Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Luan Krasniqi më 15 nëntor kunder Alexander Dimitrenko

    Luan Krasniqi do t’i rikthehet ringut më 15 nëntor, kur do të përballet me boksierin ukrainas Alexander Dimitrenko, me të cilin është dashur t’i sprovojë forcat që në mars të këtij viti. Ky është rasti i fundit i kosovarit që ta mbajë gjallë ëndrrën e tij për titullin e botës.

    Luan Krasniqi më në fund do t’i rikthehet ringut. Boksieri kosovar do ta sfidojë ukrainasin Alexander Dimitrenkon në duelin i cili është vendosur të zhvillohet më 15 nëntor në Dusseldorf. Këtë e ka konfirmuar klubi i Luan Krasniqit, Universum Boxing. “Më në fund Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenkon do të përballen në mes veti më 15 nëntor në Dusseldorf”, shkruan ueb faqja zyrtare e klubit boxing.de Në fakt, kjo përballje ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars të këtij viti, por ukrainasi nuk ishte i kënaqur me faktin se boksieri kosovar do të përfitonte më tepër para sesa ai, prandaj ishte tërhequr nga lufta. Ndërkohë, boksieri kosovar muajin e kaluar ka thënë për Bild se është i gatshëm të dalë në ring me Dimitrenkon. ”Unë gjithmonë kam dashur të boksoj kundër Dimitrenkos.

    Jam i gatshëm të dal në ring për ta zhvilluar atë meç”, pati thënë Krasniqi, për të cilin ky meç mundë të jetë rasti i fundit që ta mbajë gjallë ëndrrën e tij për titullin e botës. Në anën tjetër, boksieri ukrainas ka thënë se do të stërvitë së bashku me trajnerin e tij Sdunek, që më 15 nëntor të jetë në top-formë kundër boksierit junikas. Krasniqi në korrikun e vitit të kaluar ka humbur me nokaut teknik njërin nga meçet më të rëndësishme të karrierës së tij. Ai ka zhgënjyer në sfidën e cila do t’ia siguronte përballjen për titull kampioni të botës në versionin WBO. Pas humbjes nga Lamon Brewster, përsëri fatal për Krasniqin ishte një boksier amerikan, Tony Thompson.

    Boksieri junikas, nga 34 meçe profesioniste ka fituar 30 (14 me nokaut), ndërsa ka tri humbje dhe një barazim. Në anën tjetër, ukrainasi Dimitrenko ka një bilanc të jashtëzakonshëm. Ai nga 28 meçe sa ka zhvilluar në boksin profesionist, ka arritur po aq fitore, kurse 18 prej tyre i ka siguruar me nokaut. Dimitrenko aktualisht zë pozitën e parë në renditjen e WBO-së, titullin e të cilit version e mban ukrainasi Vladimir Klitschko, prandaj dueli ndërmjet Krasniqit dhe Dimitrenkos mund të shërbejë si një meç eliminator për ta sfiduar kampionin në fuqi.

    Marre nga GazetaExpress.com
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Gjera te medha priten me daten 15 nentor

    Alexander Dimitrenko perball veteranit Luan Krasniqi

    Dimitrenko ( 26 vjecar ) ka arritur keto rezultate : 28-0(18)

    Krasniqi ( 37 vjecar ) , ka arritur keto rezultate : 30-3-1(14)


    Perparesia e Dimitrenkos : eshte me i gjate , peshon me shume dhe eshte me i ri.

    Ndoshta perparesia e Luan Krasniqit eshte koha e gjate jashte ringut diku 16 muaj deri me 15 Nentor.
    Ka raste kur koha e gjate jashte ringut i ndihmon boksierit ne "mbushjen e baterive " si dhe ne rimarrjen e deshires per te fituar.
    Nese kjo eshte çeshtja atehere do te kemi nje ndeshje te mrekullueshme.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #3
    eLbaSanLLi Mor bAb! Maska e SeveN
    Anëtarësuar
    19-07-2006
    Vendndodhja
    Anës detit i palarë,Anës dritës i paparë,Pranë sofrës i pangrënë,Pranë dijes i panxënë!
    Postime
    216
    Ishalla po ia del mbane ne kete ndeshje, sepse e meriton! Eshte me te vertete nje boksier i talentuar, me i miri nga te gjithe!
    Pavaresisht se sa e veshtire mund te jete ndeshja, besoj dhe shpresoj se do ja dale me sukses!!!
    Si je t’adore par crainte de l’Enfer, brûle-moi en Enfer, si je t’adore dans l’espoir du Paradis, exclus-moi du Paradis. Mais si je t’adore pour toi-même, ne me prive pas de ta Beauté éternelle!

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Nikë Gjeloshi vs Mark Krasniqi
    Nga dodoni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 11:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •