Meqe etimologjia gjithmone terheq dhe nje teme vetem per te nuk e gjeta po hedh ketu disa mendime .
E para eshte fjala vlla, vllazer,vllezer. Kjo eshte fjale e rendesishme pasi vetem tek kjo fjale kemi :
1- shumesin nga a ne e vlla-vlle
2- kalimin e t ne z nepermjet s vllater,vllaser,vllazer
3-kalimin e r ne ll nepermjet l, nga vrat ne vlat/s e vllat/s
3- kalimin e b ne v , nga brater e ilirishtes ne vllazer te shqipes
Shumesi nga a ne e provohet nga plak - pleq, dash-desh etj
Kalimi i t ne z nepermjet s eshte mese i mundshem pasi ne shqip t-s-t-s- eshte normal, psh mas-mat,pres-pret, rris-rrit
apo edhe tek nyjet e gjinores ku se eshte e kembyeshme me te.
Po ashtu kemi kalimin e r-l-ll e emrat ; ne jug Vllasi e ne veri Vlashi tregojne jo vetem se jane mesjetare si formim por edhe se kemi kalimin nga Vllat ne Vlash e Vllas.
Froma Vllat ne fakt duket si paraardhese edhe e Vllad-ika
ku t ka kaluar ne D,si tek Venetik- Vened-ik/g, keshtu qe ky emer qe mbahet si malazez ne fakt eshte forma e Vllas apo Vlash,emra shqiptare me prejardhje nga fjala Vlla.
Kalimi pra nga Vrat ne Vllaz ka ardhur nga format e ndermjetme, Vlash-i e Vllas-i .
Edhe ne Italisht kemi kalimin e r ne ll nga latinishtja Frate-r ne It. Frate-ll-o
Njekohesisht kemi edhe kalim te kundert nga l-r ; nga A-l-ban ne A-r-ban(arber)
Ceshtja e nxehte eshte nese Vlla ka ardhur nga Ilirishtja Bra apo nga ndonje gjuhe tjeter.
Per kete na ndihmon gjuha Venete.
Ne gjuhen e lashte venete kemi te vetmin version te brater me v e jo me b apo me f(frater) apo ph(phrater)
Forma venete ishte vhrater(ei).
Pra ne gjuhet indoeuropiane vetem venetishtja e shqipja e fillojne me V . Duke qene se venetet ishin Ilire para keltizimit te pjesshem gjate shekujve 5-2 atehere mund te flasim me siguri te plote se vete ilirishtja e njihte kalimin e b-v(h) pra kalim i brendshem gjuhesor.
Pra vetem nepermjet ilirishtes gjejme provat se vllazer vjen nga kalimi i Brat ne vhrat e pastaj Vllaht/s.
Me plot gojen mund te themi se fjala Vllazer vjen nga ilirishtja Brater e se forma vllaze-n eshte e mevonshme.
Po ashtu sado etimologji te propozohen per fjalen Vllah-vlleh per mendimin tim padyshim kjo eshte forma iliro-shqiptare me te cilen percaktoheshin iliret e latinizuar te bregdetit te cilet jane pranuar mes iliroshqiptareve neper male (ne kohen e dyndjeve barbare), pikerisht pse vllahser e po ashtu jane toleruar si askush tjeter biles jane trajtuar si te barabarte e nuk me kujtohet qe kurre nje vllah ne jug te jete trajtuar si i huaj apo ti jete drejtuar kush ndonjehere me shprehjen ti je i huaj.
Tani disa fjale per shumesin qe mendohet te kete qene me -i si tek plak-plaki-pleq.
Per mendimin tim kjo nuk merr parasysh formen femerore pasi jepet si gjinia asnjanese.
Pse ne femeroren plake shumesi nuk jepet si pleqa? Pikerisht sepse supozohet se nuk ka ekzistuar mashkullorja e femerorja. Por nese pleq do ishte shumesi i asnjenesit qe do merrte me vone gjinia mashkullore per shumesin e femerores sot do kishim pleqa e jo plaka.
Mirepo ne vend te bejme nje hipoteze te tille a nuk do ishte me e thjeshte te shpjegohej shumesi i plak ne 2 menyra:
1-Plak ne fakt ka pasur kh e jo k, pra ka qene plakh e shumesi plakhi qe ka dhene pastaj pleq.
Keshtu qe shumesi i femerores ben plakha e duket qarte qe
nuk ka pse te jape pleqa por llogjikisht k do ruhet, thjesht ka rene h si tek shume fjale te tjera.
2- Ne fakt shumesi nuk ka qene me -i por me -hi e shumesi i femerores me -ha
h ka rene nga shume fjale por kohet e foljeve dicka na tregojne.
h duhet te jete kthyer ne j persa i perket shumesit.
Kemi
ne be-j-me
ju be-?-ni
ata be-j-ne
ne qa-j-me
ju qa-?-ni
ata qa-j-ne
ne pi-j-me
ju pi-?-ni
ata pi-j-ne (ketu j humb ne te folur , ata po pine e jo po pijne)
Mendoj se ne 3 raste format e para fare kane qene beh, qah e pih e h ne shumes ka dhene j e biles edhe ne njejes ne veten e pare si bej, qaj, pi (j)- ketu ekzekutohet si h ashtu edhe j-ja-.
Pra pikepyetja ne fakt eshte h ju qahni ,ju behni , ju pihni
ashtu si tek veta e dyte shumes shihni krihni, ketu fale mbijeteses se h ne fjale, pra sho-h, kre-h apo edhe mpre-h,shpre-h
Pra h eshte kthyer ne j e une besoj se shumesi i vjeter ka qene ne pihme, ju pihni ata pihn(e?)
Shumesi me -m i vetes se pare shumes eshte antik e eshte ruajtur tek gegerishtja ne fjalet djelm apo delme
Nje djal shume djelm (jo djem ku asgjesohet l-ja) , nje dele shume delme.
Ky shumes na vertetohet tek ilirishtja delm-at ku -at eshte prapashtese e njohur antike ilirike e shqipe e re, si autari-at, delm-at, dasar-at/et dhe sot e gjejme tek lazar-at, labin-ot etj
Fjalet dele, djal e diell duhet ti perkasin te njejtes bashkesi kuptimore,ose te preardhura nga njera,qe une mendoj se eshte diell, nga ka ardhur djal dhe delja eshte kafsha e diellit qe i sakrifikohej me se shumti diellit ,po kjo eshte ceshtje tjeter.
Pra te kthehem tek Plak-i , ka shume gjasa qe shumesi te kete qene me hi e cila u shkri ne ji e pastaj ne j ose i keshtu u be zbutja e K ne Q. Pra Plakhi-plakji-plaki(ose plakj)
Ne mesapisht prapashtesa -hi eshte mjaft e perhapur e nuk me duket e pamundur qe -hi te tregoje ne mesapisht shumesin ose me sakte ku gjejme prapashtesen -hi ne mesapisht mund te kemi nje fjale ne shumes(por kjo prapashtese mund te tregoje ne mesapisht ndonje trajte te shquar mashkullore nese nuk pranojme ndarjen hipotetike ne te shquar e te pashquar gjate mesjetes).
Krijoni Kontakt