Tė dashur lexues!
Porositė e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vėmendje sepse ai ka qenė shumė i kujdesshėm pėr ne bile mė i kujdesshėm se ne pėr vetveten tonė. Kėtė na e dėshmon All-llahu nė Kur'an ku thotė:
"Pejgamberi ėshtė mė i ndieshėm ndaj besimtarėve se sa ata ndaj vetė vetvetes sė tyre" (Ahzab, 6)
Mu pėr atė, ai qė e respekton tė Dėrguarin e All-llahut e ka respektuar All-llahun, dhe ai qė i zbaton porositė e tij ka shpėtuar vetveten.
Pėr tė qenė kjo ēėshtje mė e qartė do tė pėrmendim ajetin Kur'anor ku All-llahu urdhėron qė besimtari pėr ē'do ēėshtje tė jetės sė tij duhet tė konsultojė librin e All-llahut (Kur'anin) dhe tė Dėrguarin e Tij Muhammedin a.s. edhe pse Muhammedi a.s. nuk ėshtė nė mesin tonė, por ai na ka lėnė hadithet dhe porosity e tij trashegim qė na sqarojnė dhe na ndriqojnė rrugėn ton pėr tė arritur shpėtimin dhe rrugėn e drejtė dhe atė qė dėshirojmė. All-llahu nė Kur'anin fisnik thotė:
"Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė". (Nisa, 59)
Porositė dhe gjykimin e Pejgamberit a.s. duhet pranuar me bindje dhe zemėrgjėrėsi, duke marrė mėsim nga Kur'ani fisnik.
Shih se ē'thot All-llahu pėr kėtė nė Kur'an:
"Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht". (Nisa, 65)
Porositė e Pejgamberit a.s. duhet respektuar sepse ato nuk janė porosi tė njeriut tė rėndomtė, por ato janė porosi tė njeriut tė frymėzuar nga All-llahu Fuqiplotė.
Porosia 1
Pejgamberi a.s na bėnė me dije se njeriu gjithmonė ėshtė nėn kontrollin e All-llahut Fuqiplotė andaj ai nuk duhet tė bėjė keq
Prej Ebu Derdasė r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thėnė:
Puno pėr All-llahun sikur ti e sheh Atė,numeroje veten nė radhėt e tė vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e tė demtuarit sepse kur i dėmtuari i lutet All-llahut kundėr teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.
Transmeton Ibni Asakir prej ibni Derdasė.
Porosia 2
Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ndihmo vellaun tėnd kur ai ben dėm, ose kur i behet dėm. Njė njeri tha: O i dėrguar i All-llahut, do t'i ndihmoj kur i bėhet dėm, por si t'i ndihmoj kur ai bėn dėm. Pejgamberi a.s. tha: Do t'a pengosh nga tė bėrit dėm (tjerėve), atėherė e ke ndihmuar dhe ajo ėshtė ndihma jote ndaj tij.
Transmeton Buhariu.
Porosia 3
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi na tėrheq vėmendjen qė tė jemi tė kujdesshėm e mos tė na mashtrojė dunjaja.
Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Dunjaja ėshtė e ėmbėl dhe e gjelbėr. Nė tė vėrtetė All-llahu juve ju ka bėrė mėkėmbės nė tė, Ai ju pėrcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikė dunjanė dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parė i Beni israilėve ka qenė prej grave.
Transmeton Muslimi.
Porosia 4
Me kėtė porosi Pejgamberi a.s na bėn me dije se ēdonjėri qė kėrkon nė emėr tė All-llahut mos ta refuzojmė.
Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Kur dikush kėrkon ndihmė nė emėr tė All-llahut atė ndihmoje, kur lyp diqka nė emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton pėrgjigjuni ftesės sė tij,
Kush ju bėn ndonjė tė mirė kompenzoni atij.
Po qė se s'keni me ēka tė kompenzoni atėherė lutuni pėr tė, ngase lutja do tė konsiderohet kompenzim.
Transmeton Ebu Davudi dhe Nisaiu me sened tė vėrtetė.
Porosia 5
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi na bėnė me dije se pėr namaz duhet ecur qetė e jo duke vrapuar.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se ka thėnė:
Kam dėgjuar Pejgamberin a.s duke thėnė: Kur jeni nisur pėr nė namaz e tė tjerėt kanė filluar, ju mos vraponi, por ecni qetė. Ēka tė arrini, falni e ato rekate qė u kanė kaluar plotėsoni.
muttefekun alejhi.
Porosia 6
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi na bėnė me dije qė tė kemi kujdes pėr plotėsimin dhe drejtimin e safėve (rreshtave) gjatė namazit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė: (Para se tė filloni namazin)
- Drejtoni radhėt,
- Ngjitni supet me njėri tjetrin,
- Plotėsoni vendin e lirė nė saf,
- Lironi vend atij qė don tė hyjė nė saf,
- Mos i leni vend shejtanit ndėrmjet jush
- Kush e plotėson safin, All-llahu ėshtė me atė, e kush e kėput safin All-llahu kėput lidhjen me tė.
Transmeton Ebu Davudi me sened tė vėrtetė.
Porosia 7
Nga kjo porosi mėsojmė se sunnetet e rėndomta dhe namazet e tjera nafile duhet falė nė shtėpi.
Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
O njerėz faluni nė shtėpitė tuaja, ngase namazi nė shtėpi ėshtė mė i pranuar dhe mė i vlefshėm pėrpos farzeve.(sepse farzet ėshtė mė mirė tė fallen nė Xhami).
Transmeton Daremiu.
Porosia 8
Nga kjo porosi mėsojmė se dita e xhuma ėshtė dita mė e vlefshme pėr t'i dėrguar salavat Pejgamberit a.s.
Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Dita mė e lavdėruar ėshtė dita e xhuma, andaj sa mė shumė mė ēoni salavat ngase salavati juaj mė paraqitet mua.
Transmeton Ebu Davudi me sened tė vėrtetė.
Porosia 9
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi na bėnė me dije se besimtari mė shum duhet tė punojė se sa tė bėjė pyetje e tė polemizojė.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thėnė: E kam dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė:
- Nga gjėrat qė ju kam ndaluar largohuni,
- gjėrat qė ju kam porositur zbatoni sa tė keni mundėsi.
Ata qė ishin para jush u bėnė helaq (u zhdukėn), sepse bėnin shumė pyetje dhe kundėrshtonin Pejgamberėt e vet.
Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.
Porosia 10
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi na bėnė me dije se besimtari gjithmonė duhet pasur frikė nga hidhėrimi i All-llahut dhe tė pėrpiqet tė bėjė vepra tė mira.
Prej Ebi Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Frigohu prej All-llahut kudo qė tė jeshė,
- nėse bėn ndonjė vepėr tė keqe, pas saj bėne njė tė mirė do t'a shlyesh atė (tė keqen),
- dhe ndaj njerėzve sillu me sjellje tė mirė.
Transmeton Tirmidhiu.
Porosia 11
Pejgamberi a.s. me kėtė porosi pėrfshin disa vepra me tė cilat besimtari meriton shpėrblimin e All-llahut, Xhennetin.
Prej Ebi Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Ndani ushqimin (tė varfėrve)
- Pėrshėndetni njėri tjetrin me selam
- Mbani kontakte tė mira me farefisin tuaj
- Falni namaz natėn kur njerėzit flejnė
Do tė hyni nė Xhennet tė sigurt duke mos u frikėsuar dhe do t'ju pėrshėndesin Melekėt me selam.
Transmeton Ahmed Ibni Habbani etj.
Porosia 12
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet tė jetė i kujdesshėm pėr emėrtimin e fėmijės sė vet.
Prej Ebi Derdasė r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Ditėn e Gjykimit do tė thirreni sipas emrit tuaj dhe tė prindėrve tuaj, andaj emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė mirė.
Transmetojnė Ebu Davudi dhe Hibbani.
Porosia 13
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet t'i ketė gjashtė veti tė ēmuara qė tė fitojė Xhennetin.
Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Mė garantoni pėr gjashtė gjėra qė t'ua garantoj Xhennetin.
- Kur tė flitni, thoni tė vėrtetėn.
- Kur tė premtoni zbatojeni premtimin.
- Kur t'ju lihet diēka emanet, ēone nė vend.
- Ruani nderin tuaj (nga prostitucioni).
- Ruani sytė tuaj nga tė shikuarit haram.
- Ruani duart tuaja (nga tė bėrit keq).
Transmeton Bejhakiu.
Porosia 14
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet tė jetė i ndershėm i sjellshėm dhe fisnik.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le ta nderojė mysafirin.
- Kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė mbajė lidhje tė mira me farefisin e tij.
- Kush beson All-llahun dhe Ditėn e Gjykimit le tė thotė fjalė tė dobishme ose le tė heshtė.
Transmetojnė Abdullah bin Imam dhe Ahmedi nė Zevaidin e tij me sened tė mirė.
Porosia 15
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari duhet tė jetė mirėnjohės ndaj tė mirave tė All-llahut dhe tė sillet mirė ndaj njerėzve.
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thėnė:
Miku im (Pejgamberi a.s.) mė ka porositur tė mos i shikoj ata qė janė mė lartė se unė (me pasuri, pozitė, shėndet etj.), por t'i shikoj ata qė janė mė poshtė se unė.
Mė ka porositur t'i dua tė ngratėt dhe tė rrij me ta.
Mė ka porositur tė sillem mirė me tė afėrmit dhe t'i vizitoj ata, edhe nėse ata mė kthejnė shpinėn.
Mė ka porositur qė tė them tė vėrtetėn, po edhe nėse ajo ėshtė e hidhur.
Po ashtu mė ka porositur qė sa mė shumė tė them:
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo ėshtė njė arkė me gjėra tė ēmuara nga arkat e Xhennetit.
Transmetojnė Taberaniu dhe Ibni Hibbani nė Sahihun e tij.
Porosia 16
Pejgamberi a.s. na mėson qė adhurimin tonė t'ia kushtojmė vetėm All-llahut tė lartmadhėruar.
Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asit r.a. transmetohet se Muadh bin Xhebeli kur ka dashur tė udhėtojė i ka thėnė Pejgamberit a.s.
O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo.
Pejgamberi a.s. ka thėnė:
- Adhuro All-llahun e mos i shoqėro Atij asgjė. Muadhi tha: O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo. Pejgamberi a.s.tha:
- Kur tė bėsh ndonjė mėkat, menjė-herė bėn njė vepėr tė mirė. Ai tha: O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo edhe mė. Pejgamberi a.s.tha:
- Bėhu i qėndrueshėm nė tė drejtė dhe ki sjellje tė mirė.
Transmeton Ibni Hibbani nė Sahihun e tij. Po ashtu Hakimi, i cili thotė se isnadi i hadithit ėshtė i vėrtetė.
Porosia 17
Nga kjo porosi mėsojmė se pajtimi mes njerėzve ėshtė njė vepėr e vlefshme.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. Ebi Ejjubit i ka thėnė:
A dėshiron tė lajmėroj pėr njė tregti qė me tė do tė shpėtosh nga dėnimi e do tė meritosh kėnaqėsinė dhe shpėrblimin e All-llahut? Ai tha: Po (Pejgamberi a.s. tha): Pajtoi njerėzit kur ata mes vete hidhėrohen dhe afroi kur ata largohen.
Transmeton Taberaniu.
Porosia 18
Nga kjo porosi mėsojmė se dhikri (tė pėrmendurit All-llahun), qetėson zemrėn dhe shpirtin e muslimanit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thėnė:
Pėrpos dhikrit mos folni shumė, sepse tė folurit shumė, ashpėrson zemrėn. Njerėzit mė largė All-llahut janė ata qė kanė zemėr tė ashpėr.
(Zemėr e ashpėr ėshtė ajo, nė tė cilėn nuk ndikon kėshilla, Kur'ani e as ndodhitė tė cilat zbusin zemrėn e njeriut).
Transmetojnė Tirmidhiu dhe Bejhekiu.
Porosia 19
Nga kjo porosi mėsojmė se besimtari gjithmonė duhet tė jetė i drejtė.
Prej ibni Mes'udit r,a transmetohet se Pejgamberi a,s ka thėnė:
Keni kujdes qė gjithmonė tė jeni tė drejtė, sepse e drejta qon drejtė mirėsisė, mirėsia qon nė Xhenet,dikush prej njerėzve vazhdon duke folur dhe punuar drejt deri sa tė shkruhet tek All-llahu i drejtė, po ashtu keni kujdes qė t'i shmangeni gėnjeshtrės, sepse gėnjeshtra ēon nė punė tė ndyra, e ato ēojnė nė zjarr.
Njeriu vazhdon tė gėnjej derisa tė shkruhet tek All-llahu gėnjeshtar.
Transmetojnė Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Porosia 20
Nga kjo porosi mėsojmė se hixhreti (shpėrngulja mė e mirė ėshtė largimi nga gjunahet).
Prej Ummi Enesit r.a transmetohet se ajo i ka thėnė Pejgamberit a.s;
O i Dėrguar i All-llahut, mė kėshillo. Pejgamberi a.s tha;
Largohu prej gjunaheve, do tė bėsh shpėrnguljen mė tė mirė.
Zbato farzet, sepse ato janė xhihadi mė i vlefshėm, pėrmende
All-llahun gjithmonė, sepse ti nuk mund tė bėsh ndonjė punė mė tė dashur tek All-llahu, pėrpos tė pėrmendurit e Tij sa mė shumė.
Transmeton Taberaniu me sened tė mirė.
Krijoni Kontakt