Në Hotelin Iliria të premten mbrëma, familja e 11 vjeçarit Jasir Krasniqi i biri i Dr. Shefqet Krasniqit Imam dhe Ligjërues në Xhaminë e madhe në Prishtinë, ka shtruar Iftar për 130 persona, mysafirë ishin të profileve te ndryshme si dhe ishin nga treva të ndryshme mbarë shqiptare, iftari është shtruar me rastin e ceremonisë së ndarjes së diplomës me rastin e përfundimit të nxëniesh përmendësh të Kuranit e të riut hafëz Jasir Krasniqi, i cili nxënien përmendësh të kuranit e kishte mësuar te Mahmud ef. Asllani në Tetovë.
Duhet theksuar se në këtë iftar të pranishëm ishin edhe Kryetari i BIK-ut Mr.Naim Tërnava, Kryeimami i Kosovës Sabri Bajgora, Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi, Zëvendës Ministri i Shërbimeve Publike Doc. Rifat Blaku, zyrtarë nga Partia e Drejtësisë, Fuad Ramiqi nga partia LDK-ë, analisti Dr. Milazim Krasniqi si dhe figura tjera të shumta nga shoqëria civile.
Ky manifestim u drejtua nga Kryeimami i Rahovecit Nusret Abasibra, ndërsa fjalën përshëndetëse në emër të familjes e mbajti Dr. Shefqet Krasniqi.
Kjo mbrëmje u shoqërua me leximin e ajeteve Kur'anore prej Hafizit më të ri në Kosovë Jasir Krasniqit, pas leximit u bë edhe Duaja e Hifzit prej Kryeimamit të Tetovës Hafiz efendi Ejupit, i cili bëri dhe dorëzimin e diplomës në emër të Myftinisë së Tetovës.
Kreu i BIK-ut, Mr. Naim Tërnava në fjalimin e tij përshëndetës, ka përgëzuar familjen Krasniqi, por njëherit ka përgëzuar edhe të gjithë kosovarët, ai u shpreh se "me këtë po dëshmohet se Islami në trojet tona do të ruhet deri në Kataklizëm". Ai ka premtuar se "Bashkësia Islame e Kosovës së shpejti do të organizoj një tubim madhështor për diplomimin e hafizave të ri, ai tutje shtoj se për hafëzin e ri, BIK-ë ka ndarë një shpërblim modest prej 2000€".
Për desert te mbrëmjes mysafiri special nga Mitrovica ish këngëtari i grupit TNT Ferki Shala këndoj një Ilahi!/mesazhi/
Krijoni Kontakt