E pyes veten sonte!
Ramazani December 18th, 2007
Oh sa shpejt, ėshtė mesi i Ramazanit tash.
Jam ulur kėtu, duke u habitur dhe duke menduar se,
a i kam kaluar si duhet ditėt e para tė Ramazanit?
Apo e kam kaluar kohėn kot? A do ta takoj Ramazanin vitin tjetėr?
Allah, o Allah, mė ndihmo, udhėzoje zemrėn time nė
vetėm atė qė din Ti, nėse tė jam pėrkushtuar mjaft Ty.
-fragment nga poema: Nuk kam bėrė mjaft kėtė Ramazan nga Udiana Jamalludin
Ramazani, si zakonisht, po shkon. Pavarėsisht nga planifikimet e parakohshme, shumė prej nesh janė zėnė me rutinėn pas mėsimit tė vetvetes me ndėrrimin e orarit qė sjell muaji i bekuar.
Kjo mund tė ketė ndikuar nė planet tona fillestare pėr tė rritur adhurimin tonė, duke synuar dhe kėrkuar faljen dhe mėshirėn e Allahut me entuziazėm tė madh. Por, dhjetė ditėt dhe netėt e fundit tė Ramazanit janė ende pėrpara pėr ne qė tė pėrfitojmė prej tyre. Pyete veten me kėto pyetje dhe shiko se ēka mund tė bėsh prej asaj qė ka mbetur nga Ramazani kėtė vit.
1. A e kam mbajtur ritmin e pjesės sė Kuranit qė kam dashur ta lexoj, apo kam mbetur prapa?
2. Nėse po, sa duhet tė lexoj nė ditėt e mbetura tė Ramazanit pėr ti zėnė (ato qė kam mbetur mbrapa)?
3. A jam munduar ti ndjek Teravitė rregullisht, apo kam pėrdorur arsye tė dobėta pėr tė mos i ndjekur ato?
4. A e kam falur ndonjėherė namazin e natės?
5. A jam munduar ti falė pesė namazet e pėrditshme me mė shumė sinqeritet, koncentrim dhe mė shumė pėrqėndrim se zakonisht?
6. A e kam ftuar dikė pėr iftar?
7. A i kam ndihmuar ndonjė personi qė ka pasur nevojė, qoftė ndonjė lypėsi apo tė varfėri, kur isha agjėrueshėm?
8. A kam kėrkuar rregullisht faljen dhe mėshirėn e Allahut me sinqeritet, frikė dhe shpresė?
9. A e kam nxitur familjen time pėr tė agjėruar ose pėr tė marrė pjesė nė veprat e rregullta pėr mė shumė sevape qė vijnė nė Ramazan (p.sh.: veprat e mira nė pėrgjithėsi, por gjithashtu Teravitė, leximi mė i shumtė i Kuranit, etj.)
10. A kam mėsuar ndonjė sure tė Kuranit pėrmendėsh mė tepėr se sa qė kam ditur para se tė fillojė Ramazani?
11. A jam munduar tė jem mė e durueshme nė Ramazan se sa qė jam zakonisht?
12. A jam munduar ta kontrolloj zemėrimin, posaēėrisht gjatė agjėrimit?
13. A jam munduar shumė pėr ti ikur pėrgojimit dhe bartjes sė fjalėve?
14. A i kam kontrolluar vazhdimisht qėllimet e mia, pėr tė qenė e sigurt se veprat e mia tė mira ishin vetėm pėr hir tė Allahut, jo pėr tju bėrė pėrshtypje tė tjerėve, pėr tė fituar pėrkrahjen e tyre ose pėr tu treguar (para tyre)?
15. A ka qoftė edhe njė atom tė mendjemadhėsisė nė zemrėn time?
16. A isha modeste dhe mė medituese?
17. A kam qarė nė namazet e mia?
18. A kam lexuar mė shumė literaturė islame pėrveē Kuranit?
19. A kam bėrė pendim tė sinqertė te Allahu, duke u ndier vėrtet keq pėr mėkatet e mia?
20. A i kam falur ata qė mė kanė lėnduar?
21. A i jam larguar lėndimit tė ndokujt me qėndrimin tim, fjalėt, qėllimet ose veprat e mia?
22. A kam dhėnė mė shumė sadaka se sa qė jap zakonisht?
23. A e kam ndarė mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me jomuslimanėt?
24. A e kam ndarė mesazhin e Ramazanit dhe Islamit me anėtarėt e familjeve muslimane jopraktikuese (tė Islamit) ose me shoqet?
25. A ndihem e mėrzitur qė jam e uritur gjatė agjėrimit apo kėnaqem?
Marrė nga: www.soundvision.com
Pėrktheu: Fexhrie Kaēiu
Krijoni Kontakt