SHFAQET NE TORINO FILMI "I DASHUR ARMIK"
Me nismen e Shoqates Kulturore Italo- Shqiptare Vatra, mbrėmjen e sė Hėnės, datė 8 Shtator 2008 u shfaq nė Torino filmi Shqiptar I Dashur Armik. I projektuar nė qiell tė hapur, nė njė nga sheshet kryesore tė Barrierės, lagjes mė multietnike tė qytetit, filmi i rregjizorit Gjergj Xhuvani tėrhoqi disa qindra spektatorė tė gjitha moshave dhe kombėsive. Nė prezantimin e parė tė filmit pėrballė publikut torinez mori pjesė vetė rregjizori i tij, si edhe aktorja protagoniste znj. Luiza Xhuvani. Shfaqja e filmit u bė nė kuadėr tė projektit Cinemainstrada organizuar nga Associazione I 313, nė bashkėpunim me Shoqatėn Kulturore Italo-Shqiptare Vatra.
LAJMI I SITIT TE BASHKISE SE TORINOS NE GJUHEN SHQIPE
www.comune.torino.it/sq
I dashur armik ne Torino
Publikuar 12.9.2008
Nje spektakel i pazakonte per banoret qe jetojne ne afersi te Piazza Cerignola, ne zemer te Barriera di Milano. Lagja me multietnike e Torinos u mbush te henen ne mbremje, me date 8 shtator, me grupe qytetaresh nga i gjithe qyteti, te cilet ndoqen projektimin e filmit I dashur armik te Gjergj Xhuvanit.
Ne sheshin e mbushur plot me spektatore, regjisori i ardhur enkas nga Shqiperia per te prezantuar filmin, pershendeti te pranishmit dhe iniciativen e ndermarre nga Shoqata Vatra dhe Spazio 313, per te ēuar kinemane ne rruget dhe sheshet prane qytetarit. Ne kete takim ai shoqerohej nga bashkeshortja dhe protagonistja femerore e filmit, aktorja Luiza Xhuvani, nje nga ikonat e kinematografise se re shqiptare.
Filmi I dashur armik merr shkas nga nje histori e vertete e ndodhur ne vitet e luftes se dyte boterore ne familjen e regjizorit Xhuvani. Fati bashkon, te fshehur ne bodrumin e nje tregtari qyteti: nje partizan, nje ebre, nje italian dhe nje kolaboracionist, te gjithe te rrezikuar nga hyrja e trupave gjermane ne Shqiperi, pas kapitullimit italian te shtatorit 43. Te gjithe ia hedhin per mrekulli rrezikut per jeten, perveē te zotit te shtepise per te cilin rezervohet nje finale e papritur.
Shfaqja e filmit u pasua nga nje dialog i hapur me regjizorin, gjate te cilit pjesemarresit, shqiptare, italiane dhe te kombesive te tjera, paten mundesine te diskutonin mbi tematiken e trajtuar ne film. I pyetur mbi episodet me te spikatura dhe mbi te gjitha mbi finalen suprize, Xhuvani u pergjigj se ka dashur te shprehe qarte, ndonese me ironi, se ne Shqiperi, me largimin e nje ushtrie pushtuese, per fatin e keq te banoreve te ketij vendi, po instaurohej nje tjeter regjim antinjerezor.
Filmi prek disa tematika qe tingellojne shume aktuale, ne jeten e perditshme te qytetareve te huaj qe banojne Torinon, si toleranca, kozmopolitizmi, bashkjetesa dhe solidariteti njerezor. Ngacmimi intelektual dhe ironia e holle kalon tek spektatori mesazhe te rendesishme pa e ngarkuar ate me ideologji.
U vu re prania e madhe e te rinjve shqiptare te brezit te dyte ne kete aktivitet, te cilet priten me interes kontaktin direkt me regjizorin dhe me artisten e mirenjohur. Titrat ne gjuhen italiane ndihmuan edhe publikun jo shqiptar te ndiqte dhe te njihte nga afer krijimin e sukseshem te kineasteve shqiptare.
"Kjo eshte vizita ime e pare ne Torino. Prisja te gjeja nje qytet te zymte e pa ngjyra, sic jane rendom qytetet qe klasifikohen si industriale, por Torino me ka surprizuar. Qyteti ka shume drite dhe gjalleri", thote Gjergji Xhuvani ne nje bisede me operatore te Shoqates Vatra. Pershtypje i ben nga Torino edhe siperfaqet shumta te saj me gjelberim.
Ai shprehet se tani po punon ne nje film te ri italo-shqiptar, i cili ashtu si i dashur armik merr shkak nga nje histori e vertete dhe ambientohet ne nje moment nderrimi epokash e sistemesh si ai i viteve '90 ne Shqiperine e sapodale nga diktatura komuniste.
LAJMI I AGJENSISE TELEGRAFIKE SHQIPTARE
www.ata.gov.al
-Nė kuadėr tė kuadėr tė projektit Cinemainstrada- Festival di Popoli e di Cinema di Strada-
TIRANĖ, 12 Shtator/ATSH-Valbona Ndreka/.- Filmi Shqiptar I dashur armik, njė nga filmat mė suksesshėm tė kinematografisė shqiptare vitet e fundit ėshtė shfaqur sė fundmi nė Torino, (Itali) nė Piazza Cerignola, nė kuadėr tė projektit Cinemainstrada- Festival di Popoli e di Cinema di Strada, organizuar nga AssociazioneCulturale I 313, nė bashkėpunim me Shoqatėn Kulturore Italo-Shqiptare, "Vatra" tė Torinos.
Filmat janė pėrzgjedhur nga banorėt e Torinos pas njė sondazhi dhe duket se komuniteti shqiptar ka pėrzgjedhur filmin e Xhuvanit si pjesė tė seksionit "Udhėtim nė kohė", sesion qė i kushtohet filmave qė rrėfejnė historinė e vendeve tė tyre, njoftoi sot ATSH-nė, Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" e Torinos.
Nėpėrmjet kėtij filmi, regjisori Xhuvani ka pėrcjellė historinė e Shqipėrisė dhe fundin e pushtimit fashist nė vend dhe pikėrisht vitin 1943, kur Italia fashiste kapitulloi, ndėrsa nazistėt kapėrcyen urėn e Bunės (Shkodėr).
Nė prezantimin e kėtij filmi ishte i pranishėm regjisori i filmit, Gjergj Xhuvani dhe aktorja protagoniste, njė prej ikonave tė kinematografisė Shqiptare, Luiza Xhuvani.
I shfaqur nė gjuhėn shqipe, me nėntituj nė gjuhėn italiane ,"I dashur armik" u duartrokit nga tė pranishmit e shumtė, ndėrkohė qė regjisori Xhuvani falenderoi organizatoret e festivalit pėr interesimin ndaj krijimtarise se tij artistike, sipas Shoqatės Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra" tė Torinos.
Festivali CINEMAINSTRADA ka mbėrritur kėtė vit nė edicionin e tij tė pestė duke u konfirmuar si njė rast takimesh dhe shkėmbimesh kulturore mes banoreve autoktonė dhe atyre tė emigruar, nė Torino qė rregjistrojnė njė prani tė madhe emigrantėsh shqiptarė.
Veprimtaria konsiston nė projektimin falas nė vende tė hapura tė filmave popullorė italianė dhe tė huaj, qė pėrfaqėsojne kinematografinė e bashkėsive mė tė mėdha tė pranishme nė kėtė qytet.
Shoqata Kulturore Italo-ShqiptareVatra, iniciatore e kėsaj veprimtarie ėshtė themeluar nė Torino, nė vitin 2002, me nismėn e njė grupi intelektualėsh shqiptarė dhe italianė, pėr tiu dhėnė njė pėrgjigje tė shpejtė e tė organizuar sfidave tė reja e tė hershme qė karakterizojnė rrugėtimin e diasporės Shqiptare drejt integrimit tė plotė.
Krijoni Kontakt