Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    5

    Partia muslimane "Atdheu" do të marrë pjesë në zgjedhje

    FUTET NE VOTIME PARTIA MYSLIMANE

    Kryetari i Partise Myslimane "PSHA" Artan Shaqiri ben thirrjen e madhe para besimtareve shqiptare te Allahut

    Me ne fund ajo "bombe" elektorale qe po ndizej , plasi dje . Kryetari i Partise Myslimane te quajtur "PSHA" Artan Shaqiri, nje djale i specializuar ne vendet arabe, me tre gjuhe te huaja dhe ish-Myfti ne xhamine e Lezhes deklaroi se partia e tij PSHA do te kerkoje hapur votat e besimtareve myslimane ne xhami, familje, rruge, takime, thirrje e kudo qe lejon ligji. "Me te vertete qe jemi parti e re politike, pasi kane shume muaj qe me zor na jepnin viston ne gjykata, por tashme jemi realitet ligjor dhe politik" - tha dje per "KJ" Artan Shaqiri, i cili pas specializimit disa vjecar ne vendet Arabe, ka qene Myfti ne Lezhe dhe me pas kryetar i Komisionit te Mandateve ne Keshillin e larte te Komunitetit Mysliman shqiptar. I njohur per oratorine e tij dhe i specializuar ne shkollat arabe, mik i kater komuniteteve fetare ne vend, kryetari i Partise Myslimane te Shqiptareve ka zgjedhur Elbasanin per te filluar fushaten elektorale. Mbi 4 mije besimtare te Allahut e kane takuar dhe biseduar kryetarin e partise se tyre zotin Artan Shaqiri. Te gjithe i kane premtuar se do ti japin vota me shumice per partine e tyre, sic e quajne tashme PSHA. Zoti Artan Shaqiri synon qe te mbledhe vota per partine e tij ne menyre qe te arrije mbi 15 per qind te votave kombetare per te qene parti e trete ne vend, ndonese , sic thote ai myslimanet jane ne shumice dermuese ne Shqiperi, por pas ketyre zgjedhjeve na duhet te ndryshojme taktiken elektorale.

    Artani na tregon nje harte elektorale , te cilat ai i quan bastione myslimane nga ku PSHA do te marre vota me shumice. Nder to shquhet qyteti i Shkodres, Tirana, Elbasani, Vlora, Korca, Librazhdi, Kukesi, Gjirokastra, Lushnja, Kavaja,etj.

    Duke patur nje lidhje te meparshme si Myfti i Xhamise se Lezhes si dhe ne kupolen e Komunitetit Mysliman Shqiptar zoti Shaqiri po shfrytezon te gjitha lidhjet e tij fetare dhe publike per te forcuar partine e tij te re , e cila tashme ka nje shtab jashtezakonisht te fuqishem me gjithcka duhet per nje fushate elektorale .Ne te gjitha rrethe PSHA ka ngritur deget, perjashtuar zonat kristiane dhe sidomos ne ato katolike, dhe pas pak javesh do te filloje publikisht takimet massive me elektoratin. Por burime brenda selise se partise se tij tregojne se jane skicuar emrat e kandidateve per deputete, porse do te synohet takomi me besimtaret e Islamit kudo e kurdo.

    Ne te vertete emrin e kesaj partie dhe programin e saj gjykata e Tiranes e rrezoi duke mos e lejuar se shkel ligjin dhe Kushtetuten, pasi u quajt edhe nga media si nje parti e mirefillte fetare islame, por menjehere Artan Shaqiri e kaloi ceshtjen ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, ku para pas shume muajsh e fitoi te drejten qe te rregjistrohet si parti politike. Pas marrjes se ketij vendimi te formes se prere PSHA filloi te hulumtoje dhe nxitoj per tu future ne keto zgjedhje me nj- synim teper te guximshem, 15 perqind te votave kombetare. Aktivistet e kesaj partie jane fshatrave , kudo ka , sidomos , votues myslimane. Dhe nuk jane pak edhe xhamite ku mblidhen besimtaret ! Vetem ne Elbasan PSHA, sipas sondazheve, eshte parti e trete politike. Ne Shkoder del e dyta, pas PD, kurse ne disa rrethe te tjera po synon te jete nder rradhet e para. Perjashtuar, sic thame zonat kristiane dhe sidomos katolike. Por dhe ne keto zona katolike kryetari i PSHA ka menduar te ndjeke nje taktike djallezore elektorale, duke iu thene se "duhet te votoni per partine tuaj kristiane !". Pra indirekt ne zonat me popullsi myslimane ai kerkon vota per PSHA. Taktike qe mbush kutite e votimit per PSHA, sidomos ne fshatrat myslimane.

    Armir Shehu

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe kete parti nano maskarai e ka ideuar, qe te vjedhi votat e Sali Berishes, se populli do te votoje PD.
    Po na fut percarjen kombetare ky edepsez. E shikon qe po i vjen fundi dhe nuk le gur pa levizur.
    Pa tjeter qe themeluesit e kesaj partie jane ish-bllokmenet dhe femijet e tyre, dhe ish-sigurimsat.
    Nuk eshte rastesi qe mori jete pikerisht ne Lezhe, aty ku ka influence PS-ja.

    O popull merrni hune dhe bjerini Nano kopilit !!!

  3. #3
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Si E Ka Emrin Partia . Partia Myslimane

    Sme duket gje e mir kjo parti , kot e mkot !
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Emri i gjate si eshte? PSHA - Partia Shqiptare Atdheu?

    Sidoqofte, kam pershtypjen se shume optimist tregohen ata qe kane thene per 15%. Te jesh optimist nuk eshte keq por per sa kohe mbetesh brenda realitetit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Dalte per hajer kjo pune por seç me ndjell ogur te zi!

  6. #6
    Trim me flete pambuku
    Anëtarësuar
    07-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    Fakti qe ne bote ka parti demokristiane nuk do te thote qe ato jane te lidhura me kristianizmin si nje fe e mirefillte. Identiteti fillestar i fjales demokristiane ka lidhje me filozofine perendimore dhe perben ne vetvete nje bashkim mes konservatoreve dhe liberaleve ne vitet 20 te shek 20, kunder rrymave te majta qe po ravijezoheshin gjithmone e me fort ne Evrope.
    Pra, nuk ka kurrfare kuptimi fetar.
    Ne rastin e partise muslimane nuk e kam idene e programit te saj dhe natyrisht qe nuk besoj se do te fitoje ndonje vote e qa me pak vend te kuvend, por mendoj se eshte e teper per nje vend laik si Shqiperia, e cila duhet te kete nje orinetim perendimor.

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ideja nuk vjen nga Nano (qe eshte dinak eshte ai po ketu nuk ka gisht as dore ), por nga myslimanet qe duan te perfaqesohen dhe ne politike. Ideja e nje partie myslimane nuk eshte e re. Perçarje nuk ka pse te kete, vetem ide te ndryshme dhe ky eshte thelbi i sistemit shumepartiak.
    Nejse rreth 90% te votave i ndajne PS me PD, dhe pastaj mbase ndonje LSI apo LZHK, per partite e tjera se besoj te mbete me shume se 5%.
    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 18-04-2005 më 09:28
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Fakti qe Shqiperia dominohet nga popullsia muslimane nuk duhet ta genjeje Shaqirin e per me teper kjo nuk duhet te perdoret per te fituar vota. Mendoj se me teper se nje levizje politike me potencial per te ndryshu diçka eshte nje grup njerezish qe te financuar nga "diku" po perpiqen te hedhin ne jete nje plan, per mendimin tim, te pashprese. Mbase do behen partia e trete, mbase do perfaqesohen ne parlament, por kjo nuk duhet te behet thjeshte duke perdorur nje titull, biles do thoja se nje gje e tille eshte e pandershme. Perfaqesimi i tyre do te jete me vlere nese ata paraqesin nje program serioz dhe mbledhin rreth vetes njerez me te cilet mund te bejne diçka. Ku eshte programi? Ku jane njerezit?...

    Ndersa atyre qe tremben nga partite "fetare" u them se e kane kot. Nuk ka rendesi se çfare etikete kane; e rendesishme eshte puna qe bejne dhe duan te bejne.

    Gjithsesi, qofte e hajrit... Nje parti me teper...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 18-04-2005 më 09:27

  9. #9
    Perjashtuar Maska e DILLI
    Anëtarësuar
    12-04-2005
    Vendndodhja
    Univers(galaktika "rruga e cices")
    Postime
    8
    Por dhe ne keto zona katolike kryetari i PSHA ka menduar te ndjeke nje taktike djallezore elektorale, duke iu thene se "duhet te votoni per partine tuaj kristiane !".
    Muahahahahahahahahahahahahahahahahaaaaa
    Ohahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahah
    Ufaahahahahahahahahghahahahahahaaaaaaaaaa
    humhumhumhumhumhumhummumumumumumumumumuuuuuuuuu
    Ndryshuar për herë të fundit nga DILLI : 18-04-2005 më 10:07

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    MIRATOHET KRIJIMI PARTISE ATDHEU

    Myslimanet mund te kene perfaqesues te vecante te tyre ne kuvendin e ardhshem shqiptar. Se fundi, pas shume muajsh refuzimi Ministria e Drejtesise ka miratuar krijimin e Partise Atdheu, e cila sipas kryetarit te saj do te Artan Shaqiri qe ka deklaruar se do te kandidoje ne zgjedhje dhe ka si synim futjen e lendeve fetare ne shkollat publike.
    "Myslimanet nuk perfaqesohen nga nje grup i denje religjoz dhe po abuzohet me tolerancen fetare", u shpreh Shaqiri. Sipas tij, nje nga pikat me te forta te programit te kesaj partie, do te jete futja e lendes fetare neper shkolla. Nga ana tjeter Bashkesia Islame Shqiptare partia myslimane eshte krijuar nje vit me pare.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shumëllojshmëria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •