Ramazani dhe xheneti
Falėnderimi i takon Allahut. Salavatet e selamet qofshin pėr tė Dėrguarin e fundit, Muhamedin.
Dikush mund tė pyesė: Pėrse biseda rreth xhenetit bėhet pikėrisht nė kėtė muaj? Pėr faktin se nė qiell, kur vjen muaji i Ramazanit, ndodh njė ngjarje e madhe, e ajo ėshtė hapja e dyerve tė xhenetit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen djajtė." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Kėto fakte argumentojnė pėr madhėshtinė, vlerėn dhe pozitėn e lartė qė ka ky muaj tek Allahu i Lartėsuar. Nga kjo pikėnisje dėshiroj t'ia kujtoj xhenetin atij qė e arrin pėrjetimin e kėtij muaji, t'ia kujtoj begatinė e tij si dhe veprat qė e ndihmojnė dhe ia lehtėsojnė muslimanit hyrjen nė tė.
Imam Neveviu, Allahu e mėshiroftė, duke transmetuar fjalėt e Kadi Ijadit thotė: "Ėshtė e mundshme qė hapja e dyerve tė xhenetit nėnkupton se Allahu nė kėtė muaj i bekon robėrit e Tij me disa adhurime tė cilat nuk bėhen nė muajt e tjerė, si agjėrimi, falja e namazit tė teravive e tė tjera. E, kėto pa dyshim se konsiderohen shkaqe pėr hyrjen nė xhenet.
Kėtė tematikė, me ndihmėn e Allahut, do ta trajtoj nga dy kėndvėshtrime:
1)- Karakteristikat motivuese pėr hyrjen nė xhenet.
2)- Veprat tė cilat janė pėrcaktuar nga ana e fesė si ndihmė dhe lehtėsim pėr hyrjen e muslimanit nė xhenet.
Pa dyshim se Ramazani ėshtė rast i mirė pėr vepra tė mira, ngase zemra ėshtė e gatshme t'u nėnshtrohet urdhrave tė Allahut, ashtu siē ėshtė edhe shpėrblimi i shumėfishuar. Nė hadithin e lartpėrmendur aludohet pėr kėtė domethėnie, pra pėr shpėrblimin dhe pėr faljen e madhe.
O ti kėrkues i sė mirės, dyert e xhenetit janė tė hapura!
O ti kėrkues i sė keqes, dyert e xhehenemit janė tė mbyllura!
Pikėnisjet pėr nė xhenet
1- Allahu e obligoi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, qė t'i pėrgėzojė me xhenet ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, gėzoji me kopshte tė xhenetit, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj." (Bekare, 25)
2- Shokėt e tė Dėrguarit, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, gjithmonė e pyesnin atė pėr veprat tė cilat janė shkak pėr t'u futur nė xhenet. Kjo pa dyshim se ėshtė argument pėr kujdesin dhe interesimin e tyre pėr xhenetin si dhe pėr veprat tė cilat i afrojnė pranė tij.
3- Hyrja nė xhenet konsiderohet fitorja reale. Allahu i Lartėsuar thotė: "Kushdo qė shpėton nga zjarri i xhehenemit dhe hyn nė xhenet, ai ka fituar (gjithēka qė mund tė dėshirohet)." (Ali Imran, 185)
4- Respektimi dhe bindja ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe ndaj tė Dėrguarit tė Tij janė prej shkaqeve mė tė rėndėsishme pėr hyrjen nė xhenet. Allahu thotė: "Atė qė i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, Ai e shpie nė kopshte, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj dhe ku do tė qėndrojė pėrherė. Kjo ėshtė fitorja e madhe." (Nisa, 13)
5- Vendi sa zė njė kamxhik nė xhenet ėshtė mė i mirė sesa kjo botė dhe ēfarė ka nė tė.
6- Begatia e xhenetit e tejkalon imagjinatėn e as nuk mund tė pėrshkruhet, siē thotė Allahu i Lartėsuar nė hadithin kudsij: "Pėr robėrit e Mi tė mirė kam pėrgatitur atė qė syri nuk e ka parė asnjėherė, as veshi nuk ka dėgjuar pėr tė e as qė i ka shkuar ndėr mend kurrė." Shėnon Buhariu.
Prandaj, eja tė flasim sė bashku pėr xhenetin dhe begatitė e tij nė kėtė muaj. Eja tė njihemi me punėt tė cilat na ndihmojnė tė hyjmė nė xhenet, tė jetojmė nė tė me shpirtrat tanė, edhe pse jemi ende nė kėtė botė. Le tė kemi mall pėr tė nė zemrat tona para se tė na fusė Allahu i Lartėsuar nė tė, inshallah. Allahu Fuqiplotė thotė: "Dhe njė zė do t'i thėrrasė: "Ky ėshtė xheneti qė ju e keni merituar pėr atė qė keni punuar." (A'raf, 43)
O Allah, ne tė kėrkojmė xhenetin!
Pesėmbėdhjetė karakteristika motivuese pėr tė hyrė nė xhenet
1- Allahu na ka premtuar se do tė na fusė nė xhenet. Ai thotė: "Nė tė vėrtetė, Allahu ka blerė nga besimtarėt jetėn dhe pasurinė e tyre, nė kėmbim tė xhenetit." (Tevbe, 111)
2- Qėndrim i pėrhershėm nė xhenet. Allahu i Lartėsuar thotė: "Me tė vėrtetė, ata qė besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, do tė kenė pėr banesa kopshtet e Firdeusit, ku do tė qėndrojnė pėrherė, duke mos dėshiruar asnjė ndryshim." (Kehf, 107-108)
3- Toka e xhenetit ėshtė prej miskut. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Hyra nė xhenet toka e xhenetit ishte prej misku." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
4- Lumenjtė e tij janė tė shumėllojshėm. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ja pėrshkrimi i xhenetit, qė u premtohet tė pėrkushtuarve (ndaj Allahut): njė vend ku ka lumenj me ujė tė pandotur, lumenj qumėshti me shije tė pandryshuar, lumenj vere me shije tė kėndshme pėr ata qė e pinė dhe lumenj prej mjalti tė kulluar. Ata do tė kenė aty lloj-lloj frutash." (Muhamed, 15)
5- Burimet e tij janė tė shumta. Allahu i Lartėsuar thotė: "Pa dyshim, ata qė i frikėsohen Allahut do tė jenė nė kopshte dhe burime." (Dharijat, 15)
6- Pallatet e tij janė tė mrekullueshme. Allahu i Lartėsuar thotė: "...si dhe pallate tė mrekullueshme nė xhenetin e Adnit." (Tevbe, 72)
7- Numri i dyerve tė tij ėshtė tetė dhe ato janė tė gjera. Allahu i Lartėsuar thotė: "...nė kopshtet e Adnit, dyert e tė cilit janė tė hapura pėr ta." (Sad, 50)
8- Pemėt e tij janė mė tė ėmblat dhe mė tė kėndshmet. Allahu i Lartėsuar thotė: "Aty do tė prehen e do tė kėnaqen me pemė dhe pije tė llojllojshme." (Sad, 51) Gjithashtu thotė: "Punėdrejtėt do tė jenė mes hijesh e burimesh si dhe frutash nga ato qė dėshirojnė." (Murselat, 41-42)
9- Ushqimi i tij ėshtė i zgjedhur. Allahu i Lartėsuar thotė: "Aty do tė ketė ēfarė t'ju dojė shpirti dhe gjithēka qė ta kėnaq syrin dhe atje do tė qėndroni pėrgjithmonė." (Zuhruf, 71)
10- Verėrat e tij janė tė mira, tė kėndshme, tė shijshme; ata qė e pinė, as nuk do tė trullosen dhe as nuk do tė dehen. Allahu i Lartėsuar thotė: "Aty do t'u shėrbehet njė gotė e mbushur nga njė burim i rrjedhshėm, (me pije) tė bardhė e tė shijshme pėr ata qė do ta pinė. Prej saj as nuk do tė trullosen dhe as nuk do tė dehen." (Safat, 45)
11- Rrobat e tij janė tė shtrenjta. Allahu i Lartėsuar thotė: "...dhe do tė vishen me rroba tė gjelbra prej mėndafshi tė hollė dhe armaēi, duke ndenjur tė mbėshtetur nė shtretėr tė lartė. Sa shpėrblim i mrekullueshėm dhe sa vendbanim i bukur!" (Kehf, 31)
12- Shtretėrit e tij janė tė shtrirė. Allahu i Lartėsuar thotė: "Ata (banorėt e devotshėm qė do tė hyjnė nė kėto kopshte) do tė jenė tė mbėshtetur nė shtroje, anash me armaē mėndafshi." (Rahman, 54)
13- Bashkėshortet e banorėve tė xhenetit (hyritė). Allahu i Lartėsuar thotė: "Po, kėshtu do tė jetė dhe Ne do t'i martojmė ata me hyri sybukura." (Duhan, 54)
14- Kėnaqėsia e madhe, shikimi i Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė: "Atė ditė disa fytyra do tė shkėlqejnė dhe Zotin e tyre do tė shohin." (Kijame, 22-23)
15- Ėshtė i pėrgatitur pėr tė devotshmit. Allahu i Lartėsuar thotė: "Nxitoni drejt faljes sė gjynaheve nga Zoti juaj dhe xhenetit, hapėsira e tė cilit ėshtė sa qiejt e toka dhe qė ėshtė pėrgatitur pėr tė devotshmit." (Ali Imran, 133)
Ēfarė karakteristikash, tė cilat zemrave u shtojnė gėzim, kėnaqėsi dhe mall!
Njėzet shkaqe qė ndihmojnė pėr tė hyrė nė xhenet
Ekzistojnė vepra tė mira tė cilat, me vullnetin e Allahut, tė ndihmojnė pėr tė hyrė nė xhenet. Mirėpo, para se tė fillojmė t'i pėrmendim disa prej kėtyre veprave, ėshtė e domosdoshme tė dihet se nė xhenet nuk do tė hyjė kush tjetėr pėrveē besimtarit. Prandaj, imani (besimi) ėshtė kusht thelbėsor pėr hyrjen nė tė. Allahu i Lartėsuar thotė: "Kurse ata qė besojnė e bėjnė vepra tė mira, do tė jenė banorė tė xhenetit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė." (Bekare, 82)
Ndėrsa disa nga veprat ndihmuese pėr hyrjen nė xhenet janė:
1- Devotshmėria, e cila pa dyshim konsiderohet si dobi shpresėdhėnėse nga agjėrimi i Ramazanit. Allahu i Lartėsuar thotė: "Vėrtet tė devotshmit do tė jenė nė kopshtet e xhenetit pranė burimeve." (Hixhr, 45). Gjithashtu, Ai thotė: "Ky ėshtė xheneti qė Ne ua japim nė trashėgim robėrve Tanė tė pėrkushtuar." (Merjem, 63). Kurse devotshmėria ėshtė qė tė vėsh nė mes teje dhe Allahut njė mburojė ndaj mėkateve, duke respektuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij.
2- Qėndrueshmėria dhe vendosmėria haptazi dhe fshehurazi deri nė vdekje. Allahu i Lartėsuar thotė: "Me tė vėrtetė, atyre qė thonė: " Zoti ynė ėshtė Allahu", e pastaj vazhdojnė tė vendosur nė rrugėn e drejtė, do t'u zbresin engjėjt (para vdekjes) e do t'u thonė: "Mos u frikėsoni dhe mos u pikėlloni! Dhe gėzojuni xhenetit qė ju ėshtė premtuar." (Fusilet, 30). Ndėrsa nė hadith qėndron: "Thuaj: "Besova nė Allahun" e pastaj pėrqendrohu nė tė (nė atė qė aludon kjo fjalė)." Shėnon Muslimi. Qėndrueshmėria dhe pėrqendrimi do tė thotė vazhdimėsi nė respektimin e Allahut deri nė vdekje.
3- Marrja e tė Dėrguarit si shembull dhe model jete. Allahu i Lartėsuar thotė: "Kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, do tė shkojė nė xhenete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj, kurse ai qė shmanget, do tė ndėshkohet me dėnim tė dhembshėm." (Fet'h, 17). Ndėrsa i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "I gjithė umeti im do tė hyjė nė xhenet, pėrveē atij qė refuzon." Thanė: "Kush ėshtė ai qė refuzon?" Tha: "Kush mė bindet mua, do tė hyjė nė xhenet, ndėrsa kush mė kundėrshton, ka refuzuar." Shėnon Buhariu.
Marrja shembull e tė Dėrguarit tė Allahut nėnkupton ndėrtimin e sjelljes sė muslimanit si dhe tė tė gjitha akteve tė tij, qofshin ato fjalė ose vepra, nė pajtim me atė qė ka sjellė i Dėrguari nga ana e Zotit tė tij, duke e pasuar atė si dhe duke i pranuar prej tij kėto veprime pėr shkak se ai konsiderohet i Dėrguar i Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė: "Nė tė Dėrguarin e Allahut ka njė shembull tė mrekullueshėm." (Ahzab, 21)
4- Pendimi i sinqertė tek Allahu. Allahu i Lartėsuar thotė: "...pėrveē atyre qė pendohen, qė besojnė dhe bėjnė punė tė mirė. Kėta do tė hyjnė nė xhenet dhe nuk do t'u bėhet kurrfarė padrejtėsie." (Merjem, 60). Kurse me pendim nėnkuptohet largimi nga tė gjitha mėkatet e gabimet, pendim pėr ēdo mėkat tė kaluar si dhe vendosmėri pėr tė mos iu kthyer atij mėkati nė tė ardhmen.
5- Kėrkimi i diturisė pėr hir tė Allahut si dhe pėr hir tė kėnaqėsisė sė Tij. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: " kush trason rrugėn pėr tė kėrkuar dituri, atij Allahu do t'ia lehtėsojė rrugėn pėr nė xhenet." Shėnon Muslimi. Kėrkimi i diturisė nė muajin e Ramazanit mund tė manifestohet pėrmes shumė formash:
a)- tė mėsuarit e dispozitave tė agjėrimit;
b)- njohja me gjendjen e tė parėve tanė nė Ramazan;
c)- komentimi i ajeteve tė agjėrimit si dhe kuptimi i domethėnieve tė tyre;
ē)- njohja me ngjarjet historike qė kanė ndodhur nė kėtė muaj.
6- Mirėsjellja me njerėzit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Ajo qė mė sė shumti i fut njerėzit nė xhenet ėshtė devotshmėria dhe sjellja e mirė "
"Morali i tij (Muhamedit alejhi selam) ishte Kurani." Shėnon Muslimi.
Kurse me moral tė mirė nėnkuptohet stolisja me mirėsi dhe largimi nga shthurja.
7- Shqiptimi i dėshmisė pas abdestit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Kush merr abdest nė mėnyrė tė pėrpiktė e pastaj thotė: "Dėshmoj se nuk ka hyjni tjetėr pos Allahut, tė Vetmit, i Cili nuk ka shok, dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij", i hapen tetė dyert e xhenetit dhe hyn nga cila derė tė dėshirojė." Shėnon Muslimi.
8- Shkuarja nė xhami pėr kryerjen e pesė namazeve apo tė adhurimeve tė tjera. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Kush shkon nė xhami apo kthehet nga xhamia, Allahu ia pėrgatit njė vend nė xhenet sa herė qė shkon apo vjen." Shėnon Muslimi.
9- Vizita e tė sėmurit apo e vėllait nė fe pėr hir tė Allahut. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Kush viziton njė tė sėmurė apo ndonjė vėlla tė tij pėr hir tė Allahut, thėrret njė thirrės: "Tė lumtė dhe lum ti pėr ecjen tėnde! Ke pėrgatitur nė xhenet njė shtėpi." Shėnon Tirmidhiu.
10- Pėrsėritja e ezanit me sinqeritet pėr hir tė Allahut. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "Nėse muezini thotė: "Allahu Ekber, Allahu Ekber", e dikush nga ju thotė: "Allahu Ekber, Allahu Ekber" (pastaj ka pėrmendur ezanin) , pastaj (muezini) thotė: "Hajje ales- salah", e dikush nga ju thotė: "La haule ue la kuuete il-la bil-lah", pastaj (muezini) thotė: "Hajje alel felah", e dikush nga ju thotė: "La haule ue la kuuete il-la bil-lah" e pastaj (muezini) thotė: "La ilahe il-la Allah", e pėrcjellėsi thotė: "La ilahe il- la Allah" me zemėr tė sinqertė, do tė hyjė nė xhenet." Shėnon Muslimi.
11- Falja e dy rekateve pas abdestit. Ukbete b. Amiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush merr abdest nė mėnyrė tė pėrpiktė dhe pastaj i fal dy rekate i pėrqendruar me zemrėn dhe fytyrėn e tij (gjatė namazit), atij i obligohet xheneti." Shėnon Muslimi.
12- Kryerja e nafileve tė shumta. Rebia b. Es'habi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, rrėfen duke thėnė: "I shėrbeja dhe i sillja ujė tė Dėrguarit, kurse ai mė tha: "Mė kėrko". Thashė: "Tė kėrkoj shoqėrimin tėnd nė xhenet!" Ai tha: "Mė ndihmo duke bėrė shumė sexhde." Shėnon Muslimi.
13- Kujdesi ndaj jetimit. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Unė dhe kujdestari i jetimit jemi nė xhenet kėshtu", dhe bėri me shenjė me gishtin tregues dhe gishtin e mesėm." Shėnon Buhariu.
14- Pėrhapja e selamit, ushqimi i tė tjerėve si dhe falja e namazit natėn. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, thotė: "O ju njerėz, pėrhapeni selamin (pėrshėndetjen), jepni ushqim, faluni natėn kur njerėzit janė nė gjumė, do tė hyni nė xhenet me selam (paqe)." Shėnon Ibn Maxheh.
15- Leximi i Ajetul Kursisė pas ēdo namazi farz (obligativ). I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush lexon ajetin kursij pas ēdo namazi tė detyruar, e pengon atė nga hyrja nė xhenet veēse vdekja." Shėnon Nesaiu.
16- Zotėria i istigfarit (lutja mė e mirė e kėrkimit tė faljes). "O Allahu im! Vetėm Ti je Zoti im, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje. Mė krijove dhe unė jam robi Yt..." Shėnon Buhariu nga Shedad b. Evsi e pastaj ka thėnė: "Kush e thotė ditėn duke qenė i bindur nė tė dhe vdes atė ditė ende pa u ngrysur, ai do tė jetė prej banorėve tė xhenetit. Ndėrsa kush e thotė natėn dhe ėshtė i bindur nė tė si dhe vdes pa u gdhirė, ai po ashtu do tė jetė prej banorėve tė xhenetit."
17- Kujdesi pėr abdestin. Qė nėnkupton vazhdimėsinė e pastrimit pas ēdo ndyrėsire. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, i ka thėnė Bilalit: "O Bilal, mė trego cila punė qė ke bėrė nė Islam tė jep mė shumė shpresė? Vėrtet unė e kam dėgjuar zhurmėn e nallaneve tė tua para meje nė xhenet." Bilali u pėrgjigj: "Puna qė kam bėrė dhe prej sė cilės shpresoj fitimin mė tė madh ėshtė ajo qė asnjėherė ditėn apo natėn, kur kam marrė abdest, me atė abdest tė mos kem falur atė qė mė ėshtė urdhėruar tė fal." Buhariu dhe Muslimi.
18- Largimi i pengesave nga rruga e muslimanėve. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kam parė njė burrė nė xhenet qė ka hyrė nė tė pėr shkak tė njė peme tė cilėn e ka hequr nga rruga, pemė e cila i pengonte njerėzit." Shėnon Muslimi.
19- Fjala e mirė. I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Nė xhenet ka njė dhomė, pjesa e jashtme e sė cilės shihet nga brenda, kurse brendėsia e saj shihet nga jashtė." Ebu Malik El Esh'arij tha: "Pėr kė ėshtė ajo, o i Dėrguar i Allahut?" Ai tha: "Pėr atė qė flet mirė, qė i ushqen tė varfrit si dhe pėr atė qė falet kur njerėzit flenė." Shėnon Taberani dhe Hakimi.
20- Nėse njė sėrė veprash tė mira bashkohen te muslimani gjatė ditės, ai do tė hyjė nė xhenet:
a) agjėrimi;
b) pėrcjellja e xhenazes;
c) vizita e tė sėmurit;
d) tė ushqyerit e tė varfrit.
Argument lidhur me kėtė kemi hadithin tė cilin e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ku i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: -Kush prej jush u zgjua sot agjėrueshėm?
Ebu Bekri thanė.
-Kush prej jush pėrcolli sot ndonjė xhenaze?
Ebu Bekri tha: -Unė.
-Kush ushqeu sot ndonjė tė varfėr?
Ebu Bekri tha: -Unė.
-Kush vizitoi sot ndonjė tė sėmurė?
Ebu Bekri tha: -Unė.
Atėherė i Dėrguari tha: -Nuk bashkohen te ndonjėri kėto cilėsi e tė mos hyjė nė xhenet. Shėnon Muslimi.
Kėto ishin njėzet forma tė cilat e ndihmojnė muslimanin qė ta fitojė xhenetin me dėshirėn e Allahut. Muslimani gjatė kėtij muaji ka mundėsi t'i aplikojė kėto forma nė mėnyrė qė tė jenė ndihmė pėr tė. Kurse ne xhenetin nė kėtė muaj e kemi pėrmendur vetėm pėr shkak tė dėshirės sė madhe tė zemrave tona pėr tė. Rikujtimi i begative tė tij pa dyshim se ėshtė njė motivim pėr tė punuar vepra tė mira, veēanėrisht kur ne e pėrjetojmė kėtė muaj tė vlefshėm.
I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e xhenetit." Shėnon Buhariu.
Halid b. Abdurrahman Ed Dervish
Pėrktheu: Almedin Ejupi
Burimi: http://www.klubikulturor.com/tema/20...he_xheneti.htm
Krijoni Kontakt