Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 99
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti shprehet kundër dekretimit të ligjit të kundërshtuar ashpër

    Moisiu i kthen Kuvendit ligjin e pronave

    Presidenti i Republikës pas shumë kërkesash ka vendosur që të mos e dekretojë ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe të kthejë atë sërish për diskutim në parlament. Sipas burimeve brenda presidencës mësohet se një vendim i tillë i presidentit të Republikës është marrë pas disa kërkesave të ardhura nga partitë politike si dhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë. Por vendimi është ndërmarrë dhe pas disa konsultave që ai ka zhvilluar me një sërë faktorësh të politikës shqiptare, gjatë të cilave ka marrë dhe opinionet në lidhje me ligjin e miratuar para disa ditësh në parlament nga mazhoranca socialiste. Pas miratimit të këtij ligji partitë opozitare si dhe përfaqësues të shoqatave të pronarëve, i kanë bërë thirrje Presidentit Moisiu që të mos e dekretojë ligjin në fjalë për shkak të miratimit të tij pa konsensusin e të gjitha palëve. Në kërkesën e tyre ata janë mbështetur dhe në faktin se një pjesë e mirë e këtyre neneve nuk kanë zbatim real për të bërë të mundur kthimin dhe kompensimin e pronave. Gjatë diskutimit që i është bërë ligjit në parlament një sërë amendamentesh të paraqitura nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare nuk janë marrë parasysh nga mazhoranca socialiste. Përballë një fakti të tillë Partia Demokratike është larguar nga salla e parlamentit duke mos marrë pjesë dhe në votimin që i është bërë këtij ligji. Një nga nenet për të cilën Partia Demokratike ka këmbëgulur më shumë ka qenë ai i përbërjes dhe mënyrës së përzgjedhjes së Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas tyre propozimi më i mirë për të zgjidhur çështje të tilla është që kryetari i këtij komiteti të zgjidhet nga Presidenti i Republikës, Moisiu. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga socialistët, të cilët kanë mbështetur variantin qeveritar që kryetari të zgjidhet nga kryeministri dhe pas diskutimit të bërë, është arritur në përfundim që të propozohet nga kryeministri të miratohet nga parlamenti dhe të dekretohet nga presidenti. Pas largimit të opozitës nga parlamenti pas votimit që i është bërë ligjit, zyra e OSBE-së e ka cilësuar atë si jo konsensual dhe më një sërë problemesh. Ndërkohë zgjidhja e çështjes së pronave ka qënë dhe një kusht për qeverinë në kuadër të përmbushjes së reformave për nënshkrimin e marrëveshjes së Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Nano fal qindra hektarë në bregdet!

    -----------------------------------------------------------------------------------

    TIRANE - Në mbledhjen e datës 02.03. 2004 Këshilli i Zhvillimit të Turizmit ka patur ngut në miratimin e kërkesave të mbi 20 firmave për kryerjen e “Veprimtarisë së Stimuluar” për ndërtimin e fshatrave turistikë. Çka do të thotë që këto firma janë vetëm një hap larg fillimit të ndërtimeve nëpër zonat turistike, pasi ju duhet vetëm firma e kryeministrit Fatos Nano në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Drejtuesit e mjaft prej kompanive që do të kenë të drejtën të ndërtojnë fshatra turistikë në bregdet janë njerëz të afërt me kryeministrin Nano.


    Ndarja e tokave
    Kështu, subjektit “Elka” sh.pk. i janë dhënë 2 ha tokë për ndërtimin e një fshati turistik; subjektit “ABC Construction”, i është dhënë 14 ha në Ksamil. Pothuajse të gjitha rastet e dhënies së lejes së ndërtimeve në zhvillimin e zonave turistike kanë shkelje të ligjit, mjafton të përmendim faktin që sipërfaqja e dhënë në shfrytëzim është shumë më e madhe sesa sipërfaqja e ndërtimit për fshatrat turistikë. Deputeti i Partisë Republikane Maksim Begeja thotë se këto leje janë dhënë për njerëzit e afërt të drejtuesve të shtetit shqiptar për të cilët sipas tij, është shkelur dukshëm ligji mbi zhvillimin e turizmit. Por edhe burime të tjera thonë për gazetën “Shekulli” se një pjesë e mirë e personave që kanë marrë lejen për ndërtimin e fshatrave turistikë janë njerëz të afër të kryeministrit, çka do të thotë se është i garantuar miratimi i këtyre shesheve të ndërtimit në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë që pritet të zhvillohet së shpejti. Një sipërfaqe tepër e konsiderueshme shfrytëzimi mbi 136 ha tokë janë dhënë vetëm në Ksamil të qytetit të Sarandës dhe këto kryesisht firma si “Dulaku” sh.p.k., “Bioken”, sh.p.k, “Alfa Butrinti”, “A&R Expres” sh.p.k, etj. Po kështu një sipërfaqe shumë më e madhe ndërtimi është dhënë edhe në Golem të Kavajës si shoqërive “ADA Holding”, “Olimpik”, “Epidam” etj. Lejet e dhëna nga Këshilli i Zhvillimit të Turizmit priten të diskutohen në mbledhjen e KRRTRSH dhe i bie që vetëm për afro 20 ditë ish-pronarëve të ligjshëm të bregdetit t’u mohohet e drejta e pronës së tyre. Në bazë të ligjit, të drejtat për t’u angazhuar në një veprimtari të stimuluar i jepen një personi me kusht që ai të lidhë një kontratë për një periudhë fillestare prej 25 vjetësh, ku gëzon të drejtën e rinovimit të marrëveshjes për një maksimum prej tre periudhash të njëpasnjëshme. Çka do të thotë së firmat që kanë përfituar të drejtën e zhvillimit të “Veprimtarisë së Stimuluar” në zonat turistike kanë të drejtë të ndërtojnë dhe të zhvillojnë biznesin e tyre për 75 vitet e ardhshme. Në bazë të miratimit të kërkesave për ndërtimin e fshatrave turistikë, asnjë prej ish- pronarëve që gëzojnë prona në këto zona nuk kanë asnjë mundësi të trashëgojnë pronën megjithëse pritet t’ju njihet ligjërisht kjo e drejtë.

    Shkelet ligji mbi pronat
    Ksamili dhe Golemi duket se janë zonat më të lakmuara për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Mjafton të shohësh miratimet më të fundit që ka bërë Këshilli i Zhvillimit të Turizmit për të kuptuar që këto zona janë ndër më të preferuarat. Megjithëse në një pjesë të mirë të këtyre sipërfaqeve ekzistojnë ish-pronarët legjitimë, duket se ky fakt nuk ka penguar ministrin Fino për të miratuar kërkesën e “veprimtarisë së personit të stimuluar” në zhvillimin e turizmit për një sërë firmash private. Mbi 20 kërkesat e miratuara nga ministri i Rregullimit të Territorit pritet që të kalojnë të martën edhe në KRRTRSH të kryesuar nga kryeministri Fatos Nano.
    Miratimi i mbi 20 lejeve ndërtimi në zonat turistike në mars 2004 duket se i ka mohuar për çështje ditësh të drejtën pronarëve në gëzimin e pronës së tyre. Kjo sepse në nenin 8/1 të këtij ligji thuhet shprehimisht: “Për tokat në zonat e stimuluara për zhvillimin e turizmit që janë në pronësi të shtetit, organet kompetente të administratës publike, ndalohet të lidhin kontrata posedimi a pronësie me të tretë deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave”. Ligji i pronave u miratua në 8 qershor në Kuvend dhe tani ai ndodhet në tavolinën e Moisiut për firmë, ndërkohë që hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare duke mos lejuar deri në fund të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, dhënien e lejeve të ndërtimit në zonat bregdetare.


    Adrian Çarçani
    Zona Golem sp 30 000m2

    Durim Verria
    Zona Golem sp 18.335m2

    Shoqëria “EPIDAM”
    Zona Golem sp 28000m2

    Fatmir Musaj
    Zona Golem sp 17 000m2

    Shoqëria “Princess Internacional”
    Zona Golem sp 5000m2

    Shoqëria “ADA HOLDING”
    Zona Golem sp 17800 m2

    Shoqëria “Olimpik”
    Zona Golem sp 18000 m2

    Shoqëria “BIOKEN”
    Zona Ksamil sp 85 000 m2

    Shoqëria “Alfa Butrinti”
    Zona Ksamil sp 45 000 m2

    Shoqëria “A &R Expres”
    Zona Ksamil sp. 4000 m2

    Shoqëria “Grand Hotel”
    Zona Sarandë sp. 1018m2

    Shoqëria “Stafa”
    Zona Golem sp. 5000m2

    Shoqëria “Ra-FA&Kozmos”
    Zona Golem sp. 40 000 m2

    Shoqëria Club Mediterane & Riviera
    Zona Kakome sp. 70 000 m2

    Shoqëria “ELKA”
    Zona Ksamil sp. 20 000 m2

    Shoqëria “ABC Construcion”
    Zona Ksamil sp. 140 000 m2
    Shoqëria “Dulaku”
    Zona Sarandë Sp. 220 000 m2

    -----------------------------------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #33
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    "Pronësia" anonime mbi kthimin e ligjit të pronave

    I pari që tha se ligji i pronave mund të kthehet, ishte zoti Liponen, ambasadori i OSBE, në të ikur. Ai iu referua gazetave që kishin pëshpëritur për një lajm të tillë me burim nga presidenca, por në të vërtetë burimi ynë kishte qenë thuajse ndërkombëtar. Më pas reagoi dhe Moisiu duke pëshpëritur se do ta kthente ligjin. Dje opozita, megjithëse ia kërkoi këtë kthim Moisiut, shfaqi skepticizëm për vullnetin e socialistëve. Në gjithë këtë zinxhir qëndrimesh mbi ligjin gjysmak të pronave, ajo që bie në sy është fakti se askush nuk i del më zot, jo vetëm ligjit të pronave, por dhe kthimit të tij sërish në Kuvend.

    Nëse ligji po kthehet për shkak se ambasadori Liponen, edhe duke ikur, nuk pranoi të tolerojë fyerjen që socialistët u bënë rekomandimeve të OSBE-së për këtë ligj, atëherë kthimi i ligjit në Kuvend ka kontekst ndërkombëtar dhe rrezaton krizën mes socialistëve dhe ndërkombëtarëve. Ky është një moment që kërkon shumë transparencë para se ligji të shkojë në Kuvend. Themi kështu pasi formalisht ligjin po e kthen presidenti Moisiu, i cili po ashtu është akuzuar se ka denoncuar ambasadorin Liponen për këtë çështje. Pra një vendim i tij i pavarur për kthimin e ligjit, pa përfillur pakënaqësinë e OSBE-së për këtë ligj të miratuar, është një lëvizje boshe jo politike dhe aspak përfaqësuese, pasi ai nuk mbulon me këtë veprim asnjë vullnet politik që ishte aktor në hartimin e këtij ligji. Për më tepër akoma, kërkesa formale e opozitës që ligji të kthehet në Kuvend dhe sjellja e presidentit sikur po e përfill këtë kërkesë, është dhe më e padobishme, pasi opozita këtë kërkesë e ka bërë në Kuvend duke mos e votuar ligjin. Pra telefoni i prishur që po luhet me "pronësinë" mbi vendimin e kthimit të ligjit të pronave, është me pasoja nëse nuk sqarohet se kush po e përcjell këtë porosi në Kuvend. Nuk ka asnjë shans të besohet se ligji në Kuvend do të vijë si vullnet i opozitës, pasi nuk kemi asnjë avancim të raporteve opozitë pozitë dhe asnjë marrëveshje konkrete për të pranuar rekomandimet e opozitës. Nga ana tjetër vetë Moisiu nuk ka ndonjë referencë publike për pjesën e ligjit që kërkon të korrigjojë. I vetmi institucion i qartë është OSBE, e cila e ka thënë se çfarë nuk shkoi në miratimin e ligjit. Tashmë që ligji po kthehet, është mirë ta dimë se kujt po i plotëson kërkesën qeveria: OSBE-së, Presidentit apo opozitës! Kjo ka rëndësi për të kuptuar mes të tjerash dhe se me kë është në konflikt real qeveria. Është shumë të besohet se ligji po kthehet për opozitën dhe akoma më shumë që Moisiu e bën me kokë të vet.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Sipas argumentimit të Presidencës, Komitetit të Kthimit të Pronave i janë dhënë kompetenca shumë të mëdha

    Moisiu: Pronat, pse nuk e dekretoj ligjin

    “Bie në kundërshtim me draftin e përgatitur nga OSBE dhe kompromisin e dhjetorit të vitit 2002 të 14 partive”

    Nevila Perndoj

    TIRANE- Presidenti Alfred Moisiu nuk do të dekretojë ligjin për pronat për dy arsye kryesore; ky ligj bie në kundërshtim me draftin e përgatitur nga OSBE dhe kompromisin e dhjetorit të vitit 2002 të 14 partive parlamenatre në tryezën e kreut të shtetit. Argumentimi i mësipërm u bë nga burime pranë presidentit, të cilat shtuan se ligji i ri për pronat i miratuar nga 67 deputetë në Kuvend ka prishur së pari konsensusin e arritur midis forcave politike kryesore në praninë dhe ndërmjetësinë e OSBE-së. Drafti i përgatitur nga OSBE u firmos nga 9 deputetë, numër i mjaftueshëm për ta paraqitur në Kuvend në trajtën e një projektligji. Ky draft u mbështet fillimisht nga të gjitha forcat politike, dhe vetëm gjatë shqyrtimit nëpër komisione, përmbajtja e këtij materiali ndryshoi përmes propozimeve të përfaqësuesve të maxhorancës. Konkretisht ndryshimet nuk përfshinë vetëm zgjedhjen e kryetarit të Komitetit Shtetëror për Kthimin e Pronave nga Këshilli i Ministrave, por edhe kompetencat që i janë dhënë këtij komiteti, sipas të cilave ai mund të pezullojë vendimet në fuqi të dhëna mbi bazën e ligjit të vitit 1991, të miratuar me kompromis politik midis maxhorancës dhe opozitës. E njëjta situatë sipas Presidencës, mund të thuhet edhe për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2002 për ligjin e pronave në prani të presidentit Alfred Moisiu. Më 19 dhjetor 2002 presidenti mblodhi në një tryezë të gjitha forcat politike parlamentare dhe në përfundim të saj Nano, Berisha dhe kryetarët e tjerë të partive nënshkruan një deklaratë kompromisi me të cilën ato binin dakord të mbështesnin politikisht zgjidhjen e problemit të pronave duke respektuar ligjet në fuqi dhe Kushtetutën. Duke iu referuar marrëveshjes në fjalë, burime nga Presidenca sqaruan se ligji i miratuar pa votën e opozitës dhe një pjesë të forcave politike të majta, bie në kundërshtim me marrëveshjen e dhjetorit 2002, për të cilën u premtua se do të miratohej vetëm me konsensusin e palëve.
    Marrëveshja
    Në dhjetor të vitit 2002, presidenti Alfred Moisiu ndërmori nismën më të rëndësishme të mandatit të tij. Të zgjidhte përmes një kompromisi politik çështjen e pronave. Dhe kjo u arrit. Negociatat e vazhdueshme mes krerëve të partive politike, konkluduan në një tryezë të përbashkët ku morën pjesë të gjithë krerët politikë (përveç legalistëve) të cilët firmosën një deklaratë të përbashkët ku palët angazhoheshin politikisht për zgjidhjen e problemit. “Partitë politike shprehën qëndrimet e tyre rreth zgjidhjes së drejtë të çështjes së pronave. Ata ranë dakord që konform neneve 41 dhe 181 të Kushtetutës të mbështesin politikisht rregullimin e problemit përmes zbatimit të kuadrit ligjor me synim zgjidhjen përfundimtare të problemit. Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë, dhe të një dërguar të presidentit të Republikës duhet të paraqesë dhe të marrë në shqyrtim miratimin e rregullave përkatëse për këtë çështje”, -thuhet në deklaratën përfundimtare të marrëveshjes së dhjetorit. Në këtë dokument thuhet gjithashtu se për zgjidhjen e problemit të pronave, krahas kthimit, kur është e mundshme të përdoret edhe metoda e kompensimit kryesisht fizik pa përjashtuar edhe atë financiare. Marrëveshja u firmos nga 14 kryetarë të partive politike, përveç Ekrem Spahisë.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #35
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    PD: Katër kushte për votimin e pronave

    Kreu i Komisionit të Kompensimit, çelësi për kompromis.

    Partia Demokratike i vë katër kushte kryesore kampit socialist në këmbim të dritës jeshile për ligjin e pronave.

    Ndërkohë që pritet nga dita në ditë rikalimi i dekretit në Parlament, demokratët kanë bërë gati kërkesat e tyre për ndryshim, por pa përfshirë në to abrogimin e Ligjit 7501. Ata janë mjaftuar me katër pika të ligjit për pronat, të cilat i konsiderojnë si rrugëzgjidhje edhe për “telashet” që mund të sjellë 7051-shi. Kryesisht bëhet fjalë për ato nene që mazhoranca miratoi me forcën e kartonit, pasi opozitarët u larguan nga salla, për shkak të debatit të kreut të Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave. Kështu, edhe në rast se PS-ja do të lëshojë pe për kërkesat e PD-së, sërish ligji i pronave nuk do ta kishte konsensusin e të gjitha forcave politike, duke qenë se “të vegjlit” kundërshtojnë 7501-shin. Kësisoj, ligji i pronave do të ishte një produkt marrëveshjesh mes dy partive më të mëdha në vend, ashtu si edhe Kodi Zgjedhor.

    Kushtet e PD-së
    Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, ka sjellë argumente konkrete për “Panoramën”, lidhur me ndryshimet që kërkojnë demokratët për ligjin e pronave. Ai kundërshton hapur amendamentin e socialistëve, ku u jepet e drejta atyre që kanë pronat me qira apo në përdorim, që të kenë privilegjin e parablerjes. “Bëhet fjalë për fshatra turistike apo toka me vlerë të rrallë në bregdet, pas të cilave fshihen emra qeveritarësh, që duan të përligjin grabitjet e tyre”, sqaron Beja. Si argument tjetër për të kundërshtuar ligjin socialist të pronave, deputeti demokrat përdor edhe kufizimin në kthim të tokave. Teksa kujton limitin prej 60 hektarësh që vuri kupola rozë për kthimin e pronës, Beja shprehet se “në fillim ka pasur një marrëveshje që të mos kishte asnjë lloj kufizimi, por prona të shkonte tërësisht te pronari. Në rast se nuk do të kishte asnjë lloj mundësie për kthim, atëherë të përdorej kompensimi fizik”. Duke iu përmbajtur kësaj linje, Beja rrëfen edhe kushtin e tretë të PD-së, që ka të bëjë me territorin e kompensimit. Ai nuk është dakord që kompensimi të bëhet deri në rang qarku, siç kanë vendosur socialistët, por vetëm në rang fshati, komune, maksimumi bashkie. “Ajo çfarë pretendon mazhoranca është një absurditet. I bie që pronarët të shkojnë për të marrë tokën nga veriu në jug e nga lindja në perëndim të Shqipërisë”, thotë nënkryetari i Komisionit të Ligjeve. Ndërsa, si kërkesë të fundit, por si më kryesorin, Beja prezanton procesin e administrimit të kthimit të pronave, duke shprehur rezerva të mëdha për kontrollin e plotë të qeverisë mbi këtë proces. Ai paralajmëron se “ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa që presidenti të caktojë kryetarin dhe të kontrollojë procesin si një moment konsensusi”.

    Efektet e 7501-it tek e djathta
    Duket se PD-ja sërish ka vendosur që të mos i marrë në konsideratë kërkesat e aleatëve të saj. Edhe pse shpeshherë është paralajëmruar nga krerët e vegjël se koalicioni i djathtë është në varësi të qëndrimeve për Ligjin 7501, demokratët nuk kanë ndër mend që t’i rikthehen këtij debati. Beja sqaron se në rast se PS-ja do të pranojë kushtet e mësipërme, nuk është nevoja të abrogohet 7501-shi, pasi të gjitha efektet e tij rregullohen nga nenet e tjera të ligjit të pronave. Ndërsa, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, thekson se Ligji 7501 është një çarje e madhe mes PD-së dhe partisë që ai drejton. Në këtë kuadër, ai ka paralajmëruar edhe rishikimin e marrëdhënive, duke qenë se kthimi i pronës është edhe baza e programit të PR-së.



    Liponen: 7 kritika për projektin e PS-së
    Ligji i pronave është pranuar me shumë rezerva edhe nga vetë OSBE-ja. Pas ndryshimeve që u bënë nëpër komisionet parlamentare, ambasadori Liponen pohoi se nuk po e njihte më draftin e fillestar të ekspertëve pranë OSBE-së. Ndërsa, në deklaratën përfundimtare, Liponen paraqiti 7 kritika të ashpra. Duke e filluar me prishjen e konsensusit në orët e fundit para shqyrtimit të projektligjit, ai u shpreh se “nenet e fundit u miratuan me nxitim, pa debat të plotë dhe të hapur, ndërsa ndryshimet në debatet plenare u paraqitën me vonesë dhe të pashpjeguara”. Ai ka komentuar edhe kompetencat e gjera të Komitetit për Kthimin Pronave, që sipas tij, rrisin mundësinë për abuzime dhe konflikte të reja pronësie. Gjithashtu, Liponen ka bërë vërejtje edhe për nenin që kufizon kthimin dhe kompensimin e tokës bujqësore në 60 hektarë, i cili u paraqit për t’u votuar në fund të seancës plenare. “Disa nga parimet kryesore për të cilat ishte rënë dakord gjatë procesit të shqyrtimit në komisionet parlamentare, nuk janë respektuar dhe kjo mund të vërë në rrezik besimin te zbatimi i ligjit”, theksoi në fund Liponen, duke nxjerrë si domosdoshmëri konsensusin për ligjin e pronave.



    PD: Në pushtet, ne me ligj tjetër
    Demokratët paralajmërojnë rishikimin e ligjit të pronave me ardhjen e tyre në pushtet, nëse socialistët nuk do të pranojnë kushtet e tyre. Beja rikonfirmoi dje se “kur të vijmë ne në qeveri, do të kërkojmë përmirësimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, në mënyrë që ai të bëhet i zbatueshëm. Ashtu si është miratuar nga socialistët, ligji lë hapësirë maksimale për të legjitimuar grabitjet e tokave”.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kërkesa e Moisiut për konsensus mes partive, bie “në vesh të shurdhër”

    PS: Nuk ka negociata për ligjin e pronave

    Juli Prifti

    Socialistët do ta kalojnë të hënën në Parlament projektligjin e pronave, pa i bërë atij asnjë ndryshim.

    Burime pranë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pohuan dje për “Panorama” se kjo parti nuk ka ndërmend të ndryshojë diçka në variantin e miratuar, një herë nga Kuvendi. Pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend, të projektligjit nga ana e presidentit Moisiu, u hodh ideja e rihapjes së bisedimeve për gjetjen e konsesusit mes partive politike, për ta votuar unanimisht këtë projektligj. Mirëpo, duket se negociatat e zhvilluara për këtë qëllim nga ana e presidentit të Republikës, kanë kaluar pa lënë ndonjë gjurmë te socialistët. Sipas të njëjtave burime, nuk pritet të zhvillohet ndonjë tryezë për të arritur konsesusin, në lidhje me Nenin 15 të projektligjit, në të cilin parashikohet drejtimi dhe përbërja e Komitetit Kombëtar të Kthimit të Pronave. Kjo pikë e draftit u bë shkak për prishjen e konsesusit që ishte arritur mes PS-së dhe PD-së, me ndërmjetësinë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, për hartimin e draftit. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kthimi i projektligjit të pronave në Parlament, nga ana e presidentit Moisiu, ishte thjesht një vendim politik dhe nuk bazohej në argumente kushtetuese. Kështu që, socialistët duket se kanë vendosur të mos i kushtojnë rëndësi dekretit të presidentit për rikthimin e projektligjit për rishqyrtim, por do ta kalojnë draftin, ashtu siç është aktualisht, për miratim në seancën parlamentare të ditës së hënë.

    Debati

    Gjatë votimit të parë në Parlament, të draftit të pronave, socialistët e miratuan atë pa votat e opozitës. Në momentin që projektligji nuk do të rishikohet për të marrë konsesusin e forcave të djathta, atëherë sërish vota e këtyre të fundit do të jetë kundër projektligjit. Mirëpo, në kushtet e reja të krijuara pas distancimit të aleatëve nga Partia Socialiste, duket se PS-ja ka pak gjasa ta miratojë sërish këtë projektligj. Socialistët, ashtu siç edhe ka deklaruar vetë Ruçi, nuk arrijnë të kenë kuorumin e nevojshëm prej 71 votash, për të kaluar projektligje të rëndësishme, siç konsiderohet se është ai i pronave. Në këtë rast, atyre u nevojiten aleatë që, tashmë, nuk i kanë mes forcave të majta.



    PD-ja: Nuk e votojmë variantin e PS-së

    Demokratët do ta rishikojnë Ligjin e Pronave, me ardhjen në pushtet, në rast se pas kthimit të dekretit nga presidenti Moisiu, maxhoranca nuk do të pranojë amendamentet shtesë. Kështu është shprehur dje nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, duke konfirmuar se PD-ja nuk do ta votojë ligjin e pronave, nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e Moisiut. “Këto dy ligje janë shumë të rëndësishëm dhe i takojnë shumë legjislaturave, ndaj në rast se nuk do të kenë edhe konsensusin tonë, atëherë ne do t´i bëjmë korrigjimet, me ardhjen në pushtet”, tha Beja. Sipas tij, është absurde që për çështjet që lidhen direkt me fatin e vendit, të vendosë forca e kartonit. Duke u paraqitur socialistëve, kushtet e PD-së në këmbim të votës pro të ligjit të pronave, Beja thekson se “bëhet fjalë për ato nene që maxhoranca i miratoi pas largimit të opozitarëve nga salla, për shkak të debatit të kreut të Komitetit Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e pronave”. Ai kundërshton hapur amendamentin e socialistëve, ku u jepet e drejta atyre që kanë pronat me qira apo në përdorim, që të kenë privilegjin e parablerjes.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #37
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Fshatarët e Nivicës janë pronarë të tokës në zonën e Gjirit të Kakomesë si me Ligjin 7501 “Për Tokën”, ashtu edhe me normat e Kodit Civil

    Kakome, ja pronarët e ligjshëm


    Klodian Rado

    Si gjithë tokat e ish-kooperativave bujqësore, edhe në zonën e Gjirit të Kakomesë, është bërë ndarja e tokës në bazë të Ligjit Nr. 7501 “Për Tokën”, në pronësi të ish anëtarëve të kësaj kooperative. Nga kjo rezulton se banorët e fshatit Nivicë, si ish-kooperativistë, u njihej e drejta që të përfitonin tokën në pronësi dhe jo në përdorim. Në vitin 1991-1992, filloi ndarja e tokës në bazë familjesh pjesëmarëse ish-kooperativiste. Por pas kësaj ndarjeje, në momentin që dokumentat e firmosura nga Komisioni i Ndarjes së Tokave shkuan për regjistrim në Zyrën Kadastrale të rrethit Sarandë, u refuzuan. E vetmja pengesë ligjore ishte se kjo tokë figuronte në zërin kadastral si “kullotë”, fakt i cili nuk lejonte ndarjen e këtyre tokave. Në vitin 1994, Këshilli i Rrethit Sarandë, me kërkesën e ish-seksionit të Kadastrës dhe të banorëve të fshatit Nivicë, merr vendimin për kalimin e 20 ha tokë, nga tokë “kullotë”, në “tokë arë” dhe “ullishtë”. Kështu që edhe ndarja e tokave që kishte filluar nga Komisioni i Ndarjes së Tokës së Fshatit Nivicë, u legjitimua, sepse tashmë kjo tokë klasifikohej si “arë” dhe “ullishtë”.
    Kjo konfirmohet edhe nga Zyra e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës Sarandë, e cila në një shkresë të titulluar “Informacion mbi ndarjen e tokës sipas Ligjit 7501 në zonën e Kakomesë të fshatit Nivicë”, të dt. 3.3 2004, konfirmon këtë gjë. Në përmbajtje të saj thuhet se: “Mbi bazën e vendimit të Këshillit dhe Komisionit të Ndarjes së Tokës pranë Këshillit të Rrethit Sarandë, kjo sipërfaqe toke i është vënë në dispozicion fshatit Nivicë, për ta ndarë në bazë të Ligjit Nr. 7501. Kjo sipërfaqe është ndarë sipas ligjit për banorët e fshatit të Nivicës qysh nga viti 1995, dhe lista emërore, vendimi i Pleqësisë dhe Komisionit të Ndarjes së Tokës, së bashku me formularët nr.6, ndodhen në Kadastër.”
    Po ashtu edhe Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Komuna Lukovë e konfirmojnë këtë me shkresën e tyre të dt. 16.3.2004, drejtuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Për zonën e Kakomesë, deklarohet kështu në këtë dokument: “Në Zonën e Kakomesë, në bazë të Vendimit të ish-Këshillit të Rrethit Sarandë, Nr. 15, dt.14.10 1994, i janë dhënë për të ndarë në bazë të ligjit 7501, fshatit Nivicë gjithsej 20 ha tokë bujqësore. Kjo sipërfaqe është ndarë dhe janë plotësuar formularët nr.6, të cilët ndodhen në arshivën e Kadastrës.”
    Edhe në shkresën e lëshuar nga komuna Lukovë e dt. 17.04.2004, konfirmohet ndarja e tokës në fshatin Nivicë, me këtë përmbajtje: “Në bazë të Ligjit 7501 “për Tokën”, Komisioni i Ndarjes së Tokës në fshat dhe pleqësia e fshatit qysh në vitin 1994, në këtë zonë ka bërë ndarjen e tokës. Është hartuar edhe lista përmbledhëse në bazë të frymëve dhe janë hartuar formularët nr.6. Komisioni i Ndarjes së Tokës në Komunë është dakord me këtë ndarje dhe konfirmon për Komisionin e Ndarjes së Tokës në Qark, sipas rakordimeve që kemi bërë në fshatin Nivicë, në Komunë dhe në Zytën e Kadastrës Sarandë, për përfundimin e ndarjes së tokës në këtë fshat.”
    Ky fakt konfirmohet edhe nga shkresa e dt. 20.04.1998, e lëshuar nga Pleqësia e Fshatit Nivicë, e cila konfirmon ndarjen e tokave për zonën e Kakomesë.
    Nga e gjithë kjo rezulton e qartë se është ndjekur gjithë procedura ligjore, dhe në bazë të Ligjit 7501 “Për Tokën”, banorët e fshatit Nivicë, janë pronarë legjitimë të këtyre tokave, të ndara nga një komisioni i rregullt ligjor për ndarjen e tokave të ish-kooperativës së tyre.

    Ja pronarët e fshatit të Kakomesë



    Nivica Kokome marrë në vitin 1993-94
    Emri Mbiemri Nr/frymve Sp/gjithsej Përmasat njësia M2

    Minella Dhimertika 6 120 40x30
    Tolo Dhimertika 11 2200 40x55
    Miho Nikodhima 8 1600 40X40
    Kristo Papadhima 7 1400 40x35
    Koço Bodini 22 4400 40x110
    Gjikë Baxherri 5 1000 40x25
    Sofo Baxherri 12 2400 40x60
    Çevo Boçi 3 600 40x15
    Arsen Llambri 16 3200 40x80
    Lako Papagjika 20 4000 40x10
    Gol Gurmi 11 2200 40x50
    Kiço Pati 4 800 40x20
    Vasil Pati 5 1000 40x25
    Sofokli Llambri 9 1800 40x45
    Ilo Prifti 13 2600 40x65
    Ahjri Kola 6 1300 40x30
    Teo Dhimertika 5 1000 40x25
    Andon Kola 2 400 40x10
    Gjin Papagjika 5 1000 40x25
    Lefter Papagjika 5 1000 40x25
    Ilo Papagjika 4 9000 40x20
    Polo Papagjika 6 1200 40x20
    Admir Papagjika 5 1000 40x20
    Theodhor Papagjika 3 800 40x20
    Ilo Baçi 3 600 40x15
    Mitro Konomi 6 1200 40x30
    Andon Prendi 6 1200 40x30
    Thimio Papagjika 7 1400 40x35
    Jani Papagjika 5 1200 40X25
    Sevoo Papagjika 4 800 40x20
    Gol Cici 4 800 40x20
    Stillo Cici 4 800 40x20
    Petraq Cici 3 600 40x15
    Teo Cici 3 600 40x15
    Koço Kola 3 600 40x15
    Sevo Dhamo 7 1400 40x35
    Teo Munguli 4 800 40x20
    Koço Llambri 10 2000 40x50
    Qendo Bakalli 3 600 40x15
    Urani Bakalli 5 1000 40x25
    Qendro Mikëdhima 3 600 40x15
    Koço Mikëdhima 4 800 40x20
    Leo Mekshi 10 2000 40x50
    Pilo Mekshi 7 1400 40x35
    Gol Vlashi 3 600 40x20
    Pilo Vlashi 4 800 40x20
    Niko Dukshi 7 1400 40x35
    Minella Papadhima 6 1200 40x35
    Koço Dukshi 5 1000 40x25
    Kiço Cari 4 800 40x20
    Timo Gjoni 4 800 40x20
    Gani A Mungoli 4 ` 800 40x20
    Rita M. Mungoli 4 800 40x20
    Thana. S Mungoli 8 1600 40x40
    Kiço Gjoni 3 600 40x15
    K. Gjoni 4 800 40x20
    L. Gjoni 4 800 40x20
    Arqile Bituni 7 1400 40X35
    Kol Spiri 8 1600 40x40
    Vaso Papagjika 6 1200 40x30
    Pano Kuçi 6 1200 40x30
    Çaç Kuçi 4 800 40x30
    Thimio Dhimitrika 4 800 40x30
    Areti Munguli 4 800 40x20
    Miko Munguli 6 1200 40x30
    Fari Munguli 3 600 40x25
    Rako Mekshi 7 1400 40x35
    Zizo Mekshi 3 6000 40x15
    Thoma Gjoni 7 1400 40x35
    Sevo Gjoni 3 600 40x15
    Llambi Gjoni 5 1000 40x25
    Pilo Gjoni 6 12000 40x30
    Konde Kapedani 2 400 40x15
    Mitro Kapedani 5 1000 40x25
    Gjergj Kapedani 4 800 40x20
    D. Papagjika 5 1000 40x25
    Andrea Papagjika 6 1200 40x30
    Haron Papagjika 6 12000 40x30
    Sevo Papagjika 5 1000 40x30
    Arqile Papagjika 6 1200 40x30
    Çaç Vjeri 3 600 40x15
    Eranit Vjeri 3 600 40x15
    Kujtim Vjeri 2 400 40x10
    Dhimo Vjerri 5 1000 40X25
    Timo Halo 6 1200 40x25
    Genc Çarezi 2 400 40x10
    Ago Çarezi 3 600 40x15
    Sofo Llambri 9 1800 40x15
    Kostando Mika 3 600 40x15
    Koço Mika 5 1000 40x25
    Llaqi Llambri 5 1000 40x25
    Mitro Llambri 7 1400 40x35
    Ndrekë Dhimitrika 7 1400 40x35
    Foto Baxherri 2 400 40x10
    Kristo Baxheri 4 800 40x20
    Koço Gjoni 6 1200 40x30
    Jerat Gjoni 5 1000 40x25
    Andon Baxherri 9 1800 40x45
    Ahjamir Hala 8 160 40x20
    Koli Konimi 2 400 40x10
    Andon Konomi 4 600 40x15
    Çak Llolli 3 600 40x15
    L. Llolli 5 1000 40x25
    Llambi Papadhima 2 400 40x10
    Spiro Kumi 4 1000 40x25
    Eftimi Vlashi 5 1000 40x25
    Vangjel Vlashi 4 800 40x20
    Leo Dami 5 1000 40x25
    Dhamo Dami 4 800 40x20
    Leo Rroshi 5 1000 40x25
    Thoma Rroxhi 5 1000 40x25
    Ago Vjerri 6 1200 40x25
    Foto Kozima 6 1200 40x30
    Koço Kazima 4 800 40x20
    Gol Dhimitrika 9 1800 40x40
    Sevo Kola 8 1600 40x40
    Spiro Vjerri 3 600 40x35
    Fatina Papadhima 6 1200 40x30
    Pipo Çiçi 6 1200 40x30
    Vaso Çiçi 5 100 40x25
    Lako Thomagjini 4 900 40x20
    Erjeni Thomagjini 2 400 40x10
    K. Gjoni 1 200 40x10
    Lek Vjerri 2 400 40x10
    Gol Gjoni 4 900 40x20
    Ansti Vjerri 1 200 40x10
    Vangjel Gurmo 2 400 40x10
    Kiço Gurmo 5 1000 40x25
    Arqile Gurmo 3 600 40x15
    Safo Kozima 2 400 40x10
    Vangjel Minguli 6 1200 40x30
    Hamdi Mekshi 8 1600 4530
    Andrea Hala 6 1200 45x27
    Ana Mekshi 5 100 45x25
    Leno Minguli 6 1200 45x37
    Pilo Minguli 5 1000 45x23
    Agron Papagjika 4 800 45x28
    Çac Papadhima 4 800 45x28
    Thoma Leka 3 600 42x23
    N. Leka 2 400 42x14
    A. Leka 6 1200 42x28
    Milo Fati 5 1000 42 23
    Vaso Gjoni 4 800 30x28
    Tol Gjoni 3 600 30x20
    Kujtim Gjoni 2 400 30x14
    Polo Gjoni 4 800 30x28
    Sevo Mekshi 5 1000 30x35
    Dhimo Holli 4 800 30x28
    Van Dhimitrika 7 1400 40X35
    Sefo Predi 7 1400 40x35
    Çaç Prendi 6 121-- 4-x35
    Manol Prendi 2 400 40x10
    Mitro Dukshi 13 2600 57x30
    Kiço Dukshi 5 1000 34x30
    Jorgo Jorgji 4 800 27x30
    Arqili Minguli 5 1000 34x30
    Kristo Jorgji 4 800 27x30
    Miko Kola 2 400 14x30
    Spiro Pikuli 3 600 20xx30
    Llazo Bala 6 1200 40x30
    Pano Papagjika 5 1000 34x30
    Teli Papagjika 5 1000 34x30
    Foto Munguli 8 1600 56x30
    Gano Papagjika 3 600 30x21
    Maqo Kapedani 6 1200 42x30
    Koço Ahuli 3 600 30x21
    Gaqo Strati 5 1000 34x30
    Thoma Strati 6 12000 42x30
    Jeran Minguli 5 100 34x30
    Safo Thomagjini 5 1000 34x30
    Uran Mekshi 7 1400 33x42
    Vangjel Vranodhima 5 1000 23x42
    Fari Vranodhima 4 800 19x42
    Arqile Thomagjini 9 1800 60x34
    Ilo Nikodhima 3 600 14x42
    Arqile Nikodhima 4 8000 19x42
    Leni Nikodhima 4 800 19x42
    Spiro Kumi 2 400 13x30
    Llambi Papadhima 2 400 13x30
    Maqo Thomai 3 600 19x30
    Niko Gjoni 6 12000 37x30
    Filip Gjoni 9 18000 56x30
    Zolite Stavri 2 400 17x42
    Zizo Marko 5 1000 42x23
    Miho Spiro 2 400
    Foto Thoma 2 400
    Miho Dhimtrika 4 800
    Vito Qikuli 1 200
    Palite Papadhima 1 200
    Marika Baxherri 1 200
    Gaqe Dhimertika 4 800

    Safo Papadhima 6 1200
    Ilo Kumi 4 800
    Ahmet Bakia 4 800
    Mitat Ceka 6 12000
    Njazi Tabaku 4 800
    Gramoz Jaçe 4 800
    Seit Rustemi 5 1000
    Kastriot Mysi 3 600
    Mirel Tahiri 2 400
    Leo Papodhima 3 600
    Anastas Munguli 2 400
    Lefter Thoma 4 800
    Florika Milo Thoma 2 400
    Maqe Leka 1 200
    Stefan Thongjini 1 200
    Misto Thongjini 1 200
    Marillaq Vjeri 1 200
    Taqi Stameti 1 200
    Pilo Dukshi 1 200
    Andrea Prifti 1 200
    Pilo Gjoni 1 200
    Theodhori Thonari 1 200
    Ndreka Thonari 1 200
    Anastas Spiri 1 200
    Petraq Papadhima 1 200
    Anastas Gura 1 200
    Llaqi Papadhima 1 200
    Sofa Kiço Vjeri 1 200
    Stillo Papadhima 1 200
    Polo Vranadhiu 1 200
    Irakli Thomeni 1 200
    Risto Kola 1 200
    Minella Kola 1 200
    Sotir Kola
    A. LLolli 1 200
    Miko Llolli 1 200
    Josif Qikuli 1 200
    Rako Papadhime 1 200
    Spartak Papadhima 1 200
    Aljoin Premti 1 200
    Stillo Premti 1 200
    Safo Mekiti 1 200
    Arqile Llamshi 1 200
    Pilo Konomi 1 200
    Marillaq Gjoni 1 200
    Pilo Batheni 1 200
    Qirjako Vjeri 1 200
    Seno Vjeri 1 200
    Gaqo Premti 1 200
    Llaqi Zisi 1 200
    Anastas Zisi 1 200
    Llaqi Cari 1 200
    Seko Cari 1 200
    Alqi Spiri 1 200
    Timo Cici 1 200
    Lame Cici 1 200
    Mandi Cici 1 200
    Llaqi Kola 1 200
    Sofa Kola 1 200
    Spiro Ahimertika 1 200
    Leka Ahimertika 1 200
    Lako Papadhima 1 200
    Qirjako Dami 1 200
    Fatmir Papadhima 1 200
    Theodhori Prifti 1 200
    Vaso Rroshi 1 200
    Lili Dani 1 200
    Miho Papadhime 1 200
    Xhorxh Papadhime 1 200
    Andon Kola 1 200
    Qirjako Kumi 1 200
    Llaq Kumi 1 200
    Orait Kumi 1 200
    Jeraz Dhimitrika 1 200
    Sovjet Dhimitrika 1 200
    Sofo Papagjika 1 200
    Vasil Gjoku 1 200
    Gaqo Gjoku 1 200
    Ahjanir Papadhima 1 200
    Mitro Papadhime 1 200
    Lon Gjoni 1 200
    Maqo Konomi 1 200
    Dhinja Konomi 1 200
    Koço Konomi 1 200
    Gaqo Konomi 1 200
    Gaqo Dukelarka 1 200
    Lon Dukelarka 1 200
    Lon Minguli 1 200
    Aristidh Minguli 1 200
    Mitro Dukelarka 1 200
    Kleo Dukelarka 1 200
    Kiço Dukelarka 1 200
    Llambi Jakustina 1 200
    T. Jakustina 1 200
    Thoma Cari 1 200
    Sino Papadhima 1 200
    Lark papadhima 1 200
    Sollo Papadhima 1 200
    Ilo Papadhima 1 200
    Gaçi Papajani 1 200
    Pipi Papajani 1 200
    Pandi Papajani 1 200
    Pilo Shkurti 1 200
    Stefan Gurmi 1 200
    T. Gurmi 1 200
    Qëndri Kola 2 400
    Lako Premti 1 200
    Kristofor Leka 1 200
    Kiço Foti 1 200
    Rako Foti 1 200
    Ilo Foti 1 200
    Lola Duka 1 200
    Qirjako Miko 1 200
    Thanas Gurmi 1 200
    Qëndro Batheri 1 200
    Safo Kapedani 1 200
    Duk Kapedani 1 200
    Gol Baxheri 1 200
    Antastas Baxheri 1 200
    Klement Baxheri 1 200
    Ilo Baxheri 1 200
    Stillo Qirko 1 200
    Filip qirko 1 200
    Irakli Dhuli 1 200
    Kiço Dhuli 1 200
    Miko Muka 1 200
    Kiço Kurmi 1 200
    Minella Gjoka 1 200
    Misto Gjoka 1 200
    Simo Kuçi 1 200
    Lili Gareri 1 200
    Pavllo Kuçi 1 200
    Taqi Kuçi 1 200
    Tola Kola 1 200
    Gita Dauri 1 200
    Minella Kozima 1 200
    Marik Dhimispira 1 200
    Filik Kozima 1 200
    Lefter Kozima 1 200
    Qirjako Kozima 1 200
    Kiço Stameti 1 200
    Koço Kumi 1 200
    Foto Gjomi 1 200
    Mitro Mertenika 1 200
    Thimja Gjoni 1 200
    Illo Gjoka 1 200
    Mitro Gjoka 1 200
    Stillo Gjoka 1 200
    Pilo Curiu
    Lark Thoma 1 200
    Dhimo Bitumi 1 200
    Varo Bitumi 1 200
    Berti Minguli 1 200
    Pano Minguli 1 200
    Çene Mand Batheri 1 200
    Gaqe Vjeri 1 200
    Andrea Jakusimi 1 200
    Arqile Miho Rroshi 1 200
    Varo Leo Vjeri 1 200
    Andrea Thomari 1 200
    Llaqi Kiço Papadhima 1 200
    Napolon Kiço Papadhima 1 200
    Lefter Gjini 1 200
    Gjike Gjini 1 200
    Kiço Gjini 1 200
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #38
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Toka e Kakomesë, vjedhje me ligj


    Gjergj Erebara

    Një dokument i vjetër, i vitit 1875, vërteton se një grup fshatarësh nga fshati Nivicë në bregdetin e Jonit, i ka paguar dhe blerë sulltanit të Turqisë një sipërfaqe toke kullotë. Dokumenta të tjera të vitit 1947 tregojnë se si toka në fjalë iu shpronësua pjesërisht ose totalisht fshatarëve në bazë të reformës agrare.
    Gjatë 90 viteve të ekzistencës së shtetit shqiptar, asnjë zyrtar në kryeqendrën e vendit, nuk mendoi asnjëherë të kryente ndonjë nga detyrat e shtetit për fshatarët e Nivicës, ashtu si shteti nuk i kreu detyrat e veta për qindra fshatra në të gjithë vendin. Por së fundmi, gjiri i bukur i Kakomesë dhe toka aty pranë, u bë një vend i lakmueshëm nga një kompani, e cila e pati fare të lehtë të merrte nga një qeveri që u kujtua të kryejë funksionet e veta themelore, 70 hektarë tokë të tjetërkujt, në emër të një ligji absurd, që u thotë fshatarëve që kanë njëmijë vite që lindin dhe vdesin në trojet e veta, se nuk kanë të drejtë, për arsye se në vitin 1993, parlamenti ka miratuar një ligj që e shpall tokën e tyre pronë shtetërore, më saktë, zonë që ka përparësi zhvillimin e turizmit. Në këtë çast, shteti merr për herë të parë përsipër të kryejë funksionet e veta bazë, atë të menaxhimit dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të një vendi, por në të njëjtën kohë, mohon faktin se banorët e zonës kanë njëmijë vite që punojnë dhe jetojnë atë tokë.
    Ironia është aq e madhe, sa qeveria dhe institucionet e saj këmbëngulin për faktin se toka është pronë shtetërore, se fshatarëve as nuk u është njohur dhe as nuk u është kthyer toka. Për më tepër, sipërfaqja në fjalë, nuk është shpërndarë as në bazë të ligjit 7501 “Për Tokën”, pasi ishte kullotë dhe jo tokë bujqësore. Një numër njerëzish që kanë privatizuar disa objekte ish – ushtarake, rezultojnë gjithashtu të paligjshëm. Kjo është një akrobaci juridikisht e saktë, por në bazë të ligjeve të një shteti që asnjëherë nuk mendoi t’u shtronte një rrugë, apo t’u dërgonte një linjë telefonike fshatarëve të Nivicës.
    Ligjërisht, pothuajse askush nuk është pronar toke në Republikën e Shqipërisë. Rreth 600 mijë fshatarë e kanë marrë nën përdorim tokën bujqësore në vitin 1991, ato kanë marrë tapitë në bazë të një ligji të vitit 1995, por tapitë e tyre nuk u regjistruan kurrë në zyrat kadastrale. Nën këtë logjikë juridikisht të saktë për katrahurën ligjore shqiptare, shteti ka të drejtë t’i thotë çdo fshatari se toka që ai punon, nuk është e tija, por do t’i jepet një firme të fuqishme që do të zhvillojë turizmin.
    Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka dhënë disa qindra hektarë tokë me konçesion apo qira afatgjata në bregdet për disa dhjetëra subjekte, të cilat ishin në gjendje të merrnin edhe kryeministra për t’u prerë shiritin e përurimeve investimeve miliona dollarëshe. Por sot, disa vite pas firmosjes së këtyre kontratave, këto miliona dollarë investime nuk po duken gjëkundi. Në Gjirin e Lalëzit apo në Sarandë, ku qeveria mori përsipër t’u falte firmave tokën e tjetërkujt, asnjë lek investim nuk duket gjëkundi.
    Në historinë e Kakomesë kemi një situatë të tillë: nga njëra anë është shteti që ka shpallur pa kurrfarë të drejte veten pronar të tokës së tjetrit, ndërsa pushtetarët e tij i kanë njohur vetes të drejtën për të bërë çfarë të duan me atë tokë, ta shesin për qindarka apo ta falin në emër të zhvillimit. Nga ana tjetër, kemi një komunitet fshatarësh, gjyshërit e të cilëve u bashkuan dhe i paguan paratë sulltanit të Turqisë. Ata nuk e morën, (siç pretendohet), nga pushtuesit turq si shpërblim për tradhtinë e vendit të tyre. Ata e paguan me paratë e veta. Nipërit e tyre nuk janë njerëz që u kujtuan për pronësinë e tokës në çastin që u fol për investime miliona dollarëshe. Sipas një dosjeje të dorëzuar në gazetën ‘Shekulli’, ata kanë dhjetë vite që gjurmojnë dokumentat e pronësisë, kanë luftuar në sallat e gjyqeve, kanë kërkuar kthimin dhe kompensimin e tokës së vet, por ky shtet dhe ligjet e tij nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë kthyer tokën te pronarët e vet të ligjshëm.
    Stabilitet, stabilitet, stabilitet! Presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, ka përmendur këto fjalë, kur foli për problemet e Shqipërisë. Shumë shpesh në Tiranë është abuzuar duke thënë se stabiliteti vjen kur Nano dhe Berisha, nuk grinden me njëri-tjertin, kur nuk ka ndryshime të shpeshta qeverie. E vërteta është se askush nuk duhet të mendojë se do të jetojë në paqe duke i vjedhur tokën tjetrit. Për sa kohë do të ketë njerëz që do të pretendojnë pronësinë e tokës, për aq kohë nuk do të ketë stabilitet në Shqipëri. Gjatë 12 viteve të fundit, zyrtarisht rreth 2300 shqiptarë janë vrarë në mosmarrëveshje mbi pronësinë. Këto janë njerëzit që i vranë ligjet e këtij shteti. Politika jonë vetëm 15 vite pas rënies së komunizmit u detyrua të pranojë se mosnjohja e pronës private bie në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe shoqërisë, se asnjë investitor nuk do të jetë i sigurt në investimin e vet të realizuar mbi tokë të vjedhur.
    Natyrisht, qeveria nuk mendon në këtë mënyrë. Zyrtarët e saj janë të bindur se kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me pronën e tjetrit. Tashmë ata e dinë se herët apo vonë, toka do t’i kthehet pronarit dhe se asgjë nuk mund ta ndalë këtë proces. Pikërisht për këtë arsye, ata po nxitojnë të falin qindra hektarë tokë që kushtojnë dhjetëra milionë dollarë, para se procesi të marrë fund, me shpresë se të ashtuquajturit pronarë të vjetër do të heshtin dhe do të heqin dorë. Me mendimin se pronarët e vjetër do të mjaftohen me një kompensim financiar me një të dhjetën e vlerës, ose se do të vdesin.
    Vjedhja e tokës së fshatarëve të Nivicës bëhet vetëm disa muaj para se të diskutohet dhe të zgjidhet përfundimisht problemi i pronës, problemi që na mban pa stabilitet dhe që na detyron të vrasim njëri-tjetrin.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #39
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Pronat, PS, të hapur me PD


    D.Tanushi

    TIRANË – Deputetë socialistë kanë vendosur dje, të jenë të hapur me opozitën për të diskutuar rreth ndryshimeve të tjera në ligjin për pronat, por nëse PD-ja nuk do të pranojë, atëherë në seancën plenare të ditës së enjte PS do ta kalojë ligjin sipas ndryshimeve që ajo vetë ka miratuar. “Partia Socialiste është e gatshme për të arritur konsensusin e përbashkët me opozitën në lidhje me ligjin e pronave, në mënyrë që ky ligj të miratohet në Kuvend, duke zhbllokuar kështu procesin e rëndësishëm të kthimit dhe kompensimit të pronave”, -deklaroi dje, pas mbledhjes së grupit parlamentar nënkryetari i tij, Bardhyl Agasi. Sipas tij, “socialistët janë të vendosur ta miratojnë këtë ligj gjatë seancës plenare të ditës së enjte, duke pranuar diskutimet për ndryshime të mëtejshme”. Në këtë mënyrë, deputetët socialistë, të cilët morën në shqyrtim vërejtjet dhe sugjerimet e presidentit të Republikës, Alfred Moisiu për ligjin e pronave, shprehen të hapur për negociata me drejtues të grupit parlamentar të PD-së. Por, sipas Agasit, socialistët janë të vendosur që “të mos ketë asnjë lloj ndryshimi në lidhje me ligjin 7501 që ka të bëjë me tokën bujqësore”. Ndërkaq nuk është lënë asnjë takim, por është autorizuar kryetari i grupit Gramoz Ruçi të takohet me kreun e grupit parlamentar të PD-së Bamir Topi për të arritur në një pikë konsensusi, qoftë edhe para seancës së të enjtes. Agasi tha se opozita nuk ka paraqitur asnjë version, apo ndonjë mundësi bashkëpunimi. Agasi sqaroi gjithashtu se mund të gjendet kompromis edhe përsa i përket përbërjes dhe kompetencave të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të pronave, gjë që kërkon PD-ja, por gjithmonë nuk do të lejojnë që të ketë shkelje të ligjit 7501. Deputetë socialistë kanë vendosur të miratojnë propozimin e tretë të presidentit, që është përbërja, por duket se do të jetë e vështirë të pranojnë sugjerimet për kompetencat e këtij komiteti.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #40
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    E Premte, 30 Korrik 2004


    PRONAT, LIGJI MIRATOHET PA KONSENSUS

    Oli Xhilaga

    Pas shume debatesh dhe kundershtimesh, parlamenti shqiptar miratoi me ne fund ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave. Keshtu ne seancen e djeshme plenare Kuvendi pasi mori ne shqyrtim dekretin e presidentit per ndryshime ne ligjin e pronave, e miratoi ate me 69 vota pro kundrejt 6 votave kunder dhe 3 abstenim. Por perseri ligji per pronat dhe ne kete seance nuk gjeti konsensusin e te gjitha forcave politike. Kujtojme se nje nga arsyet per te cilat kreu i shtetit e riktheu kete ligj ishte pikerisht mungesa e konsensusit, por ne momentin kur do te votohej per ndryshimet e propozuara ne kete ligj, deputetet demokrate braktisen seancen. Edhe pse nuk parashtruan asnje argument qe conte ne largimin e tyre nga seanca, demokratet gjate ketyre diteve paralajmeruan se nuk do te marrin pjese ne kete votim nese nuk respektohen propozimet e bera nga keta deputete sa i takon ligjit ne teresi dhe jo vetem pikave te kontestuara nga presidenti. Lidhurme keto propozime, gjate diskutimeve ne komisionet e ndryshme parlamentare, sidomos ne ate te ekonomise, deputetet socialiste nuk pranuan qe te miratoheshin dhe si rrjedhoje nuk u kaluan per shqyrtim ne seancen e djeshme. Duke qene se kjo force politike, kontestoi kete ligj qe ne miratimin e pare te tij, nuk e shikoi te drejte pjesemarrjen ne votimin e dyte te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave. Por nga ana tjeter, socialistet duke denuar kete veprim te PD-se, vune ne dukje se kjo force politike nuk ka pasur asnjehere vullnetin politik per gjetjen e konsensusit, sa i takon ketij ligji kaq te rendesishem. Nderkohe edhe pse partite e djathta parlamentare moren pjese ne kete votim, ato kundeshtuan propozimet e bera nga mazhoranca. Megjithate ashtu sikurse pritej, mazhoranca socialiste nepermjet forces se kartonave, i dha fund odisese se tejzgjatur te pronave.

    Ridebatimi

    Sipas rregullave parlamentare, ligji "Per kthimin dhe kompensimin e pronave" u miratua ne seancen e djeshme me votat e mazhorances dhe kjo pas zhvillimit te debatit te dyte. Nga ana tjeter, kujtojme se vetem nje here e ka te drejten institucioni i kreut te shtetit te paraqese kerkesen e tij per kthimin mbrapsht dhe rishqyrtimin e ketij projektligji ne Kuvend. Keshtu pas zhvillimit te debatit neper komisionet perkatese te Kuvendit, ligji u kalua per miratim ne parlament, por kesaj here vetem pikat e kontestuara nga institucioni i presidences. Dhe kesaj radhe, votimi e kaloi kete ligj vetem me votat e mazhorances, duke e konsideruar ne kete menyre te miratuar. Pas kesaj, megjithese ligji mund te kete serish diskutime, nuk ka me te drejte askush qe ta dekretoje per rishqyrtim. Ai konsiderohet si i miratuar.

    Rezervat e Moisiut

    "Konstatoj se ligji i miratuar nuk reflekton plotesisht piken e pare te marreveshjes se partive politike te 18 dhjetorit 2002, si dhe konstatoj angazhime politike ne nje perqindje jo te vogel, te cilat jane kunder zgjidhjeve ne aspekte te vecanta te ligjit", eshte shprehur presidenti lidhur me kete fakt. Duke u ndalur tek hartuesit e ligjit, te iniciuar nga OSBE-ja dhe hartuar me ndihmen e saj per kreun e shtetit, varianti perfundimtar nuk respekton parime dhe elemente thelbesore te marreveshjes se arritur me ndermjetesimin e saj. Nenet qe konteston Moisiu ne ligjin e pronave jane: 1. Ne nenin 16, pika 1/a dhe 3, eshte percaktuar se Komiteti Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones ka te drejte te shfuqizoje vendime te komisioneve vendore. 2. Nje rregullim me implikime te panevojshme mendoj se eshte dhe e drejta e Komitetit Shteteror, neni 16, pika 2, qe te verifikoje vendimet e komisioneve qe kane zbatuar Ligjin nr. 7698, dt.15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve" dhe Ligjin nr. 7501, date 19.07.1991 "Per token" dhe t'i shfuqizoje ato ose te kerkoje shfuqizimin e tyre ne rruge gjyqesore. 3. Neni 15, krijon Komitetin Shteteror per Kthimin dhe Kompensimin e Prones.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  4. Liria e shtypit ne diktatin e krimit
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 02-12-2003, 18:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •