Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 99
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e pronarëve, mbështet ligjin e qeverisë

    Deputeti socialist shprehet në lidhje me debatin që është hapur për kthimin dhe kompensimin e pronave

    Angjeli: PS e PD kundër pronarëve të mëdhenj

    "Çdo cenim i themelit të ligjit të '91, do të ishte me pasoja jo vetëm juridike e ekonomike, politike, por edhe financiare, sociale"

    BBC: Pse Partia Socialiste, derisa e konsideron pronën private të shenjtë, nuk garanton kthimin e saj të plotë?

    Angjeli: Me të vërtetë që prona private është e shenjtë dhe ajo është themeli, baza e ekonomisë së tregut. Ne e kemi shpërndarë 100 për qind të tokës në pronë private, diskutimet lidhen nëse do t'u kthehet toka pronarëve të mëdhenj. Në këtë rast, kryeministri Nano ka thënë se nuk mund të korrigjonte të gjitha padrejtësitë që janë bërë gjatë periudhës së transicionit. Kjo kryesisht është e lidhur me ligjin për tokën, i cili tashmë është miratuar që në vitin 1991 dhe miratimi dhe zbatimi i tij ka qenë me të vërtetë një shembull i bashkëpunimit të forcave politike, sepse ka pasur një konsensus të gjerë dhe tani do të thoja në masën 95-96 për qind konsiderohet i zbatuar, pavarësisht nga disa parregullsi që mund të ketë. Kështu që, çdo cenim i themelit të këtij ligji, do të ishte me pasoja të mëdha jo vetëm juridike e ekonomike, politike, por edhe financiare, sociale. Kështu që është vështirë që tani forcat politike të marrin përgjegjësinë për të bërë një pakt të ri për ta rishpërndarë tokën. Ndërsa elemente të ligjit, që ka nxjerrë përvoja, mund të përmirësohen.

    BBC: Megjithatë opozita këmbëngul, ajo thotë që në themel të këtij ligji është parimi: toka i përket atij që e punon dhe jo toka i përket pronarit të ligjshëm.

    Angjeli: Nuk mendoj se opozita, në përgjithësi, dhe opozita kryesore, që është Partia Demokratike (PD), ka këtë mendim, pasi ajo ka qenë një nga forcat politike e cila, së bashku me mazhorancën e sotme, ka votuar dhe zbatuar ligjin ekzistues të tokës. Natyrisht, në kampin opozitar ka dhe parti të tjera të vogla, të cilat e kanë pasur dhe kanë në themelin e programit të tyre këtë ide, por është shumica ajo që vendos dhe ajo e ka vendosur prej kohësh dhe, natyrisht, që po e zbaton atë.

    BBC: Ka shumë raste që pronat e pronarëve janë zënë forcërisht, veçanërisht pronat në zonat turistike. Çfarë do të bëhet në të tilla raste?

    Angjeli: Në rastin për të cilin ju pyesni nuk bëhet fjalë për elemente që kanë të bëjnë me përmirësimin e legjislacionit, por bëhet fjalë për moszbatim të legjislacionit ekzistues. Kjo është e lidhur me forcimin e institucioneve, është e lidhur me forcimin e shtetit, forcën e ligjit dhe të zbatimit të ligjit. Natyrisht, ka pasur periudha në të cilat ligji ka qenë i dobët, institucionet kanë qenë të brishta dhe ato nuk zbatoheshin dhe kuptohet që në këto raste shumë subjekte, shumë persona kanë spekuluar dhe kanë shkelur ligjin duke i zënë ato. Tashmë që institucionet janë forcuar dhe shteti vepron më me forcë, në shumicën e rasteve po veprohet që atje ku janë zënë me forcë apo janë ndërtuar pa leje, apo janë në kundërshtim me ligjin, ato të gjitha tashmë po kthehen në baza ligjore me qëllim që atij që i takon me ligj, ta meritojë dhe ta mbajë atë.

    BBC: Në një shkrim të kohëve të fundit keni thënë që kapitulli i pronave të patundshme nuk duhet hapur, por, ndërkohë, mjaft pronarë kanë pretendime pasi, sipas tyre, vlerat janë mjaft të mëdha.

    Angjeli: Ideja ime nuk ka qenë që ai kapitull nuk duhet hapur. Ideja ime ka qenë e lidhur me debatin që zhvillohet sot në opinionin politik edhe lidhur me pronat e paluajtshme për të përfshirë në përmirësimet e legjislacionit kthimin e pronave të paluajtshme. Fjala këtu dhe mendimi im ka qenë në faktin se shumica e këtyre pronave të paluajtshme, që pretendohen për t'u kthyer, janë marrë në atë kohë nga shteti, janë konfiskuar, jo si prona për t'ë marrë shteti ndaj një qytetari pa asnjë bazë, po janë marrë në ato raste kur shtetasit e atëhershëm nuk kanë zbatuar ligjin për pagimin e detyrimeve të tyre fiskale, veçanërisht për dy lloj tatimesh. Për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës dhe për tatimin mbi fitimin. Pra, një shtetas kur nuk paguante këto dy lloj tatimesh, shteti atëherë i konfiskonte pasuritë të patundshme. Atëherë për këto lloj pasurish nuk duhet hapur kapitulli.

    BBC: Zoti Angjeli, kthimi i familjes mbretërore në Shqipëri ka rikthyer dhe një herë çështjen e pronave të kësaj familjeje. Bëhet fjalë, në konceptin tuaj, të diskutohet në lidhje me pronat e mbretit Zog apo në tërësi të familjes mbretërore, të anëtarëve të saj?

    Angjeli: Në konceptin tim, bëhet fjalë që ata duhet të trajtohen si të gjithë qytetarët e tjerë, si gjithë shtetasit e tjerë të Republikës së Shqipërisë për sa u përket pronave që ata kanë pasur para se mbreti Zog të vetëshpallej mbret. Në këtë këndvështrim, atyre u takon të kërkojnë të drejtat e tyre dhe t'u rikthehen ato prona dhe pasuri që ata kanë pasur para se të vetëshpallej mbret. Për sa i përket pjesës tjetër të pronave, të cilat nuk janë prona të trashëguara nga familja mbretërore, por janë prona të vetëshpallura me vendime qeverie apo me ligj në Parlament kur Zogu u bë mbret, atëherë kjo duhet parë me shumë kujdes. Sepse të paktën nga sa njoh unë, nga një botim i ministrit të Financave të oborrit mbretëror të Zogut, Haxhi Shkoza, mbreti Zog ka nxjerrë disa vendime në vitin 1934, ku ai vetëshpallte që pylli i Divjakës ishte pronë e mbretit, kur dihet që pylli i Divjakës ka pasur pronarë dhe nuk mund të jetë pronë e Zogut. Apo tokat e lira në Sarandë, të gjitha janë pronë e mbretit. Edhe këto nuk mund të jenë objekt i kthimit të pronave të mbretit Zog. Raste të tilla duhen parë me shumë kujdes që të mos gabohet, pra të ndahet dhe të kushtëzohet kthimi i pronave të familjes mbretërore në ato që ajo ka pasur para se Zogu të bëhej mbret dhe në ato që, mbasi u bë mbret, ai i shpalli si prona të tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-06-2006 më 14:05
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Pronat në gijotinën e korrupsionit

    Andrea STEFANI

    T'i kthehen apo mos t'i kthehen pronat familjeve të shpronësuara nga komunizmi? Kjo dilemë hamletiane nuk ka më një përmbajtje ideolo-gjike. Madje qëndrimet e ndryshme nuk burojnë as nga nevoja politike. Sepse 10 vjet më parë, shqiptarët, kush me qejf e kush pa qejf, iu bindën vullnetit të historisë për të braktisur sistemin komunist dhe për të ndërtuar një sistem të bazuar në pronën private. Nuk ka më parti me peshë që janë kundër (ose të paktën nuk shprehen hapur) pronës private. Atëherë cila është ajo forcë që e pengon korrigjimin e një krimi të kryer nga komunizmi? Cila është ajo forcë që i bën partitë - pavarësisht nga ngjyra - të çirren për të drejtat e pronarëve kur janë në opozitë, dhe t'i tradhëtojnë ato sapo vijnë në pushtet? Kjo forcë është korrupsioni. Ndërsa në fillimet e shekullit të kaluar pronarët shqiptarë i trembeshin fantazmës së komunizmit, sot, në fillimet e shekullit të ri, ata po tmerrohen akoma më keq nga fantazma e "KORRUPSIONIT". Ndaj edhe rikthimi i të drejtës së pronës është në fakt, një luftë e ashpër mes drejtësisë dhe korrupsionit. Akti i parë i komunistëve pas ardhjes në pushtet ishte kryerja e një shpronësimi të thellë të pronarëve në fshat e qytet. Pa këto shpro-nësime komunizmi nuk do të ishte komunizëm ndërsa marrja e pushtetit me armë vetëm një bonapartizëm i rëndomtë. Xhveshja e pronarëve me ligjet e diktaturës, shkelja e shenjtërisë së pronës private u bë thelbi i atij procesi që u quajt revolucion popullor.

    Ndaj hapi i parë pas rënies politike të komunizmit duhej të qe rikthimi i pronave të grabitura. U shpresua, u tha, por nuk u bë kështu. Përse?

    Në fillimet e tranzicionit ndrojtja për korrigjimin e plotë të krimeve të kryera mbi pronën kishte më shumë shkaqe politike. Partitë i trembeshin zemërimit fshatar, tregues ky që flet se nuk ishte vetëm populli që nuk e kuptonte ende thelbin e sistemit të ri që brohoritej nëpër rrugë. Më shumë se rivënia në vend e të drejtës, politikanëve i duheshin votat. Të gjithë thërrisnin poshtë komunizmi ndërkohë që po ata vetë, nuk mendonin të kurohej masakra e tij në fushën e pronësisë. Frut i këtij mentaliteti qe konsensusi PD-PS për dy ligje që njihnin vetëm në formë mjaft të kufizuar të drejtat e pronarëve të grabitur. E megjithatë, edhe pse të cunguar, këto ligje nuk janë zbatuar ende. Pushtetarë e parlamentarë vazhdojnë të justifikohen me pasoja fatalitetesh historike të pakthyeshme, me pamundësira të llojeve të ndryshme. Madje disa fshihen edhe prapa Kushtetutës. Por nëse ka një akt që mbështetet plotësisht nga fryma e Kushtetutës së Shqipërisë, është pikërisht kthimi i plotë i pronave të rrëmbyera nga komunizmi. Ndërkaq, kundër frymës së Kushtetutës është vetëm procesi i grabitjes së tokave që tashmë është shndrruar në një epidemi.

    Mohimi i Pronës si Korrupsion
    Ndryshe nga fshati, ku kthimi i plotë i tokave ish pronarëve shfaqej - në pikëpamje sociale - më i komlikuar por jo i pamundur, ajo që demaskon mungesën e plotë të vullnetit për korrigjimin e një padrejtësie historike është këmbëngulja për moskthimin e pronave në qytete. Dhe nuk është çështja se "e majta" s'do dhe "e djathta" do. Konservimi i për më shumë se 10 vjet i krimeve komuniste mbi pronën është vënë në shërbim të korrupsionit. Janë të korruptuarit në pushtete e biznese që në aleancë mes tyre nuk mund të duan rivendodjen e drejtësisë. Pse? Sespe prona "publike" e trashëguar nga komunizmi po vidhet, grabitet për pasurim korruptiv nga segmente të ndryshme të pushteteve, kontrabandës dhe mafias. Nën komunizëm prona private ra në duart e shtetit. Nën "demokraci" prona private po bie në duart e brigantëve, trafikantëve, mafiozëve. Mbi këtë pasuri, mbi këtë pronë të zezë "private", Shqipëria, ose më mirë politikanët e saj, pretendojnë të ngrenë demokracinë! Por dihet se mbi të tillë themele mund të ketë vetëm plutokraci. Një lloj surrogatoje e "demokracisë" e ngjashme herë me komunizmin, klanizmin e herë fashizmin dhe në të cilën, demokracia është vetëm një imazh, një reklamë.

    Dje masakruar nga komunizmi sot nga korrupsioni. Ky është fati i pronës private të shpallur, e shenjtë, në Kushtetutën e Shqipërisë. Vërtet ajo, prona, është një shenjt, por një shenjt i kryqëzuar nga të korruptuarit.

    Kalbësia është aq e thellë sa vjedhien nëpërmjet dhënies "me qera" e ka denoncuar edhe vetë gazeta "ZP". Ajo ka bërë publike manipulimet me tokat në të gjithë vijën bregdetare "në zonat më të spikatura turistike, si në bregdetin e Durrësit dhe Kavajës (Golem), në zonën turisitike bregdetare të Vlorës, Sarandës, në zonën e Korçës, në Tiranë". Për më shumë se një vit vetë gazeta e pushtetit po denoncon se "vetëm me një firmë të njerëzve të papërgjegjshëm, me mijra hektarë tokë shtetërore në bregdet janë tjetërsuar, duke u kthyer në tokë truall dhe duke kaluar në mënyrë të paligjshme në duart e njerëzve të paligjshëm". Çfarë është bërë dhe ç'do të bëhet për të ndëshkuar këtë masakër? Këto akuza janë në harmoni të plotë edhe me zëra opozitarë. Deputeti republikan Begeja ka deklaruar po ashtu fakte tronditëse. Sipas tij "toka, pyje, livadhe e kullota veçanërisht në zonat bregdetare po u jepen me qera për 99 vjet formave private dhe personave të rangjeve të larta politike, apo afër tyre, duke i tjetëruar ato". Si është e mundur që këto grabitje nuk e cënokan Kushtetutën ndërsa kthimi vënia në vend e drejtësisë për pronat e dhunuara nga komunizmi e rrezikokan atë?

    Rezoluta e miratuar në Parlament për ndalimin e dhënies me qera të pronave publike nuk thotë asgjë sesi do të ndëshkohen këto vjedhie, si do të korrigjohen këto padrejtësi. Rezoluta i kërkon ekzektuivit të ndalë tjetërsimin (d.m.th. vjedhien) e mëtejshëm të tokave publike. Po a mund të ndalet vjedhja pa ndëshkim? Ndërkaq nuk ka asnjë garanci se ekzekutivi do t'i përmbahet frymës së kësaj rezolute. Provë për këtë është moszbatimi i një urdhërese të lëshuar jo shumë kohë më parë nga qeveria, për ndalimin e tjetërsimit të tokës në pronë të shtetit. Rezultati? Krejt i kundërt me ç'ka kërkonte urdhëresa. E informuar se së shpejti mund të miratohet ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave pronarëve, hidra e korrupsionit nisi të punojë në ethe, ditë e natë, për të gëlltitur sa më shumë troje turistike në mënyrë që kur të miratohet ligji, pronarëve t'u mbetet asgjë. Kjo tregon se në ekzekutivin shqiptar nuk ekziston vullneti për të ndalur këte makutëri korruptive që po çon në një ekzekutim të dytë të të drejtës së pronës në Shqipëri. Në një shpronësim të dytë të pronarëve. Nuk ka Kushtetutë demokratike që e justifikon këtë mungesë vullneti për rivendosjen e drejtësisë. Vetëm korrupsioni.

    Kthimi i Pronave si Drejtësi
    Kthimi i pronave të rrëmbyera nga komunizmi nuk është një shqetësim që i takon vetëm pronarëve. As një çështje thjesht ekonomike. As e të majtës apo të djathtës. Eshtë një problem i të drejtës mbi të cilën themelohet një shtet. i respektimit të Kushtetutës e cila nuk duhet të mbetet vetëm një garniturë që kënaq sytë e perëndimit. Nëse e drejta e pronës nuk vihet në vend, do të thotë se zinxhiri i padrejtësise do të vazhdojë dhe se shteti nuk do të gjejë kurrë qetësi. Sespe pa respektimin deri në fund të së drejtës së pronës, si edhe çdo të të drejte, pushteti do të jetë dhe do të mbetet në dorë të të korruptuarve, të ligjve, mafiozëve që nuk respektojnë asgjë, që nuk kanë asgjë të shenjtë pra, as shtetin vetë.

    Shqetësimi i parë i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht vënia në vend e Kushtetutës, e në radhë të parë e të drejtës së pronës që sanksionon ajo, i pronës së fituar me blerje (por jo me para të ndyra), me trashigimi ose me dhurim. Pra shqetësimi duhet të jetë jo ai se mos shkelet Kushtetuta duke i kthyer pronat pronarëve por, sesi të mbrohet ajo duke ju dhënë të drejtën pronarëve dhe duke ndalur e ndëshkuar rrëmbimin e paligjshëm të tokave.

    Në fakt është pikërisht mosdhënia e të drejtës pronarëve të ligjshëm që ka shkaktuar katastrofa të pakthyeshme. Shikoni ish-plazhin e Durrësit! Por jo, nuk mund ta shihni dot. Ai nuk është më. Një krim i vërtetë është kryer atje. Një pasuri e tërë turisitike që do të mund të sillte miliona për vendin, është katandisur në një zonë të qelbur banimi ku të thëthijnë mushkonjat. Plazhin e kanë vrarë ndërtime të shëmtuara pa leje mbi toka të rrëmbyera.
    Duhet vullnet bazuar në drejtësi për të shëruar këto kobe që nuk kanë ndodhur në asnjë shtet të botës. Por këtë nuk mund ta bëjnë natyra të korruptuara. Ujku nuk mund të mos çajë dhe rrëmbejë në tufë, akrepi nuk mund të mos pickojë. Duhen të tjera karaktere. Por tani për tani, ujqit mund t'i përmbajë vetëm ligji, vetëm Kushtetuta që nuk është e tyre, por e njerëzve, e Shtetit.

    Një nga funksionet bazë të një shteti me liri (demokratik) është ruajtja e pronës së private. Ky shtet e ndihmon individin që duke respektuar pronën publike të zhvillojë e fuqizojë edhe pronën e tij. Vetëm shteti komunist kishte për qëllim rrëmbimin e pronës private indvidit, xhveshjen e tij nga prona. Ai shtet u përmbys por mentaliteti i tij mbahet ende. Ndryshe nuk kanë si shpejgohen deklarimet e deputetit socialist Angjeli që moskthimin e pronave pronarëve e justifikon me mospagimin nga ana e tyre të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës të imponuar nga shteti komunist! Eshtë tepër cinike që një padrejtësi të re, moskthimin e pronave, ta trukosh me të drejtën e shtetit komunist, me dhunën e tij dhe ish-pronarët viktima, t'i paraqitësh si evazorë fiskalë.
    Nëse nën komunizëm shpronësimi i pronarëve u bë në emër të popullit (në thojza) sot mohimi i kësaj të drejte po bëhet në emër të korrupsionit (pa thojza). Ndaj sot në vigjilje të "demokracisë" prona private është edhe më e rrezikuar se në vigjilje të komunzmit. Ajo u shkel, u gropos, u pushkatua nën komunizëm por u ringjall në dalje të tij. Dokumentat kadastralë nuk ishin asgjesuar. Por ajo nuk do të ringjallet më pasi shteti t'i kthejë "pronat". Nuk do të ringjallet më pasi rrëmbyesit e korruptuar të manipulojnë e falsifikojnë, apo zhdukin dokumentat kadastralë, kur nën pretekstin e "realiteteve historike kokëforta", të vëshirësive finaciare të shtetit apo edhe stabilitetit makroekonomik, pronarët të mashtrohen nga një shtet Pilat i cili, nuk po kërkon rivendosjen e drejtësisë, por thjesht larjen e duarve nga loja e shpronësimeve që dje e bëri komunzmi dhe që sot, po e vazhdojnë në liri të plotë të korruptuarit. Pasi të korruptuarit të grabisin gjithçka, qeveritarët do justifiohen se nuk ka më troje për kompensim. A doni nga një copë mal? - do pyesin me ironi. Akomë më pas, kur të ngrihet versioni i kompensimit fianciar do të thonë se nuk ka para dhe do të ofrojnë çmime mjerane, shumë larg vlerës reale. Shteti po përgatitet t'u flakë pronarëve sikundër "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", një thes: Ja ku i keni, merrini! Por nuk do të jetë drejtësia aty, nuk do të jetë koloneli "Z". Do të jetë vetëm një thes i kalbur me kockat e pronave të dikurshme të brejtura nga hijenat e korrupsionit.

    Ky është korrigjimi i krimeve të komunizmit, kjo është lufta kundër korrupsionit? Eshtë kjo Drejtësia, themeli i demokracisë që presim të na njohë dhe pranojë Europa? A është humane që pronarët e ligjshëm të mbeten fatalisht në anën e viktimës? Nën komunizëm u sakrifikuan për "popullin". Në "demokraci" po sakrifikohen për të korruptuarit. Deri kur kështu? Gjithçka po ndodh dëshmon se në Shqipëri sundon një dorë politikanësh që besojnë në ekuacionin Kapitalizëm = Mashtrim. Por edhe këtë herë do vetëmashtrohen dukë u bërë sjellës të fatkeqësisë si për veten e tyre, ashtu edhe për pronarët, popullin, Shqipërinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-06-2006 më 14:05
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    gazeta55
    ....................



    Kthimi i tokës tek i zoti Dhe bregu i detit

    Nga Beqir AJAZI

    Gjatë këtij tranzicioni i cili u zgjat e u stërzgjat derisa u bë porsi ai kanali i Muzeqesë që ec dhe ec e s'ka të sosur, të bie në sy një fakt i cuditshëm:
    Sa herë që ky problem madhor shtrohet në Parlament për t'u diskutuar,debatuar dhe zgjidhur me anë të votimit, deputetët e majtë o nuk vijnë fare atë ditë në mbledhje ose çohen në unison dhe ngrenë e valesisin kompensimin e tyre me bregun e detit, sikur kjo të ishte zgjidhja më magjistrale dhe më e drejtë në botë që e paskan shpikur ata.

    Por ata që janë me origjinë nga këto anë të bregut të detit e kanë shumë të qartë se një propozim i tillë është një qëndrim dashakeq shëmtaraq dhe tepër mashtrues ndaj pronarëve të ligjshëm.
    Veç kësaj një propozim i tillë mban erë provokimi për vëllavrasje e këtu nuk jemi në Suedi por në Shqipëri ku qysh se ka ekzistuar jeta dhe brez pas brezi dihet se ai që e lëron tokën deri atje ku fillon rëra e ka dhe e konsideron pronë të veten përpara tij deri atje ku uji i detit fërkohet natë e ditë me rërën dhe vaj kush guxon t'ia preki! Habitemi se si pretendojnë se nuk e dinë këtë realitet deputetët tanë të majtë kur këtë e di edhe bufi i kënetës. Ai më këmbëngulësi i një propozimi të tillë, le të guxojë e ta provojë..

    Kundruar nga disa anë të tjera një propozim i tillë është një provokim i hapët për të krijuar edhe një motiv tjetër për vëllavrasje.

    Eshte me të vërtetë interesant të konstatosh se nga të dhjetë republikat ish komuniste të Evropës Lindore nëntë prej tyre me përjashtim të vendit tonë ua kanë kthyer me ligje tokat të zotërve.
    Vec kësaj nga këto republika ka shumë prej tye që kufizohen me dete dhe pra kanë një breg deti relativisht të gjatë po asnjëra prej tyre nuk i ka shpërblyer apo kompensuar të zotët e tokës duke u dhënë bregun e detit.
    Prandaj kjo bidate dallohet për "Made in Albania" krejt ekskluzive.

    Duke nxjerrë gjithonë të tilla yckëla pas yckëlash deputetët e majtë orvaten të vrasin dy zogj me një gur. Nga njëra anë ata ruhen që të mos ua kuptojë Evropa se atë ngjyrën rozë e kanë marrë e kanë sa për të hedhur hendekun, kurse nga ana tjetër ata u thonë shqiptarëve se po lodhen e po djersiten si e si për të gjetur mënyrën më të mirë të kompensimit për pronarët.
    Këta deputetë të bekuar me fjalë betohen se po marrin shembuj nga bota më e përparuar se ne për çdo problem kurse për të kopjuar mënyrën se si e kanë zgjidhur të nëntë vendet ish- komuniste kthimin e tokave këta as që e zënë kurrë me gojë dhe as që duan të dëgjojnë fare nga ai vesh.

    Duke studiuar këtë problem në mënyrë globale lind pyetja për të marrë vesh shkakun përse veças nga gjithë bota ish- komuniste, deputetët e majtë të Parlamentit tonë mbajnë me këmbëngulje një qëndrim kaq negativ ndaj kthimit të tokës tek i zoti?Arsyet e një këmbënguljeje të tillë janë të shumta, po ne po kufizohem vetëm në atë më kryesoret"

    Arsyeja e parë është se parlamentarët tanë të majtë duke qenë vetë ish m-l të bindur dhe 24 karatësh ose të bijtë e tyre të mësuar e të përkëdhelur të sistemit kanë një alergji të theksuar ndaj pronarëve të tokës që u vjen nga shkollimi i tyre në këtë drejtim.
    Me një ndërgjegje dhe me një mentalitet kaq të mufatur me komunizëm ata nuk lenë hile dhe mashtrim pa bërë për të mos vajtur toka tek i zoti ose për të nxjerrë zgjidhje të tilla mashtruese në mënyrë që hem botës t'i thonë se e zgjidhën problemin e kthimit të tokës dhe hem pronarët t'i nxjerrin si rruar qethur ose t'i lenë me gisht në gojë.

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se përderisa toka të mos ketë vajtur tek i zoti, këmbë investitori i huaj këtu nuk do të shkeli kurrën e kurrës sepse afaristët e huaj nuk janë trupeshk që të hedhin në hava paratë e tyre nder ato toka ku është pronar qenesi dhe jo vendasi?

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos e lenë tokën që të kthehet tek i zoti ata po e lënë atë djerr, qysh prej mëse dymbëdhjetë vjetësh .
    Se me një obstruksion të tillë ata nuk po u japin voli që ta kthehen ndër vatrat e tyre të 700 mijë djemtë tanë që punojnë në Greqi, thuajse rrogë pa rrogë dhe për 300 mijë të tjerë që mbajnë llaç dhe pastrojnë gjirizët e italianëve duke u ndenjur të huajve në selam e në temena, kurse për vete tokën që kanë në Shqipëri ata janë pronarët e një vendi shumë të privilegjuar nga vetë natyra?

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se si e ka përshkruar poeti i madh vendin tonë kur thotë"
    Edhe hana do ta dijë/
    Edhe dielli do t' ketë pa/
    Se përqark ksaj rrotullije/
    Si Shqipnia vend nuk ka/
    Shkunde pluhnin pra o Shqipni/
    Çoje ballin si mbretneshë/
    Se me djem që ushqen ti n'gji/
    Nuk mund t'quhesh robenesh/...

    Fusha t'gjana kodra t'blerta/
    Si e di mirë që ti m'i ke/
    E ku ambël i shkon jeta/
    Sima t'mirit mbi kët dhe?"

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se duke bërë njëmijë hile për të mos e lënë tokën që të shkojë tek i zoti ata po bëjnë bash lojën e armiqve tanë ballkanikë?
    Duke mos u dhënë voli një milion djemve të rinj që të vijnë e të punojnë tokat e tyre ku do të gëlonin investimet e huaja, këta djem të mbetur pa shpresë që të kthehen te begatojnë me punë tokën e tyre të krijojnë familje me vajzate vendit të tyre dhe të evitojnë që fëmijët e tyre të lindur shqiptarë e me gjak shqiptari për shkak të nënës greke apo dhe italiane të mos quhen shqiptarë të mos e flasin gjuhën tonë si dhe t'i quajnë të huaja zakonet tona tradicionale që na dallojnë nga të gjithë popujt e tjerë?
    Po çka është më zi akoma është fakti se duke mos u kthyer më kurrë në vend të tyre ky milion djemsh të rinj, po aq vajza njëheri do të fishkeshin pa burra dhe ne të shumtën e rasteve do t'i jepej shkas harvalerisë dukuri që shqiptari e ka luftuar ndër shekuj dhe për nderin e vajzave tradicionalisht këtu është derdhur gjaku rrëke.

    A e kuptojnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos vajtur toka tek i zoti humbja kombëtare është e hatashme, kur dihet se gjatë luftës së fundit populli shqiptar pati disa mijë të vrarë kurse në rastin konkret humbja do të ishte dy milionë, një nga të cilët burra dhe një gra.

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se janë të zotët e tokës dhe pronarët, fisnikët,shtëpitë e mira dhe dyert e mëdha ato që e kanë bërë Shqipërinë dhe i kanë dalë zot me gjoks kur kjo ka qenë në rrezik.
    Sidoqoftë historia nuk na ka dhënë asnjë shembull konkret që haben -niksat sklarët dhe përgjithësisht ata që imbajnë kalamajtë me satace mielli të marrë hua nëpër mëhalle të kenë qenë kurrë protagonistët e lirisë.

    Historia është një gjykatëse shumë e rreptë që nuk pranon as hatëre e as rushfete, ajo i bie drejt pa dashur të dijë fare se kujt i ngel hatri e kujt i prishet qejfi... Kështu që kjo gjykatëse kaq e prerë na mëson se Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që e tronditi keq Perandorinë e tre kontinenteve, Kongresin e Vlorës që na siguroi pavarësinë si dhe Kongresin e Lushnjes që krijoi shtetin e parë juridik të Shqipërisë e kanë bërë ata që kishin kotecet me misër, hambarët me grurë vatjat me dele e me dhi, stallat me lopë e buallica, pushkën kollane të qëndisur me fije ari dhe qesen plot me verdhushka të cilët duke e parë atdhenë në rrezik ua hipën kuajve me shalë dhe vrapuan atje ku kërciste topi dhe burrat hidheshin në zjarr për Allah kurse kacidhjare e haban ..... edhe sikur të donin nuk kishin mundësi.

    A e dijnë deputetët tanë të majtë se baballarët e tyre si dhe ata vetë i ka gënjyer e mashtruar Enveri duke ua treguar historinë me këmbë përpjetë duke ua veshur brekë grisurve sukllarëve dhe kacidhjarëve meritat dhe punët e mëdha që kishin bërë për Shqipëri vetëm fisnikët?

    Sado që është munduar Enveri që ta verë Haxhi Qamilin në fronin e pamerituar të lavdisë ai prapë se prapë nuk qëndron dot atje, se nuk e len historia me fjalët e saj të qarta.

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se duke mos e votuar dhe duke i vënë stërkëmbëshin kthimit të tokës tek i zoti ata e varfërojnë vendin ekonomikisht, pengojnë kthimin e një milion djemve nga kurbeti, fshijnë një milion vajza duke i plakur pa burra, largojnë investitorët e huaj nga vendi ynë dhe e dënojnë Shqipërinë me një varfëri dhe skamje të paparë se i venë ferrin pajtimit kombëtar dhe e paralizojnë me një ngërç të madh tërë ekonominë dhe begatinë e Shqipërisë?

    A e dijnë vallë deputetët tanë të majtë se me votat e tyre në favor të vajtjes së tokës tek i zoti atyre u ka dhënë historia një shans të shkëlqyer për të provuar me fakte dhe jo vetëm me gojë se e duan Shqipërinë mbi cdo gjë tjetër në botë gjithë duke i ruajtur bindjet e tyre politike.
    Deputetët tanë të majtë do të kenë parë se si këto kohët e fundit serbët dhe sllavët e Maqedonisë u dogjën e u poqën duke i kundërshtuar qëllimet e Evropës jo në emër të komunizmit po vetëm në emër të interesave të tyre kombëtare?

    Le të shpresojmë pra që edhe deputetët tanë të majtë do të votojnë ditën e caktuar për kthimin e tokës tek i zoti, duke dhënë kështu një shembull dhe provë të qartë se ata më parë janë shqiptarë me shqitparizëm se sa majtisë me bolshevizëm.

    A ka vallë nder më të madh për një deputet të majtë se sa ta zbllokojë Shqipërinë nga ky ngërc i tmerrshëm që i vjen vendit vetëm e vetëm nga mos vajtja e tokës tek i Zoti.


    .........
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Çështja e pronës private: PD-PR arrijnë kompromisin

    Zgjidhja e pronave, fundi i tranzicionit

    Nga Alfred Moisiu

    Është kënaqësi dhe njëkohësisht një ndër detyrimet e mia kushtetuese të inicioj këtë tryezë debati politik për një ndër problemet më madhore të të gjithë periudhës së tranzicionit, çështjen e pronave. Sikurse dihet, zgjidhja e këtij problemi ka ecur ngadalë, institucionet nuk kanë bashkëpunuar si dhe sa duhet, dhe se veprimtaria e Komisionit të posaçëm parlamentar për shqyrtimin e ligjeve të paraqitura në Kuvend për Pronat nuk ka dhënë rezultatet që priteshin prej tij. Ne mblidhemi sot pas një konsultimi intensiv me përfaqësuesit më të lartë të faktorit politik vendas; pas njohjes me kuadrin ligjor e institucional të ndërtuar dhe të zbatuar në Shqipëri pas vitit 1990, si edhe pas shqyrtimit me kujdes të diversitetit të gjerë të pikëpamjeve rreth kësaj çështjeje, të shprehura në tribuna publike dhe politike brenda dhe jashtë vendit. Për hir të së vërtetës, vlen të theksohet se për shkak të kompleksitetit të problemit që do të diskutojmë sot, qëndrimet e shprehura tregojnë njëkohësisht se, përtej zhurmës propagandistike, mungesës së platformave të qarta partiake, të vullnetit të pamjaftueshëm politik si dhe të përdorimit për interesa të politikës së ditës, të pjesës ende të pazgjidhur të problemeve të pronësisë, prona private e trashëguar nga brezat e mëparshëm dhe e krijuar me mund e djersë në vitet e tranzicionit, ka fituar qëndrueshmëri; sektori privat u bë dominues qysh në fillimet e reformave për transformimin e ekonomisë së centralizuar, gjë që është dëshmia më e mirë e pakthyeshmërisë së sistemit dhe e ecjes tonë përpara. Procesi i reformimit të institucioneve bazë të shtetit dhe i vënies së tyre më të mirë në shërbim të qytetarit dhe të interesave themelore të tij, si edhe përgjegjësia jonë politike e historike në lidhje me çështjen e pronave, kërkojnë që duke ndëshkuar me forcën e ligjit të gjitha llojet e abuzimeve me pronat, abuzime që vijnë nga kequshtrimi i pushtetit apo tejkalimi i së drejtës që të jep ligji, të rivendosim të drejtat e mohuara të asaj pjese të pronarëve, të drejta të cilat hap pas hapi janë vënë në rrugën e zgjidhjes. Unë jam i ndërgjegjshëm se as ka dhe as do të ketë, as këtu apo gjetkë, ndonjë ligj që të kënaqë plotësisht interesat e të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Por jam po aq i vëmendshëm t’ju kujtoj, se pa zgjidhur bashkërisht çështjen e pronësisë sipas disa opsioneve që unë i konsideroj të mundshme dhe që synojnë:

    Të garantojnë hapat e hedhur deri tani në këtë fushë dhe u hapin rrugën investimeve afatgjata vendase dhe të huaja, sidomos në sektorin agrar e në turizëm, të zhbllokojnë huatë bankare për shkak të mungesës së kolateralit në pasuri të patundshme, si dhe të përafrojnë dukshëm legjislacionin dhe institucionet tona me vendet e Bashkimit Europian në prag të çeljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me të, ne nuk mund të themi se e kemi përmbushur detyrimin tonë ndaj brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë. Në këtë mënyrë do të vëmë në jetë edhe standartet e të Drejtave të Njeriut, të promovuara aq shumë në këto vite tranzicioni. Është kjo arsyeja që jemi sot këtu së bashku, për të diskutuar me përgjegjësi politike dhe institucionale rreth rrugëzgjidhjeve më të përshtatshme për çështje të tilla si ecuria e derisotme dhe përvoja e grumbulluar: Në zbatimin e ligjit 7501, datë 19 Korrik 1991 për tokën, si dhe të dy ligjeve bazë për kthimin e kompensimin e pronave (ligji nr.7698 dhe ligji 7699 të vitit 1993); në punën e bërë nga komisioni ad-hoc parlamentar për çështjen e pronave si dhe bashkëpunimit të realizuar ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore në mbështetje të punës së këtij komisioni. Është e kuptueshme se nëpërmjet tryezës së sotme politike, opinioni publik, qytetarët, taksapaguesit dhe votuesit tanë, por edhe miqtë tanë perëndimorë, presin dhe shpresojnë qe ne të demonstrojmë vullnetin e nevojshëm politik për zgjidhjen e këtij problemi.

    Të kërkojmë dhe të gjejmë bashkarisht ato elementë që na bashkojnë në favor të legjitimitetit të shtetit dhe së ardhmes sonë të përbashkët, t’í hapim rrugën rishikimit dhe plotësimit të mëtejshëm të drejtimit dhe veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar, duke i dhënë mandatin përkatës politik, të përfshijmë gjerësisht ekspertët dhe teknicienët në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar dhe në debatin publik rreth kësaj çështjeje, të ndalojmë e ndëshkojmë veprimtarinë grabitqare të zyrtarëve të pandërgjegjshëm në pushtet dje apo sot në uzurpimin e tokave bujqësore, trojeve, pyjeve, kullotave e zonave turistike të vendit.

    Nëpërmjet kësaj tryeze shpresoj se do të gjejmë konsensusin politik më të gjerë të mundshëm, jo thjesht për disa rregullime ligjore që janë kërkesë e kohës, por edhe të ushtrojmë përgjegjësitë tona institucionale për të futur vendin në kilometrat e fundit të rrugës së gjatë e të dhimbshme të njohur si tranzicioni demokratik drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë. Duke përfituar nga prania e medias, por edhe duke vlerësuar lart vullnetin tuaj për të më mbështetur në përmbushjen e detyrimeve të mia kushtetuese, në respektimin e të drejtave themelore njerëzore dhe civile të çdo qytetari të Republikës tonë Parlamentare, gjej rastin t’ju garantoj se prona e fituar me trashëgimi, me mund, me djersë, me punë të ndershme, do të respektohet përherë e më shumë nga shteti shqiptar.



    Fjala e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, në tryezën e djeshme të kryetarëve të partive politike për zgjidhjen e çështjes së pronave
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Partitë politike nën patronazhin e Moisiut arrijnë konsensusin për pronat


    Pronat, tryeza e partive: Pro ligjit 7501

    Marrëveshja : “Krahas kthimit, kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar atë financiar”.

    TIRANË – Tryeza e djeshme e të gjitha partive parlamentare, e organizuar nën kujdesin e presidentit Moisiu nuk shprehu vullnetin për ndryshimin e ligjit 7501 të miratuar në 1991 dhe që prashikon kthimin dhe ndarjen e pronave, tokave bujqësore, kullotave dhe livadheve jo krejtësisht në bazë të pronësisë, por në bazë të parimit, toka i takon atij që e punon. 15 partitë politike parlamentare shprehën dje vetëm vullnetin e tyre politik për të zgjidhur çështjen e pronave. Por kjo zgjidhje nuk do të vijë përmes abrogimit të ligjit 7501, por nëpërmjet një përmirësimi të vogël që do t’i bëhet këtij ligji, duke respektuar edhe nenet 41, 181 të Kushtetutës së Shqipërisë. Marrëveshja parashikon që ligji i ri të miratohet brenda 15 shkurtit të vitit 2003. Pronarët e ligjshëm të tokave, në bazë të propozimeve të bëra dje në tryezën e partive politike, më tepër do të kompensohen në natyrë, por pa përjashtuar edhe kompensimin financiar. Por nuk përjashtohet mundësia që pronarëve të ligjshëm të mund t’u kthehet prona. Këto pika janë përcaktuar edhe në deklaratën përfundimtare të 15 partive parlamentare, në të cilën sipas zëdhënësit të presidencës Arjan Konomi thuhet se “krahas kthimit kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar kompensimin financiar”. Deklarata nuk u nënshkrua vetëm nga kreu i legalistëve, Eqerem Spahia. Debatin mbi abrogimin e ligjit aktual e ka ngritur legalisti Spahia për abrogimin e ligjit 7501, pasi, sipas tij, vetëm me abrogimin e këtij ligji mund të zgjidhet kjo çështja. “Qëndrimi në këmbë i atij ligji shkel të drejtat e shumë pronarëve të ligjshëm të tokave”,- tha ai dje. Mësohet se këtë debat nuk e kanë ushqyer partitë e tjera parlamentare, veçanërisht ato të opozitës. Kryetari i PD-së e kishte shprehur një ditë më parë qëndrimin e tij kundër abrogimit të këtij ligji, pasi, sipas Berishës, abrogimi i 7501 do të sillte konflikte të ashpra socialise. As partitë e maxhorancës nuk janë të interesuar për një abrogim të këtij ligji, por ata kanë shprehur idenë e gjetjes së një zgjidhjeje të mesme. Më pas debati është përqendruar tek hartimi i deklaratës së përbashkët dhe se çfarë pikash do të përmbajë kjo deklaratë. Por disa kryetarë të partive të vogla opozitare kanë mbetur të pakënaqur me mënyrën se si u ra dakord për të zgjidhur një çështje të tillë, pasi në tryezën e partive parlamentare nuk është folur ndonjë gjë e re, vetëm është kërkuar përmirësim i ligjit 7501. Sipas tyre, do të pritet të shihet se çfarë do të sjellë qeveria shqiptare në Parlament më 15 shkurt të vitit të ardhshëm dhe atje do të debatohet përsëri. Madje ata janë shprehur për një përplasje që ekziston mes nenit 41 të Kushtetutës dhe ligjit 7501, ndërsa Kushtetuta i njeh të drejtën e pronës të blerë, të trashëguar apo dhuratë, ligji 7501 ka bërë pronarë të rinj, shumë prej tyre e kanë përfituar pronën e tyre mbi pronën e dikujt tjetër, i cili e ka trashëguar këtë tokë dhe e ka hipotekuar atë në emrin e familjes së tij deri në vitin 1944.

    Marrëveshja e 14 partive mbi ligjin për pronat

    Konform neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të mbështesin politikisht zgjidhjen e problemit të pronave nëpërmjet rregullimit të kuadrit ligjor në fuqi me synim zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
    Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë dhe një të Dërguar të Posaçëm të Presidentit të Republikës, të përgatisë dhe të paraqesë për shqyrtim dhe miratim rregullimet përkatëse ligjore jo më vonë se data 15 shkurt 2003.
    Për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit kur është e mundshme, të përdoret metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar kompensimin financiar. Për këtë qëllim, të saktësohet dokumentacioni mbi pronat nga agjencitë shtetërore përkatëse.
    Duke vlerësuar dobinë e tryezave ndërpartiake për çështje të tilla madhore, përfaqësuesit e partive politike falenderuan presidentin e Republikës për ndërmarrjen e kësaj iniciative me interes kombëtar.
    Dokumenti u nënshkrua nga 14 drejtuesit dhe përfaqësuesit e partive parlamentare që ishin të pranishëm në tryezë.
    Fatos Nano (PS), Sali Berisha (PD), Skënder Gjinushi (PSD), Genc Pollo (PDr), Fatmir Mediu (PR), Neritan Ceka (PAD), Shpëtim Rroqi (PBK), Vangjel Dule (PBDN), Lufter Xhuveli (PA), Dashamir Sheh (PDR), Preç Zogaj (AD), Nikollë Lesi (PDK), Teodor Laço (P LD).

    Moisiu: Kthimi i pronave i dhimbshëm për një pjesë të qytetarëve

    TIRANË – Presidenti Moisiu në fjalën e tij pëpara kryetarëve të partive parlamentare kërkoi angazhim politik e të gjithëve për të zgjidhur çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ai ka premtuar se “dua t’iu garantoj se prona e fituar me trashëgimi, me mund, me djersë, me punë të ndershme do të respektohet përherë e më shumë nga shteti shqiptar”. Por Moisiu nuk ka harruar të kujtojë se një proces i tillë, do të jetë i dhimbshëm për një pjesë të qytetarëve shqiptarë, por i gjithë ky proces një tranzicion i nevojshëm demokratik drejt ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së lirë. “Të demonstrojmë vullnetin e nevojshëm politik për zgjidhjen e këtij problemi; të kërkojmë dhe të gjejmë bashkarisht ato elementë që na bashkojnë në favor të legjitimitetit të shtetit dhe së ardhmes sonë të përbashkët; t’í hapim rrugën rishikimit dhe plotësimit të mëtejshëm të drejtimit dhe veprimtarisë së komisionit të posaçëm parlamentar, duke i dhënë mandatin përkatës politik”,- tha ai dje. Moisiu kërkoi që në këtë proces të përfshihen teknicienë në veprimtarinë e komisionit të posaçëm parlamentar dhe për hartimin e një projektligji sa më të pranueshëm për të gjitha palët në këtë debat të marrë pjesë edhe opinioni publik. Ai gjithashtu kërkoi nga të gjithë që “të ndalojmë e ndëshkojmë veprimtarinë grabiqare të zyrtarëve të pandërgjegjshëm në pushtet dje apo sot në uzurpimin e tokave bujqësore, trojeve, pyjeve, kullotave e zonave turistike të vendit”. Për të gjitha këto çështje, Moisiu ka kërkuar që konsensusi të mos jetë vetëm për dukje apo për disa rregullime të vogla, por edhe të plotësojnë kërkesat e të gjithë pronarëve.
    G.Bushati

    Spahia: Ja pse nuk firmosa

    TIRANË – Spahia nuk pranoi të firmoste dje deklaratën e 15 partive parlamentare. Arsyen e mosfirmosjes së kësaj deklarate e shpejgoi po dje kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili bëri të ditur se: “Unë nuk e nënshkrova këtë deklaratë, pasi dy partitë e mëdha nuk pranuan të abrogojnë ligjin 7501 dhe në deklaratën përfundimtare, pavarësisht nga këmbëngulja ime, nuk u parashikua kthimi i pronave të familjes mbretërore”. Ai shprehu mosbesimin e tij për zgjidhjen e kësaj çështjeje brenda afatit të caktuar më 15 shkurt, pasi sipas Spahisë, ai që humbi me këtë angazhim politik të të gjitha pronave është vetëm pronari i ligjshëm. Spahia shprehu habinë e tij për qëndrimin që mbajtën në tryezë republikanët dhe ballistët, që së bashku me përfaqësuesin e legalistëve kanë braktisur komisionin parlamentar, pikërisht për t’u abroguar ligji 7501. Kryetari i legalistëve kërkoi dje në tryezë edhe zgjidhjen e çështjes së të përmbyturve nga liqeni i Fierzës, të cilët aktualisht kanë mbetur pa shtëpi dhe pa prona, pasi pronarët e vërtetë të këtyre trojeve kërkojnë të kthehen aty.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Leka: Spahia s’është i autorizuar të kërkojë pronat e mia

    TIRANË – Familja mbretërore do t’i nënshtrohet ligjit të pronave që do të bëhet për të gjithë pronarët e tjerë. Zëdhënësi i kësaj familjeje, Gërmenji, bëri të ditur dje se: “Familja mbretërore dhe Leka Zogu kanë kërkuar që çështja e pronave të tyre duhet të zgjidhet me ligjin e përbashkët të të gjithë pronarëve”. Sipas tij, zhurma që është bërë në tryezën e partive nga ana e Eqerem Spahisë, nuk ka qenë e autorizuar nga familja mbretërore dhe se qëndrimi i familjes mbretërore është krejt i kundërt me atë që është paraqitur publikisht nga kryetari i Lëvizjes së Legalitetit. Gërmenji vuri në dukje se Leka Zogu do t’i nënshtrohet ligjit të pronave, ashtu siç do të bëjnë edhe gjithë pronarët e tjerë. Kjo familje, megjithëse zotëron prona të konsiderueshme në mbarë vendin, është shprehur dhe do të mbështetë çdo ligj që do të miratohet nga Parlameti shqiptar dhe do të pranohet nga pronarët. Zëdhënësi i familjes mbretërore, theksoi më tej se Leka Zogu nuk ka pretenduar asnjëherë që për pronat e tija të bëhet një ligj i veçantë për kthimin dhe kompensimin e tyre. “Ekskluziviteti i pronave i takon familjes mbretërore dhe nuk është eksluzivitet i Partisë Lëvizja e Legalitetit, pra pronat janë çështje familjare dhe jo partiake, ashtu siç është paraqitur”,- u shpreh Gërmenji. Reagimi i tij vjen menjëherë pas përpjekjeve që bëri kryetari i PLL, Eqerem Spahia, që në deklaratën përfundimtare të 15 partive parlamentare të përcaktohej një pikë ku këto parti të angazhohen në zgjidhjen e çështjes së pronave të familjes mbretërore. Mospërcaktimi i kësaj pike në deklaratë, pavarësisht se krerët e partive kanë rënë dakord parimisht për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bëri që Spahia të mos e firmoste deklaratën përfundimtare, duke e quajtur atë të papranueshme. Por, në këtë iniciativë të tij, Spahia nuk u mbështet dje nga familja mbretërore.
    PAUCA SED MATURA

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Kosova, vendi i vetëm në Evropë pa ligj për privatizimin

    Nga Naim Gashi

    Prej tri vitesh e gjysmë, BE-ja udhëheq ekonominë kosovare, por kjo e fundit nuk është pjesë e ekonomisë evropiane. Kosova shfrytëzon valutën euro, por nuk është pjesë e eurozonës dhe as anëtare e Bankës Qendrore Evropiane. Në Kosovë janë të vendosura përfaqësitë e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, por ajo nuk është anëtare e asnjërës prej tyre. Resurset natyrore dhe ndërmarrjet shoqërore (shtetërore) e publike menaxhohen nga Bashkimi Evropian por në esencë pjesa më e madhe e ekonomisë është socialiste. Ajo mbështetet në 360 ndërmarrje shoqërore, të cilat janë trashëguar nga e kaluara komuniste, do të thotë janë “pronë e gjithkujt, dhe e askujt”. Me zhagitjen e miratimit të ligjit për privatizimin (UNMIK-u, ligjet në Kosovë i quan “rregullore”), pas 4 vitesh në fakt nuk ka se çka të privatizohet, për arsye se këto ndërmarrje janë të rrezikuara të zhduken në substancë, për shkak të dëmtimeve nga lufta dhe menaxhimit të keq nga UNMIK-u, respektivisht BE-ja.
    Ka tri vite që rregullorja për privatizimin në Kosovë shëtit nga Prishtina në Nju Jork, por ajo ende nuk është miratuar me pjesët e saj përbërëse. Nga 1 korriku i vitit të kaluar është miratuar Rregullorja për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, por ende nuk janë miratuar procedurat në bazë të të cilave do të bëhej transformimi i pronës së këtyre ndërmarrjeve. Kjo agjenci ka autoritetin e transformimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe menaxhimin e ndërmarrjeve publike. E meta më e madhe e kësaj rregulloreje është se ajo nuk gëzon të drejtën e privatizimit të tokave të ndërmarrjeve shoqërore, që e bën atë të pakuptimtë. Me këto rregulla loje, edhe nëse eventualisht fillon transformimi, nuk do të gjendet ndonjë investitor i jashtëm që do të kishte dëshirë të blente një ndërmarrje kosovare, e cila ndodhet në tokën, pronari i së cilës nuk dihet. UNMIK-u ka hartuar një rregullore shtesë e cila lejon dhënien me koncesion të tokave të ndërmarrjeve shoqërore për 99 vjet, por ajo ka hasur në pengesat burokratike të Zyrës Legale në Nju Jork.
    Aktualisht zyrtarët e UNMIK-ut duke përfshirë edhe ambasadorin evropian në Kosovë, Endi Birpark, dalin me deklarata të nxituara, duke thënë se privatizimi do të fillojë “javën apo muajin e ardhshëm”. Birpark një deklaratë të ngjashme e bëri së fundi para vitit të ri kur premtoi se rregullat e punës së Agjencisë së Privatizimit do të miratohen në javën e parë të janarit. Por, këto rregulla ende nuk janë miratuar, arsyetimi është gjithmonë i njëjtë, “javën tjetër do të kryhet kjo punë”.
    Zhagitja e procesit të privatizimit në fakt është në interes të atyre që përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga menaxhimi jotransparent i këtyre ndërmarrjeve. Një menaxher ndërkombëtar i një ndërmarrjeje të tillë (është fjala për “Trepçën”), kur ishte pyetur nga një gazetar se ku i keni shpenzuar 6 milionë dollarë të dedikuara për këtë kompani, ishte përgjigjur, “kemi blerë dorëza dhe kapela për punëtorët”. Ky është një fakt se si menaxhohen ndërmarrjet shoqërore në Kosovë. Ky menaxher pas punës së “suksesshme” në “Trepçë”, është avancuar në një kompani tjetër, shumë më të madhe, e cila grumbullon miliona euro nga donatorët, por edhe nga buxheti vendor.
    Mungesa e ligjit për privatizimin, ul çmimin e këtyre ndërmarrjeve, të cilat po shkatërrohen çdo ditë nga menxhimi i keq dhe vjedhjet që bëhen në to. Nëse vazhdon vonesa e fillimit të procesit, Kosova do të jetë vendi i vetëm në ish -bllokun socialist, që nuk do të ketë se çka të privatizojë, përveç tokave të ndërmarrjeve.
    Qeveria e Kosovës i ka duart larg këtyre ndërmarrjeve. Në rregulloren për themelimin e Agjencisë së Privatizimit shkruhet se rregullat e saj nuk mund të kundërshtohen nga asnjë instancë tjetër në Kosovë, që do të thotë as nga Korniza Kushtetuese, që në fakt në Kosovë është kushtetutë, e të mos flasim për qeverinë dhe kuvendin që i kanë kompetencat e cunguara. Sipas këtij neni të agjencisë, në fakt ajo është më e fuqishme se kushtetuta me të cilën qeveriset Kosova, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi është anëtar formal i disa komiteteve të përbashkëta ndërkombëtare dhe kosovare, por ndikimi i tij nuk është fare evident. Rexhepi është kërcënuar se nëse vazhdon të mos përfillen mendimet e tij për këto çështje ai do të japë dorëheqjen nga komitetet e përbashkëta, siç është Këshilli Ekonomik Fiskal, apo Komiteti për Energjetikë.
    Kosova është vendi i fundit në Evropë që po pret fillimin e procesit të privatizimit. Edhe nëse fillon ky proces, për ndryshim nga të gjitha këto vende, fondet e privatizimit do të ngrihen në bankat perëndimore për të pritur zgjidhjen e statusit final.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Duron i mjeri Leka Zogu por nuk durojn dardha dredhat e Vlores.

    Ja cthote Gazeta RD:

    Si vodhën Gjinushi dhe Dredhat qindra mijëra hektarë tokë në Ujin e Ftohtë

    Skandali i grabitjes së tokave turistike

    Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet)

    Skandali i vjedhjes së trojeve turistike në Vlorë është mjaft i shtrirë. Atë çka verifikoi, përciptas grupi i brendshëm administrativ i kontrollit të Kryeministrisë, në detaje më të hollësishme e konstatuan dy inspektorët e prefekturës së Qarkut të Vlorës, Fatmir Zilja dhe Piro Ymeri, gjatë një kontrolli rutinë në zyrat e Kadastrës dhe në zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme. Gjatë verifikimit të listave u vunë re shkelje, dhe abuzime në përmasa të mëdha. Çdo individ, i cili kishte përfituar nga kjo vjedhje, kishte marrë në pronësi, apo në përdorim më shumë metra toke se sa i takonin. Diferenca mes asaj se sa i takonte çdo individi, dhe asaj ç'ka kishte marrë në realitet varionte nga 200 deri në 5300 metra për person. Në shumë raste emrat e të afërmëve të kryetarit të Bashkisë Neki Dredha, hasen në listën e emrave, të cilët kanë përfituar pronësi toke nga ish-NB të Vlorës apo të vetë punonjësve të Kadastrës. Për shembull, në listë ishte dhe emri i punëtores së Kadastrës Liljana Radhima, e cila figuron të ketë qenë themeluese e NB Vlorë. Nga ana tjetër, tapitë në pronësi të ekzekutuara nga Zyra e Kadastrës Vlorë, nuk janë shoqëruar me planimetritë përkatëse. Në Zyrën e Kadastrës nga ky kontroll nuk u gjet as harta kadastrale me të cilën ka punuar komisioni për ndarjen e tokës!!!.

    Formularët ishin plotësuar me korrigjime, dhe në shumë raste nuk ishte paraqitur çertifikata e trungut familjar. Në zyrat e kadastrave, ishin zhdukur listë pagesat e sektorit të Ujit të Ftohtë për vitet 1991, 1992, duke bërë të pamundur evidentimin e punëtorëve, të cilët kanë punuar vërtet në NB. Për këtë sektor janë gjendur vetëm dy regjistra themeltar, të cilët kanë datën e hyrjes në punë të punëtorëve, por jo atë të largimit, fakt ky i cili të bën të dyshosh për numrin real të punonjësve.



    Zhduket procesverbali i NB



    Në Arkivin e Kadastrës nuk gjendej procesverbali i dorëzimit të dokumentacionit nga përfaqësuesit e NB Ullishtë, në kohën e mbylljes së kësaj ndërmarrjeje. Nga verifikimi në terren ka dalë se për 9 persona, janë dhënë nga 500 metra tokë më shumë, se sa ishte planifikuar dhe shënuar në formularin numër 6 të kësaj zyre. Pra, në rast se Leko Dredhës (i cili rezulton të jetë i afërmi i kryetarit të Bashkisë, Niko Dredha, dhe jo punëtor i NB), i takonin si "themelues" i NB 1000 m2 tokë, në të vërtetë i janë dhënë 1500 metra të tilla dhe kjo praktikë është ndjekur pothuaj tek të 264 personat, të cilët kanë përfituar nga shkresa e ish-kryetarit të Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi. Sipas aktit të kontrollit, nga 264 çertifikata të trungut familjar, 147 prej tyre nuk e kanë shënimin e trungut familjar të vitit 1992, duke përbërë një shkelje flagrante, pasi nuk mund të evidentohet vërtetësia e deklaratave të personave të pajisur me tokë në bazë të frymëve dhe në formular figurojnë emra personash, të cilët nuk janë banorë të kësaj zone. Në shumë raste pranë zyrave janë paraqitur individë me përkthime ku provohet pronësia e tyre, apo më keq akoma edhe me rekomandime të punonjësve të Kadastrës, ku vërtetohet pronësia e për persona të ndryshëm.



    Hajdutët kamuflojnë vjedhjen në emër të personave të tretë



    Në shumë raste janë paraqitur persona, të cilët kanë marrë nga dy herë tokë në pronësi, pamvarësisht se janë trajtuar një herë si pronarë në vend tjetër. Për shembull një person rezulton të jetë paraqitur me dy emra njëkohësisht, dhe pamvarësisht se është trajtuar një herë në Ujin e Ftohtë me 1100 metra tokë, është paraqitur sërish me emër tjetër pranë Zyrës së Kadastrës dhe ka përfituar edhe 4000 metra të tjera tek Fabrika e Çimentos. Pranë kësaj zyre janë paraqitur persona me librezë pune të fotokopjuar madje edhe me përkthime tapish, të cilat i përkasin vitit 1913, të panoterizuara të cilat s'dihen se nga ç'vend janë marrë, apo edhe persona me çertifikata fallco, të cilët kanë përfituar deri në 1500 metra tokë, dhe pas verifikimit kanë rezultuar se nuk janë madje as banorë të Vlorës. Në shumë raste, toka e përfituar padrejtësisht nga vetë pushtetarët nën mandatin e vjedhjes lëshuar nga Skënder Gjinushi, u janë shitur personave të tretë, siç është rasti i shitjes së tokës nga punonjësja Liljana Radhima, apo edhe vetë Neki Dredha, (ky i fundit ka punuar gjithmonë me emra të tjerë, dhe në rastet ku emri i tij ka figuruar janë zhdukur dosjet). Nga shqyrtimi i dosjes vihet re edhe një fakt interesant. Nga 93 persona, të cilët figuronin ish-pronarë të kësaj tokë, vetëm 14 prej tyre kanë pasur çertifikatën e trungut familjar, ndërsa të tjerët, janë paraqitur me dokumenta të fotokopjuara, përkthime nga turqishtja apo dhe me çertifikata fallco.



    Vjedhja me vulën e Kryetarit të Bashkisë



    Të gjitha këto shpërdorime janë bërë me vulën e Elmaz Lamanit, ish-përgjegjës i Zyrës së Kadastrës, Mehdi Xhelilit, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, dhe me bekimin e Neki Dredhës, i cili sipas informacioneve të ardhura nga Vlora, ka shfrytëzuar postin për të bërë uzurpime tokash edhe në rrethe të tilla si Saranda apo gjetkë. Pra nga shqyrtimi i të gjithë dokumentacionit vërehet, se duke pajisur me vërtetime persona të ndryshëm, dhe duke shënuar nëpër rregjistra dynymë të tërë tokash për një person, ish-deputeti i PS, Petraq Nasi, Kryetari i Bashkisë Neki Dredha, Medi Xhelili, etj., janë munduar të kamuflojnë vjedhjen e 160 hektarë toke me vlerë rreth 30 milion dollarë. Por megjithëse shkeljet kanë qenë evidente, dhe për këtë çështje janë vënë në dijeni strukturat përkatëse, sërish nga ana e pushtetit qendror, apo organeve të prokurorisë nuk është marrë ndonjë masë ligjore. Nga shkeljet e hapura që janë konstatuar që gati 3 vjet më parë, duhej t'i ishin kthyer shtetit 160 hektarët e tokës së grabitur padrenjtësisht, në interes të pushtetarëve lokalë, të cilët sot e kësaj dite vazhdojnë të gëzojnë akoma poste drejtuese në rrethin e Vlorës, dhe të bregdetin me makina luksoze. Nga ana tjetër, toka e marrë padrejtësisht është coptuar dhe është shitur nga vetë personat, të cilët me anë të metodave abuzive e kanë shtënë në dorë.



    Vjedhja e tokave është bërë nga militantët e PS



    Pra, nga e gjithë kjo histori del se tokat e rezervuara për kompensimin e ish-pronarëve të ligjshëm, shkuan në favor të militantëve dhe drejtuesve socialistë të pushtetit vendor, të cilët pasi e dogjën qytetin pas '97, filluan të vjedhin ç'të munden. Në të gjithë Vlorën është parë se çfarë është bërë me tokat e ish-pronarëve në Ujin e Ftohtë, Pusin e Mezinit, apo gjetkë. Janë pikërisht ata, që pasi e vodhën qytetin në mënyrë abuzive, tashmë kanë siguruar poste kyçe për të zhdukur dosjet e këtij korrupsioni masiv, siç është rasti i emërimit të Medi Xhelilit në postin e drejtorit të Arkivës, apo edhe ish-kryetarit Dredha në postin e nënkryetarit të Këshillit të Qarkut Vlorë

    Armand Maho

    --------------------------

    E te lumte pena mo Armand...vetem se ruaju o i ngrate se me Kenon e Neki-nikot nuku benet Shaka.
    Te vrasin e nuk i hyn ferre ne kembe.


    Hajduter e bij hajdutesh!
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    "Projektligji është i paqartë në mënyrën se si do të përcaktohet vlera e tokës për kompensim"

    Ambasadori parashikon se pronat do ndikojnë në grupimet e së Djathtës

    OSBE: Ligji i pronave prish paktin Nano-Berisha


    TIRANE

    Ambasadori i OSBE-së, Liponen, paralajmëron se ligji i pronave mund të sjellë prishjen e vërtetë të marrëveshjes Nano-Berisha. Ambasadori i OSBE-së, në raportin e tij para Këshillit të Përhershëm të Organizatës, tregoi se çfarë efektesh mund të sjellë çështja e pronave mbi grupimet politike, veçanërisht mbi opozitën.

    Shprehimisht ai thotë se, "ndërsa opozita pretendon se qeveria nuk i përfilli përfundimet e arritura në komisionin ad hoc gjatë përgatitjes së projektligjit të ri, çështja e pronave është kthyer në provën e parë të letrës së lakmuesit për bashkimin e propozuar të partive të djathta dhe ajo që mund të prishë marrëveshjen Nano-Berisha". Eshtë hera e parë që ambasadori i ri i OSBE-së në Tiranë, Liponen, bën përcaktime të tilla politike për situatën në Shqipëri. Ai ka treguar se në lidhje me këtë çështje prezenca e OSBE-së ka qenë aktive me takime të përfaqësuesve parlamentarë, udhëheqës partish politike dhe me presidentin e Republikës, për të diskutuar mënyrat e përshtatshme për nxitjen e një zgjidhje produktive.

    Kritika
    Ambasadori i OSBE-së nuk është mjaftuar vetëm me konstatimin politik që mund të sjellë çështja e ligjit të pronave. Ai ka bërë edhe një analizë të vetë ligjit të përgatitur nga ana e qeverisë, duke treguar se cilat janë anët e dobëta të këtij ligji. Liponen e ka quajtur projektin e përgatitur nga ana e qeverisë, si një dokument që nuk ndryshon shumë nga legjislacioni i pamjaftueshëm dhe kontradiktor aktual dhe që nuk mund të mbështetet në informacione objektive dhe të besueshme. "Për më tepër, projektligji është i paqartë në disa çështje të rëndësishme, si për shembull, mënyra se si do të përcaktohet vlera e tokës për kompensim, si do të trajtohen ato zona të vendit, që nuk e kanë zbatuar asnjëherë legjislacionin ekzistues dhe se si do të trajtohen rastet kur prona është e shpërndarë në kundërshtim me ligjin".

    Rekomandimet
    Liponen, në raportin e tij, i trajton hollësisht çështjet që lidhen me drejtësinë dhe me reformën zgjedhore. Një nga pikat që ai kritikon, është edhe çështja e antitrafiqeve. Liponen vë në dukje faktin se është bërë pak kundër trafikimit të drogave të forta. Prokuroria e Përgjithshme pohon se vetëm 8 nga 72 raste të trafikimit të lëndëve narkotike nga grupe të organizuara përfunduan në gjykatë". Liponen ka bërë konstatime dhe ka vërejtur se ka dobësi në punën e drejtësisë. Ndërsa flet për frymën e re në politikën shqiptare, Liponen thotë se "bashkëpunimi duhet të vazhdojë në mënyrë që proceset e reformës zgjedhore dhe të pronës të mund të përfundohen për t'u hapur rrugë zgjedhjeve lokale të fundvitit, që ato të zhvillohen mbi bazën e shëndoshë të konkurrencës së drejtë dhe jo të konfliktit". Për të ndihmuar Shqipërinë, Liponen thotë se do të vazhdoihen projektet që do të mbështesin forcimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkufitar.


    ÇFARE PARASHIKON LIGJI I PRONAVE

    1. Prona i kthehet pronarit të ligjshëm, nëse ajo është e lirë
    2. Kur kthimi është i pamundur, pronari kompensohet
    3. Kompensimi do të kryhet në të njëjtën natyrë prone, që nuk mund të kthehet, për aq sa është e mundur
    4. Projektligji i jep përparësi kompensimit fizik
    5. Pronari do të kompensohet me një pronë brenda territorit të bashkisë ku jeton dhe jo më larg se në nivel qarku
    6. Kthimi dhe kompensimi bëhet në vlerë të plotën sipas standarteve të tregut, që përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, në varësi të tregut
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Nje ide mbi p[ronat ("Shekulli")

    Nga Lek Gjeta*

    Në këtë periudhë po përgatitet që të kalojë në Parlament një draft i qeverisë dhe një i përgatitur nga “ish -pronarët” për problemet e pronësisë mbi tokën, ndërtesat etj. Që nga viti 1991 deri sot, 2003, në Shqipëri kanë vepruar për të zgjidhur pronësinë mbi tokën, trojet, ndërtesat etj, ligjet 7501; 7698; 7699. E them që në fillim se situata është e vështirë, por jo pa shpresë. Realiteti shqiptar tani njeh “pronarë dhe “ish -pronarë”. Të parët ndihen të qetë se kanë përfituar prona bazuar në ligjet në fuqi, të dytët kundërshtojnë këtë shpërndarje të pronës, sepse kanë mbetur me “gisht në gojë”. Qeveritë gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë në gjendje të jenë garanti i pronësisë. Veprimet e shumta korruptive që janë bërë kanë prodhuar një konflikt të madh social. Ç’duhet bërë për të dalë nga kjo gjendje? Qeveria jonë menjëherë duhet të bllokojë veprimin e mëtejshëm të ligjit 7501, 7698 dhe 7699 si ligje të cilat e kryen misionin e tyre. Të bëjë publike të dhënat statistikore që tashmë ajo ka në lidhje me trajtimin që i është bërë pronës në Shqipëri gjatë këtyre viteve, mbështetur në ligjet për trajtimin e pronës në përgjithësi, e veçanërisht për tokën. Sot që po flasim, qeveria ka të saktësuara dhe të skeduara këto të dhëna kryesore: Sasinë e tokës që është ndarë me ligjin 7501. 2) kërkesat reale që kanë ish -pronarët për sasinë e tokës bujqësore që kanë “humbur”. 3) Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie që kanë përfituar “pronarët e rinj” me forma ligjore e të njohura nga organet përkatëse gjatë kësaj kohe. 4)Sasinë e trojeve, ndërtesave dhe të çdo lloj pasurie tjetër që pretendojnë “ish -pronarët” si të pakthyera, e cila mbështetet mbi dokumente të ligjshëm.
    Duke ditur dhe shpallur publikisht të dhënat e mësipërme, qeveria jo vetëm bën transparencën e veprimeve të këtyre 12 viteve, por nxjerr dhe bën publike edhe shifrat në lekë, euro apo dollarë që do të duhen për kompensimin e pretenduesve të pronave në Shqipëri si fatura të taksapaguesve shqiptarë. Arritja në këtë pikë e vë qeverinë e sotme në pozita të favorshme negocimi si me taksapaguesin shqiptar, ashtu edhe me forumet politiko-ekonomike brenda e jashtë vendit. Gjetja e parave për shlyerjen e kësaj fature, që ndryshe quhet kompensim i atyre që nuk kanë përfituar pronën e tyre të trashëguar e të dokumentuar është faza e parë e veprimeve. Që të arrihet deri këtu, mendoj se duhet të bllokohen veprimet zyrtare që vazhdojnë të prodhojnë pronarë mbështetur në ligjet 7501; 7698; 7699, veprime që sjellin konflikte dhe vëllavrasje pa fund. Tani ka ardhur koha të gjejmë forma dhe mjete për një kthim apo kompesim real e të drejtë, t’i kthejmë shoqërisë sonë pasurinë, nderin, dinjitetin dhe qetësinë sociale.
    Kush do të ketë tager të bëjë kthimin, kompensimin e drejtë dhe real të pronave? Të gjithë po jetojmë një klimë të mosbesimit “kolektiv” për veprimet e politikanëve dhe veçanërisht të zyrtarëve. Përveç formave të folura e stërfolura në këto 12 vjet tranzicion, të cilat nuk kanë dhënë rezultatin e dëshiruar, mendoj se ka edhe një rrugë tjetër, ajo e krijimit të një banke të fuqishme aksionere për të gjithë llojet e pronave të patundshme që ka në vendin tonë. Kjo Bankë vihet në lëvizje si rezultat i veprimit të tre grupeve aksionerësh. Aksioner i grupit të parë: shteti shqiptar; aksioner i grupit të dytë: pronarët e rinj; aksioner i grupit të tretë: “ish -pronarët”. Qëllimi i krijimit të kësaj banke: Të bëhet vlerësimi real i pasurisë dhe të rregullohen në bazë të çmimit, kërkesës dhe ofertës marrëdhëniet e pronësisë mbi tokën, truallin, ndërtesën dhe çfarëdolloj tjetër prone të patundshme të njohur me ligj dhe nga Kushtetuta. Të jetë organi (garant) ku realizohet shitblerja e pronave të përcaktuara në ligj. E thënë thjesht në pikën 1, të shkrimit tonë. Të japë kredi për zhvillim të agrobiznesit, me interesa të favorshme klientëve që plotësojnë kushtet e bankës, duke patur si bazë dhe eksperiencën e vendeve të rajonit. Të jetë ndërmjetës për lidhjen e kontratave për shitblerjen e prodhimit që realizohet nga agrobiznesi shqiptar.
    Aksionerët e grupit të parë, ku kryesori është Shteti Shqiptar (nuk përjashtohen edhe donatorë të tjerë) depoziton në bankën e krijuar, faturën reale në vlerë, lekë, euro, dollarë, në kesh apo dhe në formën fizike, e vlerësuar për shitje si: toka, troje, zona turistike, ullishte dhe ndërtesa, nën etiketën “Prona të Shtetit Shqiptar”. -Banka ka të drejtën e shitjes së këtyre aseteve në bursë, personave fizikë e juridikë vendas e të huaj, që nga çasti i mbylljes së kontratave me aksionerët e grupit të tretë. -Aksionerët e grupit të dytë. Pronarët e rinj të krijuar si të tillë brenda këtyre 12 vjetëve, ftohen nga banka për t’u mbështetur në aktivitetin e tyre me kreditim biznesi, luan rolin e ndërmjetësit për kontraktimin e prodhimit dhe merr përsipër shitblerjet e pronave të tyre në bursë.
    Aksionerët e grupit të tretë. Mbetur si të tillë “ish -pronarët” që disponojnë dokumente ligjore ku prona e tyre nuk është kthyer apo kompensuar, depozitojnë në bankë dokumentacionin përkatës, i cili vlerësohet nga specialistët e bankës me vlerën reale të pronës, në momentin e depozitimit të aksioneve të tyre.
    Për aksionerët e grupit të tretë, banka rregullon marrëdhëniet me klientët, përmes tre formave të mirëkuptimit: Likujdim (kompensim) total ose të pjesshëm të faturës së tyre në çast ose pjesë-pjesë në lekë; Likujdim të faturës së tyre, me asete fizike që ka në dispozicion; pranimin e faturës së tyre si depozitë bankare me norma interesi.
    Për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të tokës bujqësore, trojeve, uzinave, fabrikave dhe zonave turistike që Shteti Shqiptar i vë në dispozicion bankës si asete për kompensim apo shitje, banka duhet të pengohet me akte nënligjore që të mos kryejë veprime për këtë lloj prone asnjë subjekti, i cili nuk paraqet plane biznesi, gent plane për ndërtim “fshatra turistike”, ndërtime për banim apo zona industriale të miratuara nga instancat përkatëse, shoqëruar këto me garancitë e domosdoshme financiare që ka siguruar subjekti, të cilit i jepet prona si kompensim.
    Përfitimi: Pronat e patundshme të përcaktuara si të tilla nga ligji, fitojnë garantin e tyre, i cili iu jep atyre vlerën e vërtetë në treg; Legalizohet përfundimisht bursa e agrobiznesit dhe e pasurive të tjera të patundshme. Fillon zhvillimi i industrisë së agrobiznesit kaq shumë i munguar dhe i penguar në vendin tonë; Bien në minimum konfliktet sociale që kanë bazë pronën dhe ndarjen e saj. Shteti shpronësohet nga pasuritë e panevojshme duke dhënë pasuri të mohuar, por të merituar shtetasve të vet; Shteti fuqizon financat e veta, duke vjelë taksat që burojnë nga vënia në efiçenë e pronës së shpërndarë që jep frytet e veta përmes punës në zhvillimin kapitalist të vendit.
    Sigurisht që me këto mendime unë nuk mendoj se kam zbuluar “Amerikën” por këto ide le të shërbejnë për të hapur një debat publik në mes specialistëve të agrobiznesit, pronarëve pa dallim dhe bankierëve të interesuar.

    *Autori është ekonomist
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •