Close
Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 207
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Hej Klod,

    Kaq shume sa ke provuar deri tani i bie qe te kishe vdekur. Besoj se e kupton qe e kam me shaka. Kam dy vrejtje te vogla miqsore.
    1.-Diku me siper ke perdorur fjalen "futhundje" besoj se ke dashur te thuash hundefutje, meqe sipas rregullit te pergjithshem te gjuhes shqipe per formimin e fjaleve te perngjitura emer+folje ( me sakte emer foljor), emri vendoset ne fillim dhe pastaj vendoset folja. psh mund te thuash trupperkulja dhe jo perkultrupja, ose mund te thuash buzeqeshja dhe jo qeshbuzja etj. etj.
    2.- Une te respektoj per pasionin dhe pergatitjen qe shfaq ne mbrojtje te besimit tend dhe Episkopit Janullatos. Sa kohe qe me argumentat e tua qendron brenda sistemit tend je ne rregull. Kur fillon e ben analogji me fete e tjera, me duket se ngaterrohesh kot. Nuk e kam fjalen per arabet dhe muslimanet, se nuk para marr vesh nga punet e tyre, por kur fillon e permend kleriket katolike ben padyshim gabim, sepse kushtet jane pak te ndryshme. Nje dallim esencial eshte qe brenda katolicizmit nuk egziston AUTOQEFALIA, per pasoje sensi nacional brenda katolicizmit nuk ekziston. Kjo do te thote qe kleriket katolike mund te sherbejne pa krijuar as me te voglin problem jashte vendit te tyre. Per ta bere edhe me te qarte kete: sikur Kisha Ortodokse Shqiptare te mos ishte autoqefale, por te ishte brenda Kishes Greke, a do te lejohej liturgjia ne gjuhen shqipe? Jo! Nje nga elementet e autoqefalise eshte liturgjia ne gjuhen perkatese, pra ne kete rast besimtaret shqiptare do te degjonin meshe greqisht. Ndersa per katoliket, sipas Koncilit te 2-te te Vatikanit, liturgjia mbahet ne gjuhen e popullsise se famullise. Nese ne famulli flitet me shume se nje gjuhe, Kisha Famullitare duhet te garantoje sherbimin ne te gjitha gjuhet qe fliten brenda famullise. Ka edhe ndryshime te tjera, por nuk po zgjatem me teper. Ajo qe desha te them eshte me mire "mos dil nga teritori jot ortodoks"

    Miqesisht

  2. #152
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Emigrant!

    Ndoshta duhesh te kuptosh se ne gjuhe shpesh here, te pakten sipas mendimit edhe kuptimit tim, lejohet edhe toleranca gjuhesore (gjithnje brenda kufijve qe e bejne te lejueshme ate, si tingulli etj) per ta ironizuar pak te foluren sipas "ironise" se vete pjesemarrjes se disave ne keto biseda, qe nga ana tjeter, jane po aq gabim ne "gramatiken" e logjikes.

    Tjeter,

    Ne kete teme jane te detyruar te permenden te gjitha fete tradicionale, edhe kjo nuk ka te beje me kundravenie, as me permendje te disave sepse nuk me pelqejne mua, por me krahasimin ne drejtesi te te gjitha problemeve.

    Tashti, sikunder e thua edhe ti vete, Kisha katolike eshte e centralizuar ne Rome, me papatin

    Ky centralizim eshte nje vendim i vete katolikeve, apo Kishes katolike romake, edhe nuk ka te beje fare me idene apo deshiren se si ne (bashkeshtetasit, apo patriotet e katolikeve shqiptare) do ta deshironim katolicizmin te ish. Pra me fjale te tjera, Centralizmi katolik eshte nje vendim i brendshem.

    Po keshtu Autoqefalia eshte nje dukuri e brendeshme kishtare, edhe nuk ka te beje fare me kushtetuten shteterore apo ligjet e nje vendi e shteti, a qeverie. Keshtu qe Hundefutja apo futhundja e shtetit edhe jo ortodokseve ne te, permban ne vetvete te njejten te drejte, qe neser po keta, do te fusin hundet edhe ne Centralizmin katolik, sikur beri nje here e nje kohe Mehmet Shehu, apo jo?

    Ai nuk i kerkoi Kishes katolike te pushonte se ekzistuari, por u kerkoi pikerisht shkeputjen nga Roma, edhe krijimin e katolicizmit "shqiptar".

    Une do te thosha se fushata anti-ortodokse e Humbamenit ish-komunist Berisha, i ka rrenjet ne te njetin truall, me ate lloj politike

    At Efremi na paska qene ne ushtrine greke! sa habi e madhe!

    Po ne e kemi patur presidentin e pare te demokracise 25-vjet si sekretar i Partise ne spital e komunist, e lere pastaj politikanet e tjere te djathte, qe kane qene sigurimsa........

    Sa ironike eshte ndershmeria ne nje shtet te papjekur komunist, mafioz, hipokrit.....anti-kombetar (me degjoni mua se ashtu jane te gjithe keta te djathtet)......e anti-njerezor!

    *********************************

    Fakt!

    Ne Kishen ortodokse, specifikisht ne ate te shen Prokopit ne Tirane, une kam degjuar personalisht priftin amerikan me origjinen e gjysherve greke, At Luka Veronis, te flase te pakten nje here kundra firmave piramidale, ne nje kohe qe ne Shqiperi nuk kishte jo vetem institucion fetar shteteror qe te shprehej kundra, por per me teper presidenti Bersisha deklaron - "parja e shqiptarit, asht ma e pastra"- vetem nje muaj para se te fillonin rremujat!

    Kush eshte shkaterrimtari i 97-tes tashti, Ortodoksit (nen pretekstin grek) apo injoranca e tipit kollona e peste e te djathteve!

    shendet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 07-01-2003 mė 15:30

  3. #153
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Edhe dicka emigrant, se nuk pata kohe ta perfundoj pergjigjen!

    Autoqefalia eshte nje element harmonizues ne Kishe, edhe aspak me qellime ndarese, apo urrejtjeje (sic shfaqet ne "autoqefalizmin" e spiunit te SHIK-ut, Nikolla Marku). Gjithashtu, sic e kam faktuar ketu me shkrime zyrtare Kishtare, autoqefalia nuk e ka vleren ne vetvete, por ne mundesine per te qene i tille. Kushtet edhe ato qe e bejne nje Kishe autoqefale, une i kam pershkruar ne shkrime te meparshme, ku bie ne sy, se serish uniteti, vellazeria edhe katolicizmi i krishterimit ortodoks nuk mundet edhe as eshte ne qellim per tu hedhur poshte nga "autoqefalite" lokale, pasi kjo do te ish herezi!

    Kisha ortodokse ne shqiperi e humbi stadin edhe nivelin per te qene e vetadministrimit (edhe per me teper prej vete shqiptareve....., shume prej atyre qe po sot sulmojne Kishen), edhe automatikisht edhe ekzistencen e te qenit Autoqefale..

    Vetem mendoni pak......

    Per te krijuar Sinodin e nje Kishe, qe eshte edhe kushti baze i te qenurit Autoqefal, duhen se paku tre Episkope qe te hirotonisen Episkopet vendas. Tashti, kush do ti hirotoniste (vishte) keta episkope vendas ne Shqiperi, ku nuk kishte asnje episkop te gjalle, ne mos te huajt, edhe konkretisht Patriarkana e Konstandinopojes?

    Apo do ti hirotoniste Abdi Baleta me Sali Berishen?

    Keshtu qe eshte jo vetem padituri, por per me teper ishte qartazi nje slum anti-ortodoks, ai qe Berisha beri, duke filluar nga 92-shi deri ne 94.......

    Me sulmin e pabazuar edhe te shpifet anti-ortodoks vecse justifikohet pretendimi i grekeve edhe me gjere, se ne Shqiperi jane ne veprim forca anti-europiane ose disa mund edhe te thoshin anti-kristiane!

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Klod

    kete here kjo analiza jote me ka pelqyer me te vertete.
    Argumentimi te bind edhe kur je kunder.

    gjithe te mirat
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #155
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pelin pershendetje!

    Nuk me habit reagimi yt i respektuar, pasi nje bindje edhe nje fare opinioni pozitiv per ty e kisha krijuar para kesaj pergjigje tendes.

    Tashti le te vazhdojme pak:


    At. Artur Liolini: "Sikur Noli te ish gjalle, do te ish mik me Janullatosin."

    Patjeter qe problemi ortodoks, me qender Figuren e saj kryesore, si fetare shpirterore, po ashtu edhe si personazhi edhe individualiteti me inspirues i ortodoksise, krishterimit, miqesise (qe ofrohet nga nje person nga nje vend qe po paraqitet me detyrim si armik i perjteshem nga politikanet zhelamane e rrjepsa te popullit), shembellit te figures Episkopale ortodokse ne rang shekullor (e jo vetem te Shqiperise), Imzot Anastas Janullatos, eshte nje shenjester ku goditet me larg se sa thuhet.


    Problemi kryesor me keto sulme, eshte se perfaqesohen nga forca politikanesh, kryesisht te djathtesh, te cilet ne menyra te pabaza edhe te pareferuara akuzojne edhe per me teper, marrin pjese ne komente te problemeve kishtare (pa qene te ftuar)!

    Se fundmi, me rastisi te lexoj ne nje forum te djathtesh (EDSH - ja), nje tjeter koment qesharak mbi autoqefaline.

    Tashti, se pari sikur nuk mjafton shkaterrimi qe i solli papjekuria (me dashje ose pa dashje) qe i solli e djathta zyrtare shqiperise, e kryesuar nga PD-ja, por se fundmi, per mendimin tim, me me papjekuri, vijne e na dalin ne menyra amatoreske atdhetare te rinj te flakte (per punet edhe hesapet personale, kuptohet) edhe na komentojne edhe me me teper banalitet autoqefaline, madje duke kaluar ne ate, qe une do ta quaja rreshqitje.

    Ne ate forum, eshte hapur nje teme, ku nje nga anataret e EDSH - se na akuzon At. Artur Liolinin, se perse ky paska guxuar, qe ne nje interviste te fundit, qe forumasi i edsh -se e kish degjuar ne radio, paska thene se :"Nqs Noli do te ishte gjalle, ai do te ish mik me Janullatosin.

    Forumasi ne fjale, e akuzon nxenesin e Nolit, At Arturin, per shkelje me kembe te amanetit te Nolit, se Noli na paska thene kete e ate...per autoqefaline.

    Tashti shihni edhe nje here se cfare karakteresh jane rritur edhe edukuar ne ate shtet!!!!!

    Liolini, ndoshta me me autoritet se nga te gjithe shqiptaret se bashku, ka qene i pari qe ka dyshuar edhe ka kundershtuar kryesimin e Kishes ortodokse post-komuniste, nga nje grek, edhe konkretisht Janullatosi.
    Ky kundershtim ka qene me seriozi edhe me zyrtari, pasi Liolini perfaqeson vete ortodoksine shqiptare edhe eshte i brendshem ne Kishen ortodokse.

    Punet rrodhen qe Liolini, duke patur predispozita te pastra e te mira kundershtimi, e pa qe ishte fakt, se veprimtaria e Janullatosit ne Shqiperi, ishte nje nga shembujt e paket te ketyre fundshekujve ne dobi te ortodoksise edhe asaj shqiptare ne vecanti, edhe duke u bindur, edhe duke ditur edhe natyren e vertete te autoqefalise, shprehet se Noli vete, do te kishte qene mik me Janullatosin.

    Eshte i njejti mendim qe pak a shume jua kemi paraqitur edhe neve ortodokset shqiptare brenda kufijve diskutanteve te ketushem, se Kryesimi i Janullatosit ne Kishen shqiptare para krijimit te Autoqefalise, ishte konform kanoneve ortodokse, edhe rezultatet e perforcojne me shume pastertine e misionit te tij.


    Forumasi i edsh - se nuk e kupton se ne Kishen Ortodokse Shqiptare mesohet, meshohet edhe edukohet ne shqip. Se prifterinjte ortodokse jane veshur nga shqiptaret, se Sinodi eshte me shqiptare, se Shkrimi i shenjte eshte botuar (sic ka dashur edhe Noli) ne shqip, se Kisha mbi te gjitha, titullohet Autoqefale shqiptare.....

    ...edhe mbi te gjitha nuk e kupton se Liolini eshte jo vetem me i madh ne moshe, por mbi te gjitha eshte klerik ortodoks, edhe me i ditur se camarroku "patriot" i edsh -se...

    Une jam i mendimit se BOLL...!Ne median, shtypin, RTVSH duhen ndaluar keto lloj pergojimesh edhe hundftutjesh te pakuptimta.....

    Kush eshte jo ortodoks, edhe deshiron te komentoje mbi ortodoksine, une e ftoj se pari TE VIJE E TE PAGEZOHET, TE RREFEJE BESIMIN ORTODOKS PUBLIKISHT, edhe vetem atehere, do te kete te pakten te drejten te komentoje e te jape mendime
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-01-2003 mė 12:30

  6. #156
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    ne radhe te pare pershendetje per nismetarin e kesaj teme dhe per te gjithe ata qe kane shkruar ne kete teme
    une kame qene ne shqiperi deri ne 97 dhe deri ne ate periudhe une mund te deshmoj se ne kishat shqiptare flitej greqisht kete e kam pare me syte e mi dhe jam i sigurt qe akoma ne kishat e himares e te ndonje vendi tjeter flitet greqisht megjithese jashte kishes te tere flasin shqip dikush ka shkruar se krimi me i madh i janullatosit eshte qe eshte grek sinqerisht per mua ky eshte nje krim i madh qe nje grek te jete ne krye te kishes autoqefale shqipetare pasi ata na kane asimiluar e na asimilojne akoma me ane te kishes

  7. #157
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Ke te drejt skerdiS
    Po a degjone ai me larte ty!?E kam fjalen per ate trrumpeten e Janullatosit,qe po mundohet tu hedhi -hi-syve te gjithe shqiptarve.
    Ja shiko cfar thote me posht nje zagar i ndyr grek
    ----Europarlamentari grek,duke perfituar sic duket dhe nga kriesimi i BE nga vendi i tije,ngyl kembe qe tani BE duhet ti bej presjon shtetit shqiptar qe ai te detyrohet te respektoi te ashtuquaren protokoll,me ante te cilit perkrahen pretendimet e atehershme greke ndai Shqiprise se Jugut.Stavros ksarhakos veren me kete rast se ne ate protokoll nenvizohej e drejta e nje administrate te vecante, e cila do te mbronte arsimimin grek atje si dhe KISHEN ORTHODOKSE NE SHQIPERI.....-----------------

    Se cfar duan greket me Kishen Shqiptare, kete munde ta sqaroi fare mire Janullatos.
    Por heshtja tregon, se ai eshte diligjuesi i kesaj ideje te ngritur nga parlamentari grek.
    Po te qe e kunderta, ai, (Janullatos)do te reagonte forte kundra ketij zagari grek qe fut hundet ne punet e shqiptarve.

  8. #158
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2002
    Vendndodhja
    Romuni
    Postime
    7
    Lere janull...ufo me nje kusht ne shqipri qe ta hap nje UNIVERZITET ne gjuhen shqipe mu ne mes te Epirit

    Ose ose rruge e mbar te qofe bir i zoti
    Ti je me mua!
    Kur une te them ty se po shkojme drejt te ardhmes, per te miren e neve dhe gjithe njerzimit!

  9. #159
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga skerdiS
    ne radhe te pare pershendetje per nismetarin e kesaj teme dhe per te gjithe ata qe kane shkruar ne kete teme
    une kame qene ne shqiperi deri ne 97 dhe deri ne ate periudhe une mund te deshmoj se ne kishat shqiptare flitej greqisht kete e kam pare me syte e mi dhe jam i sigurt qe akoma ne kishat e himares e te ndonje vendi tjeter flitet greqisht megjithese jashte kishes te tere flasin shqip dikush ka shkruar se krimi me i madh i janullatosit eshte qe eshte grek sinqerisht per mua ky eshte nje krim i madh qe nje grek te jete ne krye te kishes autoqefale shqipetare pasi ata na kane asimiluar e na asimilojne akoma me ane te kishes


    Skerdis!

    edhe une kam qene ne Shqiperi deri ne 98 ten edhe deshmoj se ti ben deshmi te rreme (edhe ka mundesi me dashje), kur thua se ne Kishat shqiptare flitej greqisht!

    Ku qendron problemi me te gjithe ju?

    1) Asnje prej diskutanteve edhe forumasve ortodkse nuk jane shprehur kunder as Janullatosit e as eshte thene prej tyre gjerat per te cilat akuzohet nga njerez jo kompetente jo ortodokse.

    2) Meqe tema eshte per Janullatosin - asnje prej jush nuk i pergjigjeni interpetmive kanonike ligjore ortodokse.

    Arsyeja perse - sepse ju nuk doni as fjalen ortodoks ta degjoni - Keshtu qe sulmi behet karshi Kishes e jo Janullatosit!

    3) Kur eshte mbrojtur Janullatosi ne kete teme, personi qe e ka mbrojtur ka dhene referime, si ligje kishtare, shembuj historike, citime nga persona klerike ortodokse shqiptare, madje nxenesa te Nolit, si At Artur Liolini.....mos harroni klerike ortodokse qe njihen nga Kishat ortodokse te te gjithe botes, e jo ca qe ia kane blere robet e priftit, SHIK- u i Gazidedes per te luajtur qengjin, por qe jane Ujqer, si Nikolla Marku, i cili nuk njihet nga asnje Kishe ortodokse nderkombetare si klerik.

    4) Ndersa ju, jo ortodokset, nuk jeni referuar asnje here se ku edhe si kane ndodhur gjerat per te cilat flisni:

    ja ps: perse nuk e thua ti se ku ke qene ti ne Kishe, sa here, perse edhe ne cfare vendi ke degjuar ti greqisht?

    Ndoshta ju duhet te mesoni se perdorim i nje gjuhe te huaj si zyrtare ne nje vend tjeter, quhet atehere , kur ne kete gjuhe kryehn te gjitha procedurat zyrtare edhe ceremonite, si predikimi, rrefimi, katekizmi, literatura kishtare, kalendaret zyrtare kishtare, sherbesat.

    Keshtu qe nqs ti degjon jashte ketyre konteksteve nje gjuhe te huaj, kjo eshte e drejta e cdo njerit qe ta beje ne nje vend demokratik, por nqs ti ne menyra te vazhdueshme sheh se pikat qe une te kam cituar me siper jane thyer, pa arsye...si ps nuk ka greker rreth e qark....., atehere PO.

    Vetem Skerdis, ti kesaj rradhe duhet te me thuash, ne baze te kushteve qe te kam cituar me siper, se ku e ke pare ti te perdoret greqishtja si gjuhe zyrtare?

    Tjeter,

    Kisha ortodokse Shqiptare edhe Autoqefale, ka ne gjirin e saj edhe nje komunitet minoritaresh greke edhe sllave (maqedonas edhe malazeze, si ne Korce e Vrak te Shkodres). Tashti, nqs njera nga keto Kisha e kerkon meshen ne gjuhen e tyre, mua ma ha mendja se kjo e drejte duhet ti jepet, ndryshe ka diskriminim. Pra mos u ngaterroni...

  10. #160
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    tung klod
    une kam lexuar shume tema nga ato qe ke shkruar dhe mendoj se duhet te jesh i mireinformuar se cfare flitet ne kishat shqipetare ndaj nuk me ngelet gje tjeter te mendoj pervec se kishat e vlores dhe te dhermiut ti ndoshta nuk i njeh si kisha shqipetare jo per gje po per mua jane te tilla une kam qene ne kishen e dhermiut ne 97 data nuk me mbahet mend mire por ka qene midis janarit dhe marsit me rastin e nje vdekje dhe atje te tere njerezit kane folur shqip po ashtu edhe prifti jashte kishes po keshtu edhe brenda kishes pervec priftit qe te tera ritet i ka bere greqisht sa per kishen e vlores kam qene nje here pas diktatures per te pare se si ishte kisha ndoshta ne 93 ose 94 dhe kur pashe se aty flitej greqisht kam vajtur ne kishe vec neteve te krishtlindjeve dhe eshte e vertete se aty eshte folur shqip sa per 98 une nuk e di se cfare eshte folur ne kisha pasi sisha ne shqiperi ne 98 dhe nje gje te fundit nqs pas komunizmit partriarka i stambollit ka vendosur nje grek ne krye te kishes sone per mendimin tim ka bere shume mire pasi nuk mund te imagjinoja nje sllav ne krye te kesaj kisha por koha per te vene nje shqipetar ne kye te kesaj kishe ka ardhur vite me pare vetem se dikujt i intereson qe te mos kete nje kishe ortodokse shqiptare ose me mire te mos kete ortodoks shqipetare ne shqiperi dhe aq me keq ne greqi psh aritidh kolia ose arvanitas te tjere qe jane akom te vetedijshem se jane shqiptare e jo grek

Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Largimi me dhunė i shqiptarėve nga RTP-ja
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 06:39
  2. Sa i mprehtė ėshtė 'largimi i trurit'?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  3. Mendime pėr botėn ku jetojmė (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  4. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  5. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •