Albo ke fol me ven.
Une per vete nuk jam besimtar, po ata qe ngrihen sot e flasin per "pavarsine" e kishes jane ata qe dje ju vune kazmen dhe i kthyen ne vatra kulture.
Edhe ne punet e perenise duan ti fusin hundet politikanet tane.
Albo ke fol me ven.
Une per vete nuk jam besimtar, po ata qe ngrihen sot e flasin per "pavarsine" e kishes jane ata qe dje ju vune kazmen dhe i kthyen ne vatra kulture.
Edhe ne punet e perenise duan ti fusin hundet politikanet tane.
Albo bashkohem plotesisht me mendimin tend.
Ne jo vetem qe nuk duhet te kerkojme qe Kruepeshkop Anastasios te largohet nga Shqiperia por duhet ta quajme vendosjen e tij si kryepeshkop ne shqiperi si nje bekim te madh qe Zoti na dha ne Shqiptareve. Hiresi a tij Anastasios eshte nje nga besimtaret me te devotshem dhe qe ka bere nje pune te madhe ne misionarizem. Kur kryepeshkopi erdhi ne Shqiperi kisha Orthodokse qe ne nje mjerim te vertete dhe per 12 vjet ne e dime shume mire ku ka aritur.
Seminar Teologjik ne Shen Vlash Dures nga ku do te dalin prifterinj e ardhshem shqiptre.
Shkolle orthodokse per cuna ne Gjirokaster
Me dhjetra kisha te ndertuara kudo ne Shqiperi
Klinik e kishes orthodokse.
Ku vjati mirenjohja jone per kete pune te madhe qe Kryepeshkop Anastasios ka bere per 12 vjet rrjesht. Apo boll kaq te deshem ty e bere punen tende. Nuk e di sa nga ju qe jeni kundra Kryepeshkopit grek kane mare pjese ne Liturgjite e tij Hyjnore. Liturgjia eshte ne shqip me perjashtim te predikimit qe ai perdor shpesh her perkthyes. Eshte per te habitur fakti se si nje burr ne moshen e tij ka aritur te pervetesoj kaq mire gjuhen shqipe. dhe kete e ka bere jo sepse gjuha shqipe eshte nje gjuhe qe te hyn ne pune kudo(vetem shqipteret flasin shqip) por nga dashuria qe ka per ne sepse do qe te na japi mesazhin e Zotit ne gjuhen tone. Nuk e shte e drejte qe te perzeme dike nga Shqiperia per te vetmen arsye se eshte grek. Mbi te gjitha Kryepeshkop Anastasios eshte Orthodoks. Une mendoj se Hiresia e tij Anastasios eshte personi i duhur, per Shqiperine ne momentet me kritike te saj. Beheni zemren e madhe dhe kini dashuri per njerzit si besimtare Orthodoks qe jeni sidomos ne keto dite kreshme qe eshte periudhe dashurie per ne.
Do good. It is all the freedom you have.
Nuk ju besoj syve se cfare shkruhet me siper.
Nese ka armik te vertete te shqiptareve ne trojet e sotme shqiptare ai eshte Anastas Janullatos. Rrenuesi e autoqefalise se kishes ortodokse shqiptare, kolonieli i asfalise greke i veshur me veladonin e priftit, ai rrenoi cdo gje qe krijuan patriotet ortodokse shqiptare me ne krye Nolin madh.
A e dini cdo te thote autoqefali?
Autoqefali do te thote pavaresi te kishes, ashtu sic eshte kisha serbe e pavarur, ashtu sic eshte ajo romune, ruse etj.
Eshte e vertete se ai mbolli kisha kudo edhe aty ku ska pasur kurre kisha ortodokse ndonjehere.
Janullatus qendron prapa politikes shoviniste greke te helenizimit te jugut te Shqiperise, Janullatusi qendron ne prapavije te mbrojtjes se tezave te Vorio - Epirit, Janullatos eshte eshte ai qe nje dite do ti qiaje te gjithe ortodokset shqiptare greke se per kete ai po investon cdo dite.
Vazhduesi i vetem i Kishes ortodokse autoqefale Shqiptare eshte At Nikolla Marku. Ai eshte vazhduesi i vertete i Vepres se Nolit te madh.
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Iceberg:
1. Kisha Orthodokse Shqipetare eshte Autoqefale pasi nuk varet aspak nga Kisha Greke, ajo varet nga Patriarkana e Stambollit qe eshte qendra e gjithe Orthodoksise.
2. Ne kishat orthodokse shqiptare psallet shqip dhe e gjithe liturgjia eshte ne shqip. Nuk mund te them te njejten gje per besimet e tjera fetare ne Shqiperi!
3. Pasuesi i Fan Nolit nuk ka se si te jete nje prift nga elbasani qe mbeshtetje te vetme gjen tek fjalet e Abdi Baletes, por At Artur Liolin, nxenes i At Fan Noli. Do te gjej nje artikull qe ka shkruar At Liolin per Kishen Autoqefale dhe kryepeshkopin shqiptar.
Sic e thashe edhe me lart, komuniteti orthodoks shqiptar eshte ai qe vendos se cili duhet te jete ne krye te KOASH dhe jo "nacionalistet" qe pasi i zgjidhen te gjitha problemet e vendit, kerkojne te zgjidhin edhe problemet e KOASH-se.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Albo,
1. Pika nr 1 e autoqefalise eshte qe Kreu i Kishes Ortodokse duhet te jete Shqiptar. Kjo eshte e dhunuar teresisht.
2. Nuk eshte aspak e vertete qe psallet ne shqip ashtu sic thua ti, por ne shumicen e kishave predikimi behet greqisht, bile Anastasi shkon deri aty sa te predikoje qe Jezusi ka qene helen.
3. Fakti qe At Liolin e perkrah Janullatusin nuk e legjitimon aspak prezencen e Janullatosit ne Shqiperi perkundrazi erreson figuren e vete Artur Liolin.
4. Eshte teresisht e vertete qe vete Komuniteti Orthodoks duhet te vendose se kush duhet ne krye te KOASH por e verteta eshte qe per Janullatusin nuk ka vendosur ai.
5. Sa kohe qe ne krye te kishes ortodokse eshte Anastas Janullatus cdo besimtar ortodoks duhet ta ndjeje veten te fyer ne dinjitetin e tij, cdo besimtari duhet ti kujtohet gjaku i rilindesve shqiptare per autoqefaline e Kishes, duhet ti kujtohet gjaku i Petro Nini Luarasit, i Papa Kristo Negovanit etj.
Sa per A. Baleten dhe nacionalizmin ( te cilin edhe ti e paske zet dhe me vjen vertet keq, pasi shkrimet e tua kane qene nga me te pelqyeshmet dhe me te pjekurat ne forum) besoj del jashte kuadrit te kesaj teme te diskutoj per te, por duhet te them qe mungesa e nacionalizmit ben qe shqiptaret te jene ne ate apati qe jane sot dhe Komunitetit Ortodoks te mos i beje pershtypje prania e fortlumturise se tij.
Ne perfundim dua te them nese ka kurim per shqiptaret sot ai eshte vetem nacionalizmi dhe asgje tjeter nuk do na shpetoje nga
bataku ne te cilin jemi zhytur si komb.
Faleminderit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 19-12-2002 mė 17:36
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Albo,
Per nacionalistet e verbuar shqiptare, Janullatosi duhet te largohet pasi ai eshte me origjine greke. Krimi i tij i vetem eshte se ai eshte me origjine greke, dhe detyrimisht, eshte tradhetar.
Keni plotesisht te drejte. Nuk mundet kurrsesi Janullatos ne kete moshe te thyer te jete tradhetar. Kjo me te vertete eshte verberi.
Por njerezit e pafe harrojne qe sherbetoret e Zotit i gjykon vetem Zoti,
Albo, eshte kjo e shkruar ne librat e shenjte? Sepse, me cfare une di, Zoti s'ka nevoje per gje, e rrjedhimisht jo per sherbetore
Iceberg, per mua njerez si Abdi Baleta jane me anti-shqiptare dhe me shqetesues se nje prift orthodoks grek. Qe ta kuptosh se ku eshte dallimi midis Janullatos dhe Baletes, duhet te kesh te qarte qe nese prifti Janullatos gjate gjithe jetes se tij i qendroi besnik BESES SE PERENDISE, Baleta nuk i ka qendruar besnik asgjeje. As atehere kur ishte "diplomat i Enver Hoxhes", as atehere kur u kthye ne "demokrat te oreve te para", as atehere kur "krijoi parti me vete", as atehere kur "rimekembi nje komb" duke hedhur balte sa mbi Gjergj Kastriot - Skenderbeun, sa edhe mbi Ismail Kadarene.
Se kush e sponsorizon Abdi Baleten ne Shqiperi, ate gje me mire se kushdo e tregojne shkrimet e tij qe nen frymen e "nacionalizmit" sulmojne Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare.
Abdi Baleta eshte Haxhi Qamili i mijevjecarit te trete!
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Albo:
Me vje keq qe po del nga tema! Ne nuk po diskutonim per Abdi Baleten ketu pasi sido qe te jete ai, une nuk jam ketu ti bej avokatine atij, por po diskutonim per temen "Largimi i Janullatusit" dhe te lutem pergjigjiu argumentave te mi dhe leri Haxhi Qamilet moderne...
Ketu po bashka ngjis nje leter te At Nikolla Markut botuar ne gazeten 55 ne prill te vitit 2000.
Me keqardhje drejtuar personalisht
At Arthur Liolinit: Drejtues i Kryepeshkopates Ortodokdse Shqiptare ne Amerike
Pėr dijeni tere shqiptareve ne mbare boten!
Te nderuar vellezer e motra shqiptare e bij me zotin. Mora mundimin qe t'ju bej te ditur duke marre shkas qe At Arthur Liolini ka dhene nje interviste tek gazeta "Koha Jone" mbi dekorimin e peshkopit grek "Anastas Janullatos" qe ka uzurpuar kreun e kishes ortodokse te Shqiperise, ti jap nje pergjigje dinjitoze, aq edhe burrerore ketij frikacaku qe mohoi atdheun e tij pėr hir te grekeve te mallkuar. Te gjithe e dime nga lajmet qe ka shkruar media ne Shqipėri se kryepeshkopit Anastas i eshte akorduar ēmimi "Athenagoras" pėr te drejtat e njeriut, ēmim qe i jepet padrejtesisht ne nje nga ambientet e hotel "Hilton" ne Nju Jork ne segmentin e rruges "Amerika" dhe pėr ironi te fatit. Ar Arthuri e mban pėr krahu ne momentin qe i vihen dekorat e ketij urdhri pėr bemat e tij ne Shqipėri, por qe te gjithe e dime qe ai realisht nuk ka bere asgje ne te mire te Shqipėrise dhe Kishes Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Atehere lind pyetja, kujt i sherben ky qendrim i At Arthurit, mos ka marre urdher nga Athina?
Ē'bere keshtu more At. Arthur, kujt ia plotesove deshiren dhe zemerove me kete qendrim tere boten shqiptare? Si munde te mbash perkrahu njeriun me veladonin e zi qe i ka sjelle atdheut tend mijera telashe e kobe te zeza, qe udhehoqi revolucionin e vitit 1997 ne jug te vendit (siē e quajne greket Vorio-Epir) dhe organizoi grupe e banda te panumerta pėr te shkaterruar ēdo gje demokratike ne Shqipėri?
Pėrse zgjodhe gazeten famekeqe "Koha Jone" pėr botim kur kjo gazete me shkrimet e saj e destabilizoi vendin ne menyre te tille aq sa arriti vellai te vrasi vellane? Kjo ishte e preferuara e juaj, apo kete shkrim nuk do pranonte ndonje gazete tjeter?
Te eshte kerkuar nga keshilli i kishes "Shen Maria" te Elbasanit te prononcohesh pėr qendrimin kombetar e dinjitoz qe mban kjo kishe ne lufte te panderprere shtrirjen e helenizmit grek ne Shqipėri, te jepni kontributin tuaj si nga ana shpirterore ashtu edhe ne tere veprimtarine e saj,por ju as qe nuk keni denjuar ta beni nje gje te tille sepse teresisht keni rene ne prehrin e helenizmit grek, ju keni harruar atdheun e te pareve tuaj qe eshte Shqipėria.
Une At Nikolla Marku duke u gjendur perballe veshtiresive te medha te shtriva doren e priftit e te kam kerkuar personalisht nje kopje te veēante te "Ungjillit Hyjnor" te Theofan Stilian Nolit me fjalet me te embla te gjuhes shqipe, perseri ju nuk denjuat te ma sillni, gjithashtu ju kerkova edhe nje pale rroba prej kleriku, perseri ju nuk I sollet; dhe kjo ndodhi sepse jo se nuk i kishit apo nuk i keni mundesite, por juve ju urdherojne qe te silleni si sherbetore te bindur ndaj padroneve tuaj greke dhe se e fundit qe Kisha "Shen Maria" te deshtoje ne tere veprimtarine e saj, vetem e vetem se mbron te drejtat tona kombetare e historike, megjithate ne qe ti kerkuam ne po ju themi perseri nuk ta kemi nevojen sepse u gjenden shqiptare zemer-mire qe trashegojne vlera te medha kombetare e na ndihmuan me shume seē kerkuam. Ketu gjej rastin dhe i pėrgezoj me shume dashuri sepse ky veprim eshte bere ne sherbim te atdheut.
Si merr guximin te shprehesh me fjale te tilla se shqiptaret "me fjale zemerake dhe grafike" me shajne pėr kete qendrim?
Duhet ta dini mire se tashme te gjithe e dine mire se ē'qendrim mbani ju ne teresi, me kete te fundit ju vuloset aktin me te padrejte e me te paturpshem, tradhetar dhe se nuk keni te drejte te fyeni me sarkazma e satira ne pergjigje te shkrimeve vellezerve tuaj shqiptare te cilet nepėrmjet ketyre artikujve te ndergjegjesuara, por qe ju nga ana e kundert nuk i doni perkundrejt qendrimit qe reflektuat ndaj Janullatosit.
Fjalet, mendimet dhe shembujt e tu ne interviste jane sa diplomatike aq edhe djallezore dhe se une vete mendoj se pėr kete pergjigje qe keni dhene tek gazeta "Koha Jone" patjeter keni pasur prane ndonje avokat grek si Likurezias, apo Anastasios Janullatos me shoke.
Ju arritet te beni paralelizma duke na dhene shembuj te,deshtuare hipokrite pėr te cilet do te flasim me poshte.
1. Ju thoni se Fan Noli paska thene qe "Qendro ne kembet tuaja dhe vendos sipas mendimit tend dhe jo si thote tjetri". Dakort duhet te qendrojme ne kembet tona, por ne cilin vend (ne vendin e pushtuar teresisht nga te huajt?) si mund ti lutemi Zotit te na sjelle paqe e dashuri kur atdheu eshte i pushtuar?
2. Ju thoni:"Vleresoje mikun apo armikun jo nga prejardhja, feja apo rraca, por nga veprat!"
Dihet qe dashuria hyjnore kapercen ēdo mangesi njerezore, por si mundemi te jemi me ju te njerezishem e hyjnor kur ju lavderoni veprat e armikut me te madh te kombit shqiptar Anastas Janullatos, i cili pėr dijenine e te gjithe po pregatit nje kongres "Pan-ortodoks me tere shqiptaret renegate te shitur, pėr te hedhur poshte e ta ē'vleresoje statutin e vitit 1929, ku neni 15 i ketij statuti, te aprovuar njezeri nga Patrikana e Stambollit me vendimin e saj te quajtur "Tomos" ne vitin 1936 vendim ky sa i shenjte aq edhe historik pėrjetesoi pavaresine e kishes ortodokse shqiptare, e nxjerr jashte kufinjve te atdheut tone kete agjent te asfalise gereke, qe ē'kombetarizoi tere popullin shqiptar, i tjetersoi ne besim, duke ēuar ne vend amanetin e dhespoteve greke pėr Vorio-Epirin e enderruar, qe u prononcua duke dhene interviste ne agjensine "Itar-Tas" te Moskes se Natoja po vret barbarisht serbet e pafajshem, ne nje kohe qe populli i Kosoves si asnjehere ne historine Biblike e pagoi aq shtrenjte sa edhe lumenjte e gjakut qe u derdhen
nuk dolen pėr te shkruar kete ēmenduri barbarie serbe.
A e dini ju qendrimin e intelektualeve me ne ze te Shqipėrise, te patrioteve, historianeve, shkencetareve dhe shkrimtareve pėr Janullatosin? A thua se nuk ju ka dale koha te lexoni shtypin shqiptar pėr te gjitha keto qendrime?
Pse pėrdor shprehjet hyjnore duke i kthyer ne satire e duke iu shprehur shqiptareve jemi ne kohen e kreshmeve
te medha duke thene "Kreshme te lehta e fasule te nxehta"
besoj dhe s'ma do mendja se ju mund te beni pjese ne ndonje trup teatrale atje ne Amerike.
Sa pėr shprehjen tende gazmore sipas jush "kreshme te lehta" hajde e po e pranojme, por fasule te nxehta keni ju
ne ate koken tende boshe qe i eshte vene ne dispozicion helenizmit grek.
Ne qofte se miqte qe ju rrethojne sipas jush jane
shqiptare e patriote e ju paskan thene mos iu pėrgjigj
kritikave, une po ju them se ato nuk ju duan, ato nuk ta duan te
miren, ato nuk jane shqiptare e patriote sipas jush, por jane
ithtaret e kishes greke qe ju mesojne ju te imitoni si dikur diktatorin Enver Hoxha kur shprehej "Qente le te lehin e karvani te
ece perpara", kete po beni edhe ju, shqiptaret le te
lehin se ti nuk don t'ia dish edhe kur thua pa piken e turpit
"keshtu dita e keshtu bera" tamam sikur po luan ne lojen e
pokerit e jo se lendove me kete qendrim tere velelzerit e tu
shqiptare.
Me vjen keq e me shume lutje pėrpara altarit te
shenjte po i drejtoj lutjet e mia drejt Zotit qe edhe pse jam
munduar t'ju ndergjegjesoj pėr nje qendrim kombetar atdhetare
ndaj fronit te shenjte te kishes sone ortodokse pėr dijeni
tere shqiptareve ne mbare vendin, duke pare se ju nuk
keni reflektuar e nuk doni te reflektoni si mbeshtetes i
paster vella me Krishtin si nje shqiptar qe i do te miren
vendit te tij, po leshoj ne emer te Zotit duke te pare ju ne
prehrin e djallit Janullatos pėr tere keto mbrapshti nga kisha
e "Shen Marise" mallkimin tim si prift personalisht mbi ju e
te ndjekte vala e zemerimit e tere shqiptareve kudo
qe ndodhen ne bote pėr balten e zeze qe i hodhe atdheut tend
ne keto momente te veshtira. Te te ndjekte mallkimi pėr
plaget qe I shkaktove atdheut si ne kete bote, ashtu edhe ne
boten e pertejme.
Amin
Famulltari i Kishes Ortodokse "Shen Maria"
Elbasan
At. Nikolla Marku
Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale
Osh per tu habit sa kollaj i hedhim ne shqiptaret si ne koh te Enverit si sot pas 17 vjetesh qe ai ka vdekur, akuzat per agjenture.
Per kedo qe diskutohet ai i merr ose "udhezimet" ose "parate" ose "financohet" nga ndonje sherbim i huaj, kryesisht ai i fqinjeve.
AMon mesoni te flisni si njerez jo si lolo.
Keni fakte?
JO
Athere qepeni gojen se heshtja eshte flori.
Na merzitet jeni bo si ato "gjyqeet popullore" neper kinema me popull perjashta ku tipa si Aranit Cela shpiknin lloj lloj akuzash nga me te rendomtat deri ke me fantastiko - shkencoret.
Janullatosi - spiun
At Liolin - spiun
Abdi Baleta- spiun
Fatos Nano - spiun
Sali Berisha - spiun
Rrugova - spiun
Gjinushi - spiun
antare te forumit me te cilet nuk biem dakort - spiune
amon pash zotin.
O Albo si i zoti shpis qe je, veje i kadosh rregulli ku ndalohet thirrja e tjetrit spiun pa fakte.
Me poshte mund te lexosh letren e derguar nga At Arthur Liolin ne Shqiperi, ku shpjegon arsyet perse ai mori pjese ne dekorimin e Janullatosit kur erdhi ne Amerike. Kjo leter ishte shkakur qe prifti i Elbasanit "te mallkoje" At Arthur Liolin. Se kush eshte prifti i Elbasanit dhe se kush eshte At Artur Liolin, nuk ka nevoje per komente.
Pse mora pjese tek dekorimi i kryepeshkopit Anastas dhe pse duhet vleresuar ai?
Disa artikuj te botuar ne gazeta, ose te derguar me poste elektronike me kane kritikuar per qendrimin tim ne lidhje me urimin drejtuar Kryepeshkopit Anastas te Tiranes, me rastin e dhenies te nje cmimi per te Drejtat e Njeriut. Me nje menyre pasionante, me fraza zemerake dhe grafike na shajne, duke shprehur ndjenja indinjuese dhe te rrepta. Disa zyrtare kishtare shqiptare e patriote me keshilluan qe te mos ktheja asnje pergjigje, sepse kjo vetem do t'i lartesonte kritikuesit e mi ne
kete ceshtje. Gjithashtu, jemi ne periudhe agjerimi dhe lutje para
Pashkes. Por, njerin prej ketyre kritikuesve e njoh, si njeri te mire,
familjar te nderuar dhe patriot te sinqerte. Kurse dikush tjeter ka
shkruar pa guxim, me pseudonim, ose per te fituar dicka ne mendjen e tij ka abuzuar me reputacionin e nje njeriu te pafajshem, duke u fshehur nen nje emer te rreme. E dyta, kam respekt per pervojen e tyre te rende gjate periudhes se persekutimit dhe i vleresoj mendimet e tyre, ndonese nuk jemi dakord me opinionet e rastit ne fjale. E treta, meqenese ky eshte nje problem me shume rendesi, mendimet e mia duhen shfaqur.
****
Se pari, kam nje pyetje. Per cilin Noli flisni: Patriotin apo Poliedrikun? Revolucionarin apo Realistin? Fetarin apo Flamurtarin? Poetin apo Burrin e shtetit? Vizionarin apo Egalitarin? Shqiptarin apo Nderkombetarin? E bej kete pyetje retorike, sepse amaneti Nolian nuk eshte aq i kufizuar sa e pandehin disa, te cilet e keqperdorin emrin, veprat dhe imazhin e tij, per te justifikuar qendrimet e tyre te zjarrta. Fatkeqesisht, eshte per te ardhur keq, kete lloj keqperdorimi te gabuar dhe te pandershem e kane bere edhe te tjere per avazet e tyre. Dhe me njerez te medhenj si Imzot Noli besoj se kjo do te vazhdoje. Por
jeta e Nolit, i cili na ka ushqyer qe ne vogeli, kur na vinte ne shtepi, si edhe deri me sot, per mua si prift eshte shembulli me i mire i mendjegjeresise. Ata qe kane njohuri te thelle ne historine e qendrimeve te Fan Nolit, e dine shume mire se Imzoti ka hapur shpesh marredhenie edhe me ish- armiqte e tij, si edhe me opozitaret e tij ideologjike, ne pergjithesi per te miren e Shqiperise. Nacionalist iluminues ishte me gjithe zemer; por kurre nuk ishte shovinist i ngushte.
Por me shume per mua, disa nga mesimet predikuese te Nolit, kur
meshonte ne Kishe per ne besimtaret ne Amerike, kane qene keto parime:
a) Qendro ne kembet tuaja dhe vendos sipas mendimit tend dhe jo si te thote tjetri; leri shpifjet dhe thashethemet menjane dhe lexo argumentet.
b) Vleresoje njeriun - i pasur apo i varfer, i njohur apo i perulur, mik apo armik - jo nga prejardhja, feja ose raca e tij, por nga veprat dhe meritat e tij, se armiku i sotem mund te jete miku i neserm. (Ketu me vjen nder mend edhe nje shembull tjeter qe
ndodhi kur kreministri anglez Uinston Cercill, i cili ne mes te Luftes
se Dyte Boterore, per cudi, ngriti lart ne parlamentin britanik emrin e gjeneralit gjerman Ervin Romel, duke levduar aftesine e tij si kundershtar i shquar.
c) Kritikat me vend duhen mirepritur, se shpeshhere mund te mesosh me shume per veten nga kundershtari qe te urren se sa nga miku qe te do dhe te ndihmon te qartesohesh me shume.
d) Emocioni (dhe ne vecanti urrejtja) duhet balancuar me refleksion, gjakftohtesi dhe largpamesi. E) Gjykimi i fundit eshte i Zotit, per cilindo: shqiptarin, grekun ose cdo njeri me kombesi tjeter. Se dashuria hyjnore kapercen cdo mangesi njerezore.
****
Keshtu, duke pasur parasysh keto parime, e kemi pare gjendjen e Kishes tone Autoqefale dhe Kryepeshkopin Anastas. Faktet tregojne se gjer me sot ai ka qendruar shume mire dhe me respekt per traditen e Kishes se Shqiperise. Shume kisha te reja jane ndertuar, mjaft kisha te vjetra jane rinovuar, eshte hapur nje shkolle teologjike per te pergatitur klerin vendas, jane dorezuar prifterinj shqiptare, jane hapur klinika mjekesore, botohen revista e gazeta ne gjuhen amtare, jane ribotuar dhe
shperndare librat meshtare te Nolit, jane mbledhur ne Sinod peshkope me prejardhje shqiptare, jane mbajtur seminare per te hulumtuar arkeologjine e lashte fetare te Shqiperise, jane formuar lidhje me agjenci bamirese nderkombetare per te miren e kombit dhe te popullit. E rendesishme eshte gjithashtu se jane pergatitur struktura per te ardhmen fetare, me respekt dhe me kujdes diplomatik per shtetin shqiptar dhe per interesat e te gjithe popullit te atjeshem, pa dallim feje. Edhe sot i vetmi kamp per refugjatet nga Kosova qe ka mbetur ne Tirane per te ndihmuar familjet tona kosovare, mbahet me ndihmen e Kishes Orthodokse te Shqiperise dhe me iniciativen e Kryepeshkopit ne fjale, i cili ka nje emer te mire e te nderuar ne mbare boten. Gjate ketyre dhjete vjeteve ne sherbim te besimtareve te Shqiperise, kryepeshkopi eshte njohur nga zyrtaret e cdo qeverije ne pushtet, si te asaj demokratike ashtu edhe te asaj socialiste. Udheheqesit fetare te vendit, muslimane, katolike, bektashiane dhe helvetiane, e kane pritur ne faltoret e tyre, si edhe jane mirepritur ne zyrat e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise.
****
Me rendesi ligjore dhe kanonike, kryepeshkopi ka premtuar shpeshhere publikisht se qellimi i tij si misionar (gje qe eshte treguar prej veprave te tij te meparshme), eshte formimi i nje Sinodi vazhdues me peshkope vendas dhe udheheqes indigjen. Kjo gje vazhdon ne gjurmat e te mencurit Sami Frasheri, i cili tha se nje nga dy pikat me te nevojshme per nje shtet shqiptar eshte nje kishe orthodokse autoqefale e shendoshe, per shume arsye praktike, shpirterore dhe kombetare.
****
Per hir te se vertetes, keto jane fakte qe nuk mund t'i evitojme ose t'i poshterojme. Perkundrazi, duhen vleresuar me mirenjohje. Ne pergjithesi, shqiptari me brohori qendron krenar per traditen e tij tolerante. Por nuk mund te jemi vetem tolerante me veten ose me fisin tone, sepse atehere kjo nuk do te kishte kuptim. Kur nje njeri i huaj na vjen dhe na ndihmon me gjithe shpirt ne kohe te veshtira, nuk do te ishte as e pershtatshme dhe as e drejte ta menjanonim. Jo, do te ishte nje turp ne ndergjegje dhe nje gabim moral. Tradita mikpritese shqiptare, si e di une, eshte e hapur edhe me armikun, lere pastaj me mikun apo komshiun.
****
Duke pasur keto mendime, e pame te pershtatshme te rivleresonim qendrimin tone ndaj ketij person te nderuar, i cili eshte propozuar kete vit per cmimin Nobel per paqe, dhe t'i japim respektin qe meriton, si fetar dhe si njeri qe e derdhi jeten e tij per te ndihmuar besimtaret tane.
****
Ne biografine e tij, ne moshen djaloshare, Noli thoshte; "Beja kete
pyetje: si do te bente Jisui? Si do ta zgjidhte punen Skenderbeu dhe si Napoleoni?" Per mua Jisui do te thoshte: "Ky njeri ka bere plot te mira per popullin tuaj dhe eshte sjelle me zemerdhembshuri pa dallim feje. Aman Nderoje." Skenderbeu, i cili shume here ne betejat e tij qendronte ne traktate paqesore edhe me kundershtarin, qe te mos kishte luftra ne disa fronte, do te thoshte: "Shqiperia ka mjaft ankime dhe probleme sot, kur nje njeri te vjen me ndihme ne dore, mireprite. Mund te flini me nje sy hapur, po pranoje." Sa per Napoleonin, le ta japin pergjigjen e tij strateget dhe historianet me te afte. Por, po te shohim Napoleonin e mire, ate qe ndertoi strukturat e republikes franceze, mendoj se mund te thoshte: "Kur njeriu nderton nje strukture kishtare qe ishte shkaterruar, pa tjeter vere prape ne pune te mbaroje nevojat me te rendesishme, sepse ato gjera do te mbeten me tutje. Respektoje." Keshtu menduam. Keshtu beme.
Sipas urimit popullor te stines, ju uroj Kreshme te Lehta.
At Artur Liolin
Boston 03/13/2001
© Koha Jone 2000 All Rights reserved
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
Krijoni Kontakt