KOSOVA NUK ËSHTË TRANSILVANI !
(Kosova nu este Transilvania)
Baki Ymeri (Bukuresht)
Të konsiderosh si humbje fitoren don të thotë të jesh magjistër e jo doktor. Të jesh magjistar i patriotizmit shqiptar don të thotë të jesh filorus. Serbët kremtojnë humbjet ndërsa shqiptarët kremtojnë fitoret. Kosova ka nevojë per bashkimin e faktorit politik shqiptar e jo për xhelozinë e atyre që s'e duronin dot shqiptarin më të famshëm në botë pas Skënderbeut, Nënës Terezë dhe Ismail Kadaresë: Ibrahim Rugoven e ndjerë: krijuesin e Pavarësisë. Edhepse nuk flas me Kadri Manin si pasojë e një konflikti të panevojshëm elektronik, e çmoj guximin e tij për t'i lansuar këto ide fisnike para nesh. UÇK-ja e shkëputur nga populli? - pyet Bislim Elshani duke demantuar defetizmin e një “patrioti” elektronik dhe shton: Për herë të parë po e dëgjoj. Ç'është e vërteta, ajo pati kurbën e saj të zgjerimit dhe të ngushtimit të radhëve, kjo edhe si pasojë e atyre që ishin vërtetë të shkëputur nga populli: LDK-së dhe forcave rreth Bukoshit, mirëpo ajo jo vetëm s'ishte shkëputur nga populli, por ishte vetë populli. Ndërkaq ajo që u ndodhi gjithë vendeve të Lindjes, dhe sidomos dy federatave komuniste, BS dhe RSFJ, që filloi me shembjen e Murit të Berlinit dhe po përfundon me pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe me difektet e planit Ahtisari, (difekte gjithsesi të evitueshme, varësisht nga angazhimet në të ardhmen të faktorit politik të Kosovës”.
Krijoni Kontakt