

    Sa te apfytyre jeni ju qe nderhyni ne nje komunitet fetar qe nuk ju takon!

    Fan Noli?

    More, pa me thoni c'hyn ai ne kete mes? Dua fakte, si, pse, c'ligj qenka thyer? Ku e dini ju se kur e si mund te thyhen kanonet kishtare? Po nuk me dhate pergjigje.......jeni vecse SHUSHUNJA TARALLAKE...qe hidhni vickla lart e poshte per tangarllek, apo per nje cope pune!

    shihemi!

  7. #27
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Iceberg
    Albo,
    1. Pika nr 1 e autoqefalise eshte qe Kreu i Kishes Ortodokse duhet te jete Shqiptar. Kjo eshte e dhunuar teresisht.

    2. Nuk eshte aspak e vertete qe psallet ne shqip ashtu sic thua ti, por ne shumicen e kishave predikimi behet greqisht, bile Anastasi shkon deri aty sa te predikoje qe Jezusi ka qene helen.

    3. Fakti qe At Liolin e perkrah Janullatusin nuk e legjitimon aspak prezencen e Janullatosit ne Shqiperi perkundrazi erreson figuren e vete Artur Liolin.

    4. Eshte teresisht e vertete qe vete Komuniteti Orthodoks duhet te vendose se kush duhet ne krye te KOASH por e verteta eshte qe per Janullatusin nuk ka vendosur ai.

    5. Sa kohe qe ne krye te kishes ortodokse eshte Anastas Janullatus cdo besimtar ortodoks duhet ta ndjeje veten te fyer ne dinjitetin e tij, cdo besimtari duhet ti kujtohet gjaku i rilindesve shqiptare per autoqefaline e Kishes, duhet ti kujtohet gjaku i Petro Nini Luarasit, i Papa Kristo Negovanit etj.

    Sa per A. Baleten dhe nacionalizmin ( te cilin edhe ti e paske zet dhe me vjen vertet keq, pasi shkrimet e tua kane qene nga me te pelqyeshmet dhe me te pjekurat ne forum) besoj del jashte kuadrit te kesaj teme te diskutoj per te, por duhet te them qe mungesa e nacionalizmit ben qe shqiptaret te jene ne ate apati qe jane sot dhe Komunitetit Ortodoks te mos i beje pershtypje prania e fortlumturise se tij.

    Ne perfundim dua te them nese ka kurim per shqiptaret sot ai eshte vetem nacionalizmi dhe asgje tjeter nuk do na shpetoje nga
    bataku ne te cilin jemi zhytur si komb.

    Faleminderit




    Shihni tashti se kush na ve ne disktim autoqefaline e kishes!

    Iceberg, qe ti te flasesh per kete problem, se pari duhet te deklarosh qe nuk je as ortodoks, e as i kualifikuar per kete pune!

    Tashti, ne kete diskutim, ortodoks ne komunion me Kishen ortodokse shqiptare, ketu ka vetem dy persona:

    1)Elvina, nga Permeti...qe une e njoh nepermejt forumit

    2)Une.

    Shenim: nuk jam ne dijeni nese Albo, qe me ka "habitur" me qendrimin e tij, te jete ne komunion me Kishen, dmth i pagezuar ne kishen ortodokse, edhe ne vazhdimesi te marrjes se Sakramentave kishtare rregullisht!

    Une, sa per dijenine tuaj

    jam nje ish seminarist i Seminarit te Kishes ortodokse Shqiptare, te themeluar prej Hiresise se Tij Kryepiskopit Anastas!

    po ashtu, une kam patur edhe funksione rinore ne Kishe

    Mos valle per disa MASHTRIME ME DASHJE qe ti Iceberg ben ne shume vende ke me shume te drejte te flasesh se ne?

    Pika Nr.1.- Je i sigurte ti, apo ndonje tjeter se eshte dhunim kjo pike? Ne baze te cilit kanon te Keshillave Ekumenike e vendos ti kete gje?
    Autoqefalia (veteadmistrimi kishtar) edhe nacionaliteti kane qene gjithnje pikat me banale ne historine doktrinore edhe kishtare.

    Ato sipas kanoneve, respektohen vetem kur eshte mundesia per tu respektuar. Por meqe yt gjysh...apo gjysherit tuaj, vendosen tia kepusin kembet Kishes e Fese ne pergjithesi, pas 90-tes ka qene e pamundur qe kishtarisht te mund te behej dikush Peshkop, pasi nuk po luhet me postin e presidentit te vendit, por me ate te figures themelore, qendrore kishtare, te cilen figure Noli e respektoi plot dinjitet me revolucionet edhe bolshevizmat e tij.

    Sa per dijeni te disa shqiptaruceve post-komuniste, po ju them se Noli, ne fakt, vetem per arsye nacionale nuk e beri Autoqefaline!

    2) Nuk psallet ne shqip ne Kishe?

    Po kush jeni ju, ne mos funderrina qe guxoni te na genjeni neve qe kemi kaluar oret me te teperta te diteve ne kishe?
    Psalti i Kishes, ka qene At. Sotir Xhaferri...qe sic mund ta dine edhe shume, pesoi aksident para dy vitesh. Eshte shqiptar, madje musliman, edhe sia ka patur idene nga helenishtja. Psalti tjeter ka qene dhjak Sotiri, shqiptar i njohur...
    Psalt tjeter ka qene Dhimiter Beduli. ish drejtor i seminarit para pushtimit komunist.
    I vetmi psalt grek, ka qene shume i nderuari At. Justini...sot eshte kthyer ne greqi....(mire e ka, a qyteterohet Icbergu?!).....At. Justini jo vetem psalte ne shqip, pasi prej tij ne kemi mesuar psalmat e mbremesoreve ne shqip, qe une sot ende i di permendesh, por ai e mesoi shqipen teper mire edhe fliste kryesisht shqip me te gjithe shqiptaret.

    perse mashtron kelysh i Gazidedes

    4) pika jote e katert. Ne komuniteti ortodoks e kemi vendosur tashme, madje me [b]GJAKUN tone po te jete nevoja se Dhespotin e luan nga ai vend vetem kalimi nga kjo jete.

    5) ne piken tende te peste nuk je vetem nje cilimi i paturp qe guxon te prononcohesh ne emrin "tim"

  8. #28
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve Klod e nderuar se pari ju kisha keshilluar qe te merrni disa leksione qytetarie dhe parlamentarizmi sepse kjo eshte edhe e vetmja menyre qe ju te merrni pjese me sukses ne debate.
    E dyta juve duhet te keni me shume respekt ne anetaret e tjere te forumit dhe te pakten nese nuk keni respekt ne ta te mos i fyeni.
    E treta- e drejta e juaj per te diskutuar mbi kishen Shqiptare orthodokse eshte e drejte qe i takon edhe cdo shqiptari tjeter dhe nuk ke aspak te drejte me shume ne te.
    E katerta-mua ma ha mendja se edhe pse te gjithe ne nuk mund te jemi Gazidede por ndonjeri nga ne edhe mund te jete dhe perderisa Gazidede eshte shqiptar si te gjithe ne te tjeret edhe ai e ka te drejten te shprehet lirshem ne kete forum Shqiptar po aq sa edhe ty.
    E pesta- ne lidhje me kerkesen, sipas informacioneve qe une kam eshte e nenshkruarjo nga protopapa dhe as nga kurrfare Saliu por nga Petrit Tepelena (dhe une nuk di aspak se kush eshte ky njeri edhe pse e perkrah nje veprim te tille me gjithe shpirtin dhe gjithe zemren)
    E gjashta-kur te marresh metropoline mund te ju kerkosh ta shohish kopjen e asaj kerkese.
    E shtata- per at Nikolla Markun une kam informacione qe eshte famullitar i kishes se Elbasanit dhe poeashtu themelues i Komitetit per Mbrojtjen e Pavaresise se Kishes Orthodokse dhe jo si vjedhes i xhepave sepse po te ishte i tille do te ishte i arrestuar si te gjithe vjedhesit e xhepave.
    E teta dhe me e rendesishmja- do ju kisha keshilluar qe te keshe kujdes me figurat tona kombetare dhe te mos i fyesh te pakten jo ne sajta shqiptare, edhe nese ske respekt per ta.

    E teta-
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #29
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Lightbulb

    Klod Djali:

    Qe ke patur funksione nen hiresine e tij, ska nevoje ta thuash se kjo ka qene e qarte qe kur ke filluar te shkruash ne kete forum por sot more zemer te "zhveshesh" shpaten si ne kohen e kryqezatave nga fakti qe Albo me eshte kundervene mua ne shkrime.

    Pavaresisht se ti nuk e din perkatesine time fetare prapeseprape ketu eshte forum shqiptar dhe jo forum ortodoks.

    Qe dhespotin e luan nga vendi vetem kalimi nga kjo jete kjo po duket qarte sepse ne 94 nje tentative u be me kushtetuten dhe Hiresia e Tij bashke me "klodet" e kualifikuar nga ai e cuan Shqiperine 50 vjet prapa, dhe as nuk ka shenja qe te kthehet ne rruge te mbare pa u folur Greqisht ne te gjithe Shqiperine.

    Autoqefalia thua ti ka qene...pike banale ne historine e kumunitetit kishtar!!! Sigurisht po ta shikosh nga pozitat greke ashtu i takon.
    Ti thua "ne emrin tim" ..."ne komuniteti Ortodoks"!!! Kush ta jep ty te drejten te perfaqesosh komunitetin ortodoks shqiptar?Ty edhe shqipja te le ne balte kur thua "kruepiskopi" ne vend te fjales shqipe Kryepeshkop.

    Me ty s'duhet te beja replike ne fakt se me ty jam konsumuar me kohe.
    Zoti na ruajte nga Seminaristet si ti!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 20-12-2002 mė 07:59
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  10. #30
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    More Dodon...

    ju nuk e kuptoni se si flisni! Edhe me e keqja eshte se ne kete cilesi edhe ne kete shkalle jane ehde ata qe e drejtojne zyrtarisht kete fushate...dmth nuk jane me larte se ju.

    Po si ore na qenka e drejta e cdokujt te diskutoje autoqefaline e nje komuniteti fetar? More po ju nuk jeni ndare ende nga uniteti "**** e breke" me partine? Po keni mend apo jo?

    Shihni more punen, se kam pershtypjen se "ju" (tipi juaj) ishit ata qe shkuat ne emer te rinise kombetare edhe shkateruat kishat e manastiret, edhe futet arme neper alteret e katolikeve qe ti masakronit me pas. E njeta logjike, fryme edhe shpirt.

    Po kesaj rradhe nuk ka me....nqs nuk doni te derdhni gjak!

    Asnjehere, ne asnje moment, komuniteti zyrtar ortodoks nuk i eshte kundervene atit te vet, Dhespotit!

    Perse do ti kundervihet? Se ka ngrejte ortodoksine nga rrenojat? Se ka hirotonisur mbi 100-prifterij shqiptare edhe vetem shqipfoles. Se ,mban me se miri nje administrate delikate? Se ka ngrejte sersish seminarin ku mesohet SHQIP, o milet!!!!

    Se eshte nje shembell i udheheqesit ortodoks? se e njeh e gjithe bota akademike?

    Komuniteti ortodoks sot nuk ka me teper se 3 apo 4 misionare te huaj greke...e disa me pak perendimore.....!!!!!!!!!!

    Po me komunitetet e tjera fetare sa eshte raporti?

    ***********

    Dodoni a e njeh personalisht Nikolla Markun ti apo....?

    Cfare jane ato marrina qe keput, hajdutet e kane patur edhe e kane pushtetin ne Shqiperi, ndersa ti na aludon per ndeshkime!

    Po, Nikolla Marku eshte debuar, madje nga brezi i pare i seminaristave, per akuzim me vjedhje. Puna nuk ka pse ti kaloje policise.....por problemi eshte se nje person e tille nuk eshte i denje per postine e priftit! E di qe per ju nuk ka problem...ju doni vetem te gezoheni si arixhinjte ne zhulin tuaj, sic bete edhe me papen Gjon Pal II!

    ***********

    Dhespotin nuk ka burre none ta luje ka ai ven ene pike!

    Une ju them se Iceberg tingellon si ish-shiks ordiner...dmth fuks!

    Ju fyeni aty ku nuk mban me, edhe dashkeni respekt!

Faqja 3 prej 21 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Largimi me dhunė i shqiptarėve nga RTP-ja
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 06:39
  2. Sa i mprehtė ėshtė 'largimi i trurit'?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  3. Mendime pėr botėn ku jetojmė (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  4. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  5. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •