nga G 55
-------------
A ishte shpërblim për fushatën e Valentina Leskajt shitja e hotelit "Skampa" në Elbasan?
Si u shit hotel "Skampa" në Elbasa
Të dhënat e hotelit "Skampa":
1‑Viti i ndërtimit: 1973
2‑Numri i kateve: 10
3‑Sipërfaqja e truallit: 2550 m2 ("vlerësuar" 1.8 milionë lekë)
4‑Sipërfaqja nënobjekt: 2162 m2
5‑Sipërfaqja e ndërtimit: 7283 m2
6‑Sipërfaqja e lirë: 388 m2
7‑Dhomat me banjo: 54
8‑Dhomat pa banjo: 56
9‑Shtretërit: 200 copë
10‑Restoranti: 160 vende
11‑Bari: 150 vende
12‑Saleta: 36 vende
13‑Taverna: 80 vende
14‑Gjendje e godinës: e mirë
15‑Çmimi i shitjes bashkë me truallin: 83 milionë lekë
Pronarët e Bezistanit
Trojet mbi të cilat dikur ngriheshin dyqane e që më pas u kthyen në truall ndëtimi për Hotelin "Skampa", dhe shesh publik përreth tij, i përkisnin këtyre pronarëve elbasanas:
1‑Mustafa Gjata
2‑Mal Qorri
3‑Ibrahim Miraku
4‑Ibrahim dhe Murat Murati
5‑Qemal dhe Ndriçim Stafa
6‑Sali dhe Sulë Shiku
7‑Demir Peni
8‑Qamil Peni
9‑Haxhi Daka
10‑Jonuz Domi
11‑Riza dhe Izet Vyshka
12‑Met Blloku
13‑Rexhep Muho
14‑Met Shyti
15‑Rifat Bumçi
16‑Demir Molloholli
17‑Xhevdet Kafexhiu
18‑Hysen Kaziu
19‑Abedin Muça
20‑Hysen Kopili
21‑Vakufi
22‑Sulejman Domi
23‑Faik Pleshti
24‑Vëllezërit Harja
25‑Mal Stringa
26‑Hysen Trungu
27‑Shaqir Vërçani
28‑Nrek Deliana
29‑Isuf Brisku
30‑Arif Hyskja
31‑Vëllezërit Palluqi
32‑Shefqet Biza
33‑Shefqet Lleshi
34‑Bajram Gjini
35‑Ali Murati
36‑Ibrahim Velencia
37‑Musa Murati
38‑Vëllezërit Shabanaj
39‑Mustafa Shupheja
40‑Kamber Shupheja
41‑Baftjar Grykshi
42‑Qamil Grykshi
43‑Xhevahir Gani
44‑Mustafa Shiku
45‑Sulejman Murati
46‑Dan Kopliku
47‑Stefan Kolonja
48‑Sif Dodbiba
49‑Qamil Shkodra
50‑Vëllezërit Kulla
51‑Vëllezërit Asekiu
52‑Stas Buda
53‑Qamil Grada
54‑Ibrahim Kopili
55‑Demir Sikja
56‑Rahim Çelirama
57‑Vëllezërit Sotir e Nikolla
Një privatizim i çuditshëm
Një ndër privatizimet më të mëdha kohët e fundit është edhe shitja e hotelit më të madh të Elbasanit, që njihet me emrin e lashtë "Skampa". I gjithë procesi i shitjes kaloi nëpërmjet një kalvari të gjatë më shumë se një vjeçar dhe u desh zhvillimi i zgjedhjeve në zonën nr 52 për të përcaktuar përfundimisht blerësin, në sajë të një kontributi jo të vogëël të tyre në këto zgjedhje. Dhe si fitues të "tenderit" për shitjen e Hotel "Skampës" u "shpall" firma Rruga Ura 2 me drejtues zotërinjtë Hasa dhe Dushku, ku siç edhe thuhet merr pjesë një firmë maqedonase e quajtur "Flamengo" me qendër në Ohër.
Çelësat pronarëve të rinj ia dorëzoi vetë kryeministri Nano dhe ministrja e të papunëve, deputetja e miellit nr 52, Valentina Leskaj.
Dhe aty ku merr pjesë Nano dihet se çfarë ka.
Historia: Nga Bezistani deri tek hotel "Skampa"
Bezistani i famshëm, i njohur shpesh në histori, do t'i nënshtrohej një transformimi të menjëhershëm në vitin 1970 kur u planifikua të ndërtohej hoteli që do të merrte më vonë emrin "Skampa". Për efekt të ndërtimit të këtij hoteli, u shembën edhe dyqanet e tjera rreth tij, dyqane që ishin shtetëzuar qysh në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist, duke zhdukur në këtë mënyrë qendrën më të vjetër tregtare të Elbasanit. Objekti i ri që u ndërtua, Hotel "Skampa", ishte për shumë vite ndërtesa më e lartë e qytetit të Elbasanit dhe vendi më i pëlqyer për qytetarët elbasanas. Ndërtimi i tij pati kontribute të disafishta. Në të u angazhuan arkitektët dhe teknikët më të mirë të vendit.
Disa vjet më parë hoteli pati një rikonstruksion që kushtoi dhjetra milionë lekë dhe që kishte të bënte me zëvendësimin e të gjithë dyerve dhe dritareve të tij.
Në vitin e mbrapshtë 1997, ky hotel nuk u la të digjet në sajë të mbrojtjes që i bënë punonjësit e tij, të cilët me sa duket do të jenë të parët që do të vuajnë pasojat e shitjes në fjalë.
Shitjet e çuditshme të hotelit. Zona nr 52 nuk u pluhuros vetëm nga mielli Leskaj
Fillimisht hoteli doli në shitje me një çmim prej 130 milionësh lekë. Procedura e shitjes së tij ishte tenderi. Në këtë "tender" u tha se u paraqit vetëm një zarf me ofertën e 83 milion lekëve. Procesi i shitjes së hotelit ngeci në janarin e vitit 2002 pasi nuk u firmos nga kryeministri i atëhershëm Meta. Një gjendje e tillë vazhdoi edhe më tej pasi edhe kryeministri pasardhës Pandeli Majko nuk nënshkroi shitjen e tij. Një "fat" i tillë i qëlloi kryetarit të PS‑së, Fatos Nano, pasi ky i fundit u bë kryeministër i vendit.
Për procesin e shitblerjes mund të thuhen shumë gjëra që ia vlejnë të diskutohen gjatë, por disa gjëra nuk duhen lënë jashtë vëmendjes. Këtu e kemi fjalën për përfshirjen e pronarëve të rinj të hotelit në fushatën e fundit zgjedhore të ministres Valentina Leskaj në zonën nr 52 të Elbasanit. Madje shumë vetë në Elbasan mendojnë që hoteli më i madh i qytetit u shit përfundimisht me këtë çmim në sajë të ndihmës që pronarët e saj i dhanë kandidates Leskaj në fushatën e saj miello ‑ zgjedhore të 15 dhe 29 dhjetorit 2002. Këtu mund të kujtojmë punimet e kryera nga firma e pronarëve të rinj të hotelit, në zonën e quajtur NSHU, punime që i shërbyen fushatës së Valentina Leskajt. Mjete të firmës që fitoi "tenderin" e Hotel "Skampës", u vunë në dispozicion të mekanizmit që drejtonte të ashtuquajturën fushatë zgjedhore të shoqes Leskaj.
Po ashtu nuk ishin të pakta rastet e drekave të shtruara për nder të Valentina Leskajt, nga personat që tashmë rezultojnë si pronarë të hotelit për të cilin po shkruajmë, në kuadër të fushatës dhe interesave të ndërsjellta në lidhje me Hotelin "Skampa".
Në funksion të kësaj edhe shpallja përfundimtare e shitjes u bë nga Fatos Nano në prani të Valentina Leskajt, pak ditë më parë në mjediset e hotelit në fjalë, veprim që çertifikoi premtimin e dhënë para zgjedhjeve të 15 dhe 29 dhjetorit 2002.
Është për t'u shënuar se vlefta e caktuar për shitjen e këtij hoteli është shumë e ulët dhe nuk i përgjigjet aspak çmimit real të tij që duhej të ishte rreth 2 milionë dollarë.
Pronarët e truallit përjashtohen nga e drejta e parablerjes
Të bën përshtypje fakti se për truallin ishte llogaritur një çmim qesharak prej 1.8 milionë lekë, që do të thotë se një metër katrore nuk është vlerësuar më shumë se 8 mijë lekë. Dhe pikërisht pas një vlerësimi të tillë, pronarët e rinj të hotelit "falenderuan" komunitetin "për mirëkuptimin e treguar" në rastin në fjalë ku për hir të së vërtetës nuk ka pasur ndonjë gjë të tillë.
Të paktën për formalitet, pronarët e tokës (që dikush i quan padrejtësisht "ish pronarë") kishin të drejtën e parablerjes dhe nuk duheshin shmangur fare nga kjo blerje. Këtu mund të kompesoheshin deri diku edhe pronarët e tjerë të trojeve që janë kthyer sheshe publike përreth hotelit.
Shmangen nga privatizimi edhe punonjësit e hotelit
Një fat jo më të mirë kanë pasur edhe punonjësit e deritanishëm të hotelit. Si poseidues letrash me vlerë, ato mund të ishin aksionerë të mundshëm të këtij hoteli. Shmangia totale e tyre nga ky privatizim tregon se sa pak rëndësi dhe vlerë ka sakrifica në Shqipëri. Në sajë të kësaj sakrifice, hotel "Skampa" nuk u dogj gjatë vitit të mbrapshtë 1997. Sigurisht kur bëhej fjalë për të gjitha ato sa thamë më lart, kuptohej se nuk pyeste kush për pronarët apo punonjësit e këtij hoteli. Gjithsesi shitja e hotelin nuk ka lënë një shije të mirë në qytetin e Elbasanit ku zor se do të gjesh njerëz të binden për atë që thuhet zyrtarisht për hotelin që tashmë u shit edhe si shpërblim elektoral.
------------- g55-------
Krijoni Kontakt