Letër e hapur kryetarit të BDI, z.Ali Ahmeti
Doc.dr.sc.Mirushe HOXHA
Z. Ali Ahmeti,
Më në fund, më datë 03.09.2008, e përditshmja "Lajm" zbuloi "parregullsinë enigmatike" të kërkuar me aq shumë ngulm, në lidhje me funksionimin e Institutit të Trashëgimisë Shqiptare - e cila "parregullsi" tani më tre muaj ka bllokuar punën e Institutit të vetëm shqiptar në RM. Këtë letër të hapur Jua adresoj Juve personalisht, duke u nisur nga fakti se Redaksia e "Lajm-it", duke ofenduar reagimin tim - kërkesën që të tregojë burimin e dezinformatës lidhur me Këshillin e parë organizativ të kremtimit të 100 vjetorit të Alfabetit shqip - përdor pikërisht retorikën Tuaj : "edhe zogjtë e malit e dinë se…". Citoj : "… ju (Mirushe Hoxha) po të ishit e denjë për postin që ushtroni do të duhej të jeni në rrjedhë me deklaratat që jepen për një trup pjesë e te cilit keni qenë edhe vetë…." ("Lajm", 03.09.2008). Natyrisht se unë jam në rrjedhë me deklaratat e akademikeve të Tiranës dhe Prishtinës (citoj) : "anëtaret…nuk plotësonin kushtet, PËRVEC doc.dr.sc.Mirushe Hoxhës, e cila plotësonte kushtet" ("Fakti", më datë 27 gusht 2008). Pra, "zëdhënësit" tuaj më datë 03 shtator 2008 për herë të parë u prononcuan për "parregullësinë" konkrete të Institutit : Mirushe Hoxha, "e padenjë për postin që ushtron". Ky prononcim vijoi pas këmbëngulësisë të përfaqësuesit të BDI-së në Qeveri që të gjejë "shkelje" të Institutit, ndërkohë që kjo "shkelje" nuk ekziston - as në aspektin juridik, as në ndonjë aspekt tjetër, gjë që duhet të na gëzojë dhe stimulojë.
Z. Ali Ahmeti, nuk ka arsye të shkatërrohet gjithë Instituti i Trashëgimisë Shqiptare në RM, nëse "problemi" i Institutit qenkam unë! Nuk ka kuptim që për një subjekt "të padëshirueshëm" të pësojë gjithë Instituti i Trashëgimisë Shqiptare!
Sado që ka penguar dhe pengon fakti që unë (drejtorja e Institutit) jam person jopartiak dhe shkencëtare e dëshmuar ndërkombëtare (si dhe ligjëruese universitare), unë do të mbetem njeri i shkencës dhe nuk do të lejoj që çfarëdoqoftë tjetër përveç shkencës t'i jep frymë veprimtarisë hulumtuese-shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shqiptare. Sidoqoftë, unë nuk dua dhe nuk mund të besoj se Ju personalisht, si individ, keni dijeni për veprimet e këtilla kundër Institutit, aq më pak se i përkrahni këto veprime. Instituti i Trashëgimisë Shqiptare në RM është çështje e rëndësishme, të cilës i ka dhënë dhe vazhdon t'i jep përkrahje faktori ndërkombëtar, sepse Instituti është rrjedhojë e Marrëveshjes të Ohrit. Ndërkohë që Ju jeni pjesë e Qeverisë aktuale, prandaj dhe keni obligim ndaj tërë popullit, që si pjesë e Koalicionit shqiptar në Qeveri të mos më përbaltni as mua, as shkencëtaret tjerë shqiptarë - sidomos me renome botërore. Aq më pak të bllokoni institucionalizimin e trashëgimisë shqiptare në RM.
Shpresoj se të paktën Ju, si personi më me përgjegjësi i Koalicionit shqiptar në Qeverinë aktuale, do të prononcoheni për zgjidhjen e problemit të Institutit të Trashëgimisë Shqiptare në RM: pa anulime të realizohet buxheti i ndarë i Institutit që nga muaji prill i këtij viti dhe të mos bllokohen rrogat e hulumtuesve të Institutit, pra të mos fiket puna e Institutit (duke e pasur parasysh faktin se në muajin korrik të gjitha Institutet tjera, maqedonase, realizuan buxhetin e tyre të ndarë po ashtu në muajin prill). Në të kundërtën, të gjitha projektet e Institutit - të përgatitura, në përgatitje e sipër dhe në plan realizimi do të binë në ujë.
Drejtore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në RM dhe ligjëruese universitare
Forumist te nderuar ju lutem jepni komentet tuaja ne lidhje me tekstin dhe me iniciativen e re te BDI-se per shuarjen e Institutit te Trashigimise Kulturore dhe Shpirterore te Shqiptarve "Pjeter Bogdani".
Para disa diteve ne media doli zv. kryeministri i famshem i Maqedonise, i cili vetem shkaku i postit qe ka ia vlen te komentohet, perndryshe eshte nje banor rural i pacipe, pa ndonje aftesi dhe kualifikim te vecant i cili pati fatin qe mori ate funksion qe ka tash. Truni i vogel i ketij shqiptaruci te pacipe, paska gjet zbraztira ligjore ne krijimin e ketij instituti dhe nen urdhera te Gruevskit sebashku me partine e vet kane vendosur te asgjesojne kete institut, keto zbrazetira ligjore i paska gjet dhe e llogarit si sukses qe ia vlen te shkruhet ne CV. Duke pasuruar CV me keshtu aktivitete antikombtare nuk dyshojm se do gjejsh pune edhe mbasi te biesh prej qeverie.
Garnitura qeveritare po shkatron cdo gje qe eshte shqiptare, bllokon projekte, nuk i paguan rrogat profesorve te punesuar ne kete institut, ka ulur buxhetin per implementim te marveshjes se Ohrit per 40%, miratoi ligjin per mbishkrimet publike (ndalohet perdorimi i alfabetit latin, dmth vetem me alfabet kirilik), miratimi i "dellovnikit" te famshem ne parlament, cungimi i perdorimit te gjuhes shqipe, moszyrtarizimi i saj, stimulimi me 270euro kompensim shteteror vetem i nenave Maqedonase per te lind me shume se 3 femij, kurse nenat shqiptare, bashkeshortet e deshmorve vuajn per kafshate buke, ligji per branitelat, mosnjohja e pavarsise se Kosoves si dhe shume sende te tjera.
Krijoni Kontakt