Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 75
  1. #11
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. po te ishte feja katolike e ortodokese njesoje atehere pse kan dy emra te ndryshem, pse kan rregulla e ndryshime, pse nuk festojen pashket ne nje dite, por i kan te dryshme, pashket duhet te jen njesoje, e shume shume te tjera. po te ishin njesoje pse kan secila biblat e veta, e jo te njejta... pse nuk shkojne te gjithe ne nje kishte pro i kan te vecanta??? e pse nuk pranon katoliku qe te jete ortodokes e ortodokesi katolike, po te jen njesoje...
    me shume respekt
    eda

  2. #12
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Pergjigje

    Eda nuk e di por ti o po tallesh ose nuk e kupton ate qe shkruaj, bibla eshte nje edhe jo feja katolike edhe ortodokse. Une njehere shkruajta nje gje qe ti nuk e mban mede se fete e kane shtremberuar fjalen e perendise edhe ēdo fe ka historine e vete, katolikja te veten ortodoksja po ashtu, myslymania po ashtu etj.!
    Krishterimi nuk eshte nje fe por nje besim, edhenuk ka lindur nga njerezit por nga Perendia ne toke(Jezusin)!A e di kete qe n.q.s. dikush lexon biblen edhe kuranin edhe fillon ti luten Perendise qe te dije te verteten Ai do ti pergjigjet sipas Bibles, ka ndodhur ne mua edhe ne shume te tjere!

    Lavdi Zotit qe eshte i meshirshem edhe na fal ēdo gje qe ne bejme kur i kerkojme te falur edhe nuk i kujton me!!!
    Gjeja me e mrekullueshme eshte te jesh Biri ose bija e Perendise(shume kerkojne te jene bije mbretersh, presidentesh etj), te jeshe biri i Perendise eshte e vetmja gje qe neve na bekon edhe na siguron ē'do gje!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  3. #13
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Per ty i krishteri

    Citate nga njerez te njohur per Civilizimin Islam

    www.thenickname.cjb.net

    Napolon Bonoparti sic permendet ne Cerfilet Kristiane, 'Bonaparte et Islam,' pedone Ed., Paris, France, 1914, f. 105, 125.

    "Mojsiu pati shpallur ekzistencen e Zotit per kombin e tij. Jezu Krishti e beri kete per boten Romake, Muhamedi per te gjithe kontinentin e vjeter..."

    "Arabia besonte ne idhujt, kur gjashte shekuj mbas Jezusit, Muhamedi u solli atyre besimin te Zoti i Abrahamit, i Ismailit, i Mojsiut, dhe Jezusit. Arianet dhe disa sekte te tjera e paten prishur pak qetesine e lindjes duke ngritur pyetje mbi natyren e Atit, Birit, dhe Shpirtit te Shenjte. Muhamedi deklaroi se nuk kishte asgje tjeter pervecse nje Zoti i cili nuk kishte babe, nuk kishte djale dhe se triniteti ishte pak a shume nje ide idhujtaresh..."

    "Une shpresoj qe nuk do te jete e larget dita kur une te jem ne gjendje te bashkoj te gjithe njerezit e zgjuar dhe te edukuar te te gjitha vendeve dhe te formoj nje rregjim te perbashket i cili do te bazohet ne principet e kuranit, te cilat jane te vetmet te verteta dhe vetem ato mund ta cojne njeriun ne lumturi."

    [Shenim: Disa historiane muslimane sugjerojne se Asad bin Al Furat, Komandanti i muslimaneve ne Sicili, eshte nje nga parardhesit e Napolon Bonopartit (1768 - 1821). Pasardhesit e Asadit paten qene njohur me emrin 'Banu Furat'. Nje nga kuneterit e Napoleonit ishte Joacim Murat.]



    Ser Xhorxh Bernard Shou ne 'The Genuine Islam' (Islami i Paster) Vol. 1, No. 8, 1936.

    "Neqoftese do te kishte ndonje besim qe do te udhehiqte mbi Angline, dhe Evropen brenda nje qind vjeteve te ardhshme, do te ishte islami."

    "Une gjithmone e kam pare besimin e Muhamedit me nje vleresim te vecante per shkak te vitalitetit te shkelqyer qe ai ka. Eshte i vetmi besim i cili sipas meje ka ate veti asimiluese ne fazat e ndryshimit te ekzistences, e cila e ben veten te dukshme ne cdo moshe. Une e kam studiuar ate - njeriun e shkelqyer dhe ne opinionin tim jo vetem qe nuk duhet te quhet anti-krisht, por nje Shpetimtar i Humanitetit"

    "Une besoj se neqoftese nje njeri si ai do te behej diktatori i botes moderne ai do te kishte sukses ne zgjidhjen e problemeve te saj ne nje menyre e cila do ti sillte asaj ate qe i mungon me teper paqen dhe lumturine: Une kam profetizuar per fene e Muhamedit se ajo do te jete e pranueshme ne Evropen e te nesermes sepse ka filluar te pranohet ne Evropen e sotme."


    Bertrand Rasell ne 'Historia e Filozofise Perendimore,' Londer, 1948, f.419

    " Perdorimi nga ana jone e frazes 'Koherat e Erreta' per te mbuluar periudhen nga 699 deri me 1,000 eshte shenje e rreferimit tone te gabuar ndaj Evropes Perendimore..."

    "Nga India ne Spanje, lulezoi civilizimi brilant islam. Cfare i humbi krishterimit ne kete kohe nuk i humbi dhe civilizimit, perkundrazi..."

    "Per ne duket sikur civilizimi Evropiano-Perendimor eshte civilizim, por kjo eshte nje mendjengushtesi."



    H.G.Uells

    "Mesimet islamike kane lene shume tradita ne barazine dhe marredheniet e kulturuara si dhe sjelljen, dhe frymezojne popujt me fisnikeri dhe tolerance. Keto jane mesime njerezore te shkalles me te larte dhe ne te njejten kohe shume te praktikueshme. Keto mesime sollen ne ekzistence nje shoqeri ne te cilen vrazhdesia, shtypja kolektive dhe padrejtesite ishin ne nje nivel shume me te ulet nga te gjitha shoqerite e tjera njerezore te meparshme....islami eshte i mbushur me xhentilese, respekt, dhe vellazerim."



    Dr. Uilliam Draper ne "Historia e Zhvillimit Intelektual te Evropes"

    "Gjate periudhes te halifeve njerezit e ditur te kristianeve dhe hebrejve jo vetem qe u vleresuan por edhe u caktuan neper poste me pergjegjesi te madhe, dhe madje u ngjiten edhe neper poste te larta ne qeveri... Ai (halifi Harun Rasheed) kurre nuk e merrte parasysh se nga cili vend ishte nje person i ditur apo se ciles fe i perkiste, por cfare ishte me me rendesi ishte vetem aftesia e tij simbas specialitetit."



    Eduard Montet, 'La Propagande Chretienne et ses Adversaries Musulmans,' Paris 1890. (Also in T.W.Arnold ne 'Predikimi i Islamit," Londer 1913.)

    " Islami eshte nje besim i cili eshte thellesisht racional ne kuptimin e gjere te fjales i konsideruar etimologjikisht dhe historikisht....mesimet e profetit, kurani pa dyshim qe ka ruajtur vendin e tij si pike themelore, dhe dogma e bashkimit ne Zot eshte permendur atje me madheshti, me pasterti dhe me bindje te thelle, veti keto te cilat eshte shume e veshtire ti gjesh jashte islamit....Nje besim aq preciz, i cveshur nga te gjitha kompleksitetet fetare dhe shume i kapshem per nje botkuptim ordiner pritet qe te permbaje dhe me te vertete permban nje fuqi te mrekullueshme per te fituar rrugen e tij ne ndergjegjen e njerezve."


    Tomas Karlil ne 'Heroes, Hero Worship, and the Heroic in History,' Lecture 2, Friday, 8th May 1849.

    " Meqe nuk ka rrezik qe ndonje nga ne te behet muhamedan (musliman), une do te them gjithcka te mire per te e cila me te vertete qendron...

    "Kur Pococke beri kerkime per Grotiusin, ku ishte prova per historine e pellumbit, te stervitur per te marre bizelet nga veshi i Muhamedit, dhe ti kalonte atij mesazhet e nje engjelli? Grotiusi u pergjigj qe nuk kishte prove per nje gje te tille!...

    " Nje numer me i madh i krijesave te Zotit beson ne fjalen e Muhamedit ne ditet tona se ne cdo kohe tjeter me te perparshme. A mund te supozojme ne se ai ishte nje pjese e keqe e shpirtezimit, ky njeri qe gjithe keto krijesa e kane pasur si shembull gjate gjithe jetes se tyre nga lindja deri ne vdekje?...

    "Nje njeri i varfer, punetor i madh; pa marre parasysh mundimet e njerezve te tjere vulgare. Sidoqofte do te thoja jo njeri i keq; Kishte dicka me te mire tek ai se cdo njeri tjeter,--sepse po te ishte ndryshe ata burra te eger arabe, qe luftuan dhe u perpoqen 23 vjet nen komanden e tij, gjithmone ne kontakt me te, nuk do ta kishin respektuar ne menyre te tille! Ata ishin njerez te eger qe ndizeshin shpejt dhe futeshin ne sherr, ne te gjitha gjitha llojet e sinqeritetit; pa pasur vlere dhe burreri, asnje njeri nuk do te mundte ti komandonte ata. Ata e thirren ate profet do te thoni ju? Pse qendroi ai atje balle per balle me ata; i hapur, pa u fshehur mbrapa ndonje misteri; arnonte mantelin e tij, rregullonte kepucet e tij; luftonte, keshillonte, jepte urdhera ne mesin e tyre: ata duhet ta kene pare se cfare burri ishte, le te vleresohet ai me epitetin qe ju deshironi! Asnje perandor me salltanetet e tij nuk mund te kishte ate pushtet mbi njerezit sic e kishte ky njeri brenda nje rrobe te qepur nga duart e tij. Gjate 23 vjeteve te kesaj prove te madhe. Per mua ai ishte nje hero i vertet ne vetvete...

    "Keta arabe, Muhamedi, dhe ai shekull,- a nuk eshte kjo njesoj me ate shkendijen qe bie, nje shkendije drite ne nje bote qe ishte si fuci baruti, flakeroi gjithe boten nga Delhi deri ne Granada! Une mendoj, se ai njeri i madh ishte nje drite nga qiejt; njerezit e tjere e priten ate si benzine, dhe po ata u kthyen ne flake...."



    Simon Oklei ne 'Historia e Saraceneve'.

    " Nje turme njerezish te eger, te pa pare dhe te izoluar... u kthyen papritmas ne nje force te madhe arabe, e cila arriti nje sere fitoresh te papara ne historine e kombeve, vetem ne nje kohe te shkurter prej 90 vjetesh pushteti i saraceneve arriti nje toke edhe me te gjere se c'kishte pasur Roma ne vitet 800."



    Filip Hitti ne 'Histori e Shkurter e Arabeve.'

    " Gjate gjithe pjeses se pare te mesjetes, asnje popull tjeter nuk dha kontribut me te rendesishem se arabet per progresin e botes njerezore, neqofte se nenkuptojme me kete te gjithe ata gjuha e te cileve ishte arabishtja, dhe jo thjesht ata qe jetonin ne Gadishullin Arabik. Per shekuj me rradhe, arabishtja ishte gjuha e mesimit, kultures dhe progresit intelektual per te gjithe boten e civilizuar me perjashtim te Lindjes se Larget. Nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 12-te pati me teper vepra filozofike, mjekesore, historike, religjoze, astronomike dhe gjeografike te shkruara ne arabisht se ne cdo gjuhe tjeter."



    Carra de Vaux ne 'Filozofet e Islamit,' Paris , 1921.

    " Me se fundi si mund te harroje nje njeri se ne te njejten kohe Perandoria Mogule e Indise (1526 - 1857 e.r) ishte duke i dhene botes Taxh Mahalin (i cili u kompletua me 1648 e.r) bukuria arkitekturale e se ciles nuk eshte kaluar asnjehere, dhe 'Akbar Nameh' te Abul Fazl: " nje pune te mbushur plot me ide jetesore dhe dije ku cdo aspekt i jetes studiohet dhe klasifikohet, dhe ku te bie ne sy progresi, eshte nje dokument per te cilin civilizimi oriental duhet te jete krenar. Ata njerez, gjenialiteti i te cileve gjen shprehje ne kete liber ishin shume te avancuar per kohen ne artin e qeverisjes, dhe mbase ata ishin te perparuar edhe ne spekullimet e tyre per filozofine religjioze. Ata poete, ata filozofe diten se si te jetonin ne nje bote materiale. Ata vezhgonin, klasifikonin, llogaritnin dhe eksperimentonin. Te gjitha idete e tyre provoheshin perballe fakteve. Ata i shprehin ato me elokuence por ne te njejten kohe japin edhe statistikat."... idete e tolerances, drejtesise dhe humanitetit i cili mbizoteroi gjate kohes se Akbarit."



    Marcel Clerget ne ' La Turquie, Passe et Present,' Paris, 1938

    "Shume prova te nje niveli te larte kulturor te Perandorise Osmane gjate kohes se Suleimanit te Madh mund te gjenden ne zhvillimin e shkences dhe ligjit; ne lulezimin e puneve letrare ne arabisht, persisht dhe turqisht; ne monumentet e sotme te Stambollit, Burses, dhe Edirnese; ne zhvillimin e madh te industrive luksoze; ne jeten madheshtore te oborrit mbreteror dhe qeveritareve te larte, dhe po ashtu tek toleranca fetare. Te gjitha influencat - vecanerisht turke, bizantine dhe italiane perzihen se bashku dhe ndihmojne ne berjen e kesaj epoke nje nga me te ndriturat per ottomanet."



    Tomas Arnold ne 'Thirrja ne Islam'

    "Ne asnjehere nuk kemi degjuar per ndonje perpjekje per te detyruar jo-muslimanet per te pranuar islamin apo per ndonje persekutim te organizuar qe ka per qellim zhdukjen e krishterizmit. Neqofte se halifet do te kishin zgjedhur nje nga keto plane, ata do ta kishin fshire krishterizmin nga faqja e dheut po aq lehte sac u be me islamin gjate kohes se Ferdinandit dhe Isabeles ne Spanje; me te njejten metode qe ndoqi Luisi XIV per ta bere protestanizmin nje besim ndjekesit e te cilit denoheshin me vdekje; apo me te njejten lehtesi qe u mbajten hebrejte larg Britanise per me teper se 350 vjet."


    Majkelli i Madh sic permended ne ' Michael the Elder, Chronique de Michael Syrien, Patriarche Jacobite d'Antioche,' J.B. Chabot, Editor, Vol.II, Paris, 1901.

    " Kjo eshte arsyeja perse Zoti i hakmarrjes, i cili eshte i vetemi fuqiplote, dhe ndryshon perandorite e te vdekeshme ashtu sic deshiron, duke ua dhene ato kujdo qe ai do, dhe duke na shpetuar nga kriminaliteti i romakeve te cilet gjate gjithe dominimit te tyre, egersisht ndikuan ne kishat dhe manastiret tona dhe na denuan pa meshire, solli nga jugu djemte e Ishmaelit, te na shpetojne nga duart e romakeve. Po edhe neqoftese ne kemi patur ndonje humbje, sepse kishat katolike qe ua paten marre nga ne dhe iu paten dhene kalkedonianeve, mbeten nen posedimin e tyre; sepse kur cdo qytet qe iu dorezua arabeve, ata u lejuan qe te kishin denominimet e kishave te cilat ishin ne ate zone ( dhe ne ate kohe kishat e medha te Emesses dhe Harran u paten marre nga ne); sidoqofte ishte nje shpetim i madh per ne qe shpetuam nga kriminaliteti i romaneve, egersia e tyre, urrejtja e tyre kunder nesh, dhe ta gjejme veten tone ne mes njerezish. (Maijkelli i Madh, Patriarku jakobite i Antiokut e shkroi kete tekst ne pjesen e dyte te shekullit te 12-te , mbas pese shekujsh te regjimit musliman ne ate zone.



    James Addison ne 'The Christian Approach to the Moslem,' p.35.

    " Megjithe rritjen e antagonizmave, udheheqesit Muslimane shume rralle i bene kristianet te vuanin per kryqezatat. Kur saracenet me se fundi vune nen kontroll te plote Palestinen, kristianeve iu dha statusi i tyre i meparshem si dhimmis. Po ashtu edhe Kisha Koptike, kishte shume pak shkak per tu ankuar nen qeverine e forte te Salaudinit, si dhe gjate kohes se sulltaneve mamluke me te hershem, sepse ata paten nje drejtesi gjykimi qe asnjehere nuk e kishin njohur me parpara. I vetmi efekt i kryqezatave mbi krishteret egjiptiane ishte qe ti ndalonte ata per disa kohe te benin pelegrinazhin e tyre ne Jerusalem, sepse per aq kohe sa franket ishin ne krye heretiket u ndaluan te afroheshin ne vendet e shenjta. Kjo zgjati deri ne kohen kur muslimanet fituan dhe kristianet rimoren te drejtat e tyre te plota si kristiane."



    Muhamed Marmaduke Piktall ne leksionin e tij te vitit 1927 mbi 'Tolerancen ne Islam,' Madras India.

    " Ne syte e historise, toleranca fetare eshte shembulli me i larte i kultures se nje populli... Po ashtu vendet perendimore u bene me tolerante vetem kur ata u shkeputen nga ligjet e tyre fetare, dhe po ashtu kur muslimanet u shkeputen nga ligjet e tyre fetare niveli i tolerances se tyre ra dhe po ashtu edhe kultura. Para ardhjes se islamit toleranca asnjehere nuk ishte predikuar si nje pjese themelore e besimit fetar...

    "Ne qofte se Evropa do te dinte per islamin, aq sa diten muslimanet per kristianizmin, atehere kryqezatat e cmendura aventurioze dhe fanatike nuk do te kishin ndodhur, sepse ato u shkaktuan plotesisht nga nje keqkuptim i madh...

    "Manastire te shumta, me nje pasuri te perbere nga thesare vlera e te cilave llogaritet ne jo me pak se nje qind milion sterlina, paten fatin e madh te gezonin privilegjet e profetit te shenjte (Muhamed) per murgjerit e Sinait dhe ishin shume te respektuar nga ana e muslimaneve. Sektet e ndryshme te kristianeve perfaqesoheshin ne keshillin e perandorise nga patriarket e tyre, ne keshillat lokale nga peshkopet, ne keshillat e fshatrave nga prifterinjte e tyre, dhe fjala e tyre per probleme themelore te shoqerise merrej ne konsiderate pa u diskutuar fare...

    "Toleranca brenda islamit ishte, dhe eshte, dicka pa ndonje dicka tjeter te ngjashme me te ne gjithe historine; klasa, raca dhe ngjyra per here te pare nuk ishin problem dhe kufij te pakalueshem per njerezit."



    Ser Xhon Bagot Glub

    "Periudha e halifit Al- Ma'mun mund te konsiderohet si 'koha e arte' e shkences dhe dijes. Ai gjate gjithe kohes kishte qene shume i terhequr nga librat dhe perpjekjeve per te mesuar. Mendja e tij e shkelqyer ishte e interesuar ne cdo lloj aktiviteti intelektual. Jo vetem poezia por edhe filozofia, teologjia, astronomia, mjekesia dhe ligji kishin vendin e tyre gjate kohes se tij te lire."

    "Qe nga koha e Mamunit shkollat mjekesore te Bagdadit kane qene teper aktive. Spitali i pare i lire publik u hap ne Baghdad gjate halifatit te Harun-er-Rashidit. Me zhvillimin e sistemit, fizikante dhe kirurge u caktuan qe te jepnin mesim nxenesve te mjekesise, si dhe te leshonin diploma per ata te cilet konsideroheshin te afte per te praktikuar zanatin. Spitali i pare ne Egjipt u hap me 872 e.r. dhe me pas spitalet publike lulezuan neper te gjithe perandorine nga Spanja dhe Magribi (Marok, Algjeri, etj) deri ne Persi."



    Mbi Holokaustin e Bagdadit (1258 e.r)

    "Qyteti u sulmua vazhdimisht, u shkaterrua dhe u dogj. Tete qind mije persona mendohet te jene vrare ne ate kohe. Halifin Mustasim e futen ne nje thes, i qepen gryken dhe u shkel per vdekje nen thundrat e kuajve mongole.

    "Per pese qind vjet, Bagdadi pati qene nje qytet i pallateve, xhamive, bibliotekave dhe shkollave. Universitetet dhe spitalet e tij ishin me modernet per boten e asaj kohe. Asgje nuk mbeti me pervecse kodra rere dhe nje ere e keqe e mishit te prishur njerezor."
    RIPPR

  4. #14
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    perseri per te krishterin

    Nese une e shaj Jezusin nuk quhem me musliman. Nese te shja ty ( qe e ke hak) bie ne nivelin tend. Te postova ate qe e pe me lart se cfare kane thene njerez te njohur as une as ti ... per Islamin. Nese e ke vene re kam vene edhe numrat e faqeve dhe librave ku gjinden. Nuk kam thene as mendohet as thojne si akuzon ti me paditurine tende. Megjithate mu pak me behet vone se cfare mendon ti se ti je bishti i kavallit bile nuk je hic ne kavall Ata te cilet do e lexojne ate qe kam qit me lart ndoshta do nisin te mendojne ne nje menyre tjeter. Nese don te te tregoj se cfare brockullash i keni fut bibles brenda bema nje ze.
    RIPPR

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Danieli
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirana
    Postime
    134
    Eda, uau po me cudiske!!!! i more kaq shpejt informaciont per Islamin??!!!

    Berati, me duket se e gjeta burimon e informaconeve te tua, mos eshte gje libri "Zbulimi i Islamit" i shkruar nga nje fare Robert...?

    Kame shume deshir te diskutoj me ju, ato pyetjet qe kishe bere per Islamit duat tju theme qe ti sillenit tek kjo faqe, fundja fundja jane pyetje per besimtaret, besoj se nuk kane per ta fshire perseri temen.
    Apo jo?

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230

    Per Danielin

    Daniel,

    Per librin qe ju flisni, as e kam lexuar dhe as qe kam dijeni.


    Per Utumanin dhe veprimtarine e tij, burimet jane te shumta. Nuk i mbaj mend tani titujt e artikujve apo se ku jane publikuar, pasi leximin e ketyre artikujve e kam bere para dy-tre vjetesh.

    Ne lidhje me pyetjet tek Kurani, Historia dhe Shkrimet Hebraike:

    Pjesa e pare e pyetjeve eshte nga artikuj te ndryshem ne internet. Nuk kisha mundesi qe te verifikoja vete vargjet per te cilat fliteshin pasi nuk kam kopje te Kuranit. Per kete arsye i shkrova ato pyetje ne faqen Mesime nga Kurani. Sic e thashe me pare, nuk e di nese jane kontradikta te verteta apo thjesht keqinterpretime te Kuranit, ashtu sic muslimanet keqinterpretojne Biblen dhe nxjerrin kontradikta te paqena. Prandaj kerkova dhe pergjigjen tuaj. (Sepse une nuk pretendoj ta di Kuranin me mire se ju.)

    Pjesa e dyte e pyetjeve jane pyetje te miat. Nuk e di nese gjenden ne vende te tjera.


    Nese keni paqartesi te tjera, apo doni te dini me shume informacion, me shkruani dhe do t'ju pergjigjem.

  7. #17
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Acid_burn

    Ehj a e di qe nuk habitem qe po me tha ketogjera sepse ja se ēfare thote Jezusi ne fjalen e TIJ(ti qe thua e respekton)mateu 10:40)"kush nuk ju pranon juve nuk me pranon mua edhe kush nuk me pranon mua nuk prano ate qe me ka derguar"!

    Ti qe nga pseudonimi qe ke vene nuk dukesh veēseacid edhe acidi ti e di se ēfare sjelle(te mira nuk besoj)...keshtu je edhe ti!!!
    nejse dua te te bej pyetjen qe babai im ma beri kur une sapo isha kthyer i krishter edhe isha akoma i trazuar ne mendje nga feja myslymane(isha gjysem i krishter edhe gjysem myslyman)edhe nuk dija ti pergjigjesha. Pyetja eshte kjo:

    N.q.s. Perendia dergoj Jezusin pse duhet te dergonte edhe kuranin edhe kur dergoj biblen si fjalen e vet pse duhet te dergonte edhe kuranin?

    Pres nje pergjigje, po te jete e mundur nga te gjithe myslymanet!!!

    Ehj Acid kur une te fale per ate qe the por pendohe sepse Perendia do te te kerkoj llogari per ato qe thua!!!

    Zoti te hapte syte edhe zemren!!!Zoti te bekofte
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #18
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    apapapapa

    germo tare germo ....
    ti me pare djele i mbare kur nuk e ke idene se cfare eshte acidi mos ja fut p... kot i mire i keq. ne stomakun tend acidi te ndihmon te tresesh mishin e derrit po nejse nuk du me te mbajt mesim ne kimi apo mjekesi. nese je pak me teper inteligjent qe ne te vertete nuk je aspak nuk i perserit argumentat nga 15 here. tjetra une pergjigjem ta kam dhene e sa i perket muslimane ti nuk je askushi te kerkosh pergjigje prej gjithe muslimaneve. mos fluturo larg.
    ej shko shife edhe je here ate filimin germo tare germo
    RIPPR

  9. #19
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    o berato

    ej berat
    degjo more djale ja thashe dhe te tjereve. kur merr e shkrun dicka edhe nese ke lexu rreth saj para 5 vjeteve shko lexoje prap dhe nxirri referencat kjo eshte kulture akademike nuk ka te beje as me te krishteret as me muslimanet...
    tjetra sa i perket keqinterpretimeve te bibles me pare duhet tu drejtohesh konfliktit mes katolikeve protestanteve ortodokseve jahovaistave mormoneve .......... lista eshte shume e gjate keta si e keqinterpretokan biblen kur i thone vetes kristian ?????
    sa i perket atij qe ti thu se e paska pas emrin utuman nuk ekziston as me nji ven dikush me ate emer. ndoshta e ke pak si gabim.
    sa i perket asaj qe muslimanet e keqinterpretojne Biblen nuk eshte e vertet. pjese e besimit Islam eshte besimi ne kater librat e medhenj Hyjnor. Teuratin, Zeburin, Ungjillin dhe Kuranin.
    me trego ti mu ku eshte keqinterpretimi i kesaj psh :
    te zanafilla kur flitet per krijimin thuhet qe me pare u kriju drita dhe erresira e me pas dielli dhe hena. ku eshte llogjika ketu ???? te gjithe e dime qe dita dhe nata ( drita dhe erresira) jane si rrjedhoje e rrotullimit te tokes rreth vetes.. si keto ka sa te dush berat.
    ndoshta nje dit do nisni te lexoni dhe shkruni me profesionalisht.
    RIPPR

  10. #20
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Smile

    Pershendetje. me falni po nuk eshte puna mulsiman apo krishtre apo cifute. pyetja ishte dac kurani e dac bibla jan shruajtur fjale per fjale pra eshte e diketuar direkt nga zoti, edhe bibla e kurani qe nga origjinalja kan dryshura, kan bere ribotime ndryshime, regullime(sic mund ti gjuajn ca) gjithashtu kan bere edhe biblen e vecant te katolikeve. Pyetja eshte pse u ben keto ndryshime, nga kush? Kush i dha udhezimet e meratoje keto dryshime?? than se bibla, kurani apo cdo lloje libri fetare, nuk mund te behen dryshime pa urdherin e te madhit zote e behet nga njerez te zgjedhur posacerisht nga zoti, e jo nga ca njerez te thjesht qe ju lind deshira e ju pjell mendja e te fillojen e te bejne ndryshime e te derformojne fjalet e porosite, gjerat qe jan direct te thena nga zoti. Ateher kush i bene keto ndryshime, me udhezim nga kush? kush i jep fjalete e mesimet e mesazhet qe ata po bejne keto ndryshime? apo ato dryshojen sipas kohes e vendite e situatetes?? Po te jete keshtu si ndryshojen regullat e drejtesia me kalimin e kohes? A nuk duhet te jen keto njesoje pavarsisht nga koha, apo vendi, e situata, regullat jan regulla, lligjet jan lligje, drejtesi eshte drejtesi, si sot e mot, nuk mund te ndryshoje me kalimin e kohes. E per me shume si ka mundesi te kete bibel e fes katolike, e bibel e fes ortodokese, te jen te ndryshme, kush i ka bere ndryshimet e bibles katolike?? e kush jua dha udhezimet,per dryshimet?
    me shume respekt
    eda

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  3. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  4. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •