Postuar mė parė nga marsela
Kur do tė marrė guximin tė tė them tė dua!
Pa turp, pa frikė,
pa dhimbje,
tė shoh tek dridhen buzėt e tua,
nėn aureolėn e rrahjeve tė zemrės time.
Kur do tė guxoj tė tė puth,
tė ndjej zemrėn tėnde tek rėnkon
me veshtrim tė verboj sytė e tu tė verbėr,
teksa thoi mishin kėrkon.
Pastaj tė dy lakuriq tė prehemi
nė njė tė vetėm shtrat,
tė ndihem i gozhduar syve tė boshsisė
dhe mureve tė ftohta qė fshehin lumturinė tonė tė pisėt.
Mė fal qė tė dashuroj pa e ditur ti,
mė fal qė tė fantazoj pa leje.
E shikon qė s'jemi tė lirė 100%.
Ti nuk e di se dikush qė tė do shumė, abuzon me imazhin tėnd!
Mė fal qė tė dua!
Tė dua!
Krijoni Kontakt