Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Mrekullia e Krijuesit - Agjërimi i Pinguinëve

    Pinguini është lloj shpendi detar i cili jeton në vende të ftohta. Në tërë botën ekzistojnë shtatëmbëdhjetë lloje të këtyre shpendëve.

    Vetëm një lloj banon në territorin e polit të Veriut, ndërsa llojet e tjera janë të shpërndara përgjatë hemisferës jugore, në Australi, Afrikë dhe Amerikë.

    Ky lloj tërësisht dallon për mënyrën e vendosjes së vezëve. Me ardhjen e pranverës, ata në grupe kthehen në vendlindje në polin e Veriut, duke kaluar me mijëra milje përderisa nuk arrijnë në destinacionin e dëshiruar dhe në lokacionin e përshtatshëm për reprodukim. Posa arrijnë aty, menjëherë fillojnë ndërtimin e çerdheve të tyre larg pjesëve shkëmbore. Pas tre javësh nga ardhja, ata përfundojnë ndërtimin e çerdheve si dhe procesin e lindjes. Femrat bëjnë dy vezë të bardha me nuanca të kaltra. Meshkujt marrin detyrën e vendosjes në vezë, në vend të femrave pinguin e cila është e preokupuar me kërkimin e ushqimit në ujëra të thellë detar. Në anën tjetër mashkulli agjëron dy javë përderisa të vegjlit nuk rriten. Kur kjo ndodh, mashkulli me shpejtësi të madhe vërsulet në det për të pirë ujë dhe për tu ushqyer me furnizim të Allahut. Ky me gëzim konsumon ushqimin përderisa femra pinguin (tani nënë) kthehet për të ushqyer pinguinët e vegjël.

    Përkundër të gjithë llojeve të pinguinëve, ekziston një lloj i quajtur "Imperator" i cili nuk ndërton çerdhe për fëmijë. Ky lloj kalon dimrin në zonat e akullta të Veriut kur i bën vezët, por jo në borë, por në këmbët e pasme. Ndonjëherë mashkulli pinguin (babai) e liron nënën nga detyra dhe duke agjëruar mbesin gjatë tërë dimrit.

    Me ardhjen e pranverës, akulli shkrihet, zogjtë e vegjël lindin. Në këtë lloj agjërimi fshehtësia qëndron në atë që vezëve të pinguinit u nevojitet një shkallë e caktuar e ftohtësisë. Praktikisht, kur pinguinët e vegjël rriten, fillojnë të agjërojnë, duke abstenuar nga ushqimi përderisa puplat e tyre nuk bijnë, dhe trupi mbulohet me pupla të reja. Në këtë moment, ata vërsulen në ujë duke përfunduar agjërimin e tyre.

    Edhe pinguinët e vjetër gjithashtu agjërojnë. Agjërimi i tyre ndodh kur ndërrojnë puplat e vjetra me të reja të dendura dhe të shndritshme. Atëherë me gëzim hudhen në det, sikur imitojnë njerëzit që veshin petkat e reja për Bajram i cili vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

    Por, mund të themi se edhe njerëzit imitojnë këto krijesa të bukura. Më mirë me thënë, ky është ligj i dukshëm në krijesat e Allahut, ndërsa Ai është Krijuesi më i bukur dhe më madhështor.

    "I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!" (El - Mu'minun, 14)


    Burimi
    mesazhi.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 15-09-2008 më 08:38 Arsyeja: Postimi i kesaj fotoje
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Ka filluar te ketë Vetëdijesim edhe tek Kafshet e Shpezet,Qudi me Njeriun,qe Shifet me i Menqur"
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    180
    shum interesant ALL-LLAHU XH.SH TE SHPERBLEFT ME XHENNET PER KET POST

    ALL-LLAHU XH.SH ESHTE ME I MADHI

  4. #4
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Postimet qe bien ne kundershtim me besimin islam te agjerimit u fshine.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 19-09-2008 më 09:54
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema të Ngjashme

  1. Mrekullia e Pashkës - Flaka e Shenjtë e Jeruzalemit
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 26-04-2025, 22:10
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 09:50
  5. Agjerimi per Kreshmet
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2003, 09:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •