Nata e Kadrit



Allahu i Madhėruar thotė:

1. Ha, Mimė.

2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

3. Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė Natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.

5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė Dėgjuesi, i Dijshmi.


(Duhan,1-6)

Allahu i Madhėruar dėrgoi Kuranin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Shprehja “Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė” do tė thotė se nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm.

Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė xhenet, e kush do tė paracaktohet pėr nė xhehenem, kujt do t’i dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, si dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron Allahu i Madhėruar atė vit.

Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Natėn e Kadrit ėshtė (Allahu e di mė sė miri) se nė Natėn e Kadrit ato barten prej Leuhi Mafhudhit.

Kuptimi i fjalės “kadr” ėshtė nderim ose respektim, d.m.th. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saj tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rri zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit.

Eshtė thėnė se “kadr” do tė thotė shtrėngim, nė kuptimin qė dija se kur ėshtė saktėsisht kjo natė, ėshtė e fshehur.

Gjithashtu ėshtė thėnė se “kadr” do tė thotė kader, d.m.th., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm.

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresė, i falen mėkatet qė ka bėrė mė parė.” Buhariu

Allahu i Madhėruar i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika tė veēanta tė cilat e bėjnė atė unike:

Allahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mirė sesa njė mijė muaj: “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!” (Kadr, 3)

Allahu i Madhėruar e ka pėrshkruar si tė bekuar: “Ne e zbritėm atė (kėtė Kuran) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit)” (Duhan, 3)

Nė kėtė natė, engjėjt dhe shpirti (Er ruh) zbresin, “d.m.th., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė, pasi qė ėshtė shumė e begatė.

Kjo natė pėrshkruhet si paqe, d.m.th., ėshtė e sigurtė, pasi qė shejtani nuk mund tė bėjė asnjė tė keqe ose tė shkaktojė dėm nė kėtė natė.

Allahu i fal gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai.

Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tij tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rri i zgjuar gjatė Natės sė Kadrit nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tij tė mėparme do tė falen.” Buhariu dhe Muslimi.

Allahu i Madhėruar ka shpallur njė sure qė ka tė bėjė me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. “Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”. (Kadėr, 1-5).

I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfitonte tė mira prej kėsaj nate dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė umet. Eshtė mustehab qė tė kėrkohet ajo natė gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit. Nata e Kadrit ėshtė nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Said tė pėrmendur mė lartė, si dhe nė hadithin e Aishes se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kėrkojeni natėn e Kadrit nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit.” Eshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, duke u bazuar nė hadithin e Aishes, e cila ka thėnė se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kėrkojeni natėn e Kadrit nė netėt tek tė dhjetė ditėve tė fundit tė Ramazanit.” Buhariu.

Mė e mundėshmja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. Eshtė transmetuar nė njė hadith tė treguar nga Imam Ahmedi prej Ibn Umerit, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Daudi prej Muauijes, se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Nata e Kadrit ėshtė nata e njėzet e shtatė.” Musned i Ahmedit dhe Sunen Ebu Daud.

Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė sahabėve dhe shumicės sė dijetarėve.

Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė (e Allahu e di mė sė miri) nuk do tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Seidit ose mund tė jetė e njėzet e tre, siē ėshtė pėrmendur nė tregimin e Abdullah ibn Unejs (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn Abas (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Kėrkojeni nė dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė.” Buhariu.

Allahu e ka fshehur kėtė natė qė robėrit e tij tė pėrpiqen e ta kėrkojnė e tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhumasė nė tė cilėn pranohet duaja. Pra, thelbėsore ėshtė qė besimtari duhet tė pėrpiqet tė bėjė sa mė shumė adhurim me kėmbėngulje gjatė netėve tė kėtyre dhjetė ditėve.

Transmetohet se Aishja ka thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, nėse e pėrjetoj Natėn e Kadrit, ēfarė duaje tė them?’ Ai tha: “Thuaj “Allahume ineke Afu-un Kerimun tuhibul afue fe afuani” Tirmidhiu.

“Zoti im! Ti je Falės, Bujar, e do faljen, ndaj mė fal mua!”

Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė qė e “gjen” Natėn e Kadrit tė dije se e ka “gjetur” apo jo; qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij.

Lusim Allahun e Madhėruar tė na e pranojė agjėrimin tonė dhe namazin tonė gjatė natėve tė kėtij muaji, dhe tė na ndihmoje ta pėrkujtojmė, ta falėnderojmė dhe ta adhurojmė Atė ashtu siē duhet edhe nė muajt e tjerė!



Pėrgatiti: Erion Sula


http://www.klubikulturor.com