Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Si mund të zgjidhet çështja e Kosovës

    Këtë nyje të Gordit,thembra e Akilit për Serbinë,mund ta zgjidhë vetëm SHBA-ja në koordinim e bashkëpunim me BE-në. Qëndrimi konsekuent i SHBA-së dhe i aleatëve të saj ndaj kërcënimeve të mëtejme ruse siguron arritjen e objektivit.Politika imperialiste dhe pansllaviste rusomadhe është duke e penguar procesin rreth zgjidhjes së drejtë të statusit final të Kosovës.Moska,në fakt,me Vashingtonin ka edhe mosmarrëveshje të tjera si instalimi i sistemit mbrotës raketor në Ceki dhe Poloni,shtrirja e NATO-s,sfera e interest për dominim në Ballkan etj.Falë përkrahjes së Rusisë ,sllavët e Jugut dhe grekët ortodoksë ende janë duke i mbajtur me dhunë nën sundimin e tyre trevat e pushtuara me forcë dhe me ndihmën nga jashtë të shqiptarëve.Gjatë luftës së përgjakshme të fundit në Kosovë ,Rusia as që ia tërhoqi vërejtjen Serbisë për gjenocidin e ushtruar me shfarosje totale mbi popullin e pambrojtur shqiptar.Sikur të mos intervenonte NATO-ja asnjë shqiptar nuk do të mbetej në Kosovë.Vepra e tillë humane duhet të shenjohet në analet e historisë sonë.Fati i madh për botën demokratike,të mos flasim për vendet përreth,që Serbia nuk është superfuqi.Përndryshe,Serbisë do t`ua shihte sherrin i tëri rruzulli tokësor.Pas luftës së Dytë botërore,në kohën e paqës,Serbia për nga spastrimet etnike,përdhunimeve,djegjeve,plaçkitjeve dhe shkatërrimeve vandaliste zenë vendin e parë në botë.Neofashizmi serbomadh është më i rrezikshëm se fashizmi italian dhe nazizmi gjerman.
    Serbomdhenjtë vazhdimisht kërcënohen me luftë agresive.Derisa Serbia do të ketë mbështetjen e Rusisë nuk do të heq dorë nga pretendimet ekspansioniste. Mos aprovimi i pesë draftrezolutave në KS të OKB-së me këmbënguljen e Moskës inkurajoi Beogradin zyrtar. Plani i Marti Ahtisarit ,emisarit special të Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së,Kofi Anan ,për Serbinë veç ka vdekur.Bisedimet e Vjenës, që kanë zgjatur 14 muaj nën mbikëqyrjen e Marti Ahtisarit, u hodhën poshtë.Sikur të ishte plani i Marti Ahtisarit ashtu siç u konvenon serbomdhenjëve mesiguri ai do të prenohej me të dy duart.Por,nëse Moska zyrtare vazhdon me politikën kërcënuese për të bllokuar edhe mëtej procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës sipas kërkesave të Serbisë do ta detyronte perëndimin të vepronte në mënyrë tjetër me njohjen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës.Liderët partiakë "demokratë" të Serbisë i fikësojnë ato shtete të cialat do ta njohin pavarësinë e Kosovës me prishjen e marëdhënieve diplomatike.Pos asaj ,sipas tyre, do të vinte në pushtet të shtetit të tanishëm "demokratik" partia radikale serbe.Punë e madhe.
    Lidhur me të kërcënimet serbe kanë filluar ndaj shteteve fqinje.Nuk ka gjasa që Beogradi të pranonte pavarësinë e Kosovës.
    Më qëndrime kësisojë elita serbe vërteton se është duke e vazhduar politikën serbomadhe millosheviçiane.Serbia e dëshiron Kosovën si koloni të saj,ndërsa shqiptarët e robëruar kërkojnë pavarësi.Serbia tani për tani ka mbetur i vetmi shtet satelit i Rusisë
    në Ballkan.Beogradi dhe Moska insistojnë që të mbetet në fuqi rezoluta e KS 1244 dhe ajo të shërbente si bazë për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës,që të mos kufizohet afati kohor i negociatave shtesë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe të
    respektohen konventat ndërkombëtare përfshirë këtu aktin final të Helsinkit të vitit 1975 të integritetit të shteteve të njohura ndërkombëtarisht.Kalimi i procesit të statusit të Kosovës nga KS në Grupin e Kontaktir demostron forcën ruse. Presidenti i Rusisë,Vlladimir Putin firmosi dekretin për suspendimin e pjesëmarrëjes ruse në traktatin lidhur me pakësimin e armëve konvencionale dhe u kërcënua me drejtimin e raketave bërthamore ruse drejt Evropës. Vlladimir Putini tha se populli serb është duke mbrojtur integritetin territorial të vendit të tij.Kjo tezë nuk ka të bëjë aspak me realitetin historik ngase Kosova është tokë shqiptare por e pushtuar nga Serbia.Ndaj deklarimi i tillë nuk ështe real,as serioz,po është një trillim i kulluar.
    Ofenziva diplomatike ruse për të mbajtur pezull statusin e Kosovës dhe brenda mundësive Kosovën nën sundimin e mëtejm të Serbisë me mbi 90% shqiptarë në fund pa dyshim do të pësonte disfatë.Sa i përket opsionit për ndarjen e Kosovës siç propozoi ish kryeministri rus Jevgenije Primakov,krator i këtij opsioni ka qenë akademiku ser Dobrica Qosiç.Ndarja e Kosovës nuk vjen kurrë në konsiderim.Duhet të kihet parasysh se me atë rast duhet të ndahet patjetër edhe Serbia,Maedonia dhe Mali i Zi.Vojvodina,sanxhaku dhe Gryka e Timokut gjithqysh do të ndahen nga Serbia.Minoriteteomët,hungarezët,bullgarët etj.në Serbi nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare njerëzore dhe qytetare.Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u takon pa mëdyshje ribashkimi me Kosovën.Moratoriumi prej 120 ditësh është rezultat i mos unitetit të 27 shteteve të BE-së.Kundërthëniet brenda BE-se dhe mos koordinimi në nivel të dëshiruar midis BE-së dhe SHBA-së i shfrytëzoi Rusia.Ish ministri i jashtëm serb,Vuk Drashkoviç pati deklaruar se SHBA-ja nën presionin rur do të hiqte dorë nga pavarësia e Kosovës.Pavarësinë e Kosovës Serbia e konsideron zgjidhje të imponuar,ndërsa gjetjen e një kompromisi që parasheh mbetjen e saj nën Serbi opsion real.Vërtet,Serbia është duke vënë parakushte dhe orvatet të imponojë zgjidhjen e statusit final të Kosovës sipas interesit serbomadh.Beogradi falë mbështetjes ruse i fitoi pesë beteja në KS,por në fund do ta humbë luftën.Eksperti amerikan për Ballkanin,Daniel Server u pronosua në favor të pavarësisë së Kosovës.Madje,ai tha se pavarësia e Kosovës veç ekziston,por tash e tutje SHBA-ja tok me aleatët e saj evropianë duhet të pinojnë për njohjen e sovranitetit të Kosovës.Edhe kryeministri aktual i Britanisë së Madhe,Gordon Braun pohoi se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme.Evropës i takon më shumë të interesohet për
    korrigjimin e padrejtësisë historike ndaj popullit shqiptar.sepse në të kaluarën diplomacia e saj copëtoi Shqipërinë natyrore dhe pjesën më të madhe të territorit të saj ua dha shteteve grabitqare fqinje.Diplomatët bashkohoë evropianë mund t`i thonë Serbisë se paraardhësit e tyre ia kanë dhënë Kosovën,sot këta po ia marrin.Moska dhe Beogradi kategorikisht u shprehën se nuk do të pranonin dot çfarëdoqoftë lloji të pavarësisë së Kosovës.Vlladimir Putin tha se edhe Rusia ka rajone me pretendime të njejtaduke marrë shebmull Georgjinë,dy rajonet e të cilës Abhazia dhe Osetia Jugore kanë synime seperatiste.Në një intervistë që zhvilloi publicisti serb dredharak Branko Mikashinoviç me ekspertin amerikan për Ballkamin,Daniel Server,u kuptua se askush nuk mund të pengojë SHBA-në për ta njohur pavarësinë e Kosovës.Në krahasim me perëndimin rusët janë në çdo pikëpamje më të dobët.Serbia pas përmbysjes së regjimit të Sllobodan Millosheviçit nuk u transformua nga regjimi totalitar në atë demokratik.Në shtetin kaotik serb sundon autokracia serbomadhe.Ajo me politikën e saj të vrazhdë i kundërvihet perëndimit nga i cili është ekonomikisht i varur.Kryetari i Serbisë dhe "kryedemokrati"serb,Boris Tadiç deklaroi botërisht se pas dështimit të pesë draftrezolutave në KS,me meritën e Moskës,forcohet edhe më tepër aleanca serbo-ruse.Ekzistojnë dallimet substanciale ndërmjet serbëve politikisht të orientuar kah Rusia dhe shqiptarëve të oroentuar kah shtetet perëndimore demokratike.Sebia paraprakisht prognozon epilogun e negociatave midis Prishtinës dhe Beogradit rreth statusit definitiv të Kosovës.Treshjen e Grupit të Kontaktit si ndërmjetësues fluturues do ta përfaqësojnë Frenk Vizner nga SHBA-ja,Volfgang Ishinger nga BE-ja dhe Aleksandar Bokan Harçenko nga federata e Rusisë.Eshtë përmendur një verzion i ri rreth statusit të Kosovës kinse i dalur nga BE-ja .Fjala është për një konfederatë shtetesh Kosovë-Serbi.Kryeministri serb,Vojisllav Koshtunica deklaroi se Kosova për Serbinë është fsida më e madhe ndaj nevojitet përqëndrimi i të gjtha forcave në mënyrë që Kosova të mbetet në Serbi.Për të vajtur me sukses drejt fitorës së plotë uniteti ndërmjet shqiptarëve është i domosdoshëm.
    Serbia agresore nuk e pranon identitetin kombëtar malazez,as ekzistimin e gjuhës malazeze.Minoriteti serb në Mal të Zi ua sjell gazepin pushtetarëve legjitimë malazezë.Serbia,Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtete multietnike,por jo Kosova me mbi 90%
    shqiptarë.Serbët me asnjë popull,me shqiptarët edhe më hiç,nuk pranojnë të jenë të barabartë.Prandaj as bashkëfistarët e tyre sllavë nuk pranuan të jetonin me ta në një shtet të përbashkët.Serbia zgjidhje ideale të çështjes së Kosovës konsideron dhëniën e një autonomie esenciale,allaserbe,më pak se pavarësi.më shumë se autonomi.Shpesh dëgjohen zërët serbe rreth shpërnguljes së herë 200 mijëve,herë 300 mijëve apo më shumë serbëve nga Kosova,pa u cekur fare dëbimi me dhunë i gjysmë milijonëve shqiptarëve në Turqi dhe mbi një milijonë sish në Evropë dhe gjetkë.Pajtimi i serbëve dhe i shqiptarëve kërkohet të bëhet por me kusht që t`i hidhet faji këtyre të fundit.Serbia nuk pranon krijimin e një shtati tjetër musliman në Ballkan,deklarohen pushtetarët e Beogradit.Ata mendojnë se do ta mashtrojnë SHBA-në dhe BE-në favor të Serbisë.Serbët janë të njohur si kriminelë.Stefan Dushani ka vrarë të atin.Urosh Millutini ia ka nxjerrë sytë të birit.Nga kisha ortodokese serbe ky ka qenë i shpallur njer i shenjtë.
    Karagjorgje Petroviçi e ka vrarë të atin.Karagjorgjin e ka vrarë rivali i tij politik Millosh Obrenoviçi dhe kokën e prerë të tij ia ka dërguar sulltanit në Stamboll.Princ Mihajl obrenoviçin në shenjë hakmarrjeje e kanë vrarë izhtarët e dinastisë së Karagjorgjeviçëve.Vëllanë e tij,Aleksandar Obrenoviçin tok me bashkëshorten e tij,Draga Mashin,i ka vrarë Dragutin Dimitrijeviç-Apis,i shtyr nga Petri I Karagjorgjeviç.Ky i fundit e shpalli të çmendur të birin e tij Gjorgjin,trashigimtarin e fronit serb.Me urdhërin e Aleksandar Karagjorgjeviçit,deputeti Punisha Raçiç i bëri atentat në parlamentin e Serbisë në vitin 1928 deputetit kroat,liderit të partisë fshatare kroate,Stjepan Radiçit.Gjithashtu me direktivën e Aleksandar Karagjorgjeviçit është vrarë në vitin 1931 me atentat Millan Shufllaji në Zagreb.Në vitin 1934 organizata kroatomaqedonase vrau në Marsej Aleksandar Karagjorgjeviçin,me rastin e vizitës së tij Francës.Madedonët janë formuar komb në mënyrë artificiale.Trilluesi i këtij kombi artificial ka qenë cincari Dimitrij Vllahov nga Maqedonia e Vardarit.Sot Maqedoninë e ka kapluar kriza politike.Përçarjet ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së sa vinë gjithnjë thellohen.Kryeministri aktual maqedonas deklaroi në parlamentin e Maqedonisë se partia në pushtet nuk e ka firmosur marrëveshjen e Ohrit të 13.gushtit 2001 ndaj dhe nuk është e obliguar ta respektoj¨r atë.Premtimet e qeverisë së më parëshme të LSDM-së qeveria aktuale maqedonase nuk mund t`i përmbushë ,shtoi ai. Qëndrimi i tillë nuk është për t`u çutitur kur dihet se edhe Maedonia mbanë nën sundimin e saj rreth një milijonë shqiptarë.
    Propozimi i ambasadorit kinez në OKB ,Vang Guang se mësëmiri kishte me qenë sikur Beogradi dhe Prishtina vetë ndërmjet vetes të merreshin vesh është më se qesharak.Serbia nuk pranon zgjidhje tjetër të problemit të Kosovës,pos qysh i konvenon politikës serbomadhe.Për shqiptarët nuk është respektuar as kushtetuta jugosllave me të cilën garantoheshin të drejtat e barabarta për shkak të hegjemonizmi sermomadh,e lëre më tash kur do t`i shtypte shqiptarët pa mëshirë.Serbia për statusin e Kosovës thrret në KS i cili duhet të miratojë vendimin definitiv,sipas dëshirës serbomadhe,por sikur KS të miratonte pavarësinë e Kosovës atëherë do të refuzohej nga Beogradi.Moska mund të vazhdojë me kundërshtime edhe gjatë negociatave shtesë nën mbikëqyrjen e Grupit të Kontaktit ,por për fat të mirë nuk ka drejt të përdorë veton.Vërtet,asnjëra prej anëtarëve të Grupit të Kontaktit nuk e ka këtë të drejtë..Serbia kërkon brirë do të mbetet pa veshë.Rezoluta e re e qeverisë serbe për Kosovën e miratuar në parlamentin e Serbisë me 217 vota për,l2 kundër dhe 3 të apstenuar do të pësojë fiasko.Deputeti hungarez,Dushan Koraq tha troç se serbët janë fajtorë për situatën e krijuar në Kosovë.Ky kritikoi ashpër politikën e gabuar të Beogradit që nga viti 1912 ndaj shqiptarëve.Deputeti serb nga Vojvodina,Nenad Canak ua tërhoqi vërejtken serbëve zhurmaxhi të cilët thirren në rezolutën 1244 të KS duke pohuar se e njejta parasheh si subjekt Jugosllavinë,e jo Serbinë dhe,meqë se Jugosllavia u shpërbë ajo më nuk vlenë.Lideri i partisë liberale demokratike të Serbisë ,Cedomir Jovanoviç e kritikoi qeverinë serbe për neglizhimin
    e bashkësisë ndërkombëtare dhe tha se serbët kanë me lypë planin e Marti Ahtisarit,por vonë do të bëhet.Deputeti serb,lideri i partisë socialiste të Serbisë,Ivica Daçiç ju kërcënua atyre shteteve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës me ndërprerjen e marëdhënieve diplomatike.Në parlamentin e Serbisë dëgjoheshin edhe thirrjet për hakmarrje kundër shqiptarëve.Beogradi iu kërcënua edhe Kroacisë që të mos e pranojë pavarësinë e Kosovës sepse do të rishpallet "Serpska Krajina"kurse Bosnjës me njohjen e pavarësisë së "Republika Serpska",Malit të Zi me ndarjen e territorit ku jetojnë serbët.Edhe Maqedonia është frikësuar nga Beogradi.Në parlamentin e Serbisë u denoncua Marti Ahtisari për mito kinse ka marrë prej "mafisë" shqiptare 40 milijonë dollarë. Kosova është pushtuar nga Serbia në vitin 1912,ndërsa Vojvodina në vitin 1918.Që nga ajo kohë si në Kosovë,ashtu edhe në Vojvodinë kanë reshur kolonët serbë e malazezë të ardhur nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë.Më gjithatë,ndryshimi i strukturës etnike në dobi të ardhacakëve me përjashtim të Vojvodinës,në Kosovë nuk ka pasë sukses.Serbia pas përfundimit të luftës së Dytë botërore i dëboi nga Vojvodina volksdojçerët dhe në vendet e tyre solli kolonë serbë e malazezë.Po në vitin 1918
    Sanxhaku është ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi.Serbia mori pesë rrethe me qendrateni Pazar,Sjenicë,Prijepolë,Priboj dhe Tutin.Mali i Zi gjithashtu mori pesë rrethe me qendrat:Rozhajë,Ivan Grad( Berana ) Plevle,Plavë dhe Bjellopole.Edhe Krahina e Negotinit,e banuar me rreth 300 mijë rumunë ,gati të asimiluar,është grabitur nga Serbia.Komuna e Bosilgradit është trevë bullgare.Në Serbi rreth 1 milijonë romë numërohen si serbë.Të gjitha pakicat kombëtare në Serbi janë të diskriminuar. Nacionalizmi serbomadh i kurajuart nga nacionalizmi rusomadh,duke vazhduar politikën agresive millosheviçiane mund të nxis luftën e re në Kosovë. Obstruksionet ruse do ta lënë pezull për një kohë statusin e Kosovës. Nisur nga premisat objektive me synim të arritjes deri në cak koncepti politik perëndimor me një vizion të qartë do të ketë sukses përkatësisht me zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës.Mjatë më qe sa kohë që çështjs e Kosovës sillet vërdallë.Beogradi prejudikon epilogun e bisedimeve në kurriz të pavarësisë së Kosovës.Parasikimet e tilla do të binë në ujë.Me shantazhin diplomatik ndaj statusit të Kosovës Rusia konfrontohet me parimin principiel të SHBA-së.Sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët janë të vështira por jo edhe të pakapërcyeshme.Nëse Kosova nuk bëhet arenë e pazarllëqeve ndërmjet perëndimit dhe Rusisë tërësia e territorit të saj që është i pacenueshëm do të sigurohet Në këto çaste vendimtare uniteti i shqiptarëve është imperativ i kohës.
    Serbia dhe Greqia edhe pavarësinë e Shqipërisë të shpallur nga Ismajl Qemali në vitin 1912 janë orvatur ta pengojnë. Pra, politika antishqiptare serbe është e kahershme.Resurset e Kosovës e tërhoqin Serbinë që këtë tokë shqiptare ta quaj djep të saj. Pas copëtimit të Shqipërisë sllavët e Jugut të shteteve fqinje dhe Greqia grabitën disa pjesë të saj dhe banorët shqiptarë të tyre i shndërruan në minoritet.Beogradi u iritua me deklaratën e kryeministrit hungarez,Ferenc Gjurçain,i cili tha se nëse dështojnë edhe negociatat shtesë rreth statusit të Kosovës me bllokadën ruse perëndimi duhet të shpallë njëanshëm pavarësinë e Kosovës.
    P¨rse vallë të jenë serbët më të privilegjuar prej pakicave të tjera në Kosovë.Popullata e Luginës së Preshevës me shumicën dërrmuese shqiptare është për ribashkim me Kosovën.Kthimi i procesit të mbyllur nga Grupi i Kontaktit në KS,siç kërkon Moska dhe Beogradi, do të komplikonte edhe më shumë statusin e Kosovës.Në fund do të ngadhnjejë drejtësia dhe Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran.

    Prof.Fehmi Kelmendi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Zoteri profesor i nderuar
    Si historian qe jeni jam shume i sigurte qe e dini kete fakte qe neve si shqipetare nuk na mbetet shume te zgjidhim por vetem te shpresojme edhe te themi ne mengjes kur te zgjohemi " ishalla jemi zgjuar me kembe te mbare" , qe do te thote te jemi ne interes te fortit edhe qe i forti te na sugjeroje se si te i zgjidhim problemet ne dobi tonen ... !!!!!!!!!!!!

    Behet mire , ska qare
    Respekt

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •