Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 88 prej 88
  1. #81
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Tregimi i pranimit tė Islamit nga njė vajzė ēifute

    Konvertime December 25th, 2007

    Si e pranova Islamin?

    Motra tė nderuara, nė qoftė se do ta paraqitnim Islamin, kėtė fe tė madhėrishme, mirė dhe pastėr, atėherė njerėzit do e pranonin shumė lehtė pėr shkak tė natyrės sė saj tė pastėr.
    Kjo ngjarje ėshtė nxjerrė nga interneti, ku njė grua tregon se e ka parė njė vajzė nė xhami, nė njė qytet tė vogėl tė Amerikės, duke e lexuar Kur’anin me komentin nė gjuhėn angleze. Ėshtė ulur pranė saj, kanė filluar tė bisedojnė dhe kėshtu janė bėrė shoqe. Njė natė pėrderisa ishin duke shėtitur pėrgjatė Kejit, ajo i tregoi shoqes sė saj se si e pėrqafoi fenė islame. Pra, ta dėgjojmė kėtė ngjarje.
    Tregon kjo vajzė: “Kam jetuar nė njė familje amerikane ēifute e pėrēarė mes vete, dhe pasi qė u shkurorėzua babai nga nėna, u martua me njė grua tjetėr dhe filluan problemet. Pas kėsaj ngjarjeje vendosa tė largohem nga shtėpia e atėherė isha 17 vjeēare, dhe u vendosa nė republikėn tjetėr, ku takova tė rinj dhe tė reja nga arabėt tė cilėt ishin tė ndershėm dhe bujarė, dhe nė fytyrat e tyre vazhdimisht vėrehej buzėqeshje, mirėpo unė shoqėrimin me arabėt nuk e kam dashur pėr shkak se i urreja.
    Nė anėn tjetėr nuk isha e kėnaqur me jetėn time e gjithashtu nuk ndieja qetėsi dhe prehje, pėrkundrazi ndieja ngushtim dhe humbje dhe pėr kėtė arsye vendosa qė t’i kthehem fesė time ashtu qė tė gjejė qetėsi shpirtėrore e gjithashtu tė kem vullnet pėr jetė, por ēifutėt me fenė e tyre nuk mė bindėn, sepse ėshtė fe qė nuk e respekton gruan, nuk e respekton njeriun, fe qė e urrejta, e qė gjeta nė tė prapambeturi, e gjithashtu nė qoftė se tė intereson diē nuk gjen pėrgjigje. Pas kėsaj pranova krishterimin, mirėpo krishterimi kishte mė shumė kundėrthėnie nė disa gjėra qė nuk i pranon mendja, e qė kėrkojnė prej nesh t’i nėnshtrohemi dhe t’i pranojmė kėto gjėra. Kam pyetur shumė se si ka mundėsi ta mbyt Zoti birin e vet? Si lind Ai? Si mund tė ketė feja jonė tre zota e nuk e shohim asnjėrin prej tyre?
    U demoralizova, e lashė ēdo gjė, por e dija se ka Krijues dhe ēdo natė mendoja deri nė agim. Njė natė, para agimit desha tė bėjė vetėvrasje nga gjendja e keqe qė mbretėronte tek unė. Ēdo gjė ishte e pakuptimtė pėr mua, shiu binte pandėrprerė sikur tė ishte burg qė mė rrethon, gjithėsia rreth meje mė mbytte, pra derisa qėndroja pranė dritares nė njė shtėpi tė braktisur gjeta veten duke e lutur Zotin: O Zot e di se je kėtu, e di se mė do mua, unė jam e braktisur, unė jam krijesė e dobėt Jotja, mė udhėzo nė rrugėn Tėnde, o mė udhėzo o mė mbyt. Qajta me tė madhe derisa mė kishte zėnė gjumi.
    Nė mėngjes u ngrita me zemėr tė hapur,qė ishte njė ndjenjė e huaj pėr mua. Dola si zakonisht tė kėrkojė furnizim, ndoshta do tė gjejė dikė tė ma paguaj mėngjesin apo tė pastroj enė e tė marrė pak tė holla.
    U takova me njė djalosh arab me tė cilin bisedova gjatė, e ky kėrkoj nga unė qė pas mėngjesit tė shkoj tek ai, nė shtėpinė e tij dhe mė ofroi tė jetojė me tė. Shkova tek ai dhe derisa ishim duke ngrėnė drekė, pirė dhe qeshur hyri njė djalosh me mjekėrr, i cili quhej Sead, siē e mėsova nga shoku im, i cili i habitur e thirri me kėtė emėr. E kapi pėr dore shokun tim dhe e largoi nga banesa, mbeta unė e frikėsuar pėrballė njė terroristi, fundamentalisti. Mirėpo ky nuk bėri asgjė tė jashtėzakonshme, por kėrkoi nga unė me shumė respekt dhe edukatė tė shkojė nė shtėpinė time. I thashė atij se unė nuk kam shtėpi. Ai mė shikoi me dhembje e kėtė e vėrejta nė fytyrėn e tij, e pastaj mė tha: “Mirė, qėndro kėtu kėtė natė (ishte shumė ftohtė), merri kėto tė holla dhe tė nesėrmen shko, e qė kėto tė holla do tė tė ndihmojnė derisa tė gjeshė punė.” Posa deshi tė dalė, e falėnderova dhe i thashė: “Unė do tė dalė e ti rri kėtu, por mė trego tė lutem pėrse u solle ashtu me shokun tėnd, ndėrsa me mua ke sjellje tjetėr?” U ul dhe filloi tė flasė, gjersa shikimi i tij ishte vazhdimisht i ulur: shkak i kėsaj sjelljeje ėshtė Islami, i ndalon veprat e kėqija: ndalon vetminė me gratė e huaja, pirjen e alkoolit, nxitė nė bamirėsi, nė sjellje - edukatė tė mirė.
    U shtanga nga habia, a janė kėta pėr tė cilėt thuhet se janė terroristė, i mendoja qė mbajnė armė dhe vrasin ēdonjėrin qė u del para. Kėshtu mė kishin mėsuar mediat amerikane.
    I thashė: “Dua tė mė mėsosh mė shumė pėr Islamin?”
    Mė tha: “Do tė shkojmė sė bashku te njė familje fetare muslimane, do tė qėndrosh aty dhe besoj se ata do tė tė mėsojnė pėr ēdo tė mirė!”
    Shkuam te ajo familje nė ora dhjetė tė mbrėmjes, na pritėn shumė mirė. Kėshtu fillova tė shtroj pyetje pėr gjėrat qė mė mundonin qysh moti, ndėrsa doktor Sulejmani, i zoti i shtėpisė, pėrgjigjej derisa u binda plotėsisht, u binda se e gjeta atė qė e kėrkoja si pėrgjigje nė pyetjet qė i kisha.
    Fe e qartė, e pastėr, qė pėrputhet me natyrėn e njeriut, nuk gjeta asnjė vėshtirėsi tė besoja ēdo gjė qė dėgjova, sepse tė gjitha ishin tė vėrteta. Kur e pranova Islamin ndieva njė ringjallje tė papėrshkrueshme dhe po atė ditė e vendosa mbulesėn (hixhabin).
    Nė ora njė tė mesnatės, zonja e shtėpisė mė vendosi nė dhomėn mė tė bukur dhe mė tha: “Kjo ėshtė dhoma jote, rri nė tė sa tė duash.” Pas kėsaj mė vėrejti se isha duke shikuar nė dritare, e buzėqeshur e nė tė njėjtėn kohė mė rridhnin lotėt. Mė pyeti pėr kėtė gjendje nė tė cilėn isha, i thashė: “Mbrėmė, saktėsisht nė kėtė kohė qėndroja pranė dritares dhe lutja Zotin, o tė mė udhėzojė nė rrugėn e drejtė, o tė mė mbysė.
    Mė udhėzoi dhe mė nderoi, ndėrsa unė tani jam muslimane. Kjo ėshtė e vėrteta.”
    Atėherė zonja e shtėpisė mė pėrqafoi dhe filloi tė qajė sė bashku me mua.”

    Marrė nga libri: “Pėrse e pranam fenė islame? (Rrėfime tė vėrteta)”
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  2. #82
    Gjak_Shqiptari_Londer Maska e Fatrii
    Anėtarėsuar
    28-10-2006
    Vendndodhja
    " Para Allahut "
    Postime
    153
    Eshte fakt se Njerezit nuk po gjene Qetesi shpirterore, Harmoni Njerezore, Pervec se duke ndjekur rrugen e Drejte Islamin !! Sa e sa njerez te medhenj, me fame, miliardiera, e kane pranuar Fene Islame, pasi Pasuria nuk ju mjaftoi, as fama, Tek Feja Islame ata gjeten qetesi Shpirterore,dhe Harmoni te plote !! Falenderimi i takon Vetem Allahut,Zotit te Boteve, Bamiresit te Pergjithshem,Meshiruesit,Meshirberesit !!
    "Lutja e atyre qe u behet e padrejte, eshte me e shpejte se era"

  3. #83
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Udha nuk mbaron me pranimin e islamit, aty fillon…

    Gruaja Dhe Familja December 17th, 2007


    Jam pagėzuar si katolike. Kam qenė edhe nė ceremoninė e parė tė pranimit tė shenjtė, megjithėse familja ime nuk shkonte nė kishė. Sidoqoftė, jam edukuar nė frymėn e krishterė, me besimin nė egzistencėn e Zotit dhe nė kėrkim tė sė vėrtetės. Nė besimin katolik mė pengonin shumė gjėra, si pėr shembull ideja e mėkatit tė trashėguar.Qysh dhjetė vjeē ndiqja njė kishė tė sekti tė krishterė tek e cila gjeja njė pjesė tė pėrgjigjeve pėr pyetjet e mia duke pėrfshirė dhe mėkatin e trashėguar, pėr tė cilin nė versionin origjinal tė Biblės nuk thuhet asnjė fjalė, qė do tė thotė se fėmijėt lindin gjithnjė tė pastėr nga mėkatet dhe se nuk egziston kurrfarė ndėrmjetėsi mes nesh dhe Zotit (p.sh. prifti tė cilit i rrėfehen napr. katolikėt pėr mėkatet e tyre). Nė kishėn e sipėrpėrmendur mėsova shumė mbi respektin ndaj njerėzve, mbi lutjet ndaj Zotit dhe dorėzimi ndaj vullnetit tė Tij pėr gjithēka, mbi pėrpjekjet pėr bėrė mirė jo vetėm pėr veten por edhe pėr tė tjerėt, mbi ndihmėn qė duhet t’u jepet tė tjerėve, mbi shpirtin e pastėr e tė sinqertė, si dhe plot gjėra tė tjera pozitive.
    Gjithēka filloi tė ndryshojė gradualisht gjatė qėndrimit tim nė Zvicėrr tek njė familje myslimane. Nė Zvicėrr shkova me synimin pėr tė pėrmirėsuar dijet e mia nė gjuhėn gjermane ndėrsa atė vit mė priste matura. Tek ajo familje vura re marrėdhėniet ndėrmjet tyre, respektin e fėmijėve ndaj prindėrve, etj. Kjo ishte shkėndia e parė qė ndezi pasionin tim pėr islamin.
    Kur u ktheva pas dy muajsh nė Sllovaki, morra hua njė pėrkthim tė Kuranit nė anglisht tek kisha ku shkoja atėherė. Rrallė herė lexoja ndonjė gjė por nė tė shumtėn e rasteve shumė gjėra s’I merrja vesh. Meqė mbas mėsimit, ndiqja kursin e anglishtes, rastėsisht u njoha me studentė nga Libia (natyrisht qė ishin myslimanė). Gjatė kursit u hap biseda mbi temėn “Islami dhe myslimanėt” dhe mė pas kjo temė u bė e pėrditshme. Unė merrja nė kėtė mėnyrė infromata mbi islamin kurse ata pėrmirėsonin anglishten e tyre. Vetėm myslimanėt filluan tė mė jepnin pėrgjigje llogjike pėr pyetjet e mia. Dhe erdhi dita kur nė zemėr ndjeva njė ndjesi tė veēantė e cila mė shtynte pėrpara dhe mė thoshte se kishte ardhur momenti i duhur pėr tė pranuar besimin islam dhe tė bėhesha njė prej atyre njerėzve tė mrekullueshėm tė cilėt me rrethonin. Doja tė bėrtisja me tė madhe para gjithė botės ē’ndieja nė atė ēast (ndjenjė e cila s’mė ka pushuar deri mė sot).
    E dija se duhet tė mesoja shumė gjėra tė reja por mua ēdo gjė e re mė entuziasmonte dhe interesonte pa masė. I falenderohem Zotit pėr gjithēka, pėr faktin qė mė ka udhėzuar gjatė gjithė jetės sime dhe qė mė dha mundėsinė pėr t’u njohur dhe besime tė tjera para se tė pranoja islamin. Islami ėshtė kulmi i rrugės sime nė kėrkim tė sė vėrtetės.
    Dita ime (me “D” tė madhe) erdhi nė dhjetor tė 1999-s. Me agjėrimin, faljet dhe veshjen e pėrshtatshme nuk pata problem. Probleme nuk pata as me vendimin pėr tė mbajtur apo jo shaminė myslimane (hixhabin). Thjeshtė e vura njė herė pėr provė dhe qysh atėherė falė Zotit e mbaj gjithmonė. Sigurisht qė i druhesha reagimit tė njerėzve rreth meje, prindėrve apo kolegėve nė punė. Isha pothuajse e sigurtė se prindėrit do tė mė nxirrnin nga shtėpia dhe drejtori do mė pėrjashtonte nga puna. Megjithatė isha e vendosur qė tė bėhej, ē’tė bėhej, le tė bėhej vullneti i Zotit, Ai do tė kujdesej pėr mua spese vetėm Ai e di ē’ėshtė mė e mira pėr mua dhe se duhet t’i falenderohem Atij pėr gjithēka. Falė Zotit, familja dhe kolegėt nė punė mė pranuan pa probleme. ثshtė shumė e rėndėsishme t’i besosh Zotit 100%, sepse Ai e di ē’ėshtė brenda nesh, ēfarė mendojmė, si dhe sa sinqerisht i lutemi Atij dhe se tek Ai gjejmė mbėshtetje. Ai na ndihmon gjithmonė sepse e di ē’ėshtė pėr ne mė e mira. Me pranimin e fesė islame, udha jonė nuk mbaron por veēse fillon. Duhet tė pėrpiqemi tė mbledhim sa mė shumė informata dhe tė jemi myslimanė sa mė tė devotshėm.
    Njė vit pasi pranova islamin u njoha me burrin tim, pėr tė cilin i falenderohem Zotit edhe sot e kėsaj dite. Ai ėshtė njė person me tė cilin merrem vesh jashtėzakonisht mirė, ėshtė i kuptueshėm, i durueshėm dhe prej tij kam mėsuar shumė gjėra jo vetėm mbi islamin por edhe mbi mėnyrėn sesi tė jetosh me islamin. Mė mėsoi tė jem e durueshme, tė njoh gabimet e mia, tė jem e lumtur me pak dhe tė mos shqetėsohem pėr ēėshtjet sipėrfaqėsore tė kėsaj bote dhe t’i jem mirėnjohėse Zotit pėr gjithēka.
    Kurrė nuk jam penduar qė jam martuar me tė edhe pse nė fillim nuk njiheshim pothuajse fare. Mė propozoi qysh ditėn e tretė pas njohjes sonė. E dija se ai ishte personi i duhur pėr mua sepse nė atė moment ndjeva atė ndjenjė qė pata kur pranova islamin. Disa muaj pas dasmės, burri im mbrojti diplomėn dhe sė bashku morėm rrugėn nė vendin tim tė ri, Kuvajtin. Disa javė para ceremonisė sė dorėzimit tė diplomės familja e burrit tim erdhi nė Sllovaki, ku jetuam sė bashku. Ata janė njerėz tė mrekullueshėm dhe mua mė pritėn, falė Zotit, krahėhapur.
    Nė Kuvajt mora pjesė nė disa leksione tė dijetarėve tė njohur si p.sh. Jusuf Estesi nga SHBA, tė organizuara nga IPC (Islam Presentation Committee – Komiteti i Prezantimit tė Islamit) nė Kuvajt. Tek IPC ndoqa dhe mėsime mbi fenė islame.
    Nė Kuvajt mėsova shumė mbi islamin dhe pėr kėtė mė ndihmoi shumė familja e burrit, pėr tė cilėn islami ėshtė mėnyra e jetesės. Me burrin ramė nė ujdi qė tė krijonim pak hapėsirė kohore para se tė lindnim fėmijėn e parė, pasi isha mjaft e re dhe se ishte e nevojshme qė mė parė tė dija mė tepėr pėr islamin, pėr jetėn nė Kuvajt, gjuhėn, etj. Mendoja se me fėmijė tė vogėl nuk do e pėrballoja dot. Tani e kuptoj se e kisha gabim. Do ia kisha dalė mbanė, vetėm me pak vonesė. Zoti na dhuroi njė fėmijė tė bukur, njė vajzė qė e quajtėm Aisha, e cila mbush jetėn tonė me gėzim, dashuri tė ndėrsjellė dhe mirėnjohjen ndaj Zotit. Gjithmonė kam menduar se koha e pėrshtathsme pėr tė patur fėmijė ėshtė atėherė kur ta ndiej brenda meje se jam e pregatitur pėr kėtė moment. Zoti na „befasoi“ dhe mė bėri tė ditur se vetėm Ai e di kur ėshtė momenti i duhur pėr ēdo gjė. Bashkė me burrin i jemi Atij jashtėzakonisht mirėnjohės pėr kėtė.
    Po e mbyll historinė time me kėto fjalė: le tė na udhėheqė Zoti nė tė gjithė jetėn tonė, t’i besojmė Atij, sepse vetėm Ai e di ē’ėshtė pėr ne mė e mira, t’i jemi Atij gjithnjė mirėnjohės, tė pėrpiqemi tė jemi myslimanė tė devotshėm, t‘i falemi Atij, ta kujtojmė Atė papushim dhe jo vetėm ateherė kur ndodhemi keq. Na dhėntė Zoti fuqi tė mjaftueshme pėr tė qėndruar nė rrugėn e drejtė. Amin!
    Motra Aziza (Ummu Aisha)
    2006
    © islamweb.sk
    Ummu Aisha,
    5.5.2006
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    10
    Bota po i kthehet Islamit, sepse eshte duke e kuptuar se eshte fe e Zotit, e drejtesise, dashurise, paqes, solidaritetit, vllazerise, humanizmit.

  5. #85
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Udhėzimi qė erdhi para Ramazanit


    Monica Aparicio nga Meksika pranoi Islamin pas njė ėndrre tė parė. Ajo tregon se nė ėndėrr ishte duke lexuar Kur' an dhe ishte ngritur duke thėnė "All-llahu Ekber".
    E shtunė, 06 Shtator 2008 15:03

    Monica Aparicio pranoi Islamin pas njė ėndrre tė parė. Monica na shpjegon udhėtimin e saj pėr nė udhėzimin e Gjithėmėshirshmit.

    "Siē e dimė mbi 90% tė njerėzve nė Meksikė janė katolik. Unė jam rritur nė njė familje me traditė meksikane dhe jam edukuar nga ana gjyshit dhe gjyshes sime. Qė nga fėmijėria ime, unė jam edukuar si njė krishtere dhe besoja se Krishterimi ėshtė feja e vėrtetė. Edhe nėpėr shkolla neve na mėsuan kėshtu, dhe ēdo gjė qė mė rrethonte mua kishte tė bėj me krishterimin. Ishte shumė turpėruese mungesa e lidhjeve me besimet tjera. Nė Krishterizėm njerėzit besojnė, por nuk mendojnė se a e kanė tė drejtė apo jo.

    Vitet e fėmijėrisė qė kaluan pranė familjes katolike

    Me kujtohet shume mirė, kur ishim fėmijė gjyshi dhe gjyshja nė dėrgonin ēdo tė diele ne kishė. Atė kohė ne nuk kuptonim asgjė nga ceremoniali i organizuar aty, por vetėm se dėgjonim aty se ēfarė thuhej aty. Prifti fliste, por njerėzit nuk ishin kureshtar tė dinin se a fliste drejtė prifti apo jo, njerėzit pėrtonin edhe tė verifikonin fjalėt thėnė nga prifti nė Bibėl. Askush nuk deklaroj se ēka mendon lidhur me fjalėt e priftit. Dhe duke u bazuar ne atė se ēka do qė tė dėgjohej nė kisha ėshtė e saktė, njerėzit infiltrohenin dhe idetė e tilla i adaptonin nė jetėrat e tyre. Dhe kjo vazhdonte ēdo fundjavė.

    Martesa me njė musliman

    Kur isha nė moshėn 23 vjeēare u njoftova me burrin tim tė tanishėm dhe ai ishte musliman. Familja ime mė lejoi tė martohem me atė gjithnjė duke u bazuar nė faktin se ai ishte njė njeri me virtyte tė larta. Pas tre vjetėsh unė isha shtatzėnė pėr vajzėn time tė parė, dhe ne para martesės sonė kishim bėrė njė marrėveshje se fėmijėt tanė do tė jenė musliman. Burri im ishte njė njeri shumė i mirė dhe i butė, sa qė nuk ishte problem pėr mua qė fėmijėt e mijė nė tė ardhmen tė jenė nė konfesioni Islam. Por njėkohėsisht unė kėrkova nga ai tė mos martohet edhe me ndonjė grua tjetėr dhe ai u dakordua.



    Vajza ime, muslimane apo katolike?

    Kur mora pėr herė tė parė vajzėn time nė prehėr mendova se ajo ishte dhurata mė e vlefshme pėr mua nga Zoti. Dha u binda se vajzėn time duhej tė edukoja nė bazė tė besimit tim dhe ajo duhej tė ishte pasuese e rrugės sė vėrtetė. Por, ēuditėrisht as unė nuk e dija pėr rrugėn e vėrtetė. A thua ishte Krishterimi? A do tė mund tė edukoja unė vajzėn time duke lexuar versete nga Bibla, versete tė cilat as unė nuk i kuptoja, gjatė kohės kur bashkėshorti im ėshtė nė punė?

    Kush ėshtė Zoti?

    Afėr nesh ishte njė katolik i cili praktikonte fenė e tij. Unė e takova atė dhe ia pėrshkrova gjendjen time, dhe ai mė kėshilloi tė kryqėzohem dhe tė kėrkojė ndihme njė ditė nga Antonio i Shenjtė, njė ditė nga Tertesa e Shenjtė dhe njė ditė tjetėr nga Maria e Shenjtė lidhur me problemet qė mė preokuponin. Pra kėto duhej tė beja fshehurazi nga burri im dhe nga familja e tij.
    Pas njė kohe nuk mbet mė Shenjtor ku do tė kėrkojmė ndihmė dhe njashtu problemet nuk zgjidhenin. Unė sėrish e takova atė dhe i ceka se mė duhet tė kėrkoj drejtpėrdrejtė ndihmė nga Zoti. Ai u dakordua dhe unė pyeta atė se kush ėshtė Zoti. "Ai ėshtė Krijuesi im dhe i yti dhe Ai ėshtė i Pėrhershėm" tha pa hezitim. Ai Pas kėtyre fjalėve u ndal dhe filloi tė mendonte, ndėrsa unė sėrish u kryqėzova dhe fillova tė shikoja kryqin. Me njė kohė edhe ai e shikonte kryqin. Ai pastaj mė pyeti se kush ėshtė ky nė kryq? "Zoti" u pėrgjigja unė. Por pak mė parė ai u deklarua se Zoti ėshtė i Pėrhershėm. "A thua si mund tė jetė ky nė Kryq i Pėrhershėm?" mendova me zė unė. Unė gjatė tėrė jetės sime nuk kisha vėrejtur kėtė realitet.
    Ai mė pyeti se nga vjen ky Zot, e unė u pėrgjigja se vjen nga Nėna Maria. Por ai mė kishte thėnė se Zoti ėshtė i pėrhershėm, pra nuk kishte lindur dhe nuk do vdisje kurė. Kjo ishte njė ēėshtje shumė kundėrthėnėse. Kjo mė shkatėrroi krishterimin tim, dhe e pyeta atė se si beson nė kėto gjėra. Po nėse Zoti posedon tėrė forcėn nė duart e veta, atėherė pse kėrkojmė ndihme nga Maria, nga engjėjt dhe nga priftėrinjtė. Kjo ishte njė ēėshtje qė duhej tė mendoja dhe hulumtoja unė. Nė Meksikė shumica e njerėzve janė krishterė dhe asnjė i krishterė nuk mediton pėr religjionin e vet.


    Paralajmėrimet e udhėzimit

    Ndjeva njė mungesė tė thellė ngulfatėse nė shpirtin tim dhe vendosa tė kėrkoj ndihmė. Shkova nė njė Kishėn Katolike dhe kontaktova me personelin e kishės, dhe tre ditė radhazi bisedova me personelin. Unė me orė tė tėra parashtroja pyetje qė nuk gjenin pėrgjigjet e tyre. Dhe solucioni i tėrė bisedave ishte se unė isha e detyruar tė tė besoja nė tė gjitha informatat ēka ofronin ata dhe e kundėrta ishte mėkat. "Duhet tė besosh nė krishterizmė se ajo ėshtė e vėrteta" thonin ata. Kur kėrkova prova dhe argument, ata mė thane se vet Bibla ėshtė argument. Unė potencova se disa pjesė tė Biblės janė kundėrthėnėse mes veti dhe kėrkova burime origjinale duke pretenduar se nuk mund tė besoja nė kėto gjėra. "Kjo feja jote dhe je e detyruar tė besosh" ishte porosia e fundit nga personeli i kishės. U largova nga aty duke qenė e bindur se kėto biseda nuk kanė sjellė asnjė dobi pėr mua.

    Mendova se ishte shumė e qarrtė se nuk mund tė gjeja qetėsi nė Krishterizėm. Dhe u binda se ka mbaruar krishterimi im, nė tė cilin nuk kishte mbetur asnjė pjesė e vėrtetė pėr mua. Dhe pas kėsaj vėrtetova se thellėsira e shpirtit tim ishte akoma mė boshe. Pastaj fillova tė lutem Zotit " Tė lutem o Zot, mė kumto se pas cilės rruge duhet tė ecja, tė lutem mė ndihmo, dhe mė udhėzo tek ajo fe e cila ėshtė e vėrtetė"

    A ishte Krishterimi apo Islami? Sipas mendimeve tė mia Islami nuk kishte vlera. Sepse kur shikoja nė veprimtarin e muslimanėve nuk mund tė konkludoja se ata janė mė tė mirė. Unė duhet tė jem e sinqertė dhe them se ishte shumė shqetėsuese pėr mua kur i shikoja femrat muslimane tė mbluluara nė njėrėn anė, ndėrsa nė anėn tjetėr nė fytyrat e tyre kishte gati njė kilogram makijazh. Stili i veshjes sė grave muslimane ishte e bazuar kryesisht nė traditė ose nga dekoritetit. Unė nuk mund tė konkludoja se ato bėjnė diēka nga besimi t tyre. Ndėrsa meshkujt musliman nuk dallonin nga meshkujt tjerė nė Meksike, nė Amerikė dhe nė tėrė botėn. Ata nuk kishin asgjė tė veēantė. Ata nuk ishin njė pozite e cila do tė mė shtynte tė mendoja se mos ata e kanė tė drejtė.
    Kisha nevoje tė gjeja rrugėn e vėrtetė, isha e detyruar tė pėrgjigjja nė mėnyrė tė drejtė edukimit tė vajzės sime. Ishte e ēuditshme gjendja ime kur lutesha Zotit ēdo dite, edhe pse isha njė katolike. I lutja Zotit tė tė mė udhėzonte nė rrugėn e drejtė.


    Udhėzimi qė erdhi nėpėrmjet ėndrrės


    Ishte par tre vite dhe pak net para ardhjes sė Ramazanit kur pashė njė ėndėrr shumė tė ēuditshėm. Kjo ishte njė ėndėrr qė ndryshoi totalisht jetėn time. E pashė veten time me tesha tė bardhe dhe e mbuluar me njė mbulesė tė bardhė. E shikoja veten time si njė muslimane nė ėndėrr. Unė isha duke qėndruar nė dhomėn tonė tė vogėl, dhe nė dy anėt e mijė ishin dy vajzat e mija. Ne qėndronim dorė pėr dore ku ato ishin veshur sikur unė.
    Ne i bėnim sexhde Allahut dhe flisnim arabisht nė ėndėrr. Unė lexoja njė pjesė nga Kurani. Unė mendova nė ėndėrr se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė e tė adhuruarit tė Allahut, dhe kur papritmas vėrejta njė derė nė anėn time tė majtė ku ishte djalli. Ai nuk mund tė hynte brenda dhe ashtu na shikonte. E pashė fytyrėn e tij tė zezė dhe sytė e tij qė pėrhapnin zjarr. Ai mė tha "Mos e prano Islamin, mos u bė musliman. Qėndro krishtere ose bėhu ēka tė duash por vetėm mos e prano Islamin". Por nė ato momente thashė "Eudhubilahimineshejtaniraxhm" dhe nuk kuptova se si dol kjo fjalė arabe nga gjuha ime. Dhe pėr njė kohė djalli u zhduk dhe unė mendova se nuk duhet tė frikėsohesha. Unė pėrqafova fort dy vajzat e mia dhe vazhdoja tė bėja ibadet Allahut, dhe tė bėja sexhde. Nė njėrin nga sexhdet thashė "Subhane rabijel ala" ndėrsa dėgjova njė zė qė tha "Allahu Ekber". U zgjova dhe u vetėdijesova duke thėnė "Allahu Ekber"

    Jam e sigurte njė qind pėr qind se All-llahu ishte pėrgjigjur nė pyetjen time. Dhe mė kishte treguar se udha e vetme e drejtė ishte Islami. Tani i falėnderohem All-llahut sepse mė bėri muslimane. Kjo ėshtė feja Islame e cila mė mbron nga zjarri, jo nga qėndrimi nė zjarr pėr njė, dhjetė apo njėmijė vjet, por nga zjarri i pėrhershėm.

    Inshallah edhe vajzat e mija do tė edukoj si nga njė muslime tė vėrtete, ngase shumė i dua ato. Pas njė kohe unė edhe u mbulova dhe synoj qė tė jem nė rrugėn e vėrtetė deri nė vdekjen time.
    Tre ditė pasi e pranova Islamin erdhi Ramazani dhe unė fillova tė agjėroja"./
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  6. #86
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Unė gjithmonė kam dyshuar nė trinitet

    Konvertime December 25th, 2007


    Unė quhem Kethrin Hjugjis (Cathryn Huges) dhe jam njė e re e cila ka pranuar fenė islame. Isha rritur si e krishtere dhe isha ministreshė e ungjillit nė kishėn katolike, njė lidere e re.Unė gjithmonė kam dyshuar nė trinitet dhe e kam pyetur veten se si ėshtė e mundur tė ekzistojė njė gjė e tillė. Kishte shumė njerėz qė mė thonin se ėshtė sikurse uji, Zoti ėshtė akull (estagfirullah) kur tė shkrihet ėshtė Jezusi (estagfirullah) dhe kur tė bie dėborė ėshtė Shpirt i Shenjtė. Marrėzira apo? Pėr kėtė arsye kjo gjithmonė mė ka hutuar.
    Jam rritur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės me mendime perėndimore tė cilat m’a kishin shpėrlarė trurin. Mirėpo, prapė se prapė vazhdoja tė mendoja nėse kjo ėshtė e vėrteta. Dhe, pse tė krishterėt po luftonin me tė tjerėt!
    Kam pasur pėrvojė tė keqe me tė krishterėt tė cilėt mė kanė lėnduar shumė. Gjithmonė e kam vėrejtur se tė krishterėt nuk ishin tė udhėzuar mirėpo bėnin ēdo gjė tė mundur pėr t’i bindur tė tjerėt pėr fenė e re krishtere.
    Kur isha e vogėl, e ndjeja se Allahu ėshtė duke folur me mua. Ai m’i tregonte gjėrat qė askush prej njerėzve nuk mund tė m’i tregonte. Allahu mė tregonte se sa shumė mė donte dhe se si i kishte krijuar yjet dhe gjithėsinė.
    Mė dėrguan nė kishė qė ta gjej Zotin atje. Mirėpo, nuk ishte e njėjtė sikur ndihesha kur isha vetėm me Zotin. Pastaj, i vėreja se si femrat muslimane pėrrreth meje e bėnin pazarin dhe punėt e tjera ditore. Mendoja se ishte shumė e ēuditshme tė mbulohesha me petk, mirėpo isha shumė kureshtare ta dija se ēka kishte pas mbulesės. Mendoja se mos ishte ndonjė idol pėr ta adhuruar.
    Me kalimin e kohės, unė fillova tė merrem me kėndim dhe shkruaja kėngė. Pastaj iu bashkova forcave ushtarake dhe shėrbeja nė Forcat Ajrore tė SH.B.A. Kėndoja nė klube dhe mendoja qė isha yll i botės dhe isha shumė e lumtur. Ashtu mendoja unė. Mirėpo, pastaj e pėrfundova punėn nė forcat ajrore dhe fillova tė punoj si punėtore nė shtetin e Kalifornisė.
    Nė punė e lėndova shpinėn dhe kėshtu qėndrova pėr njė kohė tė gjatė. Nuk mund ta rrotulloja kokėn prej njė ane nė anėn tjetėr, poashtu nuk mund tė bartja asgjė dhe isha e kufizuar pėr disa punė. Gjatė kohės derisa shėrohesha fillova ta shkruaj njė libėr pėr pėrmirėsimin e vetvetes dhe si tė bėhemi krishterė tė vėrtetė. Mirėpo, nė fund i hodha fletėt e librit. Luftoja vazhdimisht qė t’ia bėj me dije popullit tė krishterė se janė duke bėrė gjėra tė gabuara nė lidhje me fenė krishtere. Nė fund e kuptova se nuk mund t’i bindi ata dhe hoqa dorė nga pėrpjekjet e mia.
    Vitet e fundit pas aksidentit e ndjeja se Zoti ishte i vėrtetė nė jetėn time mirėpo jo sikur besonin tė krishterėt ose sikur mėsonin tė tjerėt qė e dija nė SH.B.A. E ndjeja njė zė se duhej tė shkoja nė Afrikė tė punoj si pastore e krishterė dhe t’i ndihmoj refugjatėt dhe tė amputuarit e luftės nė Sierra Lione. I dėrgova paratė pėr ta nxjerrur biletėn dhe duhej tė udhėtoja nė dhjetor kurse tani ėshtė muaji mars.
    Pas kėsaj vonese e pyeta Zotin tė mė tregojė se pse gjėrat po ndodhnin nė mėnyrė tė gabuar. Gjatė kėtij viti i takova pesė muslimanė dhe u bėra shoqe e ngushtė me ta. Ata shihej se kishin njė mbėshtetje tė fortė nė paqen dhe dashurinė nė mes tyre. Kjo mė bėri shumė kureshtare dhe shkova nė bibliotekė pėr ta marrė Kur’anin. Pasi e lexova pak thashė me vete: kjo ėshtė ajo qė po e kėrkoj… E ktheva nė bibliotekė dhe vazhdova me jetėn time. Mirėpo, sa herė qė bisedoja me shoqet muslimane e ndjeja njė ngrohtėsi dhe shkėlqim pėrreth.
    Pas kėsaj vonese qė ndodhi, fillova tė kuptoj se duhej tė ndėrrmirrja njė ndryshim tė madh nė jetėn time. E ndjeja veten tė pėrgjysmuar. Sapo kisha kaluar divorcin dhe babai mė kishte vdekur, e unė ndjeja se mė duhej njė drejtim i drejtė. Mė vonė e takova njė shok nga Nigeria i cili mė bėri ta ndjej Islamin edhe mė shumė. Ai mė ndihmoi tė shoh se si Allahu mė ndihmon. Poashtu e doja tė njėjtėn paqe, dashuri dhe mbėshtetje tė fortė si muslimanėt.
    Mė 5 Mars iu zotova me besnikėri Allahut dhe tani jam muslimane. E kam pėrqafuar Islamin dhe tani po e kuptoj se si Allahu kishte dashur qė unė ta njihja Atė gjatė gjithė jetės sime. Ai ėshtė Zoti im dhe tani pėr tani jam shumė e lumtur dhe shpresoj se Allahu do tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė pėr atė qė ka planifikuar pėr mua.
    E falėnderoj Allahun pėr ndihmėn, pėr faljen e gabimeve tė mia dhe qė mė ka dhėnė njė jetė tė re nė rrugėn e Tij.
    Inshallah tani e filloj njė udhėtim tė ri, njihem me shumė miq muslimanė, rritem me Islamin dhe poashtu e studioj Kur’anin.
    Unė jam njė person i ri tani dhe jam shumė e kėnaqur me Zotin tim tė vėrtetė! Unė jam e bekuar!!!

    Ėshtė marrė nga: www.whatisislam.com
    Shkruar nga Cathryn Hugheson tė martėn mė 6 mars 2001
    p.s. Nėse keni dėshirė t’i dėrgoni ndonjė email, ky ėshtė emaili i saj: cathrynhughes@yahoo.com
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  7. #87
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Zejnepe bintu Xhahshi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė

    Muslimanja December 25th, 2007

    Kjo ėshtė nėna e besimtarėve, Zejnebe bintu Xhahsh bin Jamer bin Sabra bin Murra bin Kebir bin Ganem bin Dudan bin Esed bin Huzame, ndėrsa nėna e saj ėshtė Umejme bintu El-Mutalibi, halla e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
    Zejnebja mė pėrpara quhej Bera, por kur i Dėrguari i Allahut u martua me tė, e quajti Zejnebe.I Dėrguari i Allahut e ka fejuar Zejneben me Zejd bin Harithin. Mė pas ajo ėshtė ndarė nga Zejdi dhe ėshtė martuar me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
    Zejnebja ka qenė besimtare e sinqertė dhe e devotshme. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Nuk kam parė asnjėherė grua mė tė mirė nė fe, grua qė i frikėsohej mė shumė Allahut, qė i mbante mė shumė lidhjet farefisnore, qė punonte dhe qė jepte sadaka pėr t’u afruar tek Allahu mė shumė sesa Zejnebja.”
    I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, u ka thėnė grave tė veta: “Ajo e cila do tė mė pasojė mė sė shpejti ėshtė ajo qė i ka duart mė tė gjata.”
    Zejnebja ka vdekur nė vitin e njėzetė hixhri, nė moshėn pesėdhjetė e trevjeēare. Namazin e xhenazes ia ka falur emiri i besimtarėve, Omer ibnul Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.Kjo ėshtė gruaja e parė qė ka vdekur nga gratė e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
    Thyerja e zakoneve
    Nga e kemi nxjerrė kėtė kuptim?
    Nėse meditojmė pėr ngjarjen e martesės sė Zejnebes me Zejd bin Harithin e mė vonė ndarjen prej tij dhe martesėn me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, do tė shohim se kjo ngjarje shoqėrore ka pasur pėr qėllim dy ēėshtje:
    1- thyerjen e zakoneve qė janė nė kundėrshtim me fenė;
    2- thyerjen e tebennit nė Islam (martesės me gruan e djalit tė adaptuar, pasi ėshtė ndarė prej tij).
    Dėshiroj qė ta paraqes shkurtimisht ngjarjen, nė mėnyrė qė lexuesi tė kuptojė domethėnien e kėtij pėrfundimi
    Zejd bin Harithi
    Zejdi ka qenė njė rob tė cilin Hakim bin Huzami ia dhuroi Hatixhes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Mė pas ajo ia dhuroi tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Babai dhe nėna e Zejdit, tė cilėt e dėgjuan kėtė ngjarje, erdhėn nė Mekė dhe kėrkuan djalin e tyre nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Ata i ofruan tė holla tė Dėrguarit, nė mėnyrė qė t’ua kthente djalin, por i Dėrguari i Allahut bėri me shenjė se Zejdi do tė ishte ai qė do tė zgjidhte. Ata e pranuan kėtė. Kur e lanė qė tė zgjedhė, Zejdi zgjodhi qė tė rrinte me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė. Babai i Zejdit u mėrzit pėr kėtė, pasi ai zgjodhi robėrinė dhe jo lirinė. I Dėrguari, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, e mori Zejdin dhe shkoi me tė nė Qabe e tha: “Unė dėshmoj se Zejdi ėshtė djali im.” Kėshtu ai nisi tė thirrej Zejdi, i biri i Muhamedit. I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, e donte shumė Zejdin.
    Fejesa e Zejdit me Zejneben
    I Dėrguari e fejoi Zejdin me Zejneben, e cila ishte vajza e hallės sė tij. Kur dėgjoi Zejnebja pėr kėtė, ajo refuzoi dhe tha: “Nuk do tė martohem asnjėherė. Unė jam zonjusha e Abdu Shemsit.”Si tė martohej me njė rob, kur ajo rridhte nga njė familje e ndershme, me autoritet dhe me prejardhje? Ajo ishte vajza e hallės sė tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe njėra nga mė tė bukurat e femrave kurejshe. Si tė martohej me njė rob tė cilin Hatixhja e kishte blerė dhe ia kishte dhuruar tė Dėrguarit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, i cili nuk kishte nder dhe prejardhje tė mirė?
    Kėtė qėndrim e kishte edhe vėllai i saj, Abdullahu, i cili e konsideronte kėtė martesė si njė turp tė madh. I Dėrguari i Allahut i tha asaj: “Martohu me tė, se unė e pranoj atė si burrė pėr ty.” Me kėtė ai deshi tė thyente njė traditė tė pėrhapur (ai qė ėshtė me prejardhje tė mirė martohet vetėm me atė qė ka prejardhje tė mirė). Ai zgjodhi Zejdin dhe vajzėn e xhaxhait tė tij, Zejneben, pėr ta thyer kėtė traditė tek arabėt.
    Pėrpara se Zenebja t’i pėrgjigjej tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, zbriti thėnia e Allahut tė Lartėsuar: “Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i Dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjedhje tjetėrfare.” (El-Ahzab: 36)
    Kur zbriti ky ajet, Zejnebja dhe vėllai i saj thanė: “Pranuam, o i Dėrguari i Allahut!” Zejdi dėrgoi te beni Xhahshėt dhjetė dinarė dhe gjashtėdhjetė dėrhemė, njė parzmore, shami dhe mbėshtjellėse, pesėdhjetė grushte me ushqim dhe dhjetė grushte me hurma. Kėto tė gjitha ia ka dhėnė i dashuri Muhamed, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
    Mospajtimet ndėrmjet Zejdit dhe Zejnebes
    Zejdi nuk ishte i pashėm, prandaj Zejnebja nuk u rehatua shpirtėrisht dhe filloi t’i krenohej pėr prejardhjen dhe lirinė e saj, ndėrsa ai ishte rob. Zejdi e kuptoi se ajo nuk e donte. Zejdi ishte edukuar me dinjitet dhe nuk nėnēmohej nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, prandaj e mundonin sjelljet e Zejnebes. Zejdi vazhdoi tė ankohej tek i Dėrguari i Allahut mė shumė se njė herė, se Zejnebja i krenohej me nderin e saj, se po hiqej mendjemadhe dhe se po e dėmtonte me gjuhėn e saj. I Dėrguari i Allahut gjithmonė e kthente dhe i thoshte: “Mbaje bashkėshorten tėnde.” (Ahzab: 37)
    Zejdi u ankua sėrish dhe kėrkoi tė ndahej, por i Dėrguari i Allahut e kthente me fjalėt: “Mbaje bashkėshorten tėnde.” (Ahzab: 37)
    I Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, dėshironte tė thyente edhe njė traditė tjetėr tė arabėve. Ai dėshironte qė Zejdi tė rrinte me Zejneben, pastaj tė ndaheshin dhe mė vonė tė martohej me tė dhe kėshtu do tė thyhej edhe tradita tjetėr, ajo e martesės me gruan e djalit tė adoptuar. Megjithatė, ai frikėsohej prej fjalėve tė njerėzve.
    Mė vonė, ai e lejoi Zejdin qė tė shkurorėzohej me Zejneben dhe Allahu shpalli nė Kuran: “…E pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarve tė tyre, kur ata heqin dorė prej tyre. E vendimi i Allahut ėshtė i kryer.” (Ahzab: 37). Ky ajet ka zbritur pas martesės sė Pejgamberit me Zejneben.
    Martesa e tė Dėrguarit me Zejneben
    Pėr kėtė martesė i Dėrguari i Allahut hasi vėshtirėsi. Allahu zbriti thėnien e Tij: “Pejgamberit nuk i pėrket asnjė qortim pėr atė qė Allahu e ngarkoi me tė. Ky ishte ligj i Allahut, edhe ndėr ata qė ishin mė parė, e urdhri i Allahut ėshtė vendim i kryer. (ligj i Allahut ndėr) Ata, tė cilėt i kumtojnė shpalljet e Allahut, i frikėsohen vetėm Allahut dhe askujt tjetėr pos Tij, e Allahu ėshtė i mjaft tė jetė llogaritės.” (Ahzab: 38-39) Allahu e kurorėzoi tė Dėrguarin e Tij prej qielli. Allahu i Lartėsuar thotė: “E pasi Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam ty atė.” (Ahzab: 37)
    Kur pėrfundoi ideti (koha e pritjes pas shkurorėzimit) i Zejnebes, i Dėrguari i Allahut i tha Zejdit: “Shko te Zejnebja dhe mė pėrmend tek ajo (pėr martesė).” Martesa e tė Dėrguarit me Zejneben ishte pa veli dhe pa dėshmitarė, sepse i kurorėzoi Allahu i Lartėsuar. Zejnebja mburrej para grave tė tjera tė Muhamedit, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe u thoshte: “Ju ju kanė kurorėzuar prindėrit tuaj, ndėrsa mua mė ka kurorėzuar Allahu mbi shtatė qiejt.”
    Allahu i Lartėsuar thotė: “E pasi Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam ty atė.” (Ahzab: 37)
    Thuhet se kur ėshtė martuar i Dėrguari i Allahut me Zejneben, hipokritėt kanė filluar tė thonė: “Muhamedi e ka ndaluar martesėn me gruan e djalit, por u martua me gruan e djalit tė tij.” Allahu zbriti Fjalėn e Tij, ku thuhet: “Muhamedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj.” (Ahzab: 40) dhe thotė: “Ju thirrni (mbėshtetni) ata nė etėrit e vėrtetė tė tyre, kjo ėshtė mė e drejtė tek Allahu…” (Ahzab: 5)
    Pėrfundimisht
    Ndoshta ti lexues i nderuar e kuptove se sa e vėshtirė ėshtė tė ndėrrohen traditat nė shoqėri. Ne kėtė ngjarje e lexojmė pėr disa minuta, por nė realitet vėshtirėsitė dhe vuajtjet prej saj kanė zgjatur me ditė dhe muaj. Disa prej tyre janė
    1- vuajtjet e tė Dėrguarit tė Allahut pėr t’ia mbushur mendjen Zejnebes qė tė martohet me Zejdin,
    2- vuajtjet e Zejnebes me Zejdin nė shtėpi,
    3- vuajtjet e familjes sė Zejnebes kur u martua,
    4- vuajtjet e tė gjithėve nė pėrballimin e presioneve tė shoqėrisė,
    5- vuajtjet e martesės dhe mossuksesi i saj,
    6- vuajtjet e tė Dėrguarit tė Allahut nė shkurorėzimin e tė dy palėve,
    7- vuajtjet e tė Dėrguarit gjatė martesės me bashkėshorten e djalit tė adoptuar,
    8- vuajtjet e tė Dėrguarit tė Allahut nė anulimin e traditės sė adoptimit dhe vuajtje tė tjera.
    Megjithatė, Allahu e shpėrbleu Zejneben pėr durimin e saj me martesėn me tė Dėrguarin e Allahut. A ka nder mė tė madh se kjo martesė, e cila nė procedurė dhe mėnyrė ishte e veēantė? Prandaj ajo mburrej para grave me tri gjėra:
    1- se gjyshi i saj dhe gjyshi i tė Dėrguarit ishte njė,
    2- se Allahu e kurorėzoi me tė Dėrguarin e Tij,
    3- se ndėrmjetėsues pėr martesėn ishte Xhibrili.
    Diktatura e traditės dhe tri indianet
    Ėshtė gabim qė tė anulohen traditat dhe zakonet e popullit, por gjėja mė e mirė ėshtė qė tė mundohemi tė ndryshojmė zakonet tė cilat janė nė kundėrshtim me metodologjinė e Islamit. Pėrputhja e zakoneve nė jetėn e njeriut ėshtė njė simbol i saj. Zakonet janė tė dobishme pėr ruajtjen e esencės dhe kulturėn e njeriut.
    Kur ėshtė tradita diktaturė?
    Ajo ėshtė e tillė kur njerėzit e veprojnė edhe nėse nuk pėrputhet me sheriatin islam. Disa shembuj prej rasteve tė kohės sonė janė:
    1- mosshikimi i sė fejuarės.
    2- mospranimi i martesės sė vajzės sė xhaxhait me djalin e xhaxhait.
    3- mehri i lartė
    4- mospranimi i martesės sė vajzės sė vogėl para sė madhes.
    5- ndalimi i femrės qė tė ketė trashėgimi dhe shumė zakone tė tjera tė cilat janė nė kundėrshtim me fenė.
    Ne nuk dėshirojmė qė tė argumentojmė me sheriat ēdo traditė qė pėrmendėm, por i morėm vetėm si shembuj nė mėnyrė qė tė kuptojmė vuajtjet qė ka pėrjetuar i Dėrguari i Allahut, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, kur dėshiroi tė thyente dhe tė ndėrronte zakonet. Kjo ēėshtje nuk ėshtė e lehtė, por ka nevojė pėr kohė dhe durim.
    Dėshiroj qė t’ju tregoj ngjarjen e tri indianeve, qė ta kuptojmė se ēfarė shkaktojnė traditat shoqėrore tė cilat janė nė kundėrshtim me fenė.
    Kėto tri motra indiane kanė bėrė vetėvrasje duke pirė helm insektesh. Njė zėdhėnės i policisė nė Bombei ka thėnė: “Prindi i kėtyre vetėvrasėseve ka deklaruar nė polici se nuk ka mundur tė gjejė bashkėshort pėr vajzėn e tij tė madhe dhe ka refuzuar martesėn e vajzave tė tjera pa u martuar vajza e madhe.”
    Vajzave e madhe ishte 30 vjeēe, e dyta ishte 25 vjeēe, kurse e treta vetėm 20 vjeēe.
    Kjo ėshtė njė prej mijėra ngjarjeve ku viktima tė diktaturės sė traditave dhe zakoneve kanė qenė vajzat. Unė di shumė ngjarje tė tjera ku tė rinjve u janė bėrė padrejtėsi pėr shkak tė traditave dhe zakoneve qė janė nė kundėrshtim me Islamin. Ndėr mė tė pėrhapurat ėshtė mospranimi i martesės me njė person qė nuk ka prejardhje tė mirė. Kjo ėshtė edhe ngjarja sė cilės i ka kushtuar rėndėsi i dashuri ynė, Muhamedi, paqja dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė.
    A do tė bėhen zakonet tona si tė Perėndimit?
    Ka katėr lloje zakonesh: natyrore, mendore, shoqėrore dhe shpirtėrore. Dembelizmi dhe tė dhėnit pas duhanit ėshtė prej zakoneve natyrore, ndėrsa leximi dhe lakmia pas bukurisė janė zakone mendore. Vizitat janė prej zakoneve shoqėrore, ndėrsa kėshillimi, pastrimi i vetvetes dhe adhurimet janė zakone shpirtėrore. Tė gjitha mund t’i fitojmė dhe shpresojmė nė veten tonė se gjithashtu mund t’i ndryshojmė. S’ka dyshim se edhe ambienti ndikon nė edukimin dhe formimin e zakoneve tė ēdonjėrit qė nė vegjėli.
    Kur udhėhiqja programin “Shtėpitė e lumtura” nė janar tė vitit 2001, me titull “Mbulesa e femrave”, kam dėgjuar shumė gjėra tė mira. Nė kėtė takim merrnin pjesė femra tė cilat tregonin pėr shkakun e mbulimit tė tyre. Kur po bisedonim, ma tėrhoqi vėmendjen njėra prej vajzave, e cila tha: “Mjedisi i fėmijės nė tė kaluarėn ka qenė familja, ndėrsa sot mjedisi i fėmijės ėshtė ai qė shikon dhe dėgjon, Ai sot ndikohet nga mediat, interneti dhe rruga. Bota ėshtė bėrė pėr tė mjedisi i tij, kurse prindėrit ndikojnė fare pak tek ai.”
    Kėto fjalė mė bėnė tė mendoja shumė se kemi nevojė pėr meditim dhe shtjellim, nė veēanti kur e dimė se Perėndimi po publikon kulturėn e vet, ndėrsa ne po e lėmė kulturėn dhe parimet tona.
    Nėse nuk do tė lėvizim, zakonet tona nė tė ardhmen do tė jenė si tė Perėndimit, ose si tė Amerikės. Duhet tė ngrihemi dhe tė lėvizim, kjo ėshtė ajo qė mėsojmė nga mėsimi i Zejnebes, Allahu qoftė e kėnaqur me tė.
    Nga arabishtja: Merita Rexha
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  8. #88
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Yvonne Ridley: Nga e burgosur nė besimtare

    Konvertime August 21st, 2008


    Nga Hannah Bayman
    BBC News Online
    Gazetares Yvonne Ridley pėrvoja e hidhur nė Afganistan i solli konvertimin nė njė fe qė, siē thotė ajo, ” Ėshtė familja mė e madhe dhe mė e mirė nė botė”.
    Ish-mėsuesja e shkollave tė sė dielės, e njohur pėr alkoolizmin e saj, u bė muslimane pasi lexoi Kuranin menjėherė pas lirimit tė saj nga talebanėt. Duke punuar si reportere pėr gazetėn Sunday Express nė shtator 2001, Ridley hyri ilegalisht nė Afganistan pėrmes kufirit pakistanez e maskuar me rrobat tradicionale afgane, tė quajtura burka. Por identiteti i rremė i saj u zbulua papritmas kur ajo ra nga gomari me tė cilin po udhėtonte dhe njė ushtar taleban i dalloi asaj njė aparat fotografik. Ridley u arrestua nga talebanėt pranė qytetit tė Xhalalabadit.
    Ridley tregon: “Unė isha njė e burgosur e tmerrshme. Gjatė gjithė kohės grindesha me ta dhe refuzoja tė haja. Vetėm pasi mė liruan ndjeva interes pėr Islamin.”
    Me tė mbėrritur nė Britani, Ridley iu kthye Kuranit si pjesė e pėrpjekjeve tė saj pėr tė kuptuar eksperiencėn e saj nė Afganistan.“Ajo qė po lexoja thjesht mė la pa fjalė – pėr 1400 vjet nuk kishte ndryshuar asnjė pikė. Unė isha bashkuar me atė qė e konsideroj tė jetė familja mė e madhe dhe mė e mirė nė botė. Kur jemi sė bashku, jemi tė pathyeshėm.”
    Po prindėrit e saj, besimtarė tė Kishės Anglikane, ēfarė mendojnė pėr tė? “Fillimisht familja ime dhe miqtė e mi ishin tė tmerruar, por tani mund ta shohin se jam shumė mė e lumtur dhe mė e shėndetshme. Kurse nėna ime ėshtė e kėnaqur qė e kam lėnė alkoolin.”
    Por ēfarė ndien Ridley pėr pozitėn e gruas nė Islam? “Shtypja (opresioni) ėshtė kulturor, nuk vjen nga Islami. Kurani e bėn tė qartė se gratė janė tė barabarta me burrat.” Dhe veshja e saj islame ėshtė shumė fuqidhėnėse, thotė ajo. “Ėshtė shumė ēliruese qė tė mos gjykohesh pėr gjatėsinė e kėmbėve, por pėr mendjen tėnde.” Ridley thotė se Islami e ka ēliruar nga shqetėsimet pėr pjesėn e dashurisė nė jetėn e saj.
    Pėrktheu: Eglantina Muēa
    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema tė Ngjashme

  1. Bota Po Kthehet Drejtė Islamit...
    Nga toni007 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 16:48
  2. Bota po kthehet drejt islamit
    Nga tulipanonero nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 02:50
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •