Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Emigracioni, pengesë e integrimit tonë në Europë!

    Jam vetë emigrant. Logjika e thjeshtë, mund ta quajë si lajthitje titullin e mësipërm. Edhe eksperienca shumëvjeçare e emigracionit ndërkombëtar na mëson se emigracioni, nuk importon vetëm valutë të huaj, aq të vlefshme për ekonominë e vendit, por edhe vlera kulturore.
    A qëndrojnë kështu punët me emigracionin shqiptar? Përgjigja ime është: JO. Në këtë rast, unë po i kundërvihem artikullit tim, të botuar pak kohë më parë, po në Tribuna Shqiptare, ku unë vlerësoj kontributin e emigrantëve.
    Valuta e huaj që derdhet në tregun shqiptar, ngjan si ato pikat e shiut, të cilat sapo shëmben në një tokë të djegur, derdhen në lumenj dhe detëra. Valuta jonë avullon shumë shpejt në tregjet e huaj, kthehet në burimin e origjinës, mbasi importimet shqiptare janë dhjetëra herë më të mëdhenj sesa eksportet. Shkurt, konsumatorin shqiptar unë e krahasoj me një turist të huaj. Paguhemi si ballkanasit më varfanjakë, dhe blejmë si europianë portofolmajmë. Prindërit e emigrantëve nuk e çajnë kokën. Dengjet me para do të postohen sëshpejti. Prandaj, edhe tjerrin e ç’tjerrin thashamethemet politike, duke pirë kafetë e mëngjezit në kafenetë pompoze, zhurmëmadhe të qytetit. Nevojën për të demonstruar nuk e ndjejnë aspak. Bijtë e tyre, kthehen si të çoroditur në Shqipëri. Kohë nuk kanë t’u tërheqin veshin prindërve të tyre. Kohën ia thithin si vampira pompat e korrupsionit dhe burokracisë të legalizmit të dokumentave si në Shqipëri ashtu edhe në vendet ku ata banojnë. Edhe ato pak këshilla të hajrit për prindërit e tyre, u thahen në buzë teksa djersiten e sorrollaten sa nga njëra zyrë në tjetrën. Shkurt, optimizimi për një Shqipëri moderne u shteron shumë shpejt.
    Si qëndron puna me vlerat kulturore perëndimore?
    Ato strehohen në çdo qënie të pashpirtë: pajisje elektrike, automjete, beton apo flori.
    Ndërsa, udhëheqësit tanë mbushin me kënaqësi fenerët e tyre me vajin e emigracionit. Ata ecin të qetë mbi tokën shqiptare. Ata ecin shumë më të qetë se paraardhësit e tyre në epokën enveriste. Atëherë kundërshtarët e regjimit dergjeshin nën labirinthët e nëndheshëm, fare pak metra poshtë këmbëve të tyre. Ndërsa sot, klasa perëndimore shqiptare, është më pak e rrezikshme se kurrë.
    Zbrazim portofolat tërë mllef. I helmatisim prindërit tanë pak ditë para se t’ia mbathim.
    Ata, duke rënkuar e fshirë lotët që i shkakton largimi ynë, kthehen në bunkerin e thashathemeve kombhelmatisëse.

    Ç’ndikim lot atëherë emigrimi ynë në ndërtimin e një Shqipërie perëndimore? Zoti më ruajtë, por kam përshtypjen se ai vetëm sa e frenon integrimin tonë në Europë.
    Sepse, siç e përmenda edhe më sipër, djersa jonë avullon menjëherë në tregjet e huaja. Vlerat perëndimore nuk i përçojmë dot tek prindërit tanë, apo brezi i ri, sepse optimizmi ynë tretet si qiri në koridorët e pistë, të urryer të institucioneve shqiptare.

    O, zot! Më mirë të mos kishim emigruar. Më mirë të kishim ndenjur në Shqipëri. Të na kishte therur uria të gjithëve padallim, dhe ashtu, të gjithë, me sy të zgurdulluar dhe stomak uribombarduar, t’i kishim shporrur vampirat e pafytyrë. Edhe një herë: Një emigracion i tillë, e thyen embargon që i ka vënë Europa shtetit tonë që ngjan me një punishte vampirësh. Djersa e emigrantëve, në këtë rast, dembelos prindërit tanë, mbush me vetëdije karafat e verës të vampirëve të politikës shqiptare.
    Ky lloj emigracioni, vetëm sa e pengon integrimin e Shqipërisë në Europë!


    Rezart Palluqi
    Holandë, shtator, 2008
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    GREQIA BËNË REPREZALJE TEK EMIGRANTËT SHQIPËTAR DHE QEVERIJA SHQIPËTARE HESHT.
    shkuar nga Danel Cana

    Ka më shumë se nëntë muaj që policia Greke vazhdonë me intesitet të lartë operacionin “Fshesa”.Nuk ka ditë të mos ketë autobuza me emigrant shqiptar të kthyer në pikat kufitare me Shqipërinë.Të vizitoshë rajonet e policisë,është e pa mundur të mos ketë emigrant Shqiptar në qelitë e paraburgimit.Në ishullin e Zakynthos ky fenomen është më i theksuar.Kjo ngaqë u është lënë “dorë e lirë për gjithçka”.Me gjithë sinjalizimet tona të shpeshta,ambasadori Shqipëtar nuk ka denjuar të vijë dhe të marrë një takim me pushtetarët e vëndit,për shumë halle dhe shqetësime që kanë emigrantët në këtë ishull.Ka disa momente apo drejtime ku indiferenca e shtetit Shqiptar është aqë e pa skrupullt saqë me gjakftohtësinë e një krimineli profesionistë po shkatërronë jetën,familjet,identitetin, e çdo gjë shqiptare të bashkëkombësve të saj.Për këtë dhe vetëm për këtë shteti Shqiptar duhet të jetë në gjyq ndërkombëtar me atë pjesë të kombit i cili dergjet rrugëve të Evropës dhe i shikojnë duartë,se sa para pruri nga puna e tij skllavërore për të ndihmuar ekonominë e sëmurë shqiptare.Dhe mburren ministri i financave apo dikush tjetër se ndihma emigrantëve është “kaq dhe aq %”! Por asnjëherë nuk i kam dëgjuar të këmbëngulin për të drejtat e emigrantëve! Emigrantët shq1iptar në Greqi kanë 17 vjetë dhe akoma janë të pa ligjshëm!Presin qarkoret e qeverisë greke për të lëvizur drejtë atdheut dhe familjeve dhe të afërmve të tyre!Depozitojnë dokumenta...derdhin një shumë të konsiderueshme dhe cilësohen “të rregullt”Nga ana e qeverisë dhe pushtetarëve Grekë,pasi kanë përmbushur kërkesat e tyre...pavarsishtë se këto leje nuk kanë ndërmënd ti marrin! Ose do ti marrin të skaduara ose kapë e përcjellë “veveosi-veveosin”,(vërtetimi-vërtetimin).Dhe mbetën gjithë kohës me një copë vërtetim në xhepë.Nuk ka ditë pushimi për “Kluvën”,një Fugon i policisë i shoqëruar nga një autoveturë dhe një motoçikletë.Në çdo orë trokasin nëpër dyert e eigrantëve shqipëtar duke ju thënë me brutalitet:
    -Grigora ta kartja sas.(Shpejtë letrat tuaja)
    Nuk kanë të mbaruar postblloqet,(Këtu shumica e shqiptarëve kanë nga 2-3 mjete qarkullimi).Sa shikojnë patenta shqiptare tallen,e hedhin poshtë, e grisin,duke thënë:
    -Me afto pu eqis,kseris ja ti kriazete? (Me këtë që ke,e di përse duhet?)
    I mbajn 2-3 ditë aftoforo (arrestë),pastaj i lëshojnë duke ju thënë të shkojnë e të nxierrin patentë Greke.
    Këtu qëndronë meskiniteti i qeverisë shqiptare.Nuk ka mundësi qeveria shqiptare ta padisë në gjyqin ndërkombëtar Greqinë për shkelje të të drejtave të njeriut? Asnjëherë nuk i kanë munguar provat dhe dëshmitarët.Disa herë e kemi trajtuar edhe në shtyp,këtë temë kaqë të rëndësishme dhe delikate e mjaftë të nxehtë.Në konventën ndërkombëtare të Hagës thuhet qartë:”Është i detyruar të paiset me leje qarkullimi të automjetit,të vëndit dhe shtetit ku jeton,çdo njeri që ka të drejtën e qëndrimit të tij ligjor në këtë shtet.Juridikishtë e drejta e qëndrimit është pasaportizimi.Cili nga emigrantët e greqisë e ka fituar këtë të drejtë? Përveçse disa të konsideruar si Vorio-Epiriotë(Homogjenis)!Të gjithë të tjerët mbi të cilët bëhet kërdia e fushatës dhe e “spastrimit Ekonomik” janë kthyer në terren fitim prurës për qeverinë Greke,e cila gjoja me një qarkore të ministrisë së transportit paska të drejtë të çfuqizojë ligjet e konventës së Hagës.Këto nuk i di qeveria Shqiptare? Apo nuk ka mundësi ti zbulojë? Unë kërkoj ndihmë nga qeveria Shqiptare dhe disa të tjerë akoma,të na ndihmojë me përkrahje ligjore,me avokatë për t'ju drejtuar gjykatës së Hagës.Për këto teka, thjeshtë individuale do ti quaja nga ana e policisë Greke, ne si emigrantë kemi paguar shuma të mëdha gjobash,kemi ndëjtur me ditë të tëra në biruca,shumë janë detyruar të nxierrin patentë greke si fillestar.Përse të detyrohet emigranti shqiptar të futet nëpër këto kanale?Përse të mos legalizohet patenta e tij shqiptare,e cila plotësonë të gjitha kushte dhe parametrat e duhur?Kush përgjigjet për të gjitha këto padrejtësi në kurriz të emigrantit?Kush e shpërblen stresin dhe vuajtjet e tij?Kush e shpërblenë dëmin financiar që i është shkaktuar emigrantit? Kush përgjigjet për familjet e shkatërruara nga këto veprime të jashtëligjëshme në kurriz të tij dhe që janë haptas shkelje me të dyja këmbët e të drejtave dhe lirive njerëzore? Nuk ka të drejtë emigranti shqiptar në greqi të jetoj i qetë brënda normave ligjore, që i zbatonë më mirë nga dikush tjetër,nuk ka të drejtë të shijojë lirinë,lirinë e fjalës,të jetës,të punës,të shkollimit në gjuhën amtare? Etj.

  3. #3
    Ali Baba,

    Te falenderoj per pergjigjen dhe analizimin e situates te emigranteve ne Greqi. Deri ne vitin 2005 punoja ne Mitilini. I kam perjetuar ne palce ankthin dhe diskriminim e nenpunesve te zyres te legalizimit.
    Shkurt, i njoh edhe malet, edhe bodrumet, edhe ato dokumentet e urryera greke.

    Siç e pohuat edhe ju, shteti shqiptar nuk lot rolin e tij asnjehere, si nje mburoje e te drejtave te emigranteve, kudo gjetke ne bote.

    te uroj kurajo, dhe te frymezoj te vazhdosh ta ngrish zerin ndaj padrejtesive greke, paçka se shteti yne qelbanik, e fut bishtin ne shale si nje qen zgjebarak,

    te pershendes me mall nga Holand,

    Rezart
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    po pa emigrantet shqiperia nuk rron dot as dy dit mer,llogarit iher te kthehen 1.5 milion emigrante ne shqiperi,fillon uria njesoj si ne afrik............po emigrantet po e mbajne ate popull me buk mer,se po te ishte per ata politikane mizerabel kishte plas fame nera atje.


    ps.me mire se emigrantet nuk e kupton askush europen,as dhe ajo klase politike injorantesh kalibri.....................hiqe ate titull teme se le nom,je dhe vet emigrant,pa le te tjerat!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Emigracioni, pengesë e integrimit tonë në Europë!

    europa per shqiptaret eshte nje KAOS.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Emigracioni, pengesë e integrimit tonë në Europë!

    Emigracioni penges e integrimit ton ne europê.

    Une po mar shembull belgjiken ku ajo u thot te hujve integrohuni ....ok ket rinia e ben parfekt ...bile bile edhe shqip mir zdin me fol..
    Prindet thojn mos e harroni vendin herdokur atje e kem vendin ...
    ne Kosove na thojn me femijt tuaj nuk merremi vesh me ta jan integru krejt ...

    Nji dit nji belg ne nji tubim me tha: tash asht kosova e lir pse nuk shkoni atje ?
    I thash ; se pari jam belge votoj si ti se dyti me taksat e mija jan ndertu rruget e belgjikes e jo te kosoves !
    tha:... po prap me e mir ju duket belgjika... shqiptaret prap po vin deri ne sakrific me vdek ne kamiona pa oksigjen ne udhtim jo komod...

    Une i thash mir zotri,ju qe ishit te lumtur ne belgjik qka kerkojshit ne Congo me jetu me zezak ?

    Kisha pas deshir te na tregojn Vendasit disa udhzime si te jetojme e si te asimilohem pa kritika ?a ka ndoj udhzim ?

    Kur isha ne pushim shum njerz me thoni qka po te ngreh me ardh ne Kosove une me pas mundesi nuk isha ardh kurr .....

    Me duket qe shaiptari se din as kulturen e vendit te vet e le mu me u "a si mi lu " diku.....
    teme shum e bukur do vi prap...

    Jeto si te dush se pa kritik sbetet askush ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anëtarësuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Shume artikull i pabaze ky. A ka ndonje precedent te asaj qe shkruan ? Ndonje shembull konkret ku shtetasit e nje vendi nuk kane emigruar dhe e kane ndertuar vete shtetin e tyre, nga zeroja ne nje shtet demokratik perendimor ?

    Pala pale shkruan nga Hollanda. Dmth nje hipokrit qe shkruan artikuj negative te pavlera e te pabaza.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-01-2008
    Postime
    35
    Edhe un jam emigrant ka 10 vjet.
    Teme shum e bukur RSHP.
    Nuk jam dakort me mendimin se emigracioni eshte nje pengese per integrimin e Shqiperise ne Europe, por e shoh si nje provokacion shume te forte per te gjithe ato qe banojne jashte e brenda ne Shqiperi.
    Kam 1 vit qe e kam blere satellin e tashme kam hequr dore nga degjimi i lajmeve se jane po ato qe kam degjuar 10 vjet me pare kur banoja ne Tirane. Akoma nuk jemi shkeput nga fantazmat e diktatures e jo me te mendojme per integrim. E keqja eshte qe shumices i eshte mbushur mendja se kemi bere hapa gjigande, (duke zhvilluar tv digitale) e nuk e shohin qe po kthehemi ne analfabetizem.
    I vetmi integrim eshte ai intelektual. Dhe per mendimin tim ura per ta bere kete eshte nepermjet emigranteve, sepse jemi ne qe duke u munduar te zgjidhim problemet tona shohim si funksionon nje shtet ligjor. Por nga ana tjeter duhet te jene politikanet Shqipetare qe te bejne te mundur shfrytezimin e pjeses intelektuale te emigracionit.
    Por perpjekjet duhet te jene te dyanshme brenda e jashte.

    Tung.

  9. #9
    Pershendetje Tung,

    Reagimi juaj me duket me seriozi.
    Emigracioni e ndihmon nje vend te integroje kur ai zgjat per nje kohe te shkurter. Psh, nje dhjetevjeçar e shumta. Ne te tilla situatash, shteti, ne kete rast shteti shqiptar, duhet te pergatise terrenin tregetar dhe ate kultururor, qe te ardhurat dhe eksperienca qe ka perfituar emigranti te investohet ne Shqiperi.
    Keshtu pershpEjtohet zhvillimi i nje vendi, plotesimi i boshelleqeve te papunesise, dhe ne rastin, integrimi yne ne Europe.

    Por, te dashur bashkeatdhetaret e mij! Ju qe, ashtu si edhe une, keni lene kockat ne kurbet per nje te ardhme me te mire, a vereni ju nje nje bashkepunim te tille te shtetit tone me ne?

    Aspak! Perkundrazi, sapo ne i zbrazim xhepat, na e fokin shpirtin, me burokracine, indiferencen kriminele, me qellim qe tia mbathim, sepse xhepat tane u boshatisen.

    valuta jone u mjafton atyre. Arsye per te zhvilluar ekonomine, per te hapur burime te reja pune nuk kane ata, vetem se me parate tona, te blejne bregdedet shqiptare, te shumefishojne vilat, automjetet luksoze, dhe pensionistet dhe te papunet te kerkojne ushqimin, si qente, ne grumbujt e pleherave.

    EMIGRACIONI YNE ESHTE SHNDERRUAR NE NJE ARRATI QE E NDESH VETEM NE RAST LUFTE APO KRIZE URIE.
    EDHE PSE KANE KALUAR 20 VITE, NE ENDERROJME ENDE TE EMIGROJME, NDERSA BULLGARIA JO VETEM QE U ANETARIZUA POR PUNESON KINEZE.

    SHKURT, NJE VEND ZHVILLOHET KUR I GJITHE POPULLI PUNON NE VENDIN E TIJ.
    NE RASTIN TONE, NE JEMI SHNDERRUAR NE TURISTE, POR JO VETEM KAQ,
    AJKA E KOMBIT, NJEREZIT ME EKSPERIENCE DHE KULTURE DEMOKRATIKE PO ARRATISEN ÇDO DITE, PRANDAJ EDHE VAMPIRET POLITIKANE NUK U TREMBEN POPULLSISE QE KA MBETUR ATJE.

    A E KUPTONI PRA PERSE THEM SE EMIGRACIONI YNE PO E FRENON INTEGRIMIN TONE NE EUROPE?
    SEPSE VENDIN TONE TE VYER IA KEMI FALUR KRIMINELEVE, TRADHETAREVE, SHQIPTAREVE ME GJAK KROKODILI.

    DHE ME E HIDHURA? I USHQEJME ME DUART TONA. ME GJAKUN DHE DJERSEN TONE...

    REZART PALLUQI
    WWW.REZARTPALLUQI.COM
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 06-10-2008 më 18:36
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,986
    - IRONIA E EVROPËS

    (shkruar nga Danel Cana-në gazetën Emigranti)

    Mësojmë nga ekrani i televizionit se, Evropa që kërkon të bashkohet,do të tregoj se interesohet për banorët e saj! Nuk është nevoja ta theksoj unë se kjo thënie,e përsëritur dhe ripërsëritur me qindra mijra herë, është sa paradoksale aq dhe naive! Pse? Sepse për arsyen e thjeshtë nuk mund të pranohet, kjo thënie nga të gjith ata, që fati ju ra të ndodhen gjeografikisht në Evropë! Evropa kërkon të jetë trashëgimtare e traditave të qytetëruara, apo këmbëngulëse në vendosjen e qytetërimit në Evropë?Këto paranteza mund të duken si të pa përshtatëshme, apo të pa vënd, por jan dy pyetje, të cilat kërkojnë vërtet përgjigje.Përgjigjen më të saktë mund ta kthente dikush që jeton,shërben, merr pjes direktë në ingaranazhet e qeverisjes Evropiane, por mund të them me siguri se,"shijen mjaltit ja di më mir ai që e konsumon, se sa ai që e prodhon!".Vërtet evropa prodhon, (ose do të prodhoj),demokraci, por deri më sot ka treguar se nuk ka mësuar shijen e vërtet të saj, e si rrjedhim nuk mund të jet e sigurtë, se ka të drejt në atë që thotë! Demokracia është për njerzit, u shërben njerëzve,e ndërtohet nga njerzit! Po si mund të flasësh për një sistem njerëzor, pa njohur, pa kërkuar, pa mbrojtur të drejtat e shoqëris që e përbën? Nuk dua edhe unë të jet e kundërta, por duam s'duam ne Evropa e tregon fytyrën e saj të vërtet, sepse nuk mund ta fsheh! Më datën 21/ 3/ 07 mësojmë nga televizioni TOP NEWS, se BE e ka shpurë në gjykatën ndërkombëtare shtetin Grek, apo Greqinë siç thuhet shkurt në lajmin e transmetuar, për mos trajtimin e kafshëve!...Si mund të kuptohet kjo? Është shum e thjesht dhe shum e qartë.Evropa shqetësohet shumë për trajtimin e kafshëve në Greqi! Sepse kjo nuk përputhet me vendimet optimiste të Evropës.Por as me konventën bazë të të drejtave, të...Kafshëve! Pra detyra e njeriut evropian sot është shqetësimi për kafshët! Pasi për njerzit është zgjidhur problemi i trajtimit dhe i respektimit të të drejtave të tyre! Sa paradoks! Oh ç'ironi,e fatit!? Dhe meqë jemi këtu tek fytyra e njeriut...para se njerëzimi të shpikte pasqyrën,ishte më pak fajtor, sepse nuk mundej kurr të shikonte të keqen në sy! Kurse sot...Dashur pa dashur bie në kontakt ball përball me fytyrën e tij të vërtetë.Oh ç'tmerr ndjen dikush, kur sheh pamje kërcënuese para tij dhe harron se ajo është fytyra e tij! Edhe ai nuk e do, ndaj në vënd të ndërroj pamjen mizore, kërkon të hakmerret, duke thyer pasqyrën! Evropa flet e mbron të drejtat e kafshëve...! Evropa të çon edhe në bangon e të akuzuarëve...Po kjo është sa fisnike aq dhe e përsosur! Po si mundet njerëzimi të mbroj të drejtat e kafshëve, duke shkelur të drejtat e njeriut? Kafshët jan më fisnike,prandaj shohim, sa shkon e më dëndur, maninë që dikush ta ndërtoj jetën e tij me kafshët, duke përbuzur rracën njerëzore! Shohim njerëz të ndryshëm që shpenzojnë qindra euro çdo ditë, për të mbajtur një xhungël të tër me rraca të ndryshme kafshësh, vetëm e vetëm sepse ato nuk mund të ken pretendime dhe as mundësin e komunikimit! ,Në vënd që gjysmat e këtyre shpenzimeve t'i hidhnim për ata që enden rrugëve! Për ata që flën pa ngrënë! Për ata që mbeten analfabet! Për ata që shesin trupin për kushtet më themelore të jetës!Për ata që vdesin nga SIDA! Për ata që ngushëllohen me drogë! Dhe tani dikush del "Më katolik se papa", kërkon të tregoj anën më të bukur të humanizmit,kujdesin për çdo gjë të gjallë!
    Përse nuk përqëndrohet kjo Evro-Plaka në respektimin e të drejtave të emigrantëve dhe komplet pakicave kombëtare në Greqi? Përse nuk ka kërkuar një proces gjyqësor? E në qoftë se mua më mungon iformacioni,nuk do të thot gjë kjo, sepse nuk më mungon kurrë praktika dhe praktika është realiteti i hidhur.Sado të më thotë dikush se jan bër përpjekje nga KE për këtë punë, këto jan disa detyra të mbetura në letër.
    Sa herë më jepet rasti të shkruaj, e të flasë për respektimin e të drejtave të njeriut, për të cilat disa njerëz intelektual kanë hartuar edhe një bazë ligjore, të njohur nga shumë shtete të botës. Aq herë shoh, se sa të prapambetur jemi akoma,(për të mos thën keqdashës).Por do thosha edhe një herë se, të gjitha ato përpjekje që bëhen në emër të humanizmit, jan një demagogji tashmë të shkuar kohe, për të tërhequr vëmëndjen e asaj pjese të prekur nga cënimi dhe cungimi i të drejtave njerëzore.

    Aty këtu në hijet
    e flamujve
    mund të shifet
    një mund, një përpjekje
    e madhe përmbi vdekje,
    për të pjellë diçka të madhe,
    për të qitë në dritë një xhind!
    Por, (o ironi)
    nga ajo përpjekje lind
    vetëm një mi.
    (Migjeni)

    Kjo ishte thirrja e Migjenit! Mësoje dhe ti Evropë se Migjeni Shqiptar t'i dinte mendimet,t'a njihte vrapin, para se ti Evropë të kërkoje bashkim mendimesh e kufijsh! Sa herë që ti Evropë je mbarsur me mendimin dhe dëshirën të lindësh gjeni,koha ka treguar se veç minj jan dukur! Minj që kan livadhisur sa kan dashur, e pastaj jan strukur nëpër vrimat e tyre nga ku nuk kan guxuar të dalin më! Le të mësojm më në fund se hipokrizija nuk është as e pa kuptueshme dhe as e pa shmangëshme.Pasi të rritet edhe pak Evropa do bëhet më e gjykueshme. Por që të rritet duhet të aktivizoj gjith gjymtyrët e trupit të saj.Një trup i cunguar do të mbetet gjithmon një invalid i gjymtuar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajmërime të ndryshme për studentët Shqiptarë:
    Nga forever në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Marrdheniet Europiano-Amerikane. Konflikt apo Bashkepunim?
    Nga huggos në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 19:45
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •