Nje tjeter paradoks ala-sllavoirjm-ist ...


Gazeta Kritika 16/9/2008

Kur tė Fton i Huaji...!
Nga Ndue Ukaj

Me siguri se ēdo dashamirės i kulturės dhe literaturės shqipe do ta jetė ndjerė keq, pse tė mos themi i tunduar dhe i irrituar kur tė ketė dėgjuar lajmin se: "Gruevski (kryeministri i Maqedonisė) fton Berishėn pėr 100-vjetorin e Kongresit tė Manastirit". Por, jo vetėm pėr njerėzit e kulturės, historisė, letėrsisė, por me siguri se pėr ēdo shqiptar kjo ftesė duhet tė ketė tingėlluar e pazakontė, pse tė mos themi me doza bezdie. Unė e ndjej dhe e konceptoj si njė tendencė tė orkestruar dhe ironike. Ngase nuk ka sesi tė fshihet pėrbuzja qė i bėhet Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo nga kjo ftesė cinike e Gruevskit. Pra, me pak fjalė, kjo ftesė mund tė lexohet kėshtu: " njė gjė qė s'di ti ta bėsh, apo nuk ja di vlerėn, ta bėjmė ne". Dhe kėshtu pra tė fton i huaji ta kremtosh festėn tėnde. Pėr mrekulli, ne kėnaqemi e mashtrojmė vetėn mė pėrralla moderne. Kjo ėshtė njė ironi e sojit mė tė ashpėr qė di dhe mund ta kapėrdijė vetėm njė politikė pa vizione, njė politikė pa ideale dhe njė politikė pa ndėrgjegje kulturore. Janė tė kuptueshme "dėshirat" dhe gjitha arsyet qė lidhen me kėtė ftesė pompoze nga ana e palės maqedonase, ndėrkaq ėshtė krejtėsisht e pakuptueshme kjo letargji e politikave kulturore tė Shqipėrisė, qė nė njė Jubile tė tillė, heshtin nė mėnyrėn mė tė turpshme. Kjo heshtje e institucioneve tona, i jep arsye dikujt qė ta bėjė njė ftesė tė tillė, tejet ironike, pra pėr tė kremtuar njė nga datat mė tė rėndėsishme tė historisė dhe identitetit shqiptar nėn organizimin e njė shteti tė huaj. Dhe politika shqiptare kėnaqet me turpet e veta.

Ekziston njė diskurs i natyrės politikė, sidomos nė vendet tranzicionale, i cili pretendon gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me vlerat kulturore t'i kundroj si dukuri politike. Madje edhe duke i "shfrytėzuar" kėto nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr fqinjėsi tė mirė, integrime, etj. Nė fakt kėto janė farsa. Ky soj diskursi nganjėherė del nga koncepti politikė dhe prek ēėshtje tė ndjeshme shpirtėrore, sikurse ėshtė tani fjala me manifestimin nė fjalė. Nuk do koment fakti se Kongresi i Manastirit ėshtė zhvilluar nė njė qytet qė sot i pėrket territorit Maqedoni, por ėshtė njė zhvlerėsim i turpshėm qė pėr njė Jubile tė tillė, kremtim ekskluzivisht shqiptare, tė bėjė ftesė njė kryeministėr i njė shteti fqinj. Kėtė soj tė ēoroditjes e toleron dhe e pėrpinė vetėm politika injorante shqiptare qė vazhdojnė tė "hane, flejė e qes petulla nė ujė", -do tė parodizonte i madhi Petėr Fishta, ideatori i kėsaj ngjarje madhore pėr historinė dhe kulturėn shqiptare.

Ftesė e Gruevskit dhe miratimi kaq i pacipėt nga politikat dhe institucionet kulturore shqiptare duhet lexuar pėrtej njė eufori momenti dhe ndjenjės sė dashamirėsisė ndaj shtetit Maqedon. Nė rend tė parė, kjo mėnyrė e organizmit unilateral nga ana e shtetit Maqedoni ka pėr qėllim ta ulė pėrmasėn kulturore qė ka ky Kongres nė dimensionet shqiptare dhe t'i jep konotacione maqedane. Dhe pse jo, me tendenca dinake, qė pas disa viteve tė del ndonjė segment i kėtij shteti me teza se, ishin pikėrisht ata qė e bėnė njė gjė tė tillė, ishin ata qė ju dhanė shqiptarėve alfabetin perėndimor, ashtu siē dinė dhe manipulojnė sot nė mėnyrėn mė tė paskrupullt me Nanėn Tereze.

Ėshtė krejtėsisht e kuptueshme se Shqipėria dhe Maqedonia ndėrtojnė marrėdhėnie fqinjėsie tė mira, madje ėshtė pėr t'u pėrshėndetur fakti se kryeministri Maqedoni Gruevski na thėrret me kremtua Jubileun tonė, por kjo dashamirėsi ka prapavija aspak dashamirėse. Pikėrisht kjo duhet t'i trondit politikat tona, duke i zgjua nga gjumi prej ariu. Institucionet shqiptare kulturore nuk duhet tė kėnaqen me ketė "kockė pa mish" tė hedhur nga i huaji, sepse mund ta na prishė dhėmbėt!

Konsideroj se ėshtė e panevojshme dhe pėr bezdisėse pėr lexuesit tani tė flitet pėr rėndėsinė epokale qė ka pas ky Kongres pėr konsolidimin e kombit shqiptar. Madje ėshtė i mirėnjohur fakti se ky Kongres pati ato rezultate falė menēurisė dhe gjenialitetit qė ka dėshmuar ēdo herė dhe veēanėrisht nė atė rast, poeti ynė kombėtar, Padėr Gjergj Fishta, pa vendimet e tė cilit Kongres, historia shqiptare do tė mund tė merrte drejtime tė paparashikuar. Prandaj mos kremtimi i kėtij Jubileu nė Shqipėri, apo nė rastin tjetėr mos organizimi i pėrbashkėt me Maqedoninė, ėshtė njė goditje e madhe qė i bėhet kėsaj ngjarje, Padėr Fishtės dhe historisė sė Alfabetit shqip, njė histori kjo e njollosur me gjak dhe e persekutuar nga armiq turko-sllavė. Ndėrkaq pikėrisht armiqtė e dikurshėm sot na kremtojnė, e ne heshtim. Pėr mashalla. Ky ėshtė njė soj i turpit mė tė paskrupullt, qė mund ta kapėrdinė vetėm ai qė s'ka fare ndenjėn e pėrgjegjėsisė, mbi tė gjitha nuk ka fare ndjenjėn e sinqeritet dhe ndėrgjegjėsisė sė ēiltėr nė raport me tė kaluarėn dhe tė tashmen.