Imer Selmani me bashkeshorten dhe Nikolla Grujevski gjithashtu me bashkeshorten paskan darkuar se bashku ne vilen e Imerit ne Saraj. Imeri personalisht paska pergaditur peshk ne zgare (peshkun qe e kultivon ne pishinet e tij private) me hudhra e melmesa tjera ekzotike. Suita qeveritare se bashku me sigurimin per disa ore e kishte mbajtur rajonin ne shteterrethim dhe katundaret ishin habitur se cka po ndodh.....keshtu shkruan Vesti (gazete ditore maqedonase) ne numrin e djeshem.
Me pak fjale deshem apo jo gjerat jane te tilla. Deshem apo jo tek ne po instalohet nje qasje ku PARAJA, e me kete edhe ndikimi politik e ben te vehten. Nuk e di cka kane biseduar keta dy por e di se ne hapesiren shqiptare te Maqedonise dyftyresia eshte simbol i mbijeteses. Dallavere ne emer te interesave kombetare, sociale, kulturore e arsimore. Maqedonasit e kane nje shprehje e ajo eshte shush-bush sistemi i vlerave. Harrohen dhimbjet, dhuna dhe vrasja. Vetem disa dite pas Brodecit ne dasmen e Nikolla Grujevskit ministrat shqiptar dehen nga rakija dhe muzika turbo serbe.Cka ndryshon tash peshku i Imerit nga ajo.Njeriu thjeshte po lufton per pushtet sikurse kete e bejne shume te tjere. Ajo cka me pelqen te ky eshte se nuk merret me simboliken kombetare. Se paku eshte i drejteperdrejte. Per 18 vjet "lidershipi" shqiptar na kane mbushur me simbole e patriotizem e kur jane ulur te sedilja shteterore jo vetem qe e kane harruar shqiptarine por kane filluar te mendojne dhe enderrojne si maqedonasit. Boll ma me kete qasje. Per simbolet dhe shqiptarine njerezit kane vdekur e dikush po e mbush barkun dhe ajet nga teprica. Imeri doli e hangri peshkun me antishqiptarin me te madh dhe punon qe leket e tij te multiplikohen. Kur jemi te leku... dihet.
Me pak fjale dinaku dhe dyfytyreshi mbijeton ndersa me te drejtin askush nuk merret sepse e drejta eshte e dhimbshme.
Krijoni Kontakt