Kush ka faj?
Shkėlzen LUSHAJ
Javėn e kaluar u bė promovimi i iniciativės pėr formimin e partisė sė re nga ana e disa funksionarėve tė PDSH-sė, nė krye me nėnkryetarin e saj, tanimė i dorėhequr, Imer Selmani. Lajmi pėr paraqitjen e subjektit tė ri politik shqiptar shkaktoi kokėdhimbje dhe anksiozitet tė madh nė dy partitė shqiptare, BDI dhe PDSH. E para, tani pėr tani, qėndron e pėrmbajtur, duke u gėzuar infantilisht pėr pėrēarjen e PDSH-sė, por njėkohėsisht edhe duke e fshehur frikėn se mund tė deklasohen nga partia e re, e cila pėr momentin paraqitet si shumė ambicioze dhe me pėrkrahje tė paparė nga pjesa dėrmuese e elektoratit tė pėrgjithshėm tė PDSH-sė, nga njė pjesė e konsiderueshme tė strukturave tė partive tjera shqiptare (duke pėrfshirė edhe tė partisė oponentė nė pushtet), nga shumė personalitete tė rėndėsishme tė jetės publike si dhe nga faktori ndėrkombėtar. E dyta, PDSH, e shqetėsuar pėr ardhmėrinė politike, vepron nė mėnyrė tė pakontrolluar, e pafuqishme ndaj realitetit tė ri partiak pėrbrenda dhe ndaj evitimit tė krizės politike, e cila i ka kapluar rradhėt e saj. Tentimet pėr baltosjen e personalitetit tė Imer Selmanit dhe tezat pėr errėsimin e motivit tė krijimit tė partisė sė tij, nuk janė gjė tjetėr, pėrveē se piskamat e fundit para shkatėrrimit politik final. PDSH, me kėtė kredibilitet politik dhe moral tė fituar pas zgjedhjeve tė dėshtuara parlamentare, nuk mund tė bind asnjė shqiptar nė atė qė e pohon, madje edhe nėse kėtė e bėn pėrmes ideologut mė tė madh tė shqiptarėve, Arbėr Xhaferrit, i cili nė njė kolumnė tė tij tė botuar tė shtunėn nė gazetėn Shekulli dhe ditė mė parė nė gazetėn "Koha", krijimin e partisė sė re e vuri nė kontekst tė veprimit politik tė Nikolla Gruevskit dhe me kėtė tentoi tė hedh hije mbi motivet kombėtare dhe fisnike tė Imer Selmanit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij. Me plotė keqardhje, por edhe me plot respekt ndaj z. Xhaferrit, tė cilin kurrė nuk arrita ta njoftoj, megjithė dėshirėn time tė madhe, detyrohem ta kundėrshtoj nė bindjen e tij se faji pėr pėrēarjen e PDSH-sė qėndron nė Nikolla Gruevskin. Me vite e kam lexuar z. Xhaferrin dhe ai shpesh ka folur pėr njė introspeksion, autokritikė (qė iu duhet shqiptarėve), por sot dėshmon se edhe ai vetė ėshtė i kapluar nga sindroma e njėjtė si ajo e kreut tė tanishėm, e cila shtrihet mbi njė narcizizėm tė madh personal dhe politik e ajo ėshtė tė ndjehurit si i pagabueshėm, i pakorrigjueshėm, madje edhe si i gjithėdijshėm (faza mė e zhvilluar e narcizizmit) edhe kundruall humbjeve dhe dėshtimeve tė njėpasnjėshme. Kėrkimi i fajit tek tė tjerėt dhe jo tek vetja, ėshtė shkaku kryesor psikologjik, dhe mosthirrja nė pėrgjegjėsi personale tė kreut ėshtė shkaku kryesor politik pėr pėrēarjen e PDSH-sė, z. Xhaferri, kurse tentimet pėr kontekstualizimin e motivit tė pėrēarjes dhe krijimit tė partisė sė re me planet maqedoniste tė Nikolla Gruevskit, kualifikohen pėr nė domenin e antipropagandės politike, e cila gjithsesi se hasė nė mirėkuptimin tim, por edhe tė tė tjerėve.
Megjithkėtė, unė do tė mundohem qė nė emėr tė sė kaluarės sė pėrbashkėt, t'i orientojė kah vetja zyrtarėt e PDSH-sė nė kėrkimin e fajit edhe atė me disa pyetje lucide: kush ka faj qė PDSH nuk u distancua nga operacioni i Brodecit dhe kush ka faj qė operacioni i tillė u trumbetua i suksesshėm derisa nėpėr media silleshin incizime me pamje bizare dhe tė trishtueshme, kush ka faj qė partia tentohej tė mbahej nė heshtje edhe pėrkundėr pakėnaqėsive qė paraqiteshin, kush ka faj qė tė gjitha autorizimet partiake ishin koncentruar nė dy persona, kush ka faj qė mungonte komunikimi nė mes ministrave, drejtorėve, funksionarėve dhe kryetarėve tė degėve me kryetarin e partisė, kush ka faj qė punėsoheshin pesė herė mė shumė anėtarė nga Tetova sesa nga qytetet tjera, kush ka faj pėr lokalizmin e pakuptueshėm, kush ka faj pėr deklaratat raciste pėr shqiptarėt e Kėrēovės dy-tre ditė para raundit tė dytė tė zgjedhjeve parlamentare, kush ka faj pėr "kasaphanėn", pėr akuzat ndaj oponentit nė stilin, pėr "le tė shikon punėn e tij z. Ervan Fuere", kush ka faj qė nuk kishte debate brendapartiake, kush ka faj qė debati i parė i iniciuar falė guximit tė disa anėtarėve tė Kryesisė Qėndrore, u bė debat skizmatik, debat qė shkaktoi pėrēarje, nė vend se konsolidim, kush ka faj qė "dikush" ėshtė i kapluar nga frika patologjike se mos po i merret froni, kush ka faj qė "dikush" partinė e ka privatizuar (lat. privere - tė pėrvetėsosh, tė marrish diēka), kush ka faj qė dėboheshin intelektualėt, akademikėt, profesorėt, kush ka faj qė kolumnistėt e luanin rolin e zėdhėnėsit, se zėdhėnėsi flladitej nė zyrėn e Tetovės, kush ka faj? Locimi i fajit tek tė tjerėt ėshtė pasojė e krizės psikologjike dhe etike, qė e ka kapluar PDSH-nė nė periudhėn pas Kongresit tė katėrt tė partisė e deri sot. Nuk mund tė jetė fajtor kryeministri pėr joorganizmin e mirėfilltė tė partisė sė cilės i pėrkisnim e as pėr krijimin e politikės sė gabuar kundrejt ndodhive nė vend e as pėr prishjen e marrėdhėnieve tė mira me tė gjithė faktorėt relevantė. Kryeministri mund tė jetė fajtor pėr ēėshtjen e emrit, por pėr ēėshtjen e PDSH-sė fajtorė janė ata qė sot gjuajnė gurrė e drunjė pas njerėzve qė pėr dy vitet e fundit, nėse jo diēka tjetėr, me punė tė ndershme dhe tė palodhshme arritėn tė mbajnė rejtingun e PDSH-sė nė vijė konstante. Pėrēarjen e PDSH-sė e kėrkoi procesi (natyror dhe politik) dhe nevoja, ndėrsa nuk e kėrkuan individė e as Gruevski. Kėta njerėz qė kanė iniciuar projektin pėr krijimin e subjektit tė ri janė gjenerata e re qė nuk pati vendveprim nė PDSH, qė i qėndroi besnike politikės sė PDSH-sė deri nė momentin kur ajo filloi tė marrė trajta suicide, tė vetėshkatėrrimit tė vetėdijshėm tė partisė. Kėta njerėz paraqesin vlerėn, ndershmėrinė, idealet kombėtare, paraqesin intelektualė dhe njerėz tė aftė, paraqesin shpresėn dhe alternativėn e re, paraqesin gjeneratėn e re e cila do tė pėrmbush nevojėn imanente tė kėtij populli pėr udhėheqės tė shoqėrisė dhe tė shtetit, ashtu sikurse e meriton ēdo popull tjetėr i qytetėruar. Gjithēka qė kontekstualizohet me plane ogurzeza tė qarqeve tė ndryshme nga ana e PDSH-sė, do tė dėnohet nga populli sikurse u dėnua pėr pesė cikle zgjedhore me radhė.
Ky ėshtė fundi, andaj Jungjatjeta!
Krijoni Kontakt