Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Sabit Brokaj, jap dorëheqjen i zhgënjyer nga politika

    Brokaj lë mandatin e deputetit: Jam i zhgënjyer


    "Jam i lodhur dhe i zhgënjyer nga politika e këtyre 17 viteve, ndaj kam vendosur të ndërpres mandatin tim të deputetit". Pas një përvoje të gjatë 18-vjeçare, një nga politikanët më veteranë të vendit ka marrë vendimin për tërheqjen përfundimtare. Deputeti i LSI-së, Sabit Brokaj, me një qetësi "olimpike" që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës politike, ka deklaruar se vendimi i tij është personal, por nuk ka harruar të falënderojë edhe elektoratin e tij për votën që i ka dhënë. Në fjalën e tij të fundit në sallën e Kuvendit, Sabit Brokaj ka bërë një prezantim të karrierës së tij si politikan, duke vënë në dukje se "në kushtet aktuale ndihet i zhgënjyer dhe i trishtuar, pasi në 17 vjet nuk është realizuar asnjë gjë në ata sektorë që konsiderohen si strategjikë, themeli ekonomik i shtetit, as energjinë, as pronën, as turizmin, as bujqësinë, por më e keqja është se ne pësuam dukurinë e përshtatjes". Më vjen keq, ka theksuar Brokaj më tej, se ne po përshtatemi me diferencën e madhe, varfëri për shumicën dhe pasuri me një grup njerëzish, u mësuam me gjakmarrjen mesjetare etj. Pas përfundimit të fjalës së tij në Kuvend, deputeti i LSI-së, Sabit Brokaj, është përshëndetur dhe falënderuar nga kolegët e tjerë si të pozitës, ashtu edhe të opozitës për kontributin shumëvjeçar që ai ka dhënë në politikë. Në emër të deputetëve, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka falënderuar Brokajn për kontributin e tij të vyer në këto 17 vjet, si dhe ka shprehur vlerësimin "për individualitetin dhe për bashkëpunimin e treguar në shërbim të interesave kombëtare". Vlerësim i cili më pas është bërë edhe nga deputetë të tjerë si Qemal Minxhozi e Pëllumb Xhufi. Ndërsa vetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pasi ka deklaruar se "për sa i takon dorëheqjes së Brokajt nga mandati i deputetit, ky ka qenë një vendim krejtësisht i bazuar mbi vullnetin e tij individual, por kjo nuk do të thotë që ai do të largohet nga LSI. Pavarësisht nga ky vendim, Brokaj mbetet një nga figurat kryesore që ka kontribuar jo vetëm në themelimin e LSI-së, por që do të ndihmojë edhe në të ardhmen për arritjen e objektivave të kësaj force politike". I pyetur lidhur me zëvendësimin e tij, Meta tha se "në listën e LSI-së në zgjedhjet e 3 korrikut i pari ka qenë Dritan Prifti, i cili ka përfituar tashmë duke pasur edhe rezultatin më të mirë, ndërkohë që i dyti është Spartak Braho, i cili rifutet në sallën e Kuvendit".


    Gazeta Shqip!


    Shpresojmë të mos jetë i fundit!
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    Ushtarak Kriminel Kunder Shqiperise Ne Revulucioni Komunist Te 97; Sabit Brokaj Ndjek Fatos Nanon Nga Pas
    Don"t believe the truth

  3. #3
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Për mua nuk ka shumë rëndësi se kush është Sabit Brokaj, më mjafton fakti që po jep dorëheqjen por duke shpresuar të mos fshihet ndonjë skenar pas kësaj.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    MEgjithse mundet qe lehtesisht ti nencmojne kte akt Zotit Brokaj, une mund te them qe me boni qefin qe me nje kuraje ta paprecedent deri me sot ne kuvendin tone, dha doreheqjen si anetare i parlamentit, me thenien qe: "Po ta disha qe edhe fshataret Maqedonas do na veshin viza, une do kisha braktise Shqiperine me kohe"

    Kjo ka qene thenja me e bukur shqip qe kam degju nga nje deputet i joni opozitare prej shum e shume kohesh. Bravo Zoti Brokaj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nje enverist stalinist caushist largohet i merzitur se nuku mundi te beje nje 97 tjater.. dhe si zevendesues te tije ka sjelle jo nje enverist stalinit caushist por nje maminoist-stalinist enverist.. si tak braho..

    largohem thote " i varfri" "Anti-pasanik" zabit.. se nuku me pelqeu qe shumica jan te varfer e disa te pasur.. dhe sjell ne kuvend takun braho qe i ka ne prone te tije e te rrethit te tije pa derdhur kurre 1 pik mo 1 pike djerse ne jet te vet.. nja dhjete hotele-bordello e pika karburanti e qe vetem njera nga shpijat rezidenca te takut braho.. eshte nje goxha gjysem pallati me te pakten 20 dhoma e studio e soxhorno e tarraca e nga ballkonet e verandat e te ciles shihet deti ..me pamporre e plazhi me vilo grataciela.. e treni e tragetet e ato rrotat e medhaja gjigande te AGIP-it te petrolit ku ne te gjitha cka sheh nga verandat e tije ka dhe pjese miljardari i ilir metes..taku braho i skraparit por pasha i shqiperise se mesme..

    cdo te thote..maminoist..

    vjen nga emri i fshatit maminas qe e di xhuxhumaku.. plot me zorraxhij enveristo bisnesmene ku taku me kohe ka formuar legjionet fanatike kanibale.. dhe me ta.. e me kulla- xhijte e manxo-istet.. krijoi falangat qe tmerruan tiranen me ulerimat..vlora vlora e tirana ra ne gjyunje e provoj haxhi qamilizmin enverist te cilit i beri balle vetem nje burre ai saliu sheh a si e kish qe u perpoq te ver rend..por qe u ndeshkua per kete burreri nga mafiozet qe zaptuan shtetin ne 97-ten..

    pra ilir kanibali largon nje vampir te plakur por superdinak me nje vampir me te ri e me te sofistikuar.. ne dallavere anti-shtet..


    ti homz.. perdit e me shum po haklo-izohesh..

    nuk mund te perfaqsosh ti PD me ate moton e krimineleve sex drogs etj..
    ske turp..
    injorant..

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Për mua nuk ka shumë rëndësi se kush është Sabit Brokaj, më mjafton fakti që po jep dorëheqjen por duke shpresuar të mos fshihet ndonjë skenar pas kësaj.
    Po duhet të jetosh në Shqipëri që ta dish arsyen e vërtet të dorëheqjes së Brokajt. Zoti Brokaj është pronari rrjetit më të madh të klinikave në vend. Ai e këmbeu mandatin me ndihmën që mori nga LSI për këto klinika.

    Prandaj mjfat i besut arlliqeve që thotë Sabiti... se Sabiti një palo komunist, e gjysëm mjek është.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ti mer fatos dragut e te tjere tartakut, sala i eshte ngjitur karriges me çfardo kushti, si m.u.t.i pas kepuce, per te zeze te Shqiperise e te Shqiptareve.

    kur ishte saliu president, rendi i pari qe te njihte IRJM-ne - nje akt i turpshem e anti-kombetar sa nuk njeh precedent, vetem per te fituar pike tek nderkombetaret, pa iu bere aspak vone per fatin e Shqiptareve atje, ashtu dhe per te "mbreteruar" qetesisht ne RSH.

    Edhe tani qe saliu eshte kryeminister, maqedonsit gjejne rastin e te kerkojne qiqra ne hell me vizat, dhe sali buça kerkon te takoje homologun maqedons, e ky i fundit tallet me te si me nje dordolec ...

    saliu, fatosi e tartakutet e tjere - jeni e keqja e kombit Shqiptar, faqja e zeze ...

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    Brokaj lë mandatin e deputetit: Jam i zhgënjyer
    ***
    Shpresojmë të mos jetë i fundit!
    Ishalla te ndiqet nga te gjithe te tjeret qe aktualisht jane ne kuvend.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Deri tani eshte si eshte Zabit Broka , si mjek kush e njeh i heq kapelen sa per politikan nuk eshte me i keq se doktor z. Sali Berisha.Te dy kane qene shoke shkolle, si dhe kane punuar ne te njejtin spital pra ne sp # 1 ne Tirane ne pavionin e Kardiologjise.
    Kane qene te dy pedagoge, ne fakultetin e mjeksise dhe kane bere jeten e orgenizates se partise ne te njejten organizate partie.
    Te pakten Zabiti u largua, po sa te tjere duhet te largohen?
    Zabiti e kuptoj se sa vlere ka, Po te tjeret?
    Perfundimisht shume pyetje , dhe sigurisht shume llogje Kavaje.
    Do te isha mjafte i kenaqur qe veprimin e Zabitit ta bejne shume te tjere dhe t`ja u lene vendin te rinjeve, dhe njerezve te virtutshem, por besoj ky do te jete i pari dhe i fundit.
    Si zor ta ndjekin veprimin e tije deputetet e tjere qe kane kapluar parlamentin Shqipetar.

  10. #10
    Me aq pak sa e njoh kete figure politike, gjithmone me ka dhene te besoj se eshte njeri kombetare, ndersa akti i doreheqjes me ka shtuar akoma me shume bindjen.

    Me ka bere pershtypje gjithashtu edhe menyra se si flet, ashtu i qete dhe i sakte.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  2. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  3. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  4. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  5. UNMIK-u dhe KFOR-i kanë pezulluar aktivitetet e TMK-së jashtë vendit
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •