Close
Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 207
  1. #51
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Iceberg!

    Ti nuk eshte here e pare qe mashtron ne emrin tim. Ky fakt tregon fare mire qellimin tend ne kete forum, edhe jashte tij, si edhe perse ti shprehesh ne keto forma.

    Une nuk e kuptoj se me ke me ngaterron ti, kur pohon se une kam nderruar tre mera ne forum? Me ke me Engjellin? E po pastaj, cfare te keqe ka aty?

    Je nje individ negativ, edhe per me teper negativitetin ta shton ajo padituria e pareferuar qe fsheh nen vete. Fytyrat tuaja jane fondamentaliste, edhe e marrin pagen kush e di se ku.

    Detyra ime ne forum? More po kaq palaco fshihka kjo e rinia e djathte shqiptare? Pse ore per keto lloj pleherash rezohen rregjimet edhe ngrehen te tjerat kokeposhte?

    Hajde ti shohim pak rezultatet ne forum! Ti merre pjese nje here ne kater muaj, edhe kur futesh......ku e di se ku (Ateisti!!!!!!!!) edhe fut hundet larte e poshte.

    Sidoqofte, menyra jote e parashtrimit te gjerave mbi nje personalitet te krishtere, eshte nje ofendim i pabaze edhe teper i poshter si i tille qe mund ti behet nje komuniteti.

    Ke ti fakte te flasesh? Urdhero te degjojme! Anonim je, ska perse te frikesohesh. Si per fakte kaq te medha e te rendesishme po te dhimbset jeta?

    Po nuk fole, atehere i bie te jete nje version tjeter, ai i verteti!


    Ndoshta ne qarqet shqiptare te klases se re politikane post-komuniste, te projektuara ne Katovice, pati plase sherri se kush ishte me i bukuri i vendit, edhe ata qe ishin ne karrige ne ate kohe ndoshta e gjeten kozmetiken ne origjina jo te largeta. Nje version te tille e shpjegon fare mire edhe situata e sotme boterore! Si, te gjitha vendet legene te botes se trete, na paskan marre kozmetiken e re, edhe Shqiperia na paska shpetuar per rastesi? Ku e di ti ps se cilat fakte ne te vertete ekzistojne, per cfare? Fakti qe ti kur preket pjesa tjeter e problemit, mundohesh ta paraqeshesh si nje taktike te propagandes greke, flet shume ne vetvete per partishmerine tende. Abdi Baleta (nacionalist)!


    Le ta shohim pak problemin tend, se ti flet sikur di shume por faktikisht nuk thua asgje me shume se nje shpifje.

    a) postuar me pare nga Iceberg:

    Ligjet e shtetit shqiptar i ka dhunuar Anastasi. Kushtetua e vitit 1994 u hodh poshte nga nderhyrjet e tij me mjete nga me te felliqurat (kuptohet me ndihmen e shtetit grek edhe njerezve te tij ne Shqiperi ne ate kohe, kryesisht ne rradhet e opozites se atehershme, por koha me vone vertetoi se ishin edhe ne rradhe te pushtetit te vete Berishes

    [i] Tashti, ne radhe te pare me kete lloj arsyetimi mua edhe neve nuk na thuhet asgje me teper se po te thosha une versionin tjeter se kjo lloj propagande eshte fondamentaliste e tipit Baleta, i blere qe ne kohet kur sherbente ne Nju Jork, i rekrutuar per vitet e mevonshme qe po priteshin te vijne ne Lindje. Spektri politiko-religjoz u nda nder ish-komunistet me funksione te ndryshme, edhe ne aspektin fondamentalist-religjiozo politik, nuk kish njeri me te pershtatshem se Baleta, i cili ndodhej ne nje vend pellumbash te rekrutimit, Amerika. Ku ka me bukur se te rekrutosh aty ku nuk ta merr mendja?

    Sepse ra Kushtetuta, e dine te gjithe shqiptaret. Ti me arsyen tende po i trajton si cerdhe kopeshti, sikur po na thua se cfare.

    Propaganda jote eshte percarese se te shtyn te fillojne vecimet e grupit me grup, e fese me fe. CFARE QELLIMI KE TI NE KETE MES?

    Te thuash se Janullatosi e donte qendrimin e tij me patjeter ne Shqiperi, eshte qesharake!

    Sa per dijenine tuaj, Dhespoti mbetet i tille edhe ne Eksil. Keshtu qe edhe debimi i tij nga shqiperia, nuk do te mund tia hiqte atij titullin. Por ne fakt, plani ndoshta ka qene, qe me te fituar Kushtetuta, ne praktike do viheshin, pas 4-vitesh mjegulle demokraci, disa lloj ligjesh qe ndoshta do i ngjanin pak Monizmit Talibanesk, e keshtu Presidenti i Ri, me fuqi jo te kufizuara fort, do te DETYRONTE ortodokset qe te pranonin nje Peshkop tjeter, te vene nga presidenti. Po kush? Mjere Kisha.....Une per vete do votoja per Abdi Baleten, qe te behej Peshkop, ndersa Icebergu sekretar i tij i FSHEHT.

    Perse i interesonte Berishes largimi i Janullatosit nga Shqiperia? Mos ishte per shkak te Nolit? Po Berisha ka shite Shqipnine, me armatim e katandi...Noli pse ti dhimbet? Pyesni veten, se une nuk do beje propagande qe Iceberg fondamentalisti provokon te beje.

    Gurat hidhen larg!

    Planet ishin te thella! Ajo qe po ndodh sot neper bote, ka nje sfond qe i paraprin prej vitesh pergatitjeje, edhe nuk eshte nje rastesi.

    Ne themi, se Dhespoti eshte figure fetare, kryeqendra e komunitetit edhe Prezantim i Krishtit. Nuk ka asnje prove qe te flase per ndonje politizim te tij, por ka prova qe flasin se ai ka ndertuar Kisha per Shqiperine; ka rindertuar te vjetrat; ka ngrejtur shkollat (qe Icebergut si pelqejne, se nuk jane medrese); ka veshur klerike.......dmth thjsht ka nje prove te dukshme te RRINGJALLJES ORTODOKSE, qe serish "Icebergeve" su pelqen.

    Ngaterrimi i figures se Dhespotit me Arben Imamin eshte nje ofendim i pashoq.

    Kush pra i ka bere ligjet e shtetit shqiptar qe prania e tij te bie ndesh me to?
    pra ti vete po e pohon se nuk eshte ndesh!

    Po po te fillonim te shpresonim se ligjet do behen sipas asaj qe une dua, ndoshta ti nuk do ta kishe per mua dinjitetin as te ekzistoje, e jo me te jetoje, keshtu qe ne bazohemi ne ligjet qe jane. Ti, po te erdh rasti po munde bej ligjet e tua me gjithe pasojat e tij, ama!

    Je foshnjarak, se deri tashti asgje s'ke thene, vecse propagande semigazetareske partiake.


    Persa i takon ligjeve te vete fese ortodokse. Prania e Nje te Huaji ne kreun e Kishes eshte ne kundershtim te plote me statusin e Autoqefalise!!
    Po a mund te na thuash ti, meqe mendonke se je kaq i zgjuar, sa nuk te eshte dhene mundesia, se i kap mat te gjithe, madje me nje (!) edhe jo dy....

    ......hajde fondamentalisti na shpjego si ta ka mesuar ty Baleta, kanonet ortodokse kane karakter te levizshem, apo jane si dogmat, te perjeteshme?

    Kanonet, i pershtaten kushteve me tolerancen e tyre te vendosur nga vete komuniteti ortodoks, apo zbatohen me ngurtesi?

    Per me teper, kush e percakton tolerancen e zbatimit te kanoneve kishtare, Kisha, apo "Xhamia" e Baletes etj?

    Po nuk u pergjigje, gje qe edhe do ta besh se nuk ke se si, verteton qe je nje kalama i rrezikshem, sic do ta shohesh edhe ne shpifjet e meposhteme.


    Klodi eshte here e trete te pakten qe nderron emrin. Sapo diskretitohet me nje fillon me nje tjeter. Ka mision te veshtire ky vella!!!
    Shume bukur! Por, do te jete me te vertete e bukur sikur nje gje te tille te nai thoshe pak....ja ketu ne forum haptas....edhe jo putanerisht, me te ikur.......ku referohesh ti per keto? Ku e ke fjalen? Ku paskam perdore une nje emer, jam diskretituar edhe me pas kam nderruar emer? Po nuk e bere, ti e di fare mire se c'thuhet ketu ne Angli per djem te lindur ne paligjesi! Edhe une i kerkoj moderatoreve, Redit, ky person po me fyen me shpifje!

    Misioni im i veshtire, Iceberg, eshte te te tregoj ty, me aq sa kam mundesi, ate qe me ka mesuar Anastas Janullatos, qe Krishti eshte Zot, edhe i vetmi Shpetimtar!

    Ky eshte edhe Misioni i vertete nga i cili ty te dhembin syte!

    kujdes!

  2. #52
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me vjen shume mire qe beson ne Zotin dhe ne Krishtin,per te cilin shqiptaret e krishtere duhet te krenohen shume sepse ne te njejten kohe ai ka qene shqiptar (per kete shih librin e historianit Gjyzepe Katapano).
    Kurse as Iceberg e as asnjeri ketu nga ne nuk tha se te heqim Janullatosin shovinistin grek dhe shovinistet tjere greke prifterinje neper kisha Shqiptare dhe te vendosim ne vend te tyre Taleban (qe edhe pse jane te prapambetur duhet te kemi respekt edhe per ta sepse tek e fundit jane njerez edhe ata) dhe as myslimane e as Abdi Baleten por te vendosim ne krye te kishave tona Shqiptar me gjak, gjuhe dhe cdo gje Shqiptare,pasardhes te denje te Nolit tone te madh.
    Per Abdi Baleten une, ti Klodi dhe te gjithe te tjeret duke perfshire edhe Icebergun ketu duhet te kemi respekt ashtu si edhe per cdo politikane tjeter Shqiptare si Alfred Moisiun, Fatos Nanon,Sali Berishen, Ibrahim Rugoven, Kole Berishen, Mark Krasniqin, Hashim Thaqin, Ramush Haradinajn, Ali Ahmetin, Xhozef Dioguardin, Ricard Llukajn e te gjithe te tjeret sepse ata jane vellezerit tone dhe politikane te zgjedhur nga vet ne.
    Kurse tani nuk eshte vetem Abdi Baleta ai qe kerkon largimin e ketyre shovinisteve por edhe i gjithe komuniteti shqiptar ortodokse dhe ai shqiptar ne pergjithesi duke perfshire ketu edhe politikanet.
    Dhe tani mjaft me me gjepura, dhe mjaft me me mbrojtje te disa shovinisteve te qelbur greke sepse nuk ke nevoje ta besh nje gje te tille, ti je nje vella yni me gjak, gjuhe dhe cdo gje dhe edhe ti bashke me ne e te gjithe ne duhet te perkrahim largimin e tyre nga Shqiperia. dhe pike...... Klodi mjaft me.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #53
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Pershendetje!

    Me ben me te vertet pershtypje qe kjo ceshtje nuk ka gjete hapesire ne shtypin shqipetar.Gazetaret tane "syshqiponje" dhe "mendjemprehte" nuk do ta linin tju ikte nga duart nje rast i tille.

    Disa pjestare te forumit i jane dhene me mish e me shpirt kesaj pune dhe ndonjeri shkon deri aty sa te thote qe "kjo ceshtje ju perket vetem orthodhoksve". Une e pershendes nismetarin e kesaj teme qe e ka futur temen ne kete grupteme, pasi mendoj se kjo ceshtje ju perket te gjithe shqipetarve qe mendojne se jane te tille. Nuk po perpiqem aspak te bej nacionalistin,por vetem dua te tregoj se clidhje mund te kete kjo ceshtje me SHQIPTARET musliman, katolik, ateist, e cfardoqofshin ata.

    Ne kohen kur sa kishte filluar te merrte forme pluralizmi,shteti Grek nepermjet ambasadorit e "urdheron" presidentit Shqipetar Ramiz Alisa per 4 kushte, nje nga te cilat ishte vendosja e nje kryepeshkopi Grek. Ketu fillon te marri forme edhe qellimi shumevjecar i greqise per aneksimin e "Vorio Epirit" (nje trillim grek qe ka lidhje me Shqiperine e jugut,per shkak te emrave qe kane qytetet dhe se nje pjese e mire ne kete pjese te shqiperise jane orthodhoks).Filluan hapja e shkollave ne Gjirokaster dhe me tej.Me ndihmen e ketij kryepeshkopi dhe pjellave te tije,filluan ne shqiperi te beheshin Gezim-et Jani, Agim-et Jorgo e keshtu me rradhe te gjithe merrnin emra grek.PSE? Qe ne "2002" kur te vinte ne Shqiperi nje fare NIKOS GAXOJANIS te vinte si perkrehes i 30% "grekve te Shqiperise".

    A duhet te iki Anastasi?
    Kjo eshte nje pyetje qe pergjigjen e te ciles duhet ta kemi ne maje te gjuhe dhe kjo pergjigje te shpertheje PO.
    Mbase Anastasi eshte nje nga njerezit me te nderuar ne boten orthodhokse,mbase Anastasi ka bere shume te mira "ne te miren" e shqipetarve, por ai nuk eshte SHQIPETAR, por GREK dhe si i tille smund ti thote Gaxojanit qe "Ju nuk keni te drejte te luani me karten e ortodoksve per te treguar se 30% e shqiperise perbehet nga greke".E pra te dashur vellezer Anastasi nuk ka guxim ta beje kete gje,atehere lypet nevoja e nje njeriu qe DUHET ta beje kete.Ky njeri nuk duhet te jete patjeter At Nikolla por ai duhet te zgjidhet mes ortodoksve shqipetare.Ai duhet te jete njeri i zotit ne radhe te pare,por ama edhe PATRIOT.
    AI DUHET TE JETE NGA ATA QE TI TREGOJE RRUGEN E DREJTE GAXOJANIT DHE NJEREZVE SI GAXOJANI.

    Pra, do thosha qe Anastasi duhet te largohet tani pasi e permbushi detyren para Zotit.Tani ma do mendja se duhet te kete njerez (shume mire mund te jene edhe nxenesit te tij ) qe mund ta permbushin kete detyre. Anastasi duhet percjelle me fjalet me te mira dhe me tituj,te cilet i meriton,por ama duhet nisur ne detyra te tjera.Nqs eshte njeri i Zotit ai duhet ta shikoje vete qe ketu nuk mund te rrije me.
    PAUCA SED MATURA

  4. #54
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dodon i dashtur!

    Mesova se qenke kosovar, nga prishtina. Une shpesoj qe te me drejtkuptosh po te te them, se ndoshta ti nuk e kap aq mire permasat e "ligesise" kolektive te mbjella ne Shqiperi, pasi politika e shtetit ku ti ke jetuar, ka qene pak me liberaliste.

    Icebergu, e verteton vazhdimisht se me cfare paramendimesh vjen ne forum. Edhe une te te them te drejten them se shpif. Shihe, ai pa me njohur hic, shpif ne emrin tim!

    Icebergut mund ti rreje menja se ka dell politikani, edhe di te na drejtoje.

    Sidoqofte, se eshte teper i vockel per ta mbajte kaq shume neper goje, ajo qe une dua te them, meqe sot u mundova te lexoje artikujt e kesaj teme, eshte se .....

    ....te dashur, te gjitha arsyetimet kundra-Janullatos jane te pabaza. Mos do te na thoni ndonje dite se po te jesh grek, do te thote qe je asfali, anti-shqiptar, propagandues vorio-epir?

    Qe Janullatosi te permendet ne masmedia eshte normale, pasi eshte njeri i njohur edhe ne boten akademike.
    Janullatosin nuk mund ta gjykoje Icebergu, per vete faktin se edhe e vetmja "prove" qe ka sjelle deri tashti per akuzat e paturpeshme, eshte perdorimi i gjuhes greke edhe greqizimi i ortodokseve ne Shqiperi. Akuze qe eshte Absurde, jo e vertete, edhe qe me te drejte me shtyn te mendoje se ky njeri ose eshte i goditur nga ndonje mesim i vigjilences enveriane, ose eshte i papune, ose eshte i lig, i tipit fondo...me qellim te caktuar.
    Dhespotin, Dodon, nuk ka shoqate qe ta gjykoje, e as grup e qeveri, por se vetem Kisha ortodokse shqiptare. Ne, per aq sa di une (qe e di shume mire), me te gjithe ata qe une njoh si ortodokse edhe qe jane ne komunion me Kishen, pa perjashtim te gjithe, jemi per Janullatosin. Ky fakt flet shume ne vetvete. Tashti, ne jemi ne te shitur, ose ne te kundert ata qe na akuzojne si te tille jane fondamentalista anti-kristiane, ketu eshte nje problem gjykimi personal i fakteve edhe evidencave.

    *****

    Une i lexova edhe letrat e Nikolla Markut edhe At. Arturit.

    Edhe u vertetua, te pakten per mendimin tim, se ne c'nivel eshte Marku....po pse leter eshte ajo? Te jep pershtypjen e ketyre gam-gameve qe bejme ne ne forum, pa nivel kleriku, qe ai pretendon te perfaqesoje.


    Po a e din ti Dodon, se ku eshte veshur Nikolla Marku prift, meqe ti e quanke pasardhes te Nolit?

    Eshte veshur ne Kishen Skizmatike Maqedonase , edhe e di perse ata e bene nje gje te tille?

    Greqia, Maqedonia, nje grindje e hershme simbolesh edhe emrash historike, Selaniku...etj etj

    Keshtu qe Nikolla Markut, o Dodon i dashtun, nuk i njihet kanonikisht as rasoja e priftit, pasi e ka marre nga nje kishe skizmatike.

    Shihni pak se sa "enverisht" i drejtohet At Arturit: Po si ore e kap per krahu njeirun (Janullatosin) me Raso te Zeze...

    Cfare do te thote kjo shprehje? E perdorte komunizmi per te simbolizuar natyren korruptuese, prapaskene te Fese....Cfare niveli!

    I gjithe mesazhi i Nikolla Markut, ka nota te theksuara anti-krishtere...



    edhe dicka me ra ne sy, nje pike ku Icebergu i thote Albos se Dhespoti jo vetem po perdor greqishten si gjuhe te Kishes, por po meson antishqiptarizma.

    Ne fakt, si gjithnje, ky vetem fakt nuk eshte, por nga ana tjeter, valle si se paskemi pare qofte edhe nje here te vetme ne kete gje tek ai?

    Une per here te fundit, kur e kam takuar Dhespotin ketu ne Angli, para nja dy vitesh, tek Hotel Continental-i, Iceberg, Hyde Park Corner, fjalet e fundit qe me tha, pasi me pyeti fillimisht se si isha me shendet edhe si po ia coja ne emigrim, ishin...:Mos harro Krishtin, Ai duhet te jete gjithshka, synimi...edhe keshtu u mbyll, takimi jo i gjate me te, pasi do kthehej per ne Shqiperi.

    Sa fatkeqe jemi ne, jo per Icebergun, por per politikanet Iceberge me shumice qe kemi, prandaj edhe une nxehem ndoshta me logjiken e Icebergut, se kuptoj nivelin e te tijeve qe kane ne dore jete njerezish.


    Sic e tha edhe Albo, qe e pergezoj per maturine e tij teper te madhe ne kete teme, puna edhe misioni hyjnor i Janullatosit e ka origjinen edhe destinacionin tek Zoti.

    Une nuk e kuptoj se si duhet te jete nje person i huaj qe te jete mik per shqiptaret? Vidi, i keq; Shtrausi, na e ka me hile; te rrethuar nga te kater anet me armiq; Itali, e keqe; vetem ne.....


    ......ne, ne fakt, jemi armiqte me te medhenj te vetes. (mednim personal)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-12-2002 mė 08:01

  5. #55
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Klodi i dashur
    Une jam shqiptar nga Prishtina, sepse Kosove dhe Kosovar nuk eshte term yni dhe shume shpejt edhe do te hiqet nga perdorimi tani me bashkimin tone kombetar.
    Jo une, por nuk ka shqiptar qe mund te ju drejtkuptoj juve Klod i dashur ne mbrojtjen e atyre shovinisteve te qelbur greke.
    Dhe mjaft me Klodi me mbrojtje te tyre.

    Pershendetje Zoti Nora
    Pajtohem plotesisht me juve zoti Nora sepse politika eshte ajo qe e ka sjellur Janullatosin me shoke ne Shqiperi dhe jo orthodokset e as parimet e tija fetare. Sepse po te ishin fetar keta shovinista te qelbur do te kishin kerkuar atje ne Cameri qe te ju lejohej shqiptareve orthodokse te Camerise te praktikonin fene e tyre ne gjuhe te tyre dhe te gjithe shqiptareve tjere ne Greqi qe sipas informacioneve qe une kam jane mbi tre milione vetem ne trevat jashte Camerise.
    Pajtohem me ju Zoti Nora edhe ne ceshtjen e at Nikolla Markut, ai mund te jete apo mund edhe te mos jete kryepeshkopi i ardhshem. E rendesishme eshte qe te jete shqiptar me gjak, gjuhe dhe cdo gje.
    Pershendetje te gjitheve
    Vizitoni edhe temen Shqiptaret e Bashkuar per nje Shqiperi te Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vizitoni edhe dy tema tjera te postuara nga une
    Arsyetimet e pabaza te Patten ne Amerike dhe
    Shqiptare te Bashkuar per nje Shqiperi te Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    Klod, ti dhe disa te tjere nuk po kuptoni dicka.

    Shqiptaret per me se shumti nuk jane fetare apo prediskues te fese. NJe pakice e tyre eshte dhe ata jane te shperndare ne disa fe.

    Keshtu, kur shumica gjykon nuk niset nga parimet apo kendveshtimi yt.

    Per ty mbreti i Botes eshte Jezu Krishti dhe kushdo qe i sherben atij, te ka sherbyer edhe ty.
    dakort deri ketu.

    tani nuk kam ndermend te gjykoj Janullatos si person, pra cfare ka bere apo cfare jo, por ti je nisur nga principet per ta gjykiuar ate.
    Pra meqe eshte Kryepeshkop, njeri i ditur, Ortodoks mbi te gjitha.

    Ndersa une them qe ai mund te jete njeriu me i mire ne Bote, por ama eshte Grek dhe nuk i takon te jete ne krye te nje institucioni fetar ne Shqiperi.

    Mua apo shumices se shqiptareve nuk i intereson se kush eshte Anastas Janullatos.
    Une si shqiptar di te them qe antishqiptarizmin ne Greqi, tezat vorio epirote me dekad me rradhe i kane hedhur prifterinjte dhe Kisha Ortodokse greke dhe Sebastianos njeri i Zotit dhe besues i Jezu Krishtit ka qene, njelloj si Janullatos.

    Janullatos per princip nuk duhet te qendroje ne Shqiperi.
    Per prioncip nuk duhet qe nje Grek te shfaqet ne 28 nentor krah per krah me kokat e Shqiperise, pavaresisht se ai mund te jete njeri i mire.


    Po te te bej nje pyetje.

    Si do te te vinte ty sikur ne krye te institucionit mysliaman shqiptar, te vihej dikush, fjala vjen, Ebu Mazif Al-Shakrani, i lindur ne Qatar dhe banues dhe Afganistan?

    Sic eshte per ty Krishti, per myslimanet eshte Muhamedi.

    Por kush e ha ne kete mes???

    Kryepeshkopi i KOASH duhet te jete shqiptar dhe eshte ne te miren e vendit qe te mos jete Grek, pavaresisht se ai mund te jete njeri i mire.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Edhe une do ndalem pakez rreth kesaj teme qe eshte duke u trajtuar nga ana e shume anetareve te Forumit ne aspekte te ndryshme,mvarsisht se kush si e sheh dhe eshte i paisun me njohuri rreth kesaj qeshtje.
    Une do kisha cekur se disi mua po me vije sikur se eshte koha kur ne Shqiperi ishte vendosur princ Vidi e tani ashtu po me duket mua edhe me klerikun grek Jonullatos.Prandaj ma merr mendja se duhet te kthehemimi pakez prapa dhe te shfletojme pakez gjerat se si jane dukur atehere , e pse tani ti perserisim te njejtat.Kete problematik per sundimin e te huajve ne vendin ton do ta kene rrahur edhe shume patriot shqipetar,rilindasit e shume e shume dashamires te shqipetarise.
    Vaso Pasha do shprehete keshtu sa i perket kesaj qeshtje dhe perkrahgjes se te huajve nga ana e jone duke thene:

    "Piftinit e hoxhet ju kan hutue,
    per me ju damun me ju varfnue!
    Vjen njeriu i huaj e ju rri ne voter,
    me ju turperue me grua e moter,
    e per sa pareqe do te fitoni,
    beheni robt e njerit t huaj,
    qe nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!"

    Pra ma merr mendja se nje kerkese e tille qe ne vend te Janullotas te vije nje klerike me origjine shqipetare eshte mjaft e qelluar dhe duhet perkrahur nga te gjithe,sepse kombi yne nuk eshte i pa njerez,i pa arsimuar,pra ka mundesi te udheheq dhe di te udheheqe.

    Por ma merr mendja se qendron edhe ajo thenja e te madhit Fisht kur thote tek "Dredha e Djallit"

    "Dredha e Djallit,pse s asht tjeter,
    si e kam kndue nder libra te vjeter
    vec padija edhe krenija
    Ci shkojne njite si trupi e hija."

    Por ma merr mendja se me e mira e te mires eshte qe ne vet ti udheheqim dhe drejtojme punet tona,e atehere cdo gje do jete ne rregulle,e sa u perket ndihmave te bamiresve te ndryshem pa marre parasyshe se nga vijne ata, ato jane te mireseardhura si ne cdo vend tjeter te botes edhe tek ne, por pa keqperdorime,pa keqinterpetime.Serpse lidhur me keta klerike ne kemi raste shume te fresketa per keqperdorim te mikepritjes shqipetare nga ana e tyre,keqperdorim nga ana morale,finaciare e te tjera e cka eshte edhe me e keqja edhe shume prej tyre kane punear ne dam te shtetit shqipetar dhe epopullates shqipetare duke keqperdor mikpritjen shqipetare dhe traditen shqipetare,pra le te behet si behete ne te gjitha vendet e botes ku ne bendet me rendesi te vendoset qytetari i vendit e jo i huaj apo minoritari.

    ---------------------
    ----------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Beqari002 : 21-12-2002 mė 18:03
    Jam martuar002

  9. #59
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Jo Redi!

    Versioni im eshte ndryshe. Shqiptaret ne pergjithesi jane larusha, nuk kane nje individualitet te qendrueshem, edhe e i gjen me nga te gjitha ngjyrat nga pak, edhe keto te perziera ne basardim.

    Ps. une ketu shoh ekstremizma fondamentaliste, si nga ato ateiste te mbjella nga enveri, por po ashtu te perziera me prapavija fetare te degraduara, pasi vijne thjesht nga nje tifozllek familjar. Ose thjeshte kompleksitete per te gjetur identitet.....per humbjen e te cilit e vetem te huajte nuk e e kane fajin.

    Propaganda edhe menyra e te gjykyarit te ketyre personave bazohet kryesisht ne opinione "fshatareske", qe jane mesuar ti shpallin njerzit armiq, spiune, agjenta. Eshte nje propagande fodulle, edhe i mendon te tjeret si vetvetja.

    Propaganda e Arber Pashtrikut nuk eshte e nje personi qe eshte asnjanes ne fe, por ajo eshte e ngrejtur qartazi ne nje mendje te inskenuar, eshte fondalo-injorante. Nuk e shihni tendencat? Shpif, thuaj genjeshtra...se shpifja sa do e dobet qe te jete do te zere pak vend, edhe asnjehere nuk fakton. Propaganda e tije eshte e mirefillte anti-ortodokse, edhe anti-kristiane

    postuar me pare nga Arber Pashtriku (Icebergu):

    Eshte e vertete qe ai mbolli kisha kudo edhe aty ku nuk ka patur kisha ortodokse ndonjehere.
    Ndersa ne vende te tjera ai prononcohet se Nikolla Marku na qenka vazhduesi i vepres se Nolit. Tashti se pari kete thenieje e ben ne padituri te plote, qe nuk tregon gje tjeter se eshte vetem nje rikoshete e gazrave te prapanice-mendjes se semure te Baletes, prej ushqimeve te skaduara qe merr prej kohesh ne shpellat e largeta, pasi Nikolla Marku, ne menyren me tinzare eshte veshur nga nje Kishe skizmatike ortodokse te Maqedonise (e cila sipas standarteve te ketyre "Nolistave", nuk eshte me pak e pafajsme ne propaganda antishqiptare ne Maqedoni!!!)

    Tjeter

    Redi, problemi me Janullatosin nuk qendron nese une e mendoj ate si mbreti, apo kandidati per mbret te botes, por ne ate te drejte te komunitetit fetar ortodoks per te qene nje komunitet intim, me personalitet.Kisha ortodokse nuk eshte ndonje pijetore patriotike per presidentat ishkomuniste e ateiste qe te vijne e tia kalojne mire ne raste festash kombetare.

    Kisha ortodokse edhe Besimi edhe Misioni i saj eshte mbajtja e te vertetave hyjnore edhe shpetimi i shpirtrave te atyre njerezve qe praktikojne besen e shenjte. Nje Besim edhe praktike e tille eshte njohur nga e gjithe Bota e krishtere, edhe fakti qe disa shqiptaruce post-komuniste, tentojne ta cenojne, nuk tregon gje tjerer vecse injorancen e personave qe u veteshpallen si shteti ateist i vetem ne bote.

    Faji qe shqiptaret nuk kane nje peshkop shqiptar, nuk qendron me Hiresine e Tij Anastas, kjo eshte nje hipokrizi e pashoqe edhe mosmirenjohje tipike, edhe bukeshkale, por qendron me vete shqiptaret, me gjyshin e Arber Pashtrikut (Icebergut), ndoshta me te atin e te emen e tij, qe prishen cdo gje hyjnore ne vitet 70', e tabuizuan fjalen Zot, edhe ndertuan nje shqiptar pa personalitet

    Po pse mo cfare prisni ju, Dhespoti vjen ketu, nderton, arsimon, bekon, i jep dum ortodoksise si asnje peshkop tjeter me pare.....Cfare doni ju te thote Poshte Greqia e Rrofte Shqiperia; Rrofte flamuri shqiptar e poshte e gjithe bota? Keshtu e parafytyroni ju mik ate?

    Pa me thoni pak, si do e mendonit ju te ish nje klerik grek mik per Shqiperine? Te te cilit tip? Cfare vlerash duhet me shume a me pak duhet te kish ai?

    E verteta Redi eshte se "keta" persona, nuk e mendojne dot fare, sepse nuk duan, se honepsin dot, idene e te qenit mik i nje kleriku tekrishtere grek. Ketu eshte edhe Fondamentalizmi bastard antikristian i shqipatevet tedyshimte.

    Pra edhe nje here. Eshte detyre e cdo ortodoksi qe te mos e lere Krishterimin edhe Besen e shenjte te degjenerohet nga njerez pagane, ujqerit te veshur me lekuren e "patritizmit". Ne na duhet ai Peshkop qe na siguron besen e paster te pacenuar, edhe qe i mundeson shprestareve shpetimin.

    Edhe ky doli qe te ish Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranes, Durresit edhe te te gjithe Shqiperise, Imzot Anastas Janullatos, me te cilin, ne besimtaret ortodokse jemi Shume te Kenaqur, edhe e kemi per nder qe na drejton. Ai eshte per ne, po ashtu sic eshte Nene Tereza per katoliket indiane, edhe kush e cenon ate, ka cenuar Krishterimin, te cilin ne jemi gati ta mbrojme me gjakun tone...mos e harroni kete.

    Sa per pyetjen tende Redi, qe une i kam dhene tashme pergjigje, do te thosha edhe nje here, se mua me vjen keq vetem per nje gje. Ne shqiptaret mohuam Zotin me vite.....keshtu qe... cfare mund te themi ne, kur vete nuk jemi njerez? Kur te behemi te tille, atehere do kemi edhe persona shqiptare!


    Lufta kunder Janullatosit, eshte kunder Ortodoksise!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 21-12-2002 mė 19:42

  10. #60
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Kur une vendosa te replikoj me ty Klod, e dija qe do ishte vleresim per ty, se ti nuk je i denje te debatosh as me mua as me shume anetare te nderuar te forumit.
    Ti nuk njeh normat me elementare te kultures dhe debatit.
    Une shkrova me teper per anetaret e tjere te forumit ata qe dine gjuhen shqipe se ti qenke shume larg me normat njerezore.

    Te them te drejten ne fillim mu duke dashakeq por tani po dyshoj ne shendetin tend mendor!!!!
    Ke nevoje per ndihme.
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 6 prej 21 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Largimi me dhunė i shqiptarėve nga RTP-ja
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 06:39
  2. Sa i mprehtė ėshtė 'largimi i trurit'?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  3. Mendime pėr botėn ku jetojmė (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  4. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  5. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •