http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=26821
(Dėrguar mė: 19/09/08) Nga Eri Baco, Ismail Xhaferri
Ish-deputeti i OMONIA-s, Panajot Barka akuzoi dje Kishėn Ortodokse nė Gjirokastėr se po u vė drynin shkollave publike nė gjuhėn greke nė Komunėn e Dropullit tė Poshtėm.
GJIROKASTER Kisha Ortodokse nė Gjirokastėr, nė bashkėpunim me OMONIA-n dhe PBDNJ-nė po u vėnė drynin shkollave publike nė gjuhėn greke nė Komunėn e Dropullit tė Poshtėm. Nėn diktatin e mitropolisė sė shenjtė, nxėnėsit e zonės sė minoritetit po dėrgohen nė shkolla private tė palicencuara". Kėshtu ka deklaruar dje nė njė konferencė tė dhėnė pėr shtyp, ish-deputeti i OMONIA-s dhe aktualisht kryetar i Shoqatės "Afirmuesit e Identitetit tonė", Panajot Barka. Pėrmes akuzave tė ashpra publike, Barka i ka kėrkuar Mitropolisė sė Gjirokastrės qė tė kryejė misionin apostolik fetar dhe tė mos marrė pėrsipėr role qė nuk i takojnė dhe tė mos ndėrhyjė pėr mbylljen e shkollave 9-vjeēare qė janė hapur nga shteti shqiptar. Ndėrkohė, kryetari i degės sė OMONIA-s nė Gjirokastėr, Spiro Ksera nuk ka preferuar tė japė shpjegime nė lidhje me akuzat e bėra nga Panajot Barka. "I takon Drejtorisė Rajonale tė Arsimit nė Gjirokastėr qė tė vėrtetojė nėse akuzat e bėra nga Barka pėr mbylljen e shkollave publike dhe hapjen e shkollave tė palicencuara, janė tė vėrteta", - ėshtė shprehur prefekti Ksera.
AKUZAT E BARKĖS
Dje kryetari i Shoqatės "Afirmuesit e Identitetit tonė", ka shėnjuar me akuza tė rėnda degėn e OMONIA-s dhe degėn e Partisė sė Bashkimit tė tė Drejtave tė Njeriut nė Gjirokastėr. Jo vetėm kaq, por Panajot Barka ka akuzuar drejtpėrdrejtė dhe Kishėn Ortodokse nė kėtė rreth. Sipas ish-deputetit Barka, kisha, me pėr-krahjen aktive tė OMONIA-s e PBDNJ-sė dhe atė pasive tė shtetit, po mbyllin shkollat e ciklit 9-vjeēar nė fshatrat e Komunės sė Dropullit tė Poshtėm.
"Mė 15 shtator, shkolla publike nė gjuhėn amtare greke nė Dropullin e Poshtėm pėsoi goditje fatale. Shkak u bė hapja e palicencuar nga shteti e njė klase tė parė nė njė shkolle private nga Mitropolia e Gjirokastrės", - ėshtė shprehur Panajot Barka. Ai ka sqaruar se pothuajse shumica e nxėnėsve nė kėtė klasė tė sapohapur janė sjellė nga shkollat publike tė Dropullit tė Poshtėm. "Mitropolia e shenjtė, pėr hapjen e kėsaj klase pėrdori taktikėn e njohur tė faktit tė kryer. Ajo pėrdori si mburojė politike pėrfaqėsuesit e PBDNJ-sė dhe OMONIA-s, tė cilėt ishin tė pranishėm nė inaugurim", - ka vijuar kreu i Shoqatės "Afirmuesit e Identitetit tonė". Ndėrkaq, Panajot Barka (pedagog pranė Departamentit tė Gjuhės Greke nė Universitetin "Eqerem Ēabej" tė Gjirokastrės), e ka konsideruar mbylljen e shkollave publike si njė goditje tė rėndė tė arsimimit nė gjuhėn greke.
KSERA
Menjėherė pas konferencės pėr shtyp tė dhėnė nga Panajot Barka, pėrfaqėsues tė medias i kanė kėrkuar njė prononcim kreut tė degės sė OMONIA-s nė Gjirokastėr, Spiro Ksera. Por ky i fundit nuk ka pranuar t'i kundėrpėrgjigjet Barkės, duke argumentuar se janė institucionet pėrkatėse, tė cilat duhet tė provojnė nėse akuzat e ish-deputetit tė OMONIA-s janė tė vėrteta apo jo.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt