Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992

    Republikës së Kosovës i shtohet edhe një hafiz!



    Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë, ka shtruar Iftar për 130 persona, mysafirë ishin të profileve te ndryshme si dhe ishin nga treva të ndryshme mbarë shqiptare, iftari është shtruar me rastin e ceremonisë së ndarjes së diplomës me rastin e përfundimit të nxëniesh përmendësh të Kuranit e të riut hafëz Jasir Krasniqi, i cili nxënien përmendësh të kuranit e kishte mësuar te Mahmud ef. Asllani në Tetovë.

    Duhet theksuar se në këtë iftar të pranishëm ishin edhe Kryetari i BIK-ut Mr.Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, Zëvendës Ministri i Shërbimeve Publike Doc. Rifat Blaku, zyrtarë nga Partia e Drejtësisë, Fuad Ramiqi nga partia LDK-ë, analisti Dr. Milazim Krasniqi si dhe figura tjera të shumta nga shoqëria civile.



    Ky manifestim u drejtua nga Kryeimami i Rahovecit Nusret Abasibra, ndërsa fjalën përshëndetëse në emër të familjes e mbajti Dr. Shefqet Krasniqi.

    Kjo mbrëmje u shoqërua me leximin e ajeteve Kur'anore prej Hafizit më të ri në Kosovë Jasir Krasniqit, pas leximit u bë edhe Duaja e Hifzit prej Kryeimamit të Tetovës Hafiz efendi Ejupit, i cili bëri dhe dorëzimin e diplomës në emër të Myftinisë së Tetovës.

    Kreu i BIK-ut, Mr. Naim Tërnava në fjalimin e tij përshëndetës, ka përgëzuar familjen Krasniqi, por njëherit ka përgëzuar edhe të gjithë kosovarët, ai u shpreh se "me këtë po dëshmohet se Islami në trojet tona do të ruhet deri në Kataklizëm". Ai ka premtuar se "Bashkësia Islame e Kosovës së shpejti do të organizoj një tubim madhështor për diplomimin e hafizave të ri, ai tutje shtoj se për hafëzin e ri, BIK-ë ka ndarë një shpërblim modest prej 2000€".

    Për desert te mbrëmjes mysafiri special nga Mitrovica ish këngëtari i grupit TNT Ferki Shala këndoj një Ilahi!/mesazhi/
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Mashallah , në 11 vjet ka mësu Kuranin përmendësh.

  3. #3
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    Na behet qejfi qe nje djale kaq i ri te mesoje gjithe ate Kuran permendesh.. Duhet te jete ndonje Gjeni ky se ska mundesi... Kjo gje nuk mendoj se eshte noj pasuri e madhe per Republiken e Kosoves... Gjithsesi ne keshtu rastesh Mashalla thuhet...

  4. #4
    Mitro Maska e titi-a
    Anëtarësuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    287
    Mashalla.................
    Ne Mitrovice ky Ramazan i gjeti edhe 4 hafiz te rinje........

    INSHALLA TE TILLE SHTOHEN........
    ELHAMDULILA
    Forcojeni ju Islamin në zemrat tuaja që Allahu ta forcoj atë në tokë

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •