Ndodh qe ne momente te caktuara te jetes, nje person te ndjeje te nevojshem nje "pastrim" apo ridimensionim te perjetimeve, ideve dhe mendimeve te tij. Jeta aktive urbane te rremben me vrull dhe dashje pa dashje, shpeshhere te manipulon dhe "urbanizon" edhe vete menyren e te vepruarit apo menduarit.
Duhet te largohesh pak. Fike celularin, harroje emrin e qytetit, mos i lajmero miqte dhe thjesht...prehu diku ne harmoni me natyren, per te ndjere kohen e rrjedhur te paster ne vetmi. Nuk eshte ndonje shaka propagandistike kur theksohet shpesh se edhe burgu ne vetvete, megjithe te keqijat e tij, ta jep kete mundesi. Pra te kesh kohe te ndjesh realisht vetveten.
Do te doja te diksutonim bashke per eksperienca te tilla te secilit prej jush. Si e kaloni ju nje gjendje te tille, cfare rekomandoni, cilat jane efektet...
Pratolini
Krijoni Kontakt