“BESNIKU I VETES DHE I TOKES KU KISH LEĖ…!”
Nexhib be Draga (1868-1921)
Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Pirraku - Prishtinė, 13 shtator 2008
· “Shkove me zemėr tė zhuritur se le Kosovėn ndėn zhgjedhėn mė tė tmershme qė mund tė bėhet. Po fli qetė, Nexhib Be! Gjith Shqiptarėt do vazhdojn reptėsisht nė luftėn pėr realizimin e idealit tė shenjt. Fli qetė Nexhib Be!” Gjon Basho
Emri Nexhib be Draga meriton tė shkruhet, sė paku, me germa tė mėdha nė faqet mė tė ndritshme tė historisė kombėtare shqiptare. Them “sė paku” nga se ai, me veprimtarinė e vetė politike kombėtare vetės i ka ngritur njė monument tė pėrhershėm nė kujtimin historik tė popullit shqiptar nė pėrgjithėsi. Emri Nexhib be Draga duhet tė shkruhet krejt me germe tė mėdha edhe nga fakti se trashėgimtarėt e tij dhe veēanėrisht i vėllai mė i vogėl, Ferat be Draga (1873-1945), jo vetėm se e ndjek nė ēėshtjen kombėtare, por me vepėr kombėtare ia mbuloi dobėsitė Nexhibit, intelektual me ndjenja tė holla, politikan me laps nė dorė pėr tė llogaritur akėcilin hap tė jetės dhe tė veprimtarisė. Vėrtet, ėshtė nė dialektikė qė i riu tė bėhet mė i mirė se paraardhėsi. Edhe Nexhib be Draga ishte mė i rėndėsishėm pėr ēėshtjen kombėtare se sa i et, Ali pashė Draga, kurse Ali Pasha, ishte mė i rėndėsishėm se sa babai i tij, Ali Ferhat Bej jetėshkurtėr. Edhe gjenerata e katėrt e Ali Ferhatit, i fisit Kelemend tė Peshterrit, nipi i Nexhibit, Ali Ferat Draga, qė jetoi dhe veproi nė ekzil nga Lufta e Dytė Botėrore, nuk e pėrlloēi kurrė veprėn politike patriotike tė Familjes Draga tė Mitrovicės, Derė me taban denbabaden – siē do tė thoshte populli.
Tė shkruhet pėr historinė kombėtare shqiptare nė vitet mė tė vrullshme tė kėtij shekulli 1908 – 1921, kur me gėrshėrė u pre fati i popullit shqiptar dhe i Shqipėrisė, dhe veēanėrisht pėr Lėvizjen Kombėtare tė Kosovės nė kėto vite, e tė mos pėrmendet emir dhe veprimtaria e Nexhib be Dragės ėshtė punė qė nuk mund tė bėhet, pasi kėtė burrė e gjejmė tė pranishėm, nė njė ose nė mėnyrėn tjetėr, nė tė gjitha momentet kur i ėshtė dashur popullit.
Veprimtari madhor i kombit shqiptar, N e x h i b Be Draga u lind nė Mitrovicė nė vitin 1868 dhe vdiq nė Vjenė mė 18 Maj 1921[3][3]. Gjyshi i Nexhib Be Dragės, Ali Ferhat Bej shėrbeu nė njė xhami tė Jeni Pazarit. Ai tė birit tė quajtur me emrin Ali i dha shkolla tė drejtimit shoqėror dhe ushtarak. Ali Kelmendi do tė bėhet i njohur veēanėrisht ne kohėn e Luftės ruso-turke tė vitit 1976/77.
U priu njėsiteve vullnetare shqiptare tė viseve te Mitrovice – J. Pazar nė Luftėn pėr Pleme (Plevlje) tė Bullgarisė, e njohur si Termopile e Perandorisė Osmane. Lufta pėr Plemen, tė cilės populli shqiptar i kėndoi kėngė trimėrie historike, ishte Luftė pėr mbrojtjen e shtegut qė shpinte pėr nė Shqipėri. Pas kėsaj Termopile perandorake osmane Sulltan Abdylhamidi komandantit shqiptar qė bėri famė me trimėri, Ali be Kelmendit, ia ndau titullin e lartė, ushtarak, Pashė.
Nė vijim tė Luftės sė Plemes, Ali pashė Ali Ferhat be Draga – Kelmendi mori pjesė aktive nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe me sukses i bashkoi elementet etnike shqiptare dhe boshnjake nė Veriperėndim tė Vilajetit tė Kosovės, e mbrojti kufirin etnik dhe historik tė Shqipėrisė nė viset Shalės sė Bajgorės, tė Kollashinit dhe tė Sanxhakut tė Tregut tė Ri (Jeni pazar, Novi pazar). Sė kėndejmi, i doli zot, sė fundi, edhe ēifllėkut prej 500 ha qė ia kishte ndarė Sulltani nė Mojstir pėr sukseset nė Lufėn e Plemes. Sė kėndejmi, Nexhib be Draga, si njė pinjoll i njė Dere qė kishte dhėnė personalitete nė tre breza, dhe si bir Pashe, u rritė nė gjirin e familjes me njė traditė tė formuar intelektuale, politike dhe ushtarake. Kjo i mundėsoi tė shkollohej nė shkollat mė me renome tė Perandorisė Osmane, ku krijoheshin kuadro pėr administratė dhe nėpunėsi tė lartė. Vėrtet, pasi e mbaroi idadinė (gjimnazin) nė Ēupėrli (Veles) dhe Skollėn e lartė mbretėrore tė profesioneve ekonomike “Mylqie shahane”, shumė vite specializoi dhe mėsoi gjuhėn frėnge nė Paris, ku u lidh me qarqet revolucionare te Turqve tė rinj. Sė kėndejmi, nė fillim tė shekullit XX Nexhibin e gjejmė nė shėrbime zyrtare tė larta nė Shkup e gjetkė nė Vilajetin e Kosovės dhe nė Stamboll. Sė bashku me Mazhar Beun, pejan me prejardhje muhaxhir nga Nishi – njė “nacionalistė shqiptar e pastaj si renegat” (nė shėrbim tė osmanizmit xhonturk), me tė cilin Nexhibi pati rastin tė punojė “...disa kohė pėr t’i ngjallė ndjenjat kombėtare nė Kosovė“.
Veprimtari i shquar i ēėshtjes kombėtare, Nexhib be Draga i pajisur me ide tė Revolucionit Demokratik qė aso kohe lėvronin shoqėritė evropiane, do tė bėhet njėri ndėr personalitetet drejtuese tė Komitetit Bashkim e Progres: “Ittihad ve Terakki” (Bashkim dhe Pėrparim) tė Turqve tė rinj – “Jeuneturc” pėr Vilajetin e Kosovės dhe do ti kontribuojė fitores sė Revolucionit Xhonturk tė 23 korrikut 1908. Nė gusht tė vitit 1908, me mbėshtetje tė Hasan Prishtinės, Nexhib Draga ishte forca morale e politike qė inicioi dhe qė e formoi Klubin Shqiptar “Bashkimi” tė Vilajetit tė Kosovės me seli nė Shkup, i ndihmuar nga Hoxhė Kadri Prishtina, Bajram be Curri, Bedri be Pejani, Salih Gjukė Dukagjini, Nail Hyseni - Dana, Rrok Berisha e tė tjerė.
Propaganda serbe antishqiptare e pėrqendruar nė qendrėn e Vilajetit tė Kosovės vazhdimisht do tė pėrpiqet pėr ta komprometuar Nexhib Dragėn, pėr ta lidhur me politikėn e saj pėr interesat pushtuese tė Serbisė nė tokat shqiptare, por kurrė nuk do t’ia dalin. Nexhibi, nė vijimėsi, preferonte me Serbinė fqinjėsi tė mirė, pėr serbėt ēifēinj nė pronat e bejlerėve tė Kosovės, preferonte rehati dhe paqe, kurrė dhunė, kurrė tradhti ndaj kombit pėr hir tė interesave tė Familjes Draga, e cila pronat i kishte nė kufirin me Serbinė dhe nė sulm tė drejtpėrdrejt tė Serbisė gllabėruese antishqiptare. Sė kėndejmi, mendimi i Gjon Bashos se Nexhib be Draga ishte “Besnik i vetes dhe i Tokės ku kishte leė...” ishte vlerėsim i drejtė dhe epokal pėr jetėn dhe veprėn e Nexhibit
Krijoni Kontakt