Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Ngujimi privon nga shkolla 52 fëmijë

    Udhëtimi i "Fiks Fare" në Shkodër, ku ende gjakmarrja mbetet një plagë e rëndë sociale. Ja si "arsimohen" në shtëpitë e tyre


    Më 15 shtator, 52 fëmijë në zonën e Shkodrës nuk patën mundësi të ulen në bankat e shkollës dhe as të shijojnë kabinetet e internetit të Kryeministrit Berisha, sepse nuk dolën dot nga shtëpia. Qeveria nuk u garanton dot jetën, megjithëse Kryeministri ynë bërtet çdo ditë për vend të sigurt, për NATO-n dhe Evropën.

    "Drejt NATO-s me fëmijë të ngujuar"

    "Drejt NATO-s me fëmijë të ngujuar". Janë dhjetëra fëmijë të ngujuar, fëmijë të vegjël, të mbyllur brenda katër mureve, që e shohin nga frëngjitë e kullave ecjen e Shqipërisë përpara dhe reformat e qeverisë "Berisha". Këtë e pohon edhe vetë drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Astrida Ferketi, e cila edhe pse po ndjek udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkollimin e të miturve nëpër shtëpitë e tyre, pranon para kamerës së "Fiks Fare" se "në këtë mënyrë kemi institucionalizuar gjakmarrjen. Unë nuk jam dakord", thotë ajo.

    Për të krijuar mundësinë e dhënies së arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar për fëmijët e ngujuar për shkak të gjakmarrjes, në Shkodër zbatohet projekti "Shansi i dytë". Ky projekt përfshin dhënien e njohurive kryesore të programit mësimor për këta fëmijë, duke aktivizuar mësues në kushte shtëpie. Gjithashtu, projekti i MASH-it është zbatuar në vitet shkollore 2005-‘06 dhe 2006-‘07.

    Sipas drejtoreshës së DAR në Shkodër, në këtë zonë janë 52 fëmijë të moshës 6-14 vjeç, që qëndrojnë të ngujuar dhe nuk ndjekin dot rregullisht procesin mësimor. Të gjithë këta fëmijë janë të përfshirë në këtë projekt të Ministrisë së Arsimit, i cili është në vitin e dytë të zbatimit të tij. Drejtoresha e Arsimit pohon po ashtu se për të realizuar një projekt të tillë janë angazhuar 21 mësues, të cilët janë të shpërndarë në 18 banesa, të konsideruara "vatra mësimi", ku ka fëmijë të ngujuar dhe japin mësim aty tri herë në javë me nga tre orë në ditë. Viti mësimor është jo më pak se 25 javë dhe mësimi zhvillohet tre herë në javë, me 10 orë/javë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Eshte shume e dhimbshme dhe e tmerrshme kur mendon qe ketyre femijeve te vegjel u privohet e drejta qe te dalin nga shtepia dhe te shkojne ne shkolle, fushe futbolli apo ku te kene qejf, si gjithe moshataret e tyre. Ajo drejtoresha e arsimit ka shume te drejte kur thote se me kete projekt te MASH institucionalizohet gjakmarrja.

    Normalisht nuk eshte kjo zgjidhja e ketij problemi mesjetar. Shteti (Qeveria) duhet te kete nje projekt te qarte dhe te sakte per te eleminuar kete plage te rende, dhe jo te merret me keto projekte te vogla (duke cuar ne shtepi mesuesit nje here ne jave).

    Nje nga pikat e projektit (sipas mendimit tim) duhet te jete ekzekutimi direkt dhe pa paralajmerim per te gjithe kafsherine qe vret femijet e vegjel neper oborre shkollash apo lagjesh.

    PS. Sa ishte Dulla gjalle "trimat" e Kanunit kishin frike nga hija e vet dhe jo te vrisnin femije te vegjel
    BASHKIMI BEN FUQINE!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Institucionet Shkollore - Qendra Kriminale
    Nga ILMGAP në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 26-08-2009, 14:15
  4. Shkolla e parë shqipe në Labovë, jo në Korçë
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •